Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Ne fillim, ju falenderoj qe diskutoni ne kete teme.
Ne komentet e bera, me bie ne sy komentti i bere nga Biondia e cila, me dashje apo pa dashje, me shume te drejte e ka nxitur me tej diskutimin duke i shtuar mendimit tim ne hapje dhe nje aspekt tjeter i cili, e zgjeron me shume temen per diskutim.
Cili eshte mendimi shtese i Biondes: Si do vepronte secili nga Ne, n.q.se i vritej nje pjestare i families dhe e njihte vrasesin?
Per kete do ishte mire te jepnim mendim dhe analizen e psese se veprimit.
Une, edhe e mendova ta beje kete pyetje ne hapje te temes por, mu duk disi e "eger". Biondia e preku me te drejte sepse, nga kjop PIKE nis-et dhe gjakmarrja.
Tani, faktori Politik-Shtet-Ligj luan sigurisht nje rol shume te rendesishem ne ndalimin apo mosndalimin e gjakmarrjes (hakmarrjes).
Pershembull, Biondia, ka vene MBI dhimbjen e humbjes se nje te dashuri Ligjin. N.q.se Ligji do te vepronte (do i jepesh denimi maximal etj, etj), Biondia do ishte e "kenaqur" dhe disi e qete su mori hak ne nje forme pak a shume te pelqyeshme.
Ne te kunderten do vetevepronte!
Bionde, ketu fillon tani Odisea, Odise e cila ndodh ne veri te shqiperise, Odise e cila nuk do te kishte fund???
Si rrjedhoje e kesajt del pyetja, Ti ke inat tani dhe do te hakmerresh pse Shteti-Ligjet nuk e denuan apo pse ia mori jeten nje njeriut tendin, PAVARESISHT nga denimi Ligjor qe do marri?
Lule, qe ti je per paqe dhe qe e denon kete "Ligj" te maleve, sinqerisht te vlersoj POR, nuk mund te thuash qe s'me pelqejne keto tema kur ti, ndjehesh e lidhur me shqiperine, fatet e saj, njerzit qe jetojne atje, me politikat qe ndiqen atje, me zhvillimet apo moszhvillimet sociale qe ndodhin prandaj, nuk eshte gabim te japesh mendim apo idera edhe ne keto Tema-aspekte! Edhe mendimi jot ka vlere. Mbase vleren nuk ia sheh ne moment, mbase nuk ia sheh kurre por e rendesishme eshte qe ti-une, te gjithe ne japim dicka, mundohemi te ndryshoje per te mire.
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|