Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Shejh Ahmed Jasin
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
xnjeri
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/02/2007
Vendbanimi: egypt
Mesazhe: 41

Shejh Ahmed Jasin

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 366.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 29 herė.

Shejh Ahmed Jasin
Shejh Ahmed Jasin në vitin 1952 mbaroi shkollën fillore në Gaza, tek shkolla që mbante emrin “Eshafi”. Po në të njëjtin vit pëson një aksident të rëndë i cili do të lë pasoja
25.05.2007 19:37
Reklam
Nga: Hasan Baftijari


Shejh Ahmed Jasin ka lindur në Palestinë në vitin 1938, në fshatin El-Xhaura të krahinës El-Maxhdal, në jug të rripit të Gazës. Që në moshën tre vjeçare i vdes babai dhe mbetet jetim. U rrit nën mbikëqyrjen e nënës dhe të vëllezërve. Në vitin 1948, për shkak të pushtimit të Palestinës nga ana e çifutëve, ai bashkë me familjen e vet u shpërngul për në Gazë.
Shejh Ahmed Jasin në vitin 1952 mbaroi shkollën fillore në Gaza, tek shkolla që mbante emrin “Eshafi”. Po në të njëjtin vit pëson një aksident të rëndë i cili do të lë pasoja në jetën e tij të pastajme: gjatë notimit bie me kokë nga një lartësi e madhe, me ç’rast edhe dëmton rëndë shtyllën kurrizore dhe ngelë i palëvizshëm. Kjo bën që Ahmed Jasin të mbetet i paralizuar për tërë jetën.
Shkollën e mesme e kreu në Gaza në vitin 1958. Pas mbarimit të shkollës se mesme mori mësime private nga disa dijetarë, për të filluar pastaj punën si mësues.
Në vitin 1967, pasi që çifutët (Izraeli) okupuan një pjesë bukur të mirë të Palestinës, Shejh Ahmed Jasini filloi të merret me themelimin dhe organizimin e disa organizatave dhe qendrave islame dhe emri i tij u bë edhe më i njohur, kurse ndikimi i tij si dijetar ishte edhe më i madh tek muslimanët e Palestinës. Izraeli nuk ishte i kënaqur nga aktiviteti i tij dhe ndiente shqetësime të mëdha nga ky person, andaj edhe shumë herë u mor ne pyetje nga forcat e brendshme çifute. Shejh Ahmed Jasin, bashkë me disa shokë të tij, u arrestua në vitin 1984 nga forcat izraelite. U dënua me 13 vjet heqje lirie, me akuzën kinse kishte tentuar për ta rrëzuar shtetin izraelit dhe të formojë një shtet islam. Por, pas 11 muajsh, me rastin e ndërrimit të disa pengjeve mes muslimanëve dhe izraelitëve, Ahmed Jasini u lirua nga burgu.
Megjithatë, edhe pse u lirua nga prangat, dëshira e tij e flaktë për ta themeluar shtetin palestinez vazhdoi të jetë qëllimi i tij kryesor, duke vazhduar të qëndrojë si një aktivist i flaktë kundër forcave dhe politikës çifute.

Themelimi i Hamasit

Në vitin 1987, në qytetin e Gazës, Shejh Ahmed Jasin pati një takim të rëndësishëm me udhëheqësit e Lëvizjes Islame “Vëllezërit Muslimanë”. Ata me këtë rast ranë dakord që të themelojnë një lëvizje për t’i rezistuar forcat çifute me qëllim të çlirimit të Palestinës. Dhe këtë lëvizje e titulluan “Lëvizja Islame për Rezistencë” (Hareket el-Mukavemetul Islamije), e cila shkurtimisht titullohej “HAMAS”. Shejh Ahmed Jasin ishte udhëheqësi shpirtëror i Hamasit.
Forcat izraelite nuk ndalonin duke i sulmuar muslimanët e Palestinës, kështu që me 18 maj të vitit 1989 përsëri e arrestuan Shejh Ahmed Jasinin së bashku me disa simpatizantë të kësaj lëvizje, më qëllim që ta shkatërrojnë atë. Por, falë All-llahut Fuqiplotë, kjo lëvizje ka mbijetuar deri në ditë të sodit dhe tani madje edhe po udhëheq me qeverinë palestineze.
Pas shumë kërkesave për lirim të udhëheqësit shpirtëror, Shejh Ahmed Jasinit, në vitin 1990 ai u nxjerr para gjyqit dhe u akuzua si autor i 15 sulmeve kundër forcave çifute. Fjalët që u tha gjyqtarëve në seancën gjyqësore Shejh Ahmed Jasini ishin: “Kjo gjykatë nuk ka të drejtë të më gjykojë mua, për shkak se kjo gjykatë është e pushtuesve të shtetit dhe popullit palestinez. Këtë lloj gjykate unë as që e njoh”.

Pazarllëqet që nuk mbarojnë

Pas këtij gjykimi, gjykatësit vendosën që ai të përsëritet edhe një herë, edhe atë me 6 tetor të vitit 1991. Lëvizja për rezistencë “Hamas” e konsideroi këtë gjykim si të padrejtë dhe të vonuar, andaj vendosi të bëjë grevë të përgjithshme.
Me 16 tetor të vitit 1991 Izraeli publikoi dënimin e Shejhut me burg të përjetshëm.
Intrigat çifute nuk ndaluan edhe pas këtij dënimi të rëndë, duke u munduar vazhdimisht që ta kushtëzojnë Ahmed Jasinin që të pranojë të nënshkruaj disa dokumente dhe kontrata që të pranohet Izraeli si shtet, duke e kushtëzuar në këtë mënyrë lirimin e tij me firmosje të këtyre dokumenteve. Por Shejh Ahmed Jasin nuk përfilli fare këto kushtëzime të poshtra, duke e ruajtur kështu qëndrimin e tij dhe duke iu treguar se qëllimi i tij mbetet pastrimi i Palestinës nga çifutët dhe Palestina e lirë.
Shejh Ahmed Jasin lirohet nga burgu me 30 tetor të vitit 1997 dhe u dërgua në Jordani për të bërë vizitë mjekësore në një spital të Amanit.
Lirimi i Shejhut kishte dy komentime. I pari, u tha se Shejh Ahmed Jasin është internuar në Jordani. Kurse i dyti, se për ta liruar Shejh Ahmed Jasinin ishin lënë të lirë dy agjentë të Mosadit të cilët kishin rënë në duar të Hamasit. Këta dy anëtarë të Mosadit ishin me origjinë kanadeze dhe ishin kapur gjatë tentimit për të vrarë njërin nga udhëheqësit e Hamasit.
Pasi që u kthye në Gazë, Shejh Ahmed Jasin vazhdoi me aktivitetet e veta për mbrojtjen e Palestinës. Në tetor të vitit 2000 u themelua edhe organizata e quajtur “Al Aksa”, kurse Shejh Ahmed Jasin ishte njëri nga udhëheqësit e saj.
Me 21 dhjetor të vitit 2001, ushtria izraelite filloi një operacion ushtarak të përqendruar mbi udhëheqësit e “Hamasit”. U bombardua edhe xhamia ku ndodhej Shejh Ahmed Jasin, por fatmirësisht ai shpëtoi pa u plagosur.
Me 24 qershor të vitit 2002, Shejh Ahmed Jasin u dënua me burg shtëpiak nga ana e pushtetit të atëhershëm palestinez, me arsyetimin e tyre se në këtë mënyrë kinse tentohet të mbrohen interesat e popullit palestinez.
Në tetor të vitit 2003, në çastet kur liderët e “Hamasit” po realizonin një mbledhje, fuqitë izraelite goditën godinën ku mbahej mbledhja, por edhe në këtë aksion ushtarak Shejh Ahmed Jasin shpëtoi me një lëndim të lehtë në dorë.

Një përfundim i ndritshëm

Me datë 22 mars të vitit 2004, gjatë një operacioni ajror të ushtrisë çifute ndaj një xhamie në Gaza, në kohën e namazit të sabahut, vritet Shejh Ahmed Jasin dhe gradohet me gradën më të lartë në Islam, shehidllëkun.
Shehid Ahmed Jasin ishte me lëndime të rënda trupore që nga fëmijëria, kurse një kohë të gjatë vuante edhe nga shumë sëmundje tjera, megjithatë All-llahu nuk kishte përcaktuar vdekjen e tij nga sëmundja, por kishte zgjedhur për këtë personalitet dhe figurë të shkëlqyer, për këtë udhëheqës të denjë në rrugën e xhihadit, gradën e dëshmorit - shehidit në rrugën e All-llahut.

All-llahu e mëshiroftë Shehid Ahmed Jasinin dhe të gjithë shehidët tjerë. I bëftë ata banorë të xhenneteve të gjëra, në shoqëri me të Dërguarit e Zotit dhe njerëzit e mirë. AMIN.

__________________
Njerėzit janė si librat, disa nga njerėzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerėz duhet lexuar disa here pėr ti kuptuar, kurse disa njerėz nuk duhet lexuar duhet hedhur"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Gusht 2007 16:45
xnjeri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė xnjeri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me xnjeri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: xnjeri Shto xnjeri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto xnjeri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Shejh Ahmed Jasin

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.