Indrit
I pandreqshem.
Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814
|
Meqe tipa si puna e Astronautit nuk pushojne se lehuri pa ju a ngjeshur me gur, po marr mundimin ti them se nuk mund te abuzosh me vargjet kuranore duke marre ku te te doje qejfi ty.
Vargjet merren e studjohen ne teresi dhe jo vetem nje pjese e tij sa per ti humbur kuptimin.
Po te sqaroj me poshte:
Citim: Po citoj ato që tha Astronauti
Islami e parashikon vdekjen e pabesimtareve:
Koran 9/5. dhe kur te kene kaluar muajt e ndaleses, vritni sherbetoret e idhujve, kudo ti takoni,dhe kapni ata, rrethoni dhe ndicni ne cdo kurth.
i
Atehere, nuk kishe pse te na sillje vargun nr. 5 pa na treguar se cfare thone kater vargjet e para:
Po ti sh[pjegoj nje nga nje...
1. Denoncim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij ndaj idhujtarëve me të cilët ju patët lidhur kontratë (kumtesë për shkeputjen e marrëveshjes).
Pra shoku misionar vargu tregon qarte se ka te beje me nje grup te vecante idhujtaresh dhe jo ato qe rrine ne pune te tyre.
Posacerisht vargu ben pjese per Kurejshet fisin e profetit te cilet kishin lidhur marreveshje me te per te mos luftuar por e thyan kete duke sulmuar e vrare disa persona nga familjet muslimane te fisit Beni Hez-za.
Ky qe vargu nr nje, le te vijme ne vazhdim:
2. Pra, ju (idhujtarë) qarkulloni nëpër tokë (lirisht) katër muaj, e dinie se fuqinë e All-llahut nuk mund ta bëni të paaftë dhe se All-llahu mposhtë mohuesit.
Vete thenia e kuranit qarkulloni ne toke per kater muaj deshmon se kjo ka te beje me nje rast specifik, ku idhujtaret pasi thyen marrveshjen kerkuan paqe edhe per kater muaj te tjere dhe Profeti e pranoi kete.
Vijojme----
3. Dhe (ky është) një kumtim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij, drejtuar gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se All-llahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i dërguari i Tij. Po, nëe pendoheni, do të jetë më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinë, ta dini se nuk mund ti shpëtoni All-llahut. E, ti përgëzoji ata që mohuan me një dënim të padurueshëm.
Ky varg do te thote se nese do te thyeni serish kete marrveshje Zoti eshte terhequr nga marrveshjet me ju dhe nuk do te keni me kompromis, dhe jo vetem kaq por ju kerkohet nje pendim dhe kthese ne pune te mira e largim nga mizorite.
Vijojme....
4. Pos atyre idhujarëve me të cilët keni lidhur marrëveshje, e të cilët nuk ju kanë shmangur asgjë dhe nuk e kanë ndihmuar askënd kundër jush, pra, edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar. Ska dyshim se All-llahu i do të devotshmit.
Nderkohe kurani terheq verejtjen cdo muslimani te devotshem qe te respektoje marrveshjet e premtimet e tij me cdo idhujtar qe nuk i lufton, me cdoke qe i permbahet fjeleve te thena, e me cdoke qe nuk kontribon ne zhdukjen e muslimaneve.Besoj se e kupton dallimin....
Vijojme.....
5. E kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që ti gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshrues.
Me pas vjen ky urdher i ashper por ama jo per idhujtaret, por per mizoret idhujtare, per vrasesit, per kusaret, per ato qe thyajne marrveshjet etj etj.
Pra ne fillim kurani na tregon per ndarjen e idhujtareve, (ato qe i permbahen marrveshjes dhe ato qe bejne zullum) dhe me pas urdheron te luftohet vetem shembulli i keq i idhujtarise, pra njerezit qe e kane keqkuptuar te qenit njeri.
Vijojme----
6. E nëse ndokush prejidhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që ti dëgjojë fjalët e All-llahut , e mandej në vendin e tij të sigurt. Këtë ngase ata janë popull që nuk e dinë.
Megjithese ju kane vrare, megjithese jane terhequr nga premtimet e kane dashur zhdukjen tuaj, Zoti porosit te mos behemi si ata, por nese dorezohen e kerkojne strehim e mbrojtje, duhet tu afrohet ajo nga pala muslimane, nderkohe obligohet muslimani qe ta njohe me fjelet e bukura te Zotit, me gjuhen e meshires, sepse vertete kjo gjuhe ju mungonte idhujtareve te dikurshem. Tani imagjino, kishim te benim me popull qe me mire preferonte ta varrose vajzen te gjalle sesa ta rriste ate...
vijojme....
7. Si mund të kenë udhujtarët besë te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje pranë xhamisë së shenjtë (Qabes), e derisa ata i përmbahen (marrëveshjes) përmbahuni edhe ju. All-llahu i do ata që ruajnë besën.
Ne kete varg Zoti tregon se nuk mund te kete bese me ju pervec idhujtarit qe e ruan ate bese, nderkohe ne fund te vargut porosit: "permbajuni beses qe jepini dhe mos u perngjani idhujtareve beseshkelur...
Vijojme...
8. Si mund të kenë besë ata të cilët nëse ju mundin, nuk përfillin ndaj jush as farefisni dhe as marrëveshje. Ata ju bëjnë lajka me fjalët e tyre kundërshtojnë ngase shumica e tyre janë besëthyes.
Ketu permenden nje pjese e cilesive te tyre, e para, nese fitojne ne beteje nuk ju permbahen premtimeve por, synojne zhdukjen e te mundurit ne teresi(SHfarosje) madje nuk kursejne as familjet tuaja(gra e femije) nderkohe premtimet e tyre qe shkileshin cdo dite ishin vetem lajka e genjeshtra.
vijojm----
9. Ata i shkëmbyen ajetet e All-llahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.
Ky varg do te thote se ato ja kthyen shpinen udhes se Zotit, dhe deri ketu ska asgje sepse besimi eshte ceshtje private, por ama nuk u mjaftuan me kete por, penguan edhe te tjeret qe te ndiqnin besimin e e tyre
Valle vetem kaq?
10. Ata nuk respektojnë te asnjë besimtar as farefisnin, as marrëveshjen; si të tillë janë dhunues.
Pra ky lloj i idhujtareve qe duhet te luftohet(Jo te shfaroset) jo vetem qe nuk rrespektojne marrveshjet, por pasi i thyejne ato nisin te dhunojne familjet muslimane dhe fiset e tyre, sic qe rasti konkret me Fisin Beni Huzza qe u masakrua brenda nje nate nga fiset idhujtare.
Vijojme----
11. Po, nëse ata pendohen,e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne sqarojmë agumentet për ata njerëz që kuptojnë.
Me gjithe kanibalizmat e tyre, Zoti permend se tek e fundit jane njerez qe edhe pendohen dhe kthehen, andaj nese dikush ka ndermend ta beje nuk duhet ndershkuar per veprat e tij sepse nuk ka qene i nnjohur me meshiren hyjnore.
12. E nëse ata thyejnë zotimet e tyre pas marrëveshjes, luftojne fenë tuaj, atëherë luftoni krerët e mohuesve. Ata vërtet nuk kanë besë, luftoni që të frenohen nga krimi e fyerja.
Megjithate mendja e njeriut ndryshon shpejt dhe Zakoni si thone zor se hiqet prandaj nese serish e thyajne marrveshjen,Luftojne ju, fene tuaj, ushtrojne dhune e krime, atehere luftojini dhe ju, pra nuk thote luftojini te paret por luftojini te mbroni vetveten.
Ndrerkohe po vijoj edhe me vargun e fundit qe do shpjegoj sepse mendoj se kuptimi eshte shume i qarte:
13. Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimete veta dhe tentuan të dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata e filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është ti frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë.
Ne kete varg tregohet edhe komplet shkaku i luftes, thyeja e marrveshjes duke vrare, tentimi i debimit e eleminimit te Profetit, dhe ndezja e luftes, mendoj se nuk jane akuza te lehte qe duhet te anashkalohen...
Dhe tek e fundit sqarohet se Idhojtaret e filluan luften, nderkohe qe ju duhet te mbroheni e te mbijetoni nga planet e tyre mizore.
Astronaut trimi, nese nuk te kam shkruajtur deri tani se kam bere jo sepse nuk te kthej dot pergjigjie, por sepse nuk kam dashur te irritoj nervat me misjonare te copy and paste, dhe tek e dyta gjerat jane shume te qarta, me ane te ketij vargu kuranor:
"Zoti nuk ju ndalon që të silleni me mirësi e drejtësi ndaj atyre që nuk ju luftuan për shkak të fesë apo nuk ju nxorën me dhunë nga shtëpitë tuaja. Zoti i do ata që janë të drejtë.
nderkohe vijojne vargjet, ku tregojne gjerat e kunderta...
Zoti ju ndalon që të miqësoheni vetëm me ata që ju luftuan për çështje të fesë, ju nxorën nga shtëpitë dhe mbështetën shpërnguljen tuaj..." (Kurani 60:8-9)
Nderkohe leja per te luftuar dike eshte percaktuar fare qarte ne kuran dhe nuk ka nevije ta percaktoje askush tjeter;
"U është dhënë leje të luftojnë atyre, kundër të cilëve është luftuar, sepse atyre u është bërë padrejtësi. Zoti ka forcë t'u vijë në ndihmë atyre. U është dhënë leje të luftojnë atyre që u përzunë nga shtëpitë e veta pa të drejtë, vetëm për arsyen se thanë: "Zoti ynë është Allahu..." (Kurani 22:39:40)
Lexim te mbare...
__________________
Duro, duro...
Modifikuar nga Indrit datė 25/05/2006 ora 15:55
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|