Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne
Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Tridimensional pa kohė

Pse truri stop tek përmasa e katërt? Sa mbërrin në sinorin e gjatësi-gjerësi-lartësisë ngecet! Mos shko më tutje! Humnerë e keqe ajo… pa pa pa… Eja vemi përlajmë ndonjë “biftek” a bërxollë më mirë. Ashtu të rrafshët, dypërmasore. Të kuptueshme dhe të tretshme. “Tymi” po na pret. Në qoftë plot tek “Tymi”, kemi “Derrin”. Pa gjë s’mbetemi. Cave ju bëhet nder i madh kur i shpie edhe deri te përmasa e tretë. I ke mu si drejtëza a sipërfaqe, rrafsh gjerë-e-gjatë, por kur vjen puna te thellësia, a aq më pak te lartësia, nuk dëgjojnë shumë nga ai vesh. Nuk janë të thellë. Aq më pak të lartë. Kanë deficit përmasash. Por mos u sikletosni. Kjo puna e përmasave kështu e ka; është me dhembje. Diku thyhen ato të uruara. Të gjithëve u ndodh. Dallimi i vetëm është se ku ndodh thyerja. Ja atyre cektësirave baltovinore-kënetore me këngë bretkosash sipër (që kurrë su bënë princër) krisja u ndodh aty nga përmasa e dytë dhe thyerja te e treta padiskutim. Te tjerët e pësojne krisën te e katërta, koha. Gjenitë e kanë numurin shumë të lartë. Hajt të themi edhe ata gjunjëzohen andej nga dimensioni i pesëdhjetë a njëqindtë. Por gjenitë vijnë një në 100 vjet, lulëzojnë si ato lulet e kaktusit, vetëm një herë; për inflancionin e gjenive, për kuotat që u ranë në bursën e Stokholmit, fajin e kemi vetë. Se ja quajmë të tillë ata që s’janë, ja nuk quajmë të tillë ata që janë. E si mund të shpëtonim ne nga të dy tipet e Gabimit? Ne gabimmëdhenjtë.
Në përmasat e thyera varëm trastat e zilisë, cmirës dhe fodullëkut tonë. Ky i fundit është kronika e zezë e mendjemadhësisë. Gur i zi në torbat tona që më së shumti thyen përmasën e tretë. Më së shumti na lë pa lartësi. Na bën shumë të ulët me një fjalë. Përmasat e thyera i kemi si shkop katundari ku varim gjithë torbat tona plot pelin të hidhur. Ushqim të helmatisur. Fermente të harbuar që shkumëzojnë. Afër sëpatës që pret dru. Degë. Shufra.
“Hajde dimensione me preee....!”

*****
(vijon)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 10:08
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kështu dhe unë, si nga mëhalla "i communi mortali" që jam, pashë se si po kërciste e krisej nën peshën e dashurive dimensioni im i katërt. Koha. S’po kish kutpim. Nuk po bënte “sense”, do thosh anglezi. Gjërat mi ngatërronte në mënyrë brutale. Më sillte mrekulli syerrëta në "wrong time", në momentin që s’duhej. Apo borëbardha kristale që kohën s’e njihnin. Që vinin nga re polare ku stinët kanë ngrirë në pikë singulariteti. Everwhite. Që kishin zbuluar sekretin e rinisë së përjetshme ngaqë jetonin momentin. Të tashmen. Që s’bëhej kurrë e shkuar. Që s’vinte kurrë nga e ardhmja. Sfidonin matematikën. Shkatërronin gardhe e limite. Përjetonin të papërjetueshmen, kohën zero absolute. Që donin gjithçka-këtu-tani.
Pyetjes së vjetër sa bota, që a ecim ne mes kohës apo koha vërshon përmes nesh, i kishin dhënë përgjigje në mënyrën e vet. Me afeksione boreale.

*****
(vijon)

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 10:10
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

I kapur gafil me gjymtyrën time kockëthyer të kohës, u gjenda papritur sakat në pistën e madhe ku vallëzonin të bukurat. Ato vinin më ftonin në vallëzim. Një dame nuk i kundërshtohet kurrë. Një damë vetëm adhurohet. Apo të vdiq kavalieri në shpirt, lundërtharë! Një lady kur ka rradhën të të ftojë, vetëm lumturohet. Edhe kur nuk ke gjymtyrë për vallëzim. Këmbët kockëthyera nuk janë problem. As guri që të dërrmon nën thembër. As gjëmbi që të ther nën shputë. A nuk e bëri "trade off"-in sirena e detit me këmbë që i gjakosnin nga dhimbja? Vetëm të vallëzonte një herë me atë që deshte. Le të vdiste pas atij danci. Apres moi deluge. Kockën e thyer të kohës e mbajta në duar si Hamleti kafkën. Unë ty do të sfidoj, bubulliva. Dhe u hodha ulok i lumtur me tre përmasat e tjera në krahët flurorë dancues.

Nuk di në është muzika intermezzo e heshtjes? Por në heshtjen që pllakosi shtyva kanatet e portës së rëndë të shpirtit. Nga ndryshku mezi u hap me kërkëllimë; kisha kohë pa hyrë aty. Në mermeret e shpirtit tim ka diçka nga Roma, qyteti i vërtetë i shenjtë i botës. Është Roma e katërt, profeci e sfiduar. S'u ndërtua me një ditë, por brenda çastit shpesh u rrënua. Shumë herë u dogj dhe unë s’kisha ç’të bëja, veç të vështroja nga larg trishtueshëm flakët. Por kjo nuk më bën Nero. Nuk më bën të errët. Ndonëse nga tymi u nxiva.
Mermeret ngrihen madhërishem, siç bëjnë ata veç në Romë. Kalldrëmi antik të fton për arratisje mes furtunës e hanxhinjsh me pishtarë te pragjet ose për shëtitje serene në prag muzgu me shpatulla fqinjëruese për të parë si perëndon dielli i pasionit, si një shpresë e thith horizonti i arsyes, apo si pendimet ngrihen të ftohtë si hëna meģte dyll e limon. Gjithçka është e hapur. Hit the road, darling! Strike me baby! Kalldrëmi të fton në çdo dimension.
*****
(vijon)

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 10:10
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Quo vadis, imzot? Ky zë i lashtë sa miliona herë e ka bërë këtë pyetje? Hap një tjetër portë mes kangjellash qimiteri. Ku më mirë se aty mund të vejë një kohëvdekur? Mbi harkun e portalit shkruar Nekropoli i Ëndërrave. Një qytet pa nekropol nuk ka dëshmi që ka qenë një herë i gjallë. Hapat përtypin zhavor, neuronet kujtime. Keith Richards më thotë të mos harroj të vendos trëndafilë mbi rrasat e lëmuara. Si për Little Susie. Për diskrecion mbi to shkruhen veç iniciale. Alfabet i shpërndarë pa rregull mbi mermer. Tre gërmat e maxhnunit. Petalet e kuqe i mbulojnë pjesërisht. Diçka më thote se tre germa mund ta rikthejnë atë sërisht. “E” ku humba virgjërinë. Një gonxhe mbi të. Me vesë argjendi. Ja dhe “L”. Kurrë s’e mora vesh a ishte L për Love apo për Loss; për Dashuri apo Humbje. Si enë komunikuese ato ushqejnë njera tjetrën. Ndaj aq të mëdha më janë të dyja. “K” rri pak mënjanë, e veçantë, dashuri adoleshence, kurrë e realizuar, kurrë e shprehur. Për këtë shkak më soverenia. Ja dhe fundi i alfabetit, si stacioni i fundit i gjeniut, që aq shumë e desha të më freskonte ballin e nxehtë pas harlisjeve e bredhjeve pa përgjegjësi. Aq shumë e desha për një espresso dyshe. Nga ato që veç ajo mund të mi jepte me urtësi. Që s’mu realizuan kurrë. Dhe veç rrasën e hirtë mban sipër tani. Trefish trëndafilë. Falmnderit për kujtesën, Keith! Ajo ish një perlë që unë pata fatkeqësinë ta shoh dhe më pas, per fajin tim mi mbylli kapakët e sertë të guackës kokëfortë. S’ka qysqi që e hap. S’ka pendesë që e bind. Ëndërr post-mortum. Në kokëngjeshësinë e vet guackëmbyllur me kalcium e fosfor të thyen çdo shpresë për ringjallje. Veç dy herë ka ndodhur kjo në mijëra vjet, një herë me Krishtin dhe një herë me Kostandinin. Unë deliranti shpresoj sidoqoftë, pasi gjërat e mira janë gjithmonë tre! Dhe me Kostandinin kemi lidhje gjaku.
*****

Dola nga qimiteri. Në kockën-përmasë të thyer diçka po ndodhte ashtu pa ndjerë. Ca qeliza kallusi kërkonin shoshoqen nga të dy anët e thyerjes. Të ngjisnin përmasën. Degën e thyer të kohës. Katerpërmasor tashmë i largohesha nekropolit. Nuk e dija, por kur koha kish ngrirë, në kokën time ish shtuar tinëzisht një thinj녅.

(FUND)

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 10:10
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kritiket e artit...

Me sjellin gjithmone ne mend thenien e Dino Risit (regjizor):

"Kritiket do donin qe ne te benim filmat qe ata do benin, sikur te dinin si behen."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 10:28
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Anemone
Amygdala

Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644

Per kritiket?

Read More

Lexo më tepër
Se dy paragrafët e mi të parë
Që lëçite.
Jo për ty,
Por mua të më ndihmosh,
Se analfabet i vetes jam,
Rrokjet e mia më torturojnë.
Çika çika varur në çengelë zanoresh
Që rënkojnë.

Ajsberg
Në det keqkutimesh
Nuk mbytem dot.
Shfaq pjesën më të parëndësishme,
Fragmentin diplomatik
Që prodhon vetëm
Bisedime të dështuara.

Klikomë
Dhe do të hapem
Si rrotull papirusi
Të premtoj
Do gjesh një pjesë sekreti
Qe tek Graali yt
Do të shpjerë.

Do të shpështillem
Si sixhade persiane
Që ti e shkel me këmbë
Të dhjetë milion nyjet e mija,
Në safarin tënd të rradhës,
Veç kujdes,
Se qilimi mund të jetë fluturues
Dhe Zoti e di nga të shpie
A të rrëzon!

Mbase
Zgjon Aladinin tek unë
Dhe te ty Sheherezaden.
Mbase them,
Se nuk e di.
Ja, ç’thuhet më pas tek unë,
A s’ma thua?
A s’më ndihmon?


Lexo pra më tej,
Yes, please, read more!

PS:
Me sytë e tu si grenxa,
Shetit midis rreshtash,
Por mos thumbo!
Jo se më dhimbset vetja,
Jo,
Frikë kam për ty,
Se grenxat vdesin
Pasi thumbojnë.

__________________
Liquid Dreams.

Modifikuar nga Tulipani datė 22/12/2009 ora 19:46

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 19:34
Anemone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anemone Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anemone (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anemone Shto Anemone nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anemone nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Thumbs up

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 19:41
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

ah aq pak sa lexova Faje me terhoqi shume, shume realitet, fare hipokrizi, merzitje e madhe dhe shume filozofi.

Me thuaj nje qe nuk kaloi neper keto rutinat e emigracionit, edhe ata qe e mohojne kane harruar ose mundohen te harrojne

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 20:38
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Citim:
Po citoj ato që tha Anemone
Per kritiket?

PS:
Me sytë e tu si grenxa,
Shetit midis rreshtash,
Por mos thumbo!
Jo se më dhimbset vetja,
Jo,
Frikë kam për ty,
Se grenxat vdesin
Pasi thumbojnë.



fantastike

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 20:39
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Une nuk lexoj trishtim apo brenga. Se di pse te tjeret i shikojne keto.

Ka sarkazem, ironi (per veten dhe per te tjeret), sqime, etj., por nuk gjej trishtim.

Pastaj di te rrotulloje fjalet kaq mire, saqe me solli ne mend kohet kur lexoja Aldo Busin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 20:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:22 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.