Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Histori FRYMEZUESE
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Smile

Histori FRYMEZUESE

BEHU NJE INKURAJUES
"Fjalet e Embla jane ...ilac" Fjalet e Urta 16:24

Tomi nuk po ecte mire ne shkolle. Ai nuk po ambjentohej dot me gjerat dhe me ritmin e zhvillimit te mesimit. Ne fund, mesuesja e tij u dorezua dhe thirri nenen e tij, duke i thene asaj qe ta merrte te birin ne shtepi, pasi ai nuk mund te mesonte dot dhe nuk do te cante ne Jete. Por nena e Tomit kishte nje mendim te ndryshem, ajo besonte ne aftesite e tij. Ajo e shkolloi ate ne shtepi dhe cdo here qe ai nuk do te merrte proviin ajo do ta inkurajonte dhe do t'i thoshte ta provonte perseri.
Por cfare ndodhi me Tomin? Ai u rrit dhe u be nje shpikes. Ai pati patentat e 1000 shpikjeve, nder te cilat ja vlen te permendim fonografin dhe llampen elektrike. Do ta kesh kuptuar qe behet fjale per Tomas Edison.

Interesante apo jo? Kur njerezit kane dashuri dhe shprese, nuk e ke idene sesa larg mund te shkojne. Solomoni shkruan: "Fjalet e Embla jane...ilac" Po fjalet e tua si jane? A ndertojne apo shkaterrojne? Si ndihen njerezit kur jane rreth teje? Mos harro: Me Perendine cdo ferre ka potencialin per tu bere nje trendafil. Libri i Tij, Bibla, eshte nje liber shprese.



ZBULO SE CFARE ESHTE BRENDA TEJE

40 vjet me pare ne qytetin e Bangokut, ne Tajlande, u zbulua Buda i Arte. Per vite te tera nje statuje e stermadhe, prej betoni, e shemtuar, qendronte ne mes te qytetit. Vizitoret hidhnin te ajo kanacet e pijeve freskuese dhe mbeturina te tjera. Ndodhi qe nje dite, nje nga prifterinjte budiste vendosi qe ta zhvendote kete statuje te vjeter nga territori i tempullit. Ndersa po e zhvendosnin betoni pesoi te cara. Ndersa pjeseza betoni po i shkeputeshin statujes, prifti vuri re qe nen beton kishte dicka tjeter. Ai thirri disa ndihmesa. Ata e hoqen me kujdes betonin dhe brenda gjeten skulpturen me te madhe ne bote te bere me flori, rreth 2.4 m e larte. Per vite te tera kishte qene atje, por askush nuk e kishte ditur.

Edhe ti i perngjet kesaj statuje. Vlera jote e vertete eshte brenda teje, vetem nese do te ndalosh dhe t'i besh inventarin. Ti nuk mund te veprosh ne nje menyre te kundert me perceptimin qe ke per veten. Ti gjithnje do te sillesh ne ate menyre qe do te reflektoje kendveshtrimin qe ke per vetveten.



PAQE
"Nuk do te kete te sosur rritja e Perandorise se Tij dhe paqja..." Isaia 9

Ira Sanki ishte kengetari qe kendonte ne takimet ungjillizuese te ungjilltarit te madh amerikan D.L.Moody. Nje nate, ndersa ishte duke kenduar si solist kengen "Kenga e Bariut", nje i panjohur pyeti: "A ke sherbyer ne ushtrine e Unionit?". Pasi mori nje pergjigje pozitive, i panjohurie pyeti serish: "A ke sherbyer ne vendroje nje nate me nje hene te plote ne 1862?". Kur Sanki i tha se po, i panjohuri vazhdoi: "Edhe une gjithashtu. Por une isha ne ushtrine konfederale dhe kur te pashe vendosa te te vrisja. Pikerisht ne ato momente ti fillove te kendosh kete kenge, keshtu qe e hoqa gishtin nga kembeza e pushkes duke menduar: "Do ta le te mbaroje kengen dhe atehere do ta qelloj". Por kenga jote me solli ne kujtese femijerine time dhe nenen time te perendishme dhe u mbusha me ngasherim. Ate nate ndersa te degjoja ty, krahu im m'u mpi dhe nuk mund te beja dot asgje me te. Une isha me se i bindur se Zoti te kishte shpetuar nga vdekja e sigurt".

Histori te tilla nuk jane te pazakonta. Nje Krishtlindje, gjate Luftes se Pare Boterore, ndersa ushtaret gjermane dhe britanikeishin ne bunkeret e tyre, gjermanet filluan qe te kendonin himnin e mirenjohur 'Stille Nacht' (Nate e Qete), pasi britaniket kishin filluar qe te kendonin 'Ejani ju Besnike'. Menjehere, burrat te cilit kishin luftuar kunder njeri-tjetrit, u bashkuan duke kenduar te njejten kenge, ku gjermanet po kendonin versionin latin te himnit: "Ejani ju Besnike, me gezim dhe triumf, ejani ju te gjith ne Betlehem. Ejani dhe veshtrojeni, te sapolindurin Mbret te Engjejve".

Jezusi eshte Princi i Paqes. Jezusi mund te ndryshoje zemrat dhe te sjelle paqe - nese ti e lejon ate!



SHENJAT MBI RERE
"...Nuk do te te le, nuk do te te braktis..." Hebrjenjte 13:5

Tani merr pak kohe per te lexuar dhe rilexuar keto fjale te pavdekshme te Margaret Fishbak Pauers:
"Nje nate enderrova sikur po ecja pergjate bregut te detit me Zotin. Lart ne qiell me shfaqeshin skena te ndryshme nga jeta ime. per secilen nga keto skena vura re dy pale shenjash shputash ne rere. Njera pale me perkiste mua ndersa tjetra i perkiste Perendise. Kur mu shfaq skena e fundit e jetes sime, hodha syte per te pare shenjat mbi rere. Vura re, se shume here pergjate trajektores qe kishim ndermarre duke ecur, ishin vetem nje pale shenja. Vura re gjithashtu, se kjo gje ndodhte gjate periudhave me te trishtueshme te jetes sime. Kjo me te vertete trazoi dhe pyeta Perendine rreth kesaj: "Zot, ti me pate thene se kur te vendosja per te ndjekur ty, Ti do te ecje me mua gjate gjithe udhetimit. Por une po verej se gjate periudhave me te veshtira te jetes sime ka vetem nje pale shenja shputash. Nuk arrij te kuptoj perse ne kohet kur une kisha me shume nevoje per Ty, Ti me paske lene vetem". Zoti m'u pergjigj: "Une te dua ty dhe nuk do te te lija kurre vetem ne mes te veshtiresive dhe problemeve. Kur ti pe vetem nje pale shenja mbi rere... ne fakt ato ishin te miat. Pikerisht ne ato momente une po te mbaja ne krahe!"

Ke nevoje per me shume siguri? Zoti vete ecen para teje; ai do te jete me ty; nuk do te te lere dhe nuk ka per te te braktisur; mos u tremb dhe mos u tmerro. (LiP.31:8). Sot ti nuk je vetem - Zoti eshte me ty!



VEPRAT E VOGLA KANE VLERE

Ajo qe mund te duket e vogel per ty mund te jete jashtezakonisht e madhe per dike tjeter. Pyet po deshe Bon Fouks. Gjaate Luftes se Dyte Boterore ai pilotonte nje avion B-17. Ne nje nga misionet e tij ai ra nen zjarrin e mitralozeve kunderajrore te nazisteve. Megjithese serbatoret e tij u goditen, avioni nuk shpertheu dhe Fouks ishte ne gjendje ta ulte ne baze. Mengjesin pasues, ai shkoi te kapiteni i skuadres dhe i kerkoi predhen qe e kishte goditur avionin e tij, per ta mbajtur si suvenir te shansit te tij. Kapiteni i tha se nuk ishte 1 predhe, por 11 te tilla qe i kishin goditur serbatorin dhe asnjera prej tyre nuk kishte shperthyer. Tekniket i hapen predhat dhe pane se te gjitha nuk kishin brenda eksplozivin. Ato te gjitha ishin te pastra dhe te pademshme dhe njera nga ato bente perjashtim nga te tjerat pasi ishte bosh fare. Kjo e fundit kishte nje cope letre te mbeshtjelle me kujdes. Mbi te ishte shkruar nje mesazh ne gjuhen ceke: "Vetem kaq mund te bejme per ju tani". Nje puntor guzimtar ne linjen e fabrikes po carmatoste bombat dhe kishte shkruar nje mesazh. Ai nuk mund t'i jepte fund luftes, por mund te shpetonte nje avion. Ai nuk mund te bente gjithcka, por ai mundi te bente dicka dhe e beri.
Prandaj shkruaje ate leter. Beje ate telefonate. Jepi ato para.
Xhon Wesli ka thene: "Bej gjithe te miren qe mundesh me te gjitha mundesite qe ke, ne cdo menyre qe te jepet, ne cdo kohe qe mundesh, ndaj te gjitheve qe te dalin ne shteg, per aq gjate sa mundesh". Me Zotin edhe veprat e vogla kane vlere.



NJE FYTYRE QE THOTE PO !

Nje dite, presidenti Tomas Xheferson sebashku me nje gup miqsh, po udhetonte permes vendit duke kaleruar. I gjithe grupi mberriti te nje lume, i cili kishte dale nga shtrati i tij per shkak te nje shtrengate te forte dhe te papritur. Lumi kishte shkulur vendit edhe uren, duke e hedhur diku me poshte nga vendi i saj dhe secili nga kaloresit duhej ta kalonte lumin me kale. Kjo ishte e rrezikshme sepse u duhej te luftonin per jete a vdekje me rrymat e forta te lumit. Kjo gje beri qe nje nga udhetaret, i cili nuk ishte pjese e grupit, te rrinte menjane dhe te vezhgonte. Pasi disa nga kalorersit ishin futur ne lume dhe ia kishin dale mbane deri ne bregun tjeter te lumit, udhetari i panjohur i kerkkoi presidentit Xheferson qe ta kalonte matane. Presidenti pranoi pa asnje hezitim. Keshtu qe i panjohuri i hipi kalit dhe te dy dolen ne bregun tjeter shendoshe e mire. Ndersa udhetari i panjohur zbriti nga kali, nje nga shoqeruesit e Xhefersonit e pyeti: "Perse zgjodhe Presidentin?". I panjohuri u trondit dhe pohoi, se nuk e kishte fare idene se ai qe e kishte ndihmuar kishte qene Presidenti. "Ajo qe di" - tha ai, "eshte se ne disa prej fytyrave ishe shkruar pergjigja 'Jo!' dhe ne disa te tjera ishte shkruar pergjigja 'Po!'. Fytyra e tij kishte nje 'Po!' te shkruar mbi te".

Nje mendesi e duhur te jep nje fytyre me nje 'Po!' te shkruar mbi te. Perpiqu qe sot ta mbash mend kete!


KESHILLOHU ME PERENDINE
"Zemra e njeriut programon rrugen e tij, por Zoti drejton hapat e tij." Fjalet e Urta 16:9

Xhorxh enderronte te behej pjese e marines, por nenes se tij qe kishte ngelur e ve ne moshe te re dhe i kishte rritur me halle femijet e saj, nuk i pelqente ideja. Megjithate ajo vendosi te behej trime dhe e la qe te shkonte ne marine. Diten kur ai u nis per te lundruar deteve, ai e perqafoi nenen e tij duke i dhene lamtumiren. Ajo filloi te qante, gje qe nuk e kishte zakon. Pas gjitha atyre qe kishte hequr ajo nuk donte te perballej me te tjera fatkeqesi. Xhorxhi nuk duhej te ngjitej ne ate anije, ai duhet te qendronte ne shtepi dhe te behej shtylla e familjes. Djaloshi ne uniformen e tij prej marinari deshironte te bente karriere ne marine por nuk donte t'ia shtonte dhimbjen nenes se tij. Keshtu qe zemerthyer ai dorezoi uniformen e tij dhe kerkoi t'i ktheheshin gjerat personale te cilat ishin tashme ne bordin e anijes. Ai ishte thjesht nje tjeter djalosh qe donte te laargohej nga shtepia ne kerkim te aventures, por qe nuk i doli ashtu sic e kishte planifikuar. E megjithate vendimi i tij pati nje ndikim te thelle ne Luften Revolucionare te Amerikes. Ankthi 11 oresh i nje nene ndaloi djalin e saj 15 vjecar qe te shkonte ne rradhet e Flotes Britanike duke filluar keshtu nje aventure teresisht te ndryshme nga ajo qe me vone do ta bente te famsshem. Emri i ketij djaloshi ishte Xhorxh Uashington, presidenti i pare i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Henri Blekebi shkruan: "Ne mund te besojme se jemi ne shtegun e duhur e megjithate mund te jemi teresisht ne drejtimin e kundert te vullnetit te Zotit. Nese nuk bazohemi te Fryma e Shenjte ne do te bejme gjerat te mbeshtetur ne urtesine tone. Prandaj kerko udhezimin e Zotit, Ai i njeh te gjitha pasojat e perzgjedhjeve te tua."



JETA PA NJE QELLIM

Jeta me e keqe qe mund te ekzistoje eshