Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Xhorxh Gordon Bajron
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Xhorxh Gordon Bajron

Xhorxh Gordon Bajron (George Byron) lindi ne Londer me 22 janar 1788 ne nje familje aristokrate te varferuar. Me 1801 Bajronin e derguan ne Harrow, ne shkolle, ku studjoi gjuhet greke e latine, historine dhe letersine angleze. Ketu ju spikaten ato cilesi te karakterit qe i ruajti gjithe jeten: serioziteti dhe zotesia te mendohej thelle mbi ngjarjet e jetes; dhe bashke me keto: gezimi, vrulli shpirteror e temperamenti i zjarrte.
Me 1805 Bajroni hyri ne Universitetin Kembrixh (Cambrige). Kur ish akoma student boroi vjershat e para lirike te tijat "Oret e Ngeses". Revista zyrtare e shkrimtareve "Edinburg Reviu", i beri nje kritike pa meshire. Poeti i ri iu pergjigj me satiren "Kengetare angleze e skoceze", ne te cilen sulmoi ashper letrsine angleze te asaj kohe dhe gati gjithe poetet e njohur, sidomos ata te "shkolles se liqenit". Bajroni u nis per udhetimin e tij te famshem drejt Orientit. Pasi Portogaline e Sapanjen Perendimore, lundroi prej Gjibraltarit per ne Malte. Ku vendosi te shkoje te vizitoje Shqiperine, i shoqeruar nga Kam Hobhauz.
Gjate udhetimit shkrtoi nje ditar ne vargje, te cilen e pagezoi me titullin "Shtegetimi i Çajd Harolld".
Nderkaq, sukses te madh letrar paten poemat e tjera te Bajronit "Gjauri", "Nusja e Abidonit", "Korsari", "Lara", "Rrethimi i Korinthit" dhe "Parisina". Bajroni krijoi nje gjini te veçante te poemes romantike, me figura karakteristike te heroit romantik, nga ngjarjet dramatike te se kaluares, prej jetes se viseve ekzotike te Lindjes.
Ideja e luftes kunder reaksionit, politike e letrare, ideja per liri politike pershkojne nje varg te vjershave lirike ne periudhen e pare te krijimtarise se Bajronit. Te tille jane: "Mallkimi i Minerves", "Vajza qe qan", Vizites se Princit-regjent ne varrin e mbretit", etj.

"Shtegtimi i Çajlld Harolldit" eshte puna letrare me e madhja e Bajronit. Vete autori thote ne dedikimin e kenges se katert se eshte "me e gjata, me e menduara dhe me e kuptuara nga hartimet e mia".


Bajroni vdiq ne moshen 36 vjeç, te vitit 1824.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2005 08:43
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ze
Anetar i ri

Regjistruar: 22/12/2004
Vendbanimi: t
Mesazhe: 11

hej hej

plloshtani ky informacion eshte shume i shkurter do te me pelqente sikur ta zgjeroje edhe pak per sa i perket veprave dhe asaj qe ai ka bere per shqiperine sepse bajroni eshte per tu falenderuar dhe per ti cuar lule ke varri te gjithe shqiptaret sepse ishte zeri me i larte qe ka permendur shqiperine me te mirat dhe te keqiat e veta ne boten shtazarake e cila e ka sulmuar dhe mun duar ta poshteroje ne shekuj kete popull super autokton.e pra bajroni eshjte pothuaj i vetmi qe ka ngritur zerin dhe i ka folur botes per ne me ballin larte dhe me megafon si kryetari yne i dashur i bashkise

__________________
respektoni veten qe edhe te tjeret tju respektojne

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2005 14:26
ze nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ze Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ze (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ze't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ze Shto ze nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ze nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Ajo ecen bukur

Ajo ec bukur, leht, pa u ndier,
si nate e kthiellte ku yjr xixellojne
dhe erresira e drites, c'kan me t'mire
ne pamje e n'syt' e saj e cojne
keshtu u mbloth te ajo i gjith' ai hir
qe dites qiejt ia mohojne

nje drite, me pak, nje hie me shume,
s'ia errin bukurine e rralle
qe i bie vale-vale mbi flok't zi-shkrume
o i shkrep e but' ne sy e ne balle
ku cdo veshtrim i embl' e i lume
shpreh gjith dlirsin nga ku ka dale

dhe n'at' fytyre, ku kaq lezete
shkelqejne pa marre pelqimin e saj
buzeqeshja e ngrohte qe t'ben per vehte
zbulon nje miresi t'paskaj
nje mendje n'paq me gjithe nen vehte
nje zemer plot dashni t'pafaj.

