NS-6
Mnemonic
Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
LSD-ja, njė udhėtin nėn efektin e acidit
Cod. A04042006
-botuar ne gazeten shekulli online-
Është një substancë aluçigjenike, emri i vertëtë i cilës është Dietilamida e Acidit Lisergjik (LSD). U sintetizua për herë të parë si bar në vitin 1938 nga doktor Albert Hoffman, i cili konsiderohet edhe përdoruesi i parë i saj. U përdor për herë të parë në ushtri nga britanikët dhe më pas nga amerikanët, duke u konsideruar si pjesë e protokollit Top Sekret MK Ultra. Në vitet 1973 u konsiderua si i papërdorshëm, por vite më pas doli sërish në skenë duke u përdorur rëndom në fushën e trajtimit të të sëmurëve me çrregullime mendore. Forma e saj e vërtetë në pamje të parë është e kristaltë dhe transparente, por mund të gjenden edhe në formë të lëngshme e ngjahsme me ujin. Nëse përdoret në doza të mëdha ka efekte anësore mbi shëndetin, sidomos në rrafshin psikik, duke u klasifikuar si një substancë psikoaktive. LSD është një aluçigjenik me forcë mjaft të madhe që modifikon percepsionin e ndjenjave, duke shkaktuar një gjendje jo koshiente deri në gradën më të rëndë e cila provokon aluçlacione vizive, akustike dhe termike. Si rrjedhim mund të prodhojë efekte të ndryshme duke i bërë përdoruesit të ndihen si në parajsë ose duke përjetuar makthe të frikshme. Mjekët i sugjerojnë pacientëve që të përdorin këtë substancë kur ata gjenden në mjedise të qeta dhe të vetmuara, pasi efekti mund të zgjasë deri në 16 orë duke shkaktuar situata jo fort komode. Gjatë efektit të saj LSD shkakton efekte që lidhem me provimin e situatave të paperceptueshme të shijes, masës, ngjyrës si dhe skemave gjeometrike në lëvizje. Zakonisht dozat janë ato që përcaktojnë gjendjen e dëshiruar të përdoruesve, pasi në rast se përdoren doza mbi normën mund të shkaktohet konfuzion mendor i cili bëhet shkak për një kolaps nervor. Përdoruesit eLSD-së kanë vetëm një qëllim kur duan të provojnë këtë substancë : të ndihen jashtë natyrës së tyre, të fitojnë mbi forcën e gravitetit, të kalojnë përmes mureve, pra të mos jenë të dobët. Sot në botë tregëtohen produkte të kësaj kategorie që janë më të lehta dhe përdoren në disko, duke krijuar një situatë të qetë, por normalisht efekti i LSD-së është unik, pra krijon situata që janë reale vetë brenda trurit. Përdoruesit konstatojnë sulme jo ekzistente ndaj tyre, gjendje paniku si dhe qajnë kur janë nën efektin e këtij bari. Hapi më i rëndësishëm që duhet të ndjekin personat që shoqërojnë përdoruesit e LSD-së është që të përshtaten me ta edhe në rastet kur ata flasin për situata jo reale apo për udhëtime që ekzistojnë vetën në trurin e tyre. Në rast se i kundërshtojmë atëherë këta persona mund të pësojnë kriza të cilat arrijnë deri në vetvrasje. Efekti i këtyre situata vjen në sajë të ndikimit të acidit, i cili shkakton emocione, aluçinacione optike dhe auditive. Ndryshe nga drogat e tjera LSD-ja nuk konsiderohet si një bar që i mban të varur përdoruesit, por i vetmi efekt që klasifikohet shqetësues për mjekët është fakti se përdorimi i tepërt i kësaj substanca shkakton probleme psikoligjike të padiagnostikueshme. LSD-ja ka një efekt shqetësues në lidhje me uljen e funksionit neuro-fiziologjik të trurit për këtë qëllim nuk duhet konsideruar si një substancë e cila mund të përdoret lehtë. Specialistët e konsiderojnë efektin e LSD-së si një udhëtim acidi, pasi në sajë të kësaj substance bëhet e mundur largimi i situatave të pakëndshme apo kujtimeve të hidhura nën ndikimin e një doze të përcaktuar nga mjeku. Shumë shkrimtarë të njohur kanë arritur të realizojnë kryevepra të letërsisë botërore nën efektin e këtij bari duke krijuar situata dhe personazhe jo reale të cilat ata kanë mundur ti shohin vetëm nën ndikimin e LSD-së. Për të dalë nga kjo gjendje një efekt mjaft pozitiv ka lëngu u portokallit dhe qumështit.
Olsi Kolami
18/03/2005
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Modifikuar nga NS-6 datė 16/02/2007 ora 22:32
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|