Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > ALBANY (prejardhja e ketij emri)
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Kuptimi i fjaleve: Akademi, Univesitet, Lice, Gjimnaz

Në biseda, në medien e shkruar e atë elektronike hasen shpesh fjalët akademi, universitet, student, lice e gjimnaz. Për kureshtarët , shtojmë si më poshtë:



AKADEMI

Në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980), botim i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, fjala akademi përcaktohet: (1) Institucion i lartë shkencor ose shoqatë e përhershme dijetarësh e njerëzish të kulturës, që merret me organizimin e drejtimin e punës shkencore dhe me kërkime e studime. (2) Shkollë e lartë për disa degë të veçanta.

Kështu thuhet në fjalor. Po ku e ka fillesën e nga vjen ky emër?

Tezeu, mbreti i Athinës, rrëmben Helenën, vajzën e mbretit të Spartës. Në kërkim të motrës së tyre vëllezërit Kastori dhe Poluksi, u ndihmuan nga një banor i Athinës me emrin Akadem. Spartanët, në luftën kundër Athinës, shkatërruan gjithçka, por nuk prekën pronat e Akademit, që ndodheshin shumë afër mureve të qytetit. Vendi i quajtur Akademi u bë simbol i paqes dhe i qetësisë në vendin e shkatërruar nga lufta.

Shumë vite më vonë, afër Akademisë, u vendos filozofi i lashtësisë, Platoni (427-347 p.e.s), që jetoi aty rreth gjysëm shekulli, i rrethuar gjithmonë nga nxënësit e shumtë të tij. Kështu, Akademia ka qenë shkolla më e njohur e lashtësisë dhe nga ajo kohë e deri më sot shumë institute shkencore dhe shkollore u quajtën Akademi.



UNIVERSITET

Në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980): Shkollë e lartë që përfshin shumë fakultete, ku përgatiten specialistë për degë të ndryshme të shkencave dhe bëhen kërkime e studime shkencore.

Në mesjetën e hershme shkollat e larta në latinisht quheshin studium, që kishte kuptimin përpjekje, mundim, zell, synim. Ndërsa student vjen nga fjala “studiosus” - i zellshëm, i kujdesshëm, që përpiqet, ose i ditur. Në fillim të shekullit të 13-të shkollat e larta filluan të njihen me emrin universitete. Në vitin 1209 u themelua Universiteti i Kembrixhit në Angli, ndërsa Universiteti i Parisit më 1215.



LICE

Në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980): Shkollë e mesme e arsimit të përgjthshëm (në sistemin arsimor të disa vendeve të Europës Perëndimore, si edhe në Shqipëri para Çlirimit)

Nga historia mësojmë se mendimtari i madh i lashtësisë, Aristoteli, (vitet 384-322 p.e.s) pati krijuar gjimnazin e tij në afërsi të Athinës, në korijen Likejon (Lykeion), pranë tempullit të Apollonit. (Interesante është se edhe Platonit i pëlqente që bisedat filozofike t’i zhvillonte nën hijen e një korije të shenjtë). Ky gjimnaz më vonë u quajt Like, prej nga rrodhi emri Lice.



GJIMNAZ

Në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980): Emërtimi i shkollës së mesme të arsimit të përgjthshëm në disa vende (deri para disa kohësh edhe në Shqipëri).

Fjala Gjimnaz vjen nga greqishtia gimnazo (gymnazo) - ushtroj, stërvis. Në këto shkolla edukoheshin dhe kaliteshin luftëtarët e ardhshëm. Këtej rrjedh dhe fjala gjimnastikë.



(Nadia Korca)

