Piktor
Artist
Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Citim: Po citoj ato që tha arturm
Psh Piktor.
Politika prandaj eshte politike, qe te behen te gjithe politikane.
Mendoj se nje handicap i sistemit aktual eshte barazia e votes. Vota ime vlen njelloj me ate te Varkes apo te Lules, ose vota jote eshte e barabarte me ate te me Enveristit ketu ne forum.
Kjo nuk eshte e drejte, mendoj se dikush qe voton duhet te jete, jo inteligjent se mund edhe te mos jesh i tille, por te pakten I INFORMUAR.
Por edhe e kunderta eshte e rrezikshme, sepse po te kish me shume peshe vota e "inteligjenteve/informuarve" kundrejt te tjerereve do krijohej nje lloj diktature "intelektuale", dhe kjo do ishte po ashtu e demshme.
Prandaj thuhet qe ky sistem nuk eshte me i miri, por per fat te keq akoma nuk ka nje me te mire.
Kthehemi tek muhabeti yne.
Une Piktor, nuk besoj se Rama do beje mrekullira ekonomike.
Nuk e kam besuar Berishen per kete gje dhe nuk kam pse besoj Ramen.
Kjo per nje arsye te thjeshte, sepse mundohem te jem realist.
Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe nuk mund/duhet te beje gjera te medha. Shqiperia mbahet, dhe do mbahet, akoma per shume dhjetvjecare ne saje te emigrimit. Kaq.
E vetmja gje qe kerkoja/kerkoj une nga nje Qeveri, eshte qe te krijoje nje minimum shteti ligjor dhe nje minimum infrastrukture materiale dhe teknollogjike.
Keto shpresa deri tani me Berishen nuk mu realizuan. Shpresoj tek Rama, jo qe te beje mrekullira se nuk i ben dot, por te pakten ta sjelli vendin ne binaret nga te cilet e nxorri Berisha duke filluar qe nga 1990.
Po krijoi nje minimum shteti ligjor, nje minimum administrate kompetente dhe te qendrueshme, dhe nje minimum infrastrukture per 4 vjet, bravo i qofte, perndryshe le te iki se nuk e ka sjelle zoti.
Diferenca midis ne te dyve eshte se ti, pa e kuptuar, po sillesh si ai qe merrje si shembull ne tregimin tend.
Kush eshte alternativa jote ndaj Rames? Berisha (sepse une tjeter alternative nuk shof, dhe nuk ka).
Atehere kot qe flasim.
Nqs ne PD. me humbjen e zgjedhjeve do te kishte nje analize dhe riformim te partise, atehere ti mund te propozoheshe me nje alternative te re, perndryshe cfare po na thua? Te kthejme Berishen? Nuk e di, ma sqaro kete.
Une mendoj qe nje analize te punes se Rames mund ta bejme nga fundi i vitit, le te shofim.
Rama ka nje mandat 4 vjecar, le ta leme te punoje, natyrisht duke e kritikuar nqs nuk vepron drejt, por natyrisht UNE NUK DO JEM KETU DUKE TE MBROJTUR TY RAMEN NQS POPULLI E HEDH ME VOTE PAS 4 VJETESH. NDOSHTA EDHE UNE S'JA JAP VOTEN TIME PAS 4 VJETESH (ashtu si nuk ja dhashe per mandatin e 4 per Kryetar Bashkie)
Po iku, duhet te qerrohet nga politika dhe t'ja leje vendin nje tjetri, perndryshe, nqs do humbi dhe do beje akoma gam gam ne opozite, une do kem te pakten kurajon qe mos te flas me per te.
Pershendetje arturm.
Po e nis me Berishen.
Te ishte per mua Berisha nuk kishte kandiduar me, duke dhene doreheqjen para zgjedhjeve.
Tani vajten si vajten punet, Berisha eshte nje kapitull i mbyllur si kryeminister.
Pas nje pritje te gjate (8 vitesh) tashme kemi km e ri.
Ky eshte e tashmja dhe e ardhmja e vendit. Atij i kemi dorezuar fatet e vendit.
Tani jo per moral jo per premtime elektorale etj. kur flet per 4 je gabim. minimumi 8 e biles une i jap edhe nja 4 te tjere.
Po ndalem ketu te 12. Ndryshe ndodh ose ndonje mrekulli natyrore ose perçahet me Meten te mos arrihet ky numer magjik ose ose por nuk besoj aspak ndonje proteste mbare popullore.
Te tjerat jane pordhikalhane. Nuk varet as nga vote jote e ndonje tjetri, as nga kritikat e mia e te kujtdo. Thjesht te vetepermbahemi e ta gezojme per jete e mot.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|