Bajron

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2005 08:49
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
LIVI
endacak

Regjistruar: 25/07/2005
Vendbanimi: italia
Mesazhe: 25

LUTJE plloshtanit

Peqe me pelqejne poezite e Bajronit te lutem vendos dhe ndonje tjeter.
Kam lexuar nje vellim me poezi te perkethyer nga Petraq Kolevica nga fundi i viteve 80' kur isha ne SHqiperi.
faleminderit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2005 11:28
LIVI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė LIVI Kėrko mesazhe tė tjera nga: LIVI Shto LIVI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto LIVI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Lutjet e juaja tani do t'i zevendesoj me deshiren tuaj, miqte e mi .

 
Këtë ditë unë mbush tridhjetëgjashtë vjet
Lord Byron

Kjo zemër s’duhej të ndiej’ më,
Gjersa asnjë tjetër s’rreh për mua;
Por, unë dhe pse s’më do asnjë,
Prap le të dua!

Ditët e mia jan’ duke u vyshkur,
Lulet e dashurisë u thanë;
Hidhrim, mërzi, maraz të ndryshkur
Kam vetëm pranë

Zjarri që shpirtin ma përpi
Si nj’ ishull vullkanik rri ndarë;
Nuk ndizet pishë te flak’ e tij
Qiri mbi varr.

Van’ shpresat, frikës, xhelozirat,
Sukseset korrur me mundim,
Forca e dashnis, Vetëm zinxhirat
Janë risku im.

Por ky s’ësht vendi për të qarë
Halle të tillë, as kjo ësht ora,
Kur ndrit Lavdia heronjt e vrarë
Dhe u thurr kurora.

Rreth – shpata, flamuri, mejdani,
Lavdia, Greqia vështrojnë! I shtrirë
Dhe i bartur mbi mburojë, Spartani
S’ka qën’ më i lirë.

Zgjohu! (Jo Hellada – ajo është zgjuar!)
Zgjohu ti, o im shpirt! Gje-i gjakut ç’vijë
Dhe çaj pas tij!

Shtypi kto ngasje t’nostalgjisë,
Natyrë e dobët! Për ty më
Buzqeshjao vrënjtja e bukurisë
S’do vlenin gjë.

Në qan të rit e tu, pse rron?
Ja, sheshi i burrave ësht ky!
Dil në mejdan ku lufta vlon,
Dhe vdis aty!
Kërko dhe ti një var ushtari,
Më parë e gjen se ta kërkosh;
Pra zgjidh një vend, zër shtegun tënd,
Dhe bjer t’pushosh.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Modifikuar nga volter datė 14/06/2006 ora 12:13

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2006 12:01
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Byron

BAJRON Xhorxh


BAJRON Xhorxh (1788-1824) poet i shquar anglez, përfaqësues i romantizmit revolucionar



* Kur Bajroni ishte fëmijë jetonte në kështjellën e xhaxhait të tij plak. Atij i kishte hipur në kokë që të mos i jepte asgjë trashëgimtarëve. Për këtë kishte vrarë shtatëqind drerë në parkun e tij, kishte prerë pyllin e tij të madh, por nuk ishte mjaftuar me kaq. Xhaxhai bënte lloj-lloj marrëzirash. Ngrihej natën dhe hapte portat e kanaleve të ujit, që të dëfrehej në mëngjes duke parë përmbytjen e gjithë fushës dhe shkatërrimin e kulturave bujqësore. Në një liqen të vogël që ndodhej në pronat e tij, kishte ndërtuar një mur me gurë dhe një flotë të vogël me barka. Kalonte ditë të tëra duke u dëfryer me bombardimet që i bënte flotës, e cila komandohej prej shërbëtorit të tij. Herë të tjera organizonte garat e bulktheve dhe ngacmonte me gjemba ata që nuk ecnin shpejt. Ky xhaxha i marrë ishte titulluar i Par dhe vetëm pas vdekjes së tij Xhorxhi u bë Lord.
Kur Xhaxhai plak vdiq, Xhorxhin e vogël e njoftoi mësuesi i shkollës dhe i shpjegoi se tashmë ishte lord. Pastaj u dha një pritje me verë dhe biskota dhe në këtë ceremoni mësuesi i tij foli me shumë respekt. Kur u kthye në shtëpi shkoi me vrap te pasqyra dhe u pa gjatë. Pastaj shkoi te e ëma dhe e pyeti:
- Unë nuk arrij të gjej në veten time asgjë të ndryshuar. Po ti sheh ndonjë gjë tek unë?
Të nesërmen, kur bëhej apeli, mësuesi nuk e quajti më Xhorxh Bajron por Lord Bajron. Këtë emër të ri ai e shoqëroi me një solemnitet të tillë, saqë Xhorxhi nuk ishte në gjëndje të përgjigjej "këtu" si zakonisht, por nisi të qante.
Profesor Roxheri, që i jepte mësime në latinisht, brengosej shumë kur shihte se si vuante. Bajroni kur mbante mjetin e drunjtë për këmbën e sëmurë.
- My lord, - i tha një ditë, - nuk mund të vazhdoj mësimin duke të parë të vuash kështu.
- Megjithatë ju vazhdoni, - iu përgjigj djali i guximshëm, - mos u shqetësoni për mua. Unë do të mundohem t'i përballoj dhimbjet pa u ndier fare.



* Një ditë një shok i shkollës, Robert Pel, po grindej me një të ri shumë më të madh se veten. Bajroni u trondit shumë. Edhe pse ai vetë ishte fëmijë dhe i pafuqishëm për të marrë në mbrojtje dikë, e pyeti atë që po i ngacmonte shokun:
- Edhe sa goditje doni t'i jepni ende? - Pse, tha ai, - ç'të duhet ty?
- Sepse dua t'i marr unë goditjet e tjera në vend të tij.



* Qysh në vitet e shkollës Bajroni kishte nisur të shkruante vargje sa për të kaluar kohën dhe pa patur ndonjë ambicje. Qe mikja e tij, Elizabeta Pigot që e nxiti të bëhej poet. Një ditë kur ajo i lexoi disa vjersha të Bërnsit i tha:
- Shkruaj dhe unë vjersha.
- Pastaj nisi të recitojë disa vargje rinore të tij. Elizabeta mbeti shumë e kënaqur dhe i tha se kjo ishte rruga e jetës së tij. Në poezi ai do të bënte emër të madh. Bajronit i lanë mbresa të thella fjalët plot admirim të vajzës.
Qysh atëherë nisi të shkruajë çdo ditë vargje, të cilat ia lexonte admirueses së tij.



* Një herë njëzetvjeçari Bajron po i ankohej për fatin e tij priftit Beker. Ky kërkoi që ta bindte se përkundrazi qenë të paktë ata, që ishin të favorizuar si ai nga fati qiellor.
- I ke të gjitha, - i tha prifti, - origjinë të shquar, pasuri e mbi të gjitha zgjuarsinë që ju vë mbi gjithë pjesën tjetër të njerëzimit.
- Miku im, - iu përgjigj Bajroni, - në qoftë se mendja më vë mbi gjithë njerëzimin, këmbët e mia më vendosin nën të gjithë njerëzit.

 

 Një herë në kohën e pushimeve Bajroni kishte ikur nga Kembrixhi. Tutori ia kishte lëshuar dhomën e tij me qira një studenti tjetër, një farë Mateu, të cilin e porositi të kishte kujdes të madh për mobiljet, "sepse Lord Bajroni", i tha, është njeri me pasione shpërthyese." Kjo frazë e beri të qeshë Mateun, i cili çdo miku që vinte në shtëpinë e tij i thoshte që të prekte me kujdesin më të madh dorezën e portës, stolat dhe çdo gjë tjetër.
- Kini kujdes, - u thosh, - sepse Bajrom është njeri me pasione shpërthyese.
Një ditë Bajrom u kthye dhe u paraqit te Mateu.
- Ah, ia bëri tjetëri, - juve jeni personi me pasione kryengritëse?



* Kur Bajroni ishte njëzet vjeç i ngordhi qeni, të cilin e donte shumë. Këtë qen e kapi tërbimi, kurse Bajrom e kuronte vetë dhe nuk pushoi kurrë së përkëdheluri deri në fund. Qeni ishte shumë besnik dhe nuk kafshoi as Bajronin e as njeri tjetër. Kur ngordhi, Bajroni e varrosi qenin me nderime, i bëri një varr monumental dhe mbi të vendosi këtë epigram. "Këtu pushojnë mbeturinat e një krijese që ishte e bukur e pa sqimë, e fortë, e sjellshme dhe e guximshme, pa egërsi, si edhe - kishte gjithë virtytet njerëzore pa pasur të meta."
Një ditë kur po shihte varrin, kaloi aty pranë shërbëtori i tij, të cilin Bajroni e donte shumë. Atij i premtoi se kur të vdiste edhe atë do ta varroste, aty pranë. Mëgjithatë, Joe nuk tregoi ndonjë entuziazëm për atë nder.
- Në qoftë se vjen një ditë që edhe zotëria juaj të varroset këtu... atëherë nuk them gjë..., po nuk do të më pëlqente shumë për të ndenjur këtu vetëm me një qen.



* Sa herë që fliste për dramën,Bajroni mbronte me tërbim tri unitetet dhe nuk linte pa thënë për Shekspirin.
Njëherë, pas një shpërthimi të tillë, Shelli duke qeshur i tha:
Bajron, po ju jeni një njeri i mrekullueshëm.
- Po përse? - Pyeti Bajroni.
- Sepse je ziliqar për Shekspirin.



* Bajroni ishte letrar për trillet e tij. Në fund të fundit letërsia ishte për të një gjë vetëm për të kaluar kohën.Mbi të gjitha ai donte të ishte njeri i veprimit, të bënte diçka, jo thjesht për të bërë emër për ndonjë varg të shkruar, por për ndonjë gjest heroik?

* Lord Bajroni thoshte:
- Liria dhe filantropia janë fjalë tingëlluese, por boshe. Unë kam arritur në këtë përfundim politik; paraja është pushteti i skllavërisë dhe i urisë.



* Vetë Bajroni nuk kishte ndonjë besim për vlerat e poemës së tij të njohur "Çajld Harold". Në të vërtetë botimi i saj qe një sukses befasues e triumfues. Bajroni, deri atëherë i panjohur, kishte rënë për të fjetur dhe njihej mirë nga tre- katër shokë në gjithë Anglinë. U zgjua të nesërmen, si njeri i shquar e i dëshiruar prej të gjithëve.
Shumë njerëz të shquar donin të paraqiteshin tek ai. Karrocat që ndalonin para portës së tij u bënë aq shumë, saqë po pengohej qarkullimi. Ishte një famë e madhe. Dhe Bajroni kur ishte vetëm rilexonte me zë të lartë poemën e tij për të parë "se ç`gjë të bukur gjenin të tjerët atje".

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2006 12:09
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

 

My Dear Lady Caroline, -


    I have read over the few poems of Miss Milbank with attention.  They display fancy, feeling, and little practice would very soon induce facility of expression.  Though I have an abhorrence of Blank Verse, I like the lines of Dermody so much that I wish they were in rhyme.  The lines in the Cave at Seaham have a turn of thought which I cannot sufficiently commend, and here I am at least candid as my own opinions differ upon such subjects.  The first stanza is very good indeed, and the others, with a few slight alterations might be rendered equally excellent.  The last are smooth and pretty.  But these are all, has she no others?  She certainly is a very extraordinary girl; who would imagine so much strength and variety of thought under that placid Countenance?  It is is not necessary for Miss M. to be an authoress, indeed I do not think publishing at all creditable either to men or women, and (though you will not believe me) very often feel ashamed of it myself; but I have no hesitation in saying that she has talents which, were it proper or requisite to indulge, would have led to distinction.
    A friend of mine (fifty years old, and an author, but not Rogers) has just been here.  As there is no name to the MSS I shewed them to him, and he was much more enthusiastic in his praises than I have been.  He thinks them beautiful; I shall content myself with observing that they are better, much better, than anything of Miss M.'s protégé Blacket.  You will say as much of this to Miss M. as you think proper.  I say all this very sincerely.  I have no desire to be better acquainted with Miss Milbank; she is too good for a fallen spirit to know, and I should like her more if she were less perfect.
    Believe me, yours ever most truly,
                                            BYRON
 

ps perkthimin e kam lene tek tavolina e punes

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2006 12:22
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Lady Caroline Ponsobny Lamb

 

'Worse than adversity the Childe befell;
He felt the fulness of satiety.'
 

 

I read the "Christabel;"
    Very well:
I read the "Missionary;"
    Pretty - very:
I tried at "Ilderim;"
    Ahem!
I read a sheet of "Marg'ret of Anjou;"
    Can you?;
I turned a page of Webster's "Waterloo;"
    Pooh! Pooh!
I looked at Wordsworth's milk-white "Rylstone Doe;"
    Hillo!
I read "Glenarvon," too, by Caro Lamb;
    God damn!

25 March 1817

 

Byron

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2006 12:52
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re byronholmes.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 483 herė.

Nje foto e gjeniut Byron.

 

pershendetje

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2006 14:02
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re donjuancanto7.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 520 herė.

Nje shkrim origjinal i poetit romantik Lord Byron..

 

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2006 14:11
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:59 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Xhorxh Gordon Bajron

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.