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Tetor 2005 13:08
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Pa dashur pashe kete rubriken ketu, mbi prejardhjen e disa termave. Alban-i-y! Nga tetvjecarja (e jone e dikurshme) dinim qe "alb" quheshin ne latinisht dhe gjuhe te tjera te vjetra "e bardha". Kjo vete duhet te vije duket nga "a" "la" = esht i larte, pra njerzit e lartem (te maleve) qe ishin te bardhe, apo rete lart ne qiell po ashtu te bardha. "Bani" do te kete te bej me "bini", po jo vetme ne kete kuptim, (qe gjithashtu gjindet edhe ne gjuhe te tjera te vjetra), por edhe te "njeriut", apo nje pjestari te caktuar te nje fisi (apo shoqerie) te caktuar. Pra, "alban" ka treguar duket njerzit e bardhe e te veriut para 2-3 mij vjetesh.
Per korrektesi, ky shpjegim qe dhashe une ketu, nuk eshte autentik nga une, por eshte nje (hipo)teze e vjeter gjuhetaresh.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Nëntor 2013 17:43
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Persa i perket fjales "akademi", qe pak a shume 2-3 mij vjet me pare tonizohej: "akadhemi" ne pellgun helen, duket vjen nga disa pak qindra vjet me pare akoma, nga "a" (esht) + "ka" (ka, -keto te dyja mund te kene dhene dikur dhe diku termin e "kreut", "kokes", "parise", dicka te dale, etj. ne kete kuptim), + "dhe" (dheu, toka) + "mi" (mbij apo kthej, pra punoj token), ku keto dy te fundit kane simbolizuar kulturen e re, (tashme disa qindra vjecare ne Hellade), ate pro-egjyptase, te punimit te tokes. Kjo kulture e caktuar fetare do ti jepte vendit te larte te shkences nje fjale (term) qe bazohej ne termat kryesore te asaj kulture dhe filozofije fetare te asaj kohe dhe vendi, e qe ishte: mbeshtetja tej Toka Meme (Deu-s) per te gjitha te mirat e kesaj jete.
Patjeter ne kete kohe (400-500 vjet para Kr.) edhe vete bashkimi tonor "dhemi" do te kete qene si nje fjale kyce dhe simbolike me perdorim fetar-kulturor, qe tregonte se nga dheu vinin te mirat per njeriun. Pra, kur thoshe "dhe-mi", tregoje se i pwrkisje henorve te trinitetit, qe tashme ishin sundues ne Atike dhe gati ne gjithe Helladen. Para tyre ishin jonianet e vjeter (henoret e vjeter) qe kishin dyzimin si filozofi te tyre, e te cilet kane luftuar me shekuj (ajo qe quhet Lufta e Trojes) me dielloret e trinitetit, nje pjese e te cilve u kthyen ne henore, por me filozofine e trinitetit pro-egjyptase-mesopotamase.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Nëntor 2013 18:00
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Komenti i mesiperm (akadhemi) eshte kryesisht nga une.
University, dihet se vjen nga latinishtja dhe dallohet menjehere qe kemi: univers + ty/te/ti. Termi "univers" dallohet qe vjen nga "un"/"an", qe ka pas treguar qiellin ne semitishte te ndryshme, (ne shqip ka treguar Henen), + "vers" qe ne mos gaboj tregon rrotullimin (shpresoj mos ta kem gabim). Pjeseza "te", "ty", "ti", ndoshta eshte "dielli", ngaqe kjo fjale (te, ta, ty) katreguar diellin ne gjuhe veriore europiane, (gjindet gjithkund), pra ne kete rast nuk do te thote te kemi patjeter diellin, por nje fuqi te larte, apo ndricimin hyjnor, etj. ne kete kuptim. Pra, shkolla me e larte, ku mesoheshin ceshtjet me te koklavitura astronomike dhe astrologjike do te rridhte nga termi popullor i "universit".
Patjeter kjo duhet tu kete rene ne sy edhe shume te tjerve me pare ne sy. Here tjeter une do te shoh ne ndonje liber etimollogjik.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Nëntor 2013 18:09
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Termi "Lice" duket ka prejardhje nga ai qyteti qe permend pyetsja me lart. Pra shpjegimi eshte dhene nga vete pyetsja.
"Gjimnaz" me duket e veshtire. Por thjesht si hipoteze mund te bazohesha tek "gjum" + "na-s", pra gjumin nuk e le te me zere, pra njeri i gjalle. Kete hipoteze nuk e besoj as vete, per me teper qe e kam shtruar keshtu shpejt ne menyre metafizike, ngaqe kam dhimbje tek kembet tani dhe nuk mund te rri gjate per nje shpjegim me dialektik.
Cdo kritike eshte mirpritur, sepse shume mendje sjellin me shume nga nje mendje.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Nëntor 2013 18:14
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Duke hedhur syte kot tek kjo teme, pashe emertimin e Liceut dhe mu kujtua dicka nga nje punim qe mbarova para nja dy muajsh, dhe thashe ta hedh ketu vetem ate pjese; ndoshta i duket ndokujt interesante. Mbi vete Liceun nuk kam gje ne kete punim, por pas leximit te kesaj pjese qe vjen me poshte, cdo kush do mendoje se ka shume mundesi qe "Lice-u" vjen nga pema e Lisit, ku mblidheshin dikur burrat e ditur e diskutonin problemet e ndryshme. Kush ka durim le ta lexoje. Po e ndaj ne disa pjese.
...
Tek shohim fjalët e mëposhtëme hungareze, e tek i krahasojmë me ato turke, shohim më së shumti mospërputhje. E megjithatë, me të drejtë ato janë kategorizuar në të njëjtin grup, atë alltajo-ugur. Por un do thoja se po me të drejtë, si kjo hungareze ashtu dhe ajo turke kanë boll ngjashmëri me gjuhët IE. P.sh., tek turqishtja kishim për qytetar = vatandash, ndërsa tek hungarezja = polgar. Duket ashiqari, se si kjo turke, ashtu dhe kjo hungareze nuk kanë të bëjnë me gjuhët alltajo-ugure, (ndonëse ne nuk i njohim ato). Vetë si koncepte këto janë të reja, -jo më të hershme nga 4÷3 mij vjet-, dhe i përkasin shoqërive të zhvilluara, prej nga janë huazuar.
Vetë fjala vatan gjindet në shumë gjuhë për vendin ku banon, për atdheun; si në arabishte ashtu dhe kudo. Në persishte bën –në mos gaboj– bhatan. Pra, turqishtja është bazuar për termin qytetar tek fjala e gjetur në jug të kontinentit aziatik, vatan. Por dhe kjo hungareze duket nuk është autentike alltajo- dhe fino-ugure, por duket është bazuar tek ajo fjalë e greqishtes së vjetër, poli-s, që tregonte qytetin, grumbullin e njerzve. (Do flasim pak më poshtë për ‘të.) Edhe fonem-morfema e dytë në emërtimin hungarez, gar, ka shumë mundësi të jetë e huazuar nga aq e përhapura fjalë e gur-it (sasso, pietra; Stein) në shumë gjuhë dhe (duket) me prejardhje nga semitishtet e vjetra veriore, kër, kur. Pra, fise veriore ballkanase e kanë të formuar emërtimin e qytetarit nga fjalët greke antike. Si poli-s ashtu dhe agora (vendi ku mblidheshin burrat dhe diskutonin problemet e fshatit apo qytetit në shoqëritë greke antike), janë dy pjesmarrsit e fjalës hungareze. (Vazhdon

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2014 17:03
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

