Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Pushkin
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Pushkin

PUSHKIN, Aleksandër



PUSHKIN Aleksandër (1799-1837) poet i shquar, themelues i letërsisë së re ruse


* Pushkini kishte mendimin se nga krushqitë me familjet e huaja mbretërit e shteteve evropiane kishin gjithnjë më pak gjak nga kombi i tyre dhe po bëheshin të huaj për popullin e vet. Për t'u treguar bashk-atdhetarëve të vet për Carët e Rusisë ai mori nga një hanxbi disa gota bosh dhe një gotë plot me verë të kuqe.
- Kjo, - thoshte duke mbajtur në dorë gotën me verë, është Pjetri ynë
i madh, njëqind herë rus.
Në gotën e dytë përzjeu gjysmën verë dhe gjysmën ujë, në të tretën një çerek verë dhe në pjesën tjetër ujë dhe gotën e fundit e mbushi vetëm me ujë dhe shumë pak verë.
- Dhe këta, - thoshte ai, - janë pasardhësit. Cari i atëhershëm Aleksandri II paraqitej me një gotë uji që skuqej fare pak.



* Kur kishte miqësi të madhe me poetin e shquar polak Miçkieviç një mik i tha:
- Kij kujdes Pushkin, ti e lavdëron vazhdimisht Miçkieviçin. Mirëpo do të shohësh se një ditë ky djalosh do të ketë më shumë popullaritet se ti.
- Miku im, kjo tashmë ka marrë fund. Dhe është një gjë shumë e drejtë sepse Miçkieviçi është poet shumë më i madh se unë.



* Miqtë e qortonin Pushkinin sepse nuk largohej kurrë nga Rusia.
- Ka shumë botë për të parë, - i thoshin.
- E, ç'farë do të bëj nëpër botë? - u përgjigjej Pushkini. Natyra më është paraqitur mua shumë më e bukur se sa është në realitet. Mund të udhëtoj për t'u takuar me njerëz të mëdhenj... kjo po, mirëpo nga çasti që kam njohur Miçkieviçin, që është njeriu më i madh në botë, me të tjerët nuk kam asnjë punë.



* Në Petërburg një poet polak me emrin Bulgarin, që kishte marrë nënshtetësinë ruse nuk ia pëlqenin poemat.
Për këtë iu ankua Pushkinit dhe mossuksesin e tij lidhte me origjinën polake. Pushkini iu përgjigj:
- E keqja nuk është se jeni polak. Edhe Miçkieviçi është polak. Mund të ishit edhe tartar dhe nuk dotë dëmtoheshit aspk. E keqja është se jeni Bulgarin, vetëm kjo ju dëmton.


* Kur Pushkini përfundoi "Boris Gudonovin"1} nisi ta lexojë nëpër sallone. Censura ndërhyri që t'i ndalonte këto lexime, sepse drama ende nuk kishte kaluar nëpër kontrollin e saj. Madje i thanë se për këtë dramë duhet të jepte mendim edhe vetë car Nikolla I. Cari e lexoi dhe urdhëroi të hiqeshin skenat popullore dhe vepra të merrte trajtën e një romani.
Pushkini atëherë e mbylli dramën e vet në arkë.




* Në teatër po luante aktorja e famshme e kohës Asenkova, që Pushkini nuk e duronte dot. Të dy personat që Pushkini kishte në krahë ishin entuziastë dhe duartrokisnin me sa fuqi që kishin. Ata kur panë qëndrimin indiferent të Pushkinit, folën me njëri - tjetrin.
- Duhet të jetë budalla.
- Zotërinj, - tha ai, - nuk jam budalla, këtë e kam provuar, jam poeti Pushkin. Për fyerjen që më bëtë meritoi që t'ju jap disa pëllëmbë secilit nga ju, por druaj se nga zhurma e tyre aktorja mund të kujtojë se po e duartrokas.



* Një ditë poeti ishte në humor të keq se nuk kishte para:
Në atë kohë erdhi për ta takuar këpucari i tij. Duke kujtuar se kishte
ardhur për t'i kërkuar paratë e këpucëve që kishte bërë kohët e fundit,
Pushkini e priti shumë keq.
- Nuk kam asnjë dhjetësh që të jap! - ulëriu poeti.
- Po unë nuk kam ardhur për të marrë por për t'ju sjellë - shpjegoi këpucari.
Kur pa se Pushkini mbeti i habitur ai vazhdoi:
- Kam prodhuar një xhelatinë për të lustruar këpucët dhe për këtë do të dëshiroja që të bleja nja tetë fjalë nga krijimtaria juaj, tetë fjalë që do të më shërbejnë shumë për të bërë të njohur vlerat e lustrës sime.
- Ju jeni i çmendur!
- Jo aspak. Do të doja të shtypja mbi kutinë e lustrës sime vargun tënd "më i qartë ditën, më i errët natën". Dhe ju ofroj për këtë varg Pesëdhjetë rubla.
Nga gëzimi Pushkini pranoi menjëherë dhe i mori me kënaqësi të pesdhjetë rublat

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2006 10:35
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Exellence
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/12/2006
Vendbanimi: fier
Mesazhe: 39

Ndihme

mund te me gjeni nje materjal per pushkinin?
me qarte mund te me beni nje analize te nje poezie te pushknit?
do me benit nje nder te madh.
faleminderit per mirkuptimin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2007 20:40
Exellence nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Exellence Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Exellence (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Exellence Shto Exellence nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Exellence nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Exelence....kerko ne google a diku tjeter dhe na e sill ti nje poezi te Pushikinit qe te mos jete e gjate....dhe pastaj te shohim se kush mund te te ndihmoje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2007 17:08
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Exellence
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/12/2006
Vendbanimi: fier
Mesazhe: 39

SHALL I ZI

Shalli i zi


Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nje angushti

I ri kur kam qene,plot vrull,guximtar
Nje greke te bukur e desha me zjarr

Dhe puthjet e saja nuk kishin mbarim
Por ishte i shkruar i zi fati im

Nje nate po pinja me miq ne gosti
Kur portes trokiti nje i lig jahudi

-cifuti me tha


I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra troditur te vij skllavi im

Dhe dolem.Vraponim mbi kuajt veri
Meshira me flinte ketu mu ne gji

Dhe porsa e pashe,oh,prakun e saj
Mu erren syte,mu mbushen me vaj

Dalldisur shoh vajzen qe mua sme ndjen
Ne krah e pushtonte plot afsh nje armen

Prape syte mu erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot se mbaroi

Kufomen e shtypa me kembe.Pastaj
Vajtova mbi vajzen,mbi gjoksin e saj

Kujtoj si po dridhej,si lutej ngadale
Me vdiq dhe kjo greke,me shkoi dhe ky mall

Dhe shallin ia hoqa,siu desh ai me
Celikun e thikes e fshiva me te

Dhe skllavi,kur nata gjithe gjurmet i humb
Kufomat e tyre i hodhi ne Danub

Qe ahere nuk puth me sy te bukur me,jo
Dhe nete gezimesh qe ahere nuk i njoh

...Veshtroj si i cmendur une shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nje angushti

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Janar 2007 11:05
Exellence nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Exellence Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Exellence (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Exellence Shto Exellence nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Exellence nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Exellence
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/12/2006
Vendbanimi: fier
Mesazhe: 39

PO TANI MUND TE ME NDIHMONI? 

 ME DUHET PER NESER.OK?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Janar 2007 11:07
Exellence nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Exellence Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Exellence (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Exellence Shto Exellence nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Exellence nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Exlence...cfar kerkon egzakt nga kjo poezi?
Pushkini eshte i madh etj.etj. por tek kjo poezi, nuk ka paraqitur ate thellesine e tij qe e karakterozon madhesine e ketij poeti gjigand.
Kjo eshte nje poezi, e cila tregon se nen shtytjen e dashurise dhe te ndienjes se forte, ndodhi ajo qe ndodhi, gjithashtu vuajtja e ndjek nga pas xhelozin e madh qe vrau vajzen e bukur.
Kjo poezi ka ane artistike te forte, por nuk ka ane filozofike dhe tregon ate qe eshte e vjeter sa bota.
Ketu tek kjo poezi, poetit, i ka dale kerkesa per pastertine ne nje marredhenie gje te cilen e duam te gjithe, por fundi i saj eshte teper brutal dhe i pa meshirshem.

Meshira me flinte ketu mu ne gji

Tek ky varg, poeti nuk ka thene te verteten.
Ku eshte meshira?
Tek thika ne gjoksin e vajzes?
Po armeni ku e ka meshiren?
Edhe ai gjeti vdekjen.
Ku e ka fajin ai? Kush ia heq te drejten armenit se...edhe ai ka qene i dashuruar me vajzen? Pse ai nuk paska te drejte te puthe vajzen?
Vajza aty nuk del si gruaja e martuar me femije.
Kush ia heq te drejten armenit se, eshte ai qe eshte personi i tradhetuar dhe, jo rusi i forte me thike ne dore? Po sikur armeni te ishte me i forte dhe te vriste rusin? Pse jo? Pra ne nje fare menyre ka dhe pak rracizem tek kjo poezi sepse armenet edhe ne ate kohe jane pare si me perbuzje nga ruset.
MEgjithse Pushkini nuk ka qene per vete 100% rus.
Predikimi i kesaj poezie me ane te thikes, me duket teper primitiv.
Thika eshte ajo qe e detyron poetin, te rrije e te lotoje edhe ne vitet e ardhshme ate shallin e zi.
Kur perdore thiken...a ke te drejte te vuash?
Pse vuan?
Ti e vrave vajzen. Pra, meshira as qe egziston ketu.
Ketu egziston vetem demi ndaj vetvetes.
Danubi qe mori kufomat, eshte pikerisht vula e vuajtjes qe i del ne kujtese poetit duke e futur ne mjerim te perhershem.
Po sikur poeti te kishte mundesi dhe ta ringjallte vajzen a do ta bente?
Natyra e njeriut e ben qe c'ke me te. Pra...a justifikohet thika qe eshte ane satanike ne te tilla raste?
A justifikohet dhe ''shkelja e kufomave'' me kembe?

Exsellence...dikush qe mund te jete ne bankat e shkolles, mund t'i vije nje cast hyjnor dhe te shkruaje nje poezi gjeniale.
Por, nje poeti te madh, shpesh here nuk i vjen ky cast, dhe ai shkruan vetem me anen teknike qe ka, duke e nxjerre te perkyer artistikisht nje poezi, por aspak nuk ka perkryerje ne mesazhin e saj.
Kjo gje ka ndodhur me te madhin Pushikin ne castet kur ai shkroi kete poezi.

Rrespekte.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Janar 2007 21:22
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Exellence
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/12/2006
Vendbanimi: fier
Mesazhe: 39

kontinenti

faleminderit shume per poezine.
je 1-sh.(number one)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2007 14:35
Exellence nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Exellence Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Exellence (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Exellence Shto Exellence nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Exellence nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

nje tjeter poezi nga Pushkin





Letra e Djegur


O leter dashurie,lamtumire! Ajo...
Sa shume u lekunda,dora ime s'desh
T'i hidhte permbi flake te tera ato
Gezime aq te shtrenjta!Flaka po perqesh,
Por shpirti im po hesht,tulatur,pikelluar
Dhe fletet permbi flake perdridhen percelluar....
Shperthyen tym e flake te perzjere,
Dhe lutjet po gelltit ky shpirti im i mjere.
dhe gjurm'e gishtit tend ne dylle e stamposur
Po digjet e po shkrin mes flakesh e
shkrumbosur.
U krye parathenia!Dhe fletet s'jane me,Cdo gje e dashur pluhur i bardh'u be.....
Dhe zemra me sembon.O hi i shtrenjt'i brishte,
Gezimi im i varfer i fatit tim te trishte,
Ti gjoksn'e pikelluar perjete vater bej.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2007 18:48
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Exellence
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/12/2006
Vendbanimi: fier
Mesazhe: 39

faleminderit

po analiza?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2007 19:03
Exellence nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Exellence Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Exellence (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Exellence Shto Exellence nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Exellence nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:22 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Pushkin

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.