( vazhdim ) :
Tani, meqë na dualën para këto dy fjalë greke të vjetra, mendojmë ti identifikojmë se nga e kanë prejardhjen, më saktë: si janë formuar.
Unë dyshoj se tek polis kemi një fjalë të formuar diku aty 5÷4 mij vjet para Krishtit, nga mbledhja që bënin burrat e fshatit në qëndër të fshatit, tek lis-i (querce, quercia; Eiche).
Tipike e fshatrave shqiptarë të jugut, atyre të Greqisë, por edhe disa zonave veriore shqiptare, si dhe edhe në vende të tjera, (sidomos tipike ka ngelur kjo –ndonëse më tepër si kujtim– në Gjermani), është pasja në qendër të çdo fshati nga një pemë të lashtë. Pikërisht lisi ka qenë pema tipike, e cila mblidhte burrat e fshatit, ku dhe bisedohej e diskutohej. Kjo ndoshta vjen ngaqë lisi ka qenë mjaft i përhapur në atë kohë në Europën jugore, (Europa veriore ishte akoma shumë rrallë e banuar, nga shkaku i borës dhe të ftohtit e përhershëm), zonë jugore kjo e cila –duket– përjetonte atyre kohrave (9÷7 mij vjet më parë) fillimet e klimës subtropikale.
Tani, para se t‘ecim më tej, do bëjmë një parantezë të vogël me panoramë botanike, për të sqaruar këtë pemë „fisnike“, pasi ajo do na shërbejë më pas jo vetëm në evolimet gjuhësore, por edhe në tregimet historike. Për shkak të paqartësisë që unë kisha në emrat e pemëve, si dhe vetë këtyre pemëve të mëpo-shtme, unë u detyrova të gërmoj pak në internet. Bëhet fjalë për lisin, rrapin dhe dushkun. Fatkeqësisht në internet nuk gjen për momentin në gjuhën shqipe as edhe një gjë mbi pemët dhe llojet e tyre. E kundërta ndodh në gjuhën gjermane, ku panora-ma botanike ka faqe të tëra orientimi, (shiko p.sh. baumkunde).
Në këtë panoramë, (të orientuar edhe nga Fjalori shqip-shqip i 1954-ës, i cili na jep edhe emrat latinisht të këtyre pemëve), ne shohim edhe një herë atë rrugë evolutive të natyrës, atë se si llojet e bimësisë kanë qenë dhe janë në ndryshim të pareshtur, nga faktori terren-klimë-shkaktarë të ndryshëm. Kështu, si prezantimi në latinisht i lisit dhe dushkut, (që nga Fjalori shqip-shqip parakuptohen si e njëjta pemë), quercus, ashtu dhe prezantimi në latinisht i rrapit, platanus, na tregojnë në internet vërtet dy familje pemësh, por aq të ngjashme në gjethe, sa nga syri i njeriut mund të merren edhe si e të njëjtës lloj peme.
Familja e quercus-ve paraqitet më e gjërë dhe e shumllojshme. Ndërsa ajo e platanus-it vetëm me dy lloj pemësh.
Njëra prej këtyre dy lloj pemësh, platanus orientalis, është mjaft e ngjashme me shumë lloje pemësh të familjes quercus. Ashtu siç dhe disa lloje pemësh të kësaj familje të madhe (quercus-i), si p.sh. quercus pectinata, nuk ngjasojnë me pemët e tjera të kësaj familje (quercus-it).
Ndaj unë nuk do të humbja shumë kohë në familjet e këtyre pemëve, pasi njeriu u vuri atyre emrat vetëm pas një vështrimi të shpejtë empirik, e jo një studimi shkencor, si ai që bëhet sot. Ndaj, nëse në disa zona shqiptare quhet kjo pemë „fisnike“ rrap, e në disa zona të tjera quhet lis apo dushk, kjo nuk luan ndonjë rol në „fisnikërinë“ e kësaj peme, pasi çdo vend (fshat) kishte në vendin ku mblidhej shpesh një pemë të zonës, një pemë klasike, pra të njohur, pemë patjetër të madhe, siç janë pemët e të dyja këtyre familjeve, (për t’mos thënë që dhjetra mijra vjet më parë, kanë qenë një lloj familje, por kushtet e terrenit dhe klima i kanë ndarë, ashtu siç kanë ndarë/krijuar edhe pemë të tjera të ngjashme me ‘to, si ato të gështenjave, ahut, etj.).
Mendoj se rrapi është më së shumti pemë jugore, pra që e duron më pak të ftohtit, ndërsa lisi është pemë (paksa) veriore, që e duron më shumë të ftohtit. Biles ky kusht, duhet të ketë bërë që lisi të rrjedhi nga rrapi, pra familja e quercus-it të ketë një lloj prejardhje nga familja e platanus-it, panvarsisht se platanus-i hispanik quhet (në internet) si bastard, një rrjedhje nga platanus orientalus dhe një platani amerikan perëndimor, ndoshta kjo nga që platanus-i prezantohet vetëm me dy lloje pemësh, (quercus-i prezantohet me shumë lloje pemësh). ( vazhdon ) :

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2014 17:05
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

( vazhdim ) :
Tani kthehemi tek polis-i grek. (Lexuesi e kupton se këtu termi grek duhet futur në thonjza, e biles edhe ai helen, pasi janë më të vonët nga fenomeni i mbledhjes së njerëzve rreth lisit, feno-men ky jo vetëm ballkanik e europian, por edhe i vendeve të tjera në Azi. Por vënia gjithnjë e thonjzave kërkon përsëritje shpjegimesh, çfarë do t’na zgjaste pa dobi.)
Ky emërtim për qytetin, vetkuptohet rrjedh nga emërtimi për grumbullin e njerëzve. Dhe ky grumbull njerzish ishte rreth kësaj peme, që në gjuhët greke (kupto: paragreke) quhej lis.
Unë jam tepër i sigurtë, që këtë fjalë, (apo përafërsisht si kjo fjalë, si lesh, lajsh, lush, etj.) ta kemi në një e më shumë gjuhë edhe për konceptin e mbledhjes (riunione; Versammlung).
A ka kjo pemë veti hyjnore më shumë se çdo pemë tjetër? Nuk e besoj! Por diçka tjetër di mirë: emërtimi i saj është mëse njerëzor; njeriu i lashtë tha: le zë (lascia voce; lässt Stimme), çfar e kupton çdo kush në botë, vendi ku mblidheshin burrat dhe lëshonin zërat e tyre, pra mendimet e tyre mbi probleme të ndryshme, apo dhe thjesht, për të kaluar kohën.
Të dyja fonem-morfemat e mësipërme (le, la + ze, zë) i njeh tashmë edhe lexuesi që nuk e njeh shqipen, -nën parakuptimin se punimi ynë do të ishte i përkthyer dhe lexuar nga ai.
Pra, lisi parakuptonte mbledhjen e njerzve, kështu do të bëhej si fillim pjesë e emërtimit të mbledhjes: pë lis, (për lis-in; per il lis-so (per la quercia); für lis-ser (für die Eiche)), e pastaj të qytetit, duke ndryshuar deri tek polis.
Që kjo mbledhje njerzish përreth lisit u fetarizua, sepse edhe problemet e asaj kohe trajtoheshin kryesisht fetarisht, kjo nuk e ndryshon kuptimin etimollogjik të fjalës.
E teksa me polis kuptohej tani një substrat (një komponim) tjetër nga ai i mbledhjes së zakonshme të njerzve, ky fenomen i vjetër i mbledhjes u emërtua në Greqinë antike (në Eladha): agora. Ky vend tashmë modern, panvarsisht se në natyrë, (dhe jo si sot në salla të mbyllura), ishte një vend i ndërtuar dhe rregulluar me gurë, ku uleshin burrat e shtresave të ndryshme, të cilët në bazë të kodit të kohës, konsideroheshin qytetarë të lirë. Ndaj dhe ky vend morri këtë emër nga shkaku i gurëve të rregulluar për mbledhjet e përhershme, a gor-a. Gjithashtu nuk duhet t‘harrojmë, se dhe qendrat e qyteteve në këtë kohë quhe-shin agora, pikërisht nga shkaku i gurve që kishin këto qendra.
Që dikush mund të na kujtojë se në greqishten e vjetër gurit i thonë lithos, kjo është e vërtetë.
Këtu un mendoj (dyshoj) se mund të kemi një përkthim direkt të kësaj mbledhje tek gurët, pra të kemi: le thos, (le fjalën; lascia la parola; lässt das Wort), nga një grupim tjetër njerzish, të cilët kishin një paksa-tjetër gjuhë. Nga kjo u kuptua si fillim vendi i gurit (ku mblidheshin llafollogët), e më pas vetëm guri.
Natyrisht kjo ngelet hipotezë, pasi fjala lithos mund edhe të ketë të bëj me thyerjen (thy, thyj, thyej; rompere; brechen). Ose ndoshta nga ndonjë kuptim tjetër.
Definimi („konfondimi“) i mbledhjeve qytetare (agora) në Athinën antike me gurin është mëse i natyrshëm, pasi shpesh këto mbledhje bëheshin në qendër të qytetit, që më shumë se çdo vend tjetër i qytetit, ishte i rregulluar me gurë.
Tani ne kuptojmë edhe emërtimin e qytetit të Lezhës; emri antik nga „grekët“: Lissos, nga latinët: Lissus. Ky emër rrjedh nga lisi „fisnik“ dhe „hyjnor“, rreth të cilit mblidheshin burrat e diskutonin çështje të rëndësishme.
Nëse dikush provon se në Lezhë nuk ka patur kurrfarë lisi dhe as rrënjë të tij, kjo nuk provon mos-emërtimin e këtij vendi nga kjo pemë. Mjafton pozicioni gjeo-strategjik i këtij vendi, -bie fjala: kalasë së Lezhës-, që ky vend të bëhej në kohët antike pikë takimesh dhe diskutimesh për burrat luftëtarë, si dhe për prijsat e ndryshëm. Ndaj dhe do merrte emrin e atij simboli mbledhjesh, lisit. Pra, nuk është e nevojshme të kërkojmë vetë pemët dhe rrënjët e kësaj peme në Lezhë dhe rrethinat e tij.
Edhe mbledhja e prijsave shqiptarë në mesjetën e vonë (1444) në kalanë e këtij qyteti, dhe lidhja e besës së tyre rreth Gjergj Kastriotit, për të luftuar kundër hordhive osmane, nuk mund të jetë një rastësi e kohës. Duket ky vend ka ruajtur nga lashtësia mbledhjet e ndryshme princore. Dhe këtë ia ka kushtëzuar thjesht pozicioni gjeografik.
Është e vërtetë, që janë Shkodra dhe Durrësi ato që kanë patur të bëjnë me ngjarje më të dëgjuara të antikitetit, këto dy qytete në krah të Lezhës, rreth 10 dhe 40 km. larg saj. Por pikërisht ky faktor ka bërë që Lezha të ketë luajtur funksionin e një pike të qetë takimi krerësh të ndryshëm ilirë, përgjatë shumë shekujsh. Edhe vetë ajo ka patur më vonë, -pak shekuj para Krishtit-, disa histori luftrash e betejash të përgjakshme. Për këtë mjafton vetëm një klikim në google – > Vikipedia.
Në Vikipedia lexojmë se Lezha, -sipas Diodor Sikulusit-, na qenka themeluar nga Dionisi i I, pra nga tirani i Sirakuzës. Kuptohet se ky është një lloj miti, pasi –jo vetëm nga gërmimet arkeologjike, jo vetëm nga historitë e tjera të shkruara mbi ‘të, por edhe nga këto që ne provojmë këtu gjuhësisht– Lezha është shumë më e vjetër. Por nga këto thënie të Diodor Sikulusit ne përforcojmë ato që kemi thënë deri tani e që do themi edhe më pas, atë se kjo zonë fisesh ilire i përkiste deri këtë kohë rrymave fetare të dyzimit. Zakonisht emri Dionis nuk gjindet kurrë në mbretit që i kanë përkitur rrymave fetare të trinitetit. Biles ne kuptojmë edhe më mirë ato luftra të gjata të illirve me helenët, apo me maqedonasit, të cilat i mësonim nga faqet e librave të shkollës. (Për sa i përket etnitetit të palve luftuese, kjo nuk përfillej thuajse fare atyre kohrave.)
Le të vazhdojmë aty ku e kemi lënë analizën gjuhësore, pikërisht tek fjalët hungareze. ( Fund )

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2014 17:07
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Per ata qe kishin durimin ta lexonin kete pjese te ndare ne tre pjeseza: pra, ka shume mundesi qe fjala Lice te rrjedhi nga Lisi, si peme kjo ku mblidheshin burrat e fshatit, prijsit e ndryshem, dhe diskutonin problemet aktuale. Pema e Lisit eshte mjaft simbolike edhe ne mitollogji te tjera antike dhe deri mesjetare.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2014 17:10
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Ndonese nuk ka levizur shume ketu pergjate dy-tre vjeteve te fundit, po hedh nje pershtypjen time mbi keta etimologet e rinj. Nje shkrim pasues me i gjate, po per kete problem, gjindet tek faqja ime: fjale cimbuese.

Rrevanshi i ri etimologjik

Po si natyra ā€“ku dy-polariteti është karakteristikë e trupave të saj, po si natyra ā€“ku bashkveprimi i trupave kryhet përmjet valëve, po si natyra ā€“ku vetitë e poleve ekspozohen "të urtë" e "të qetë" nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër aktivë dhe të vrullshëm, po kështu po lëvizin dy polet e sotëm etimologjiko-historikë në shkencën shqiptare, me valët e tyre të përhershme, herë dukshëm në media e herë tërhequr nga mejdani, me natyrat e tyre "paqësore" dhe "agresive". Në të parën rreshtohen korifenj të pazëvëndësueshëm të shkencës shqiptare, si gjuhëtari (por dhe historian) Eqerem Ƈabej, historiani Aleks Buda, numizmatiku-historian Hasan Ceka, gjuhëtari (sëfundi edhe historian) Shaban Demiraj, e me radhë më të vjetër e më të rinj, si A. Xhuvani, M. Domi, A. Kostallari, M. Korkuti, K. Kodra, A. Omari, e dhjetra të tjerë, disa prej të cilve renditen me librat e tyre edhe në bibliotekën time të shtëpisë. Në anën tjetër gjinden emra, të cilët kanë shpërthyer vrullshëm dy dekadat e fundit ndër lexuesit shqiptarë, në ekrane televizionesh gjithashtu, me teoritë e tyre fantastike të gjuhës Mëmë-shqipe e popullit-Baba shqiptar, një grup ky i lënë (duket demostrativisht) në heshtje nga gjuhësia dhe historiografia zyrtare, grup në të cilin gjinden emra të tillë, si Petro Zheji, Aristidh Kola, Nermin Vlora Fallaci, Arif Mathje, Arsim Spahiu, Elena Kocaqi, Altin Kocaqi, Niko Stillo, Margarit Nilo, Agron Dalipaj, etj., ā€“ky i fundit i dalë gjithë vrull në mesin e dekadës aktuale. Në youtube gjeni materiale boll nga ky grup i dytë historianoā€“etimologësh.
Përpara grupimit të parë, atij zyrtar, qëndrojnë për referim emra të tjerë, si G. Majer, Pederseni, Jokli, etj., jo një referim verbërazi, por me korrigjime e përmisime të përhershme në studimet etimologjike; në këto korrigjime dallon sidomos E. Ƈabej, e besoj edhe Kolec Topalli me fjalorin e tij së fundi. Gjithashtu përpara grupimit të dytë, atij jo-zyrtar, kemi emra të tjerë të dëgjuar, si Thomapulos, Spiro Konda, Z. Majani, etj., të cilët kanë gjurmuar për një vazhdimësi gjuhësore pellazgo-iliro, apo pellazgo-arbërore, si dhe pellazgo-etruske, apo etrusko-iliro-shqiptare. Kemi edhe emra të tjerë të përbashkët për të dyja grupimet, si për referim ashtu dhe për përmisime (deri dhe kundërshtime), si Franc Bopi, Kreçmeri, Konstandin Kristoforidhi, Panajot Kupidori, Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Skiroi e plot të tjerë.
Emra pa fund, studime pa fund, teorira pa fund. Dhe nuk shohim pika afruese në hapsirat operuese të të dy grupeve të sipër-përmendura, por dallojmë zhvendosje në kostelacione edhe më të largët. Sidomos nga grupimi i dytë, i cili tenton të shkojë drejt "izolimit" të gjuhës shqipe nën aureolën e shënjtë dhe hyjnore të Veçansisë së saj Qiellore. Si të thuash, gjuha shqipe po vendoset nga ā€˜ta në kafazin e artë, për tu admiruar vetëm nga larg. Ajo ka nisur të konsiderohet gjuhë simbolike, që do të thotë se cilido tonizim i shkronjave të saj (a bë cë çë dë ...) është një simbol për shumë fjalë të rrjedhura, ndërsa gjithë të tjerat ā€“të paktën gjuhët e grupit indeo-europianā€“ konsiderohen konvencionale, që do të thotë jo-origjinale, të rrjedhura nga diku tjetër.
Shqipes i atribohen Energji Universi, Mistikë, Magji, Religjion, Gnostikë, Laicizëm, Elasticitet, Ƈelës Ali babe, që do të hapë në të ardhmen edhe dyert e turizmit gjuhësor; (sepse në fund të fundit aty na rreh, tek të ardhurat materiale!). E çā€™nuk i atribohen gjuhës tonë! Të gjitha të mirat! Të rëndomtat u lihen gjuhëve të tjera.
Fokus-in, autori Haxhi Spahiu e bën të rrjedhur apo e barazon nga/me vatër-a e zjarrit, oxhakun, meqë në Romën e Lashtë fokus quheshin disa vende ku mbahej zjarri për tā€™mos u shuar, apo për të ngrohur vende të caktuara. Kështu ngatërron/ barazon kuptimin e saj më të lashtë (zjarr i mbledhur) me kuptimin e saj në antikitet (vend për ruajtjen e zjarrit), si dhe me kuptimin e sotëm modern, atë të mbledhjes së rrezeve të dritës tek pasqyra në dhomën e errët të aparatit fotografik! Dhe, si fokus-in e tij, ashtu dhe vatër-ën tonë i zbërthen më mirë se të zbërthenin hetuesit në kohën e monizmit: fu-o-go-as = është e zjarrit që shkon (që ecën); dhe vu-at-er = është zjarri i atit të djemve (trimave)! Tek këto zbërthime laskuriq, nuk është se disa morfema janë gabim në kuptimin e tyre semantik, por as fu-ja e as vu-ja kanë mbetur sot në shqipe për kuptimin e zjarrit. Aq më pak er-i për djalin! Edhe go-ja gjindet vetëm në anglishte për ecjen/ shkuarjen! Pra?...
Apo, po hidhemi në lashtësinë e vonët dhe antikitetin e hershëm të Arsim Spahiut. Ky i bën parashqiptarë të gjithë heronjtë e vjetër mitikë! Të gjithë Zotat dhe Perënditë e Qiellit i vendos tek panteoni qiellor shqiptar! Të gjitha fiset e vjetra i genizon si para-ardhësit tanë shqiptarë! (A thua se ne shqiptarët dallojmë për gene të veçanta nga të tjerët, siç pretendonte dikur Jakov Milaj për një racë dhe gjak të veçantë shqiptari!) Të tjerët i le të kenë zbritur me anije kozmike dikur në shekujt e errët të mesjetës së hershme! Sepse jonianët, pellazgët, hetitët, dardanët, etruskët, tursenët, libianët, egjyptasit, filistinët, danajt, helenët, dorët, thrakët, ilirët, boreanët, keltët, grekët (grakoi-t) e të tjerë ā€“më the e të thashëā€“ janë stërgjyshërit tanë shqip-folës! Kronosi, Zeusi, Pojsedoni, Hadesi, Apolloni, Demetra, Heleni, Pellazgu, Afërdita (Afrodita), Diana, e gjithfarë hyjnish të tjerë hanin e pinin nektarin e tyre mbi qiellin e para-ardhësve tanë. Por, edhe heronjtë mitikë e realë, si Kadmi, Prometeu, Herkuli, Tezeu, vëllezërit Dioskurë, Laomedonti, Priami, Hekuba, Helena, Agamemnoni, Minella, Hektori, Parisi, Ajaksi akejas dhe ai trojan, Akili, Odiseu (Uliksi), Enea, etj., ishin të gjithë bashkombasit tanë trima, (paçka se i hëngrën njëri-tjetrit kokën, siç po ia hamë edhe ne sot njëri-tjetrit nga makutëria dhe budadallëku!). Tek ky autor martohen heronjtë edhe kur kanë 17 breza distancë nga njëri-tjetri, si bie fjala heroi akejas në luftën e Trojës, Diomedi, me vajzën e Daunit, një personazh eponim e mitik ky, i cili ka jetuar 17 breza para luftëtarve të luftës së Trojës. Tek ky autor përzihen autoktonët pellazgë me autoktonët anonimë, po si tek grupet e sotme të alkolistëve anonimë. Gjithshka në bazë të tezës makiaveliste, qëllimi justifikon mjetin!
Më skandaloze duket puna tek autorja e mirnjohur shqiptare, Elena Kocaqi, e cila i vendos shqip-folësit e saj edhe më gjërë, edhe më larg, se sa vendosi Britania e Madhe ushtarët dhe kolonët e saj në shek. e XIX. Të gjithë globin, kjo historiane e mbulon me shqip-folës, përmes perandorive të ndryshme! Mirë, se teza të tilla apriori-ste mund edhe të kapërdihen pa përtypur, duke mbyllur sytë, sepse mund të merret njëra nga perandoritë para-antike, apo e antikitetit, si shqip-folëse, si bie fjala ajo egjyptiane, apo hetite, apo ajo babilonase, ose ajo asyre, ajo helene p.sh., apo ajo romake! (Si gjithnjë, duke parakuptuar se gjuha shqipe nuk paska ndryshuar fare!) Por si mund të kapërdish teza të tilla, se e gjithë kultura e megalitit i përket racës tonë shqiptare, pra hetito-pellazgo-iliro-dardane-helene-arbërore-shqiptare, edhe ajo e bronzit i përket po këtyre para-kaluesve tanë, dhe ato lokale të mëvona pastaj, si kretase, mikenase, pellazge, frigjiane, helene, ilire, maqedonase, kelte, etj.-etj., kanë qenë kulturat dhe qytetet tona, edhe të gjitha shpikjet e lashta e të antikitetit i përkasin popullit tonë kaq të veçantë?!.. (Fatkeqësisht duhet pohuar, këtij populli tonë të strukur sot në budadallëkun e vet në një anë të Ballkanit!) E të mendosh, se të gjitha këto kultura të sipërpërmendura kanë qenë aq të ndryshme në shfaqjen e tyre! E të mendosh, se e gjithë kjo aureolë universale dalluese (dhe veçuese) e popullit tonë (nga popujt e tjerë pa histori dhe krijimtari!), na vjen pikërisht nga një autore me mbiemër (të evoluar) grek dhe me fizionomi paksa turkmene! Mos u çudisni po tā€™ju them, se sozinë e historianes tonë e gjeni menjëherë në youtube në emrin e Esmer Ibadova-s, një këngëtare nga republikat turk-folëse të ish B.S., një Elena Kocaqi e dytë. Natyrisht që nuk ka asgjë për tu habitur, që edhe populli ynë shqiptar ā€“po si dhe popujt e tjerë kudo sot në botëā€“ është një popull i përzier nga gjithfarë fisesh, etnish, feshë, kombesh, kulturash, familjesh e njerëzish të kombeve të tjera. Biles, unë personalisht e pëlqej këtë fenomen, për aq sa ky proçes përzierje ndodh gradualisht e përhershmërisht deri në një farë përqindje të caktuar; e pëlqej për faktin se përzierjet me raca dhe popuj të tjerë sjellin një zhvillim psiqik dhe shëndetsor tek fëmijët e lindur nga këto përzierje. Por, nga ana tjetër më duhet tu kujtoj të gjithë lexuesve me pak dije, atë tezë të shek. XIX, kur po dallohej forcimi dhe konsolidimi i kombeve europiane, se shpesh nacionalistët më të flaktë brenda një kombi bëhen ata që kanë probleme në prejardhjen e tyre nacionale.
Në këtë grup të ri historianësh dhe etimologësh, dallon këto tre-katër vjetët e fundit edhe një studjues mjaft i apasionuar, edhe simpatik me thjeshtësinë e tij, por edhe i vrullshëm në sasinë e shpjegimeve të tij, Agron Dalipaj, i cili e ngreh herë-herë valën ā€“dallgën, thuaj më mirëā€“ të grupit jo-zyrtar të etimologëve dhe historianëve. Biles, kundërvënia e tij ndaj grupit të heshtur "stoik" të gjuhëtarve dhe historianve zyrtarë shqiptarë, ia kalon çdonjërës prej kundërvënieve të mëparme të këtyre studjuesve ndaj atyre zyrtarë. Natyrisht, çdonjëri ka të drejtën e tij të fjalës. Edhe në grupin zyrtar, do tā€™thonim, jo çdo gjë funksionon vaj. Por, pa u ndalur në këto pika anësore, le të shohim pak punë e tij etimologjike.
Në të gjitha daljet e tij nëpër studjot televizive, shohim se Agroni ka një intuitë të mahnitshme për zbërthimin e fjalëve dhe gjetjen e burimit të tyre, si dhe kuptimit të pjesëzave të saj. Mirpo, kjo intuitë e tij bazohet vetëm në disa prej rregullave gjuhësore të evolimit të fjalës, si metateza, rotacioni dhe anagrama, (ndrrim vendesh të shkronjave dhe tingujve të ndryshëm brenda fjalës së një gjuhe, dy e më shumë gjuhëve, duke ruajtur kuptimin e fjalës, ose dhe ndryshuar atë, pa marrë parasysh faktorë të tjerë ndikues në këtë evolim, si ai kohor (historik), ai fizik (gjeografik, të terrenit), dhe ai kultural. Kjo quhet abuzim me rregullat gjuhësorë të evolimit të fjalëve dhe gjuhëve.
Në vrullin e tij Agron Dalipaj ka dhe gjetje (zbërthime) interesante, si çup = çë up, çik = çë ik, çelës = çel ësh(t), syze = sy ze, lemza = lem za, tru = të ru(aj), serb = sā€™arb, etj., disa prej të cilave janë thënë nga të tjerë më parë, por duket jo të kopjuara nga ai. S.d.q. këto janë pak në krahasim me atë shumicë, ku zbërthimi i tij është mjaft mekanicist, si i tillë me rezultate të gabuara, -mendoj
Kështu p.sh., duke u bazuar edhe tek mentori i tij, Petro Zheji, ai na thotë se fjala shqipe njeri (uomo ā€“ital.) rrjedh nga dy morfema të gjuhës shqipe, një i ri (uno giovane/ nuovo). Morfologjikisht duket në rregull. Dhe, edhe mund të pranohej, nëse do ti gjenim kohën e krijimit të saj, që i bie të jetë e vonët, jo vetëm sepse është fjalë e evoluar nga dy morfema të mëparme, jo vetëm sepse dy morfemat/ fjalët një dhe i ri janë relativisht të vona, por edhe si koncept është relativisht i vonët. Mirpo pretendimi i etimologëve të rinj është që kemi të bëjmë me fjalë shumë të vjetra të shqipes, para ekuivalenteve të saja në gjuhë të tjera. Ƈfarë i bie, se kur shqiptari i shpellave konceptoi qënien njeri (uomo), ai kish patur më parë në vetëdijen e tij konceptet e numrave dhe të së resë e të së vjetrës! Mirë, se mund ta pranojmë që konceptet e numrave kishin nisur tek ai më parë se koncepti i njeriut. Por, a mund ta pranojmë ne, se ky njeri primitiv ka krijuar në kokë të tij më parë konceptin e të resë dhe të vjetrës nga ai i konceptit të qënies njeri?.. Dhe të mos harrojmë se, nëse ai akoma nuk ka krijuar në kokë të tij konceptin e qënies njeri, ai akoma nuk ka në kokë të tij edhe konceptin e qënies kafshë! Mirpo, ai ishte në luftë të përditshme me kafshët. Dhe, nëse ai njihte kafshët dhe kishte për ā€˜to tingullin/ fjalën e caktuar, ai duhet të kish këtë kohë edhe fjalën për qënien njeri. Në fund të fundit, si do të tregonte ai se kish parë njerëz të tjerë diku matanë pyllit?! Dhe, edhe sikur ta pranojmë apriori ekzistencën e konceptit dhe fjalës së të resë (nuovo) para krijimit të konceptit dhe fjalës së njeri-ut (uomo), përse e përdori ky njeri primitiv mbiemrin (i) ri, (e) re për konceptin e ri, atë të njeri-ut? Biles, për të bërë dallimin nga kafshët, ai duhet të ketë folur fillimisht në shumës për qënien njerëzore, pra njerzit. Ƈfarë do të thotë, se edhe përemri numëror një (uno) të mos ketë marrë fare pjesë në formimin e fjalës së njerëzve (uomini). Ja pra, çdo të thotë të mos thellohesh në aspekte të ndryshme të evolimit të tingujve e fjalëve.
Ky gabim, siç e dallojmë edhe tek rasti i mësipërm, vjen jo vetëm se këta etimologë kanë nisur ta veçojnë gjuhën shqipe nga të tjerat, jo vetëm se e konsiderojnë atë si një tabelë simbolike, thuajse njëlloj si tabela e Mendeljevit që na tregon simbolet e elementëve kimikë, por edhe se krahasimet e tyre morfologjike janë mjaft mekaniciste, siç e pamë edhe më lart me ngjashmëritë morfologjike të njeri-ut dhe një-shit shqip me uomo-n dhe uno-n italiane.
Fjala "njeri" gjindet në shkrime të vjetra si ay, aija, yja, apo man, mon, mog, mad, etj. Rrallë herë lidhet me numrin "një". Por në shqipe duket se lidhet me këtë numër, që është njoni, prej nga duhet të ketë rrjedhur njori, njeri, gjë që i përgjigjet edhe aspekti kultural, më konkretisht: ai psiqik i popullit tonë (geg), ku njeriu është definuar thjesht si një numër-or, njoni. Dhe nga etimologjia e Ƈabejt, panvarsisht se kjo fjalë (homo) nuk e gjen tërësisht kuptimin e saj (semantik), ajo të paktën shpjegohet deri diku për lidhjen dhe prejardhjen nga koncepti dhe fjala e "burrit".
Në këtë shkrim të shkurtër, apo panoramë të përgjithshme, në mund ta quajmë, nuk ka vend për analizën e të gjitha zbërthimeve të Agronit. S.d.q., një punim më i gjatë me etimologjinë e tij gjindet thuajse i përfunduar e gati për tu hedhur në internet, tek faqja ime: fjale cimbuese.
Në shkencën e semantikës dhe gjurmimeve etimologjike ā€“mendoj seā€“ Eqeremi mbetet i pazëvendësueshëm. Natyrisht, ai u ndikua mjaft nga shkolla metafizike gjermane (austriake), ku studjoi, e përveç kësaj ruajti atë etikë punimi të vlerësimit sa më të mundshëm të punimeve të mëparme të të tjerve. Gjithë kjo ka bërë, që tek Ƈabej të gjemë ndonjëherë po ato budadallëqe që metafiziteti gjerman i ka sot e kësaj dite në etimologji, si ā€“p.sh.ā€“ fjalën baba ta gjejmë të kategorizuar për nga burimi tek një gjuhë e caktuar, (tek Ƈabej si turke), në një kohë që e di çdo kush, se kjo fjalë është krijim pasthirmor dhe e vjetër, sa çā€™është njeriu mbi tokë, pra më e hershme se kontuirimi i ndonjë gjuhe, apo disa gjuhëve. Në disa trajtime të tjera, Ƈabej vërtitet andej-këndej nëpër gjuhë të tjera, ndonëse ai dallon në x- dhe y-fjalë një morfemë të ngjashme, që gjinden në disa gjuhë për të njëjtin kuptim, gjë që tregon prejardhjen e përbashkët në disa gjuhë të asaj fjale.
Në këto gjurmë çabejane ā€“flitet seā€“ ka ecur edhe Kolec Topalli me fjalorin e tij etimollogjik. Saktë nuk e di, siç nuk e di nëse do të kem mundësinë ta blej me çmimin e kripur që ka! Por di të them ā€“në përfundim të këtij shkrimiā€“ se të gjithë këta etimologë kanë një qëllim, zbulimin e të kaluarës së gjuhës, zbulimin e të vërtetës së gjuhës dhe historisë së njeriut. Të gjithë këta etimologë dhe historianë rrezatojnë dituri, urtësi dhe mirsjellje, si ata që jetojnë akoma, ashtu dhe ata që nuk gjinden më mes nesh. E të gjithë kanë vlera dhe gabime. Gabimet e të dyja grupeve janë e do jenë të riparueshme. Problemi që mbetet, është se, ndërsa korrigjimi i gabimeve të grupit të parë do të gjejë vend, siç ka gjetur gjithnjë, korrigjimi i gabimeve të grupit të dytë ā€“kam frikë seā€“ do të bjerë në vesh të shurdhët tek ā€˜ta. Asgjë për tu shqetësuar, dy-polësia ka shoqëruar përherë njeriun, si pjesë e natyrës që është! 4.4.2019

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Modifikuar nga Fajtori datė 30/04/2019 ora 19:22

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Prill 2019 09:35
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:14 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > ALBANY (prejardhja e ketij emri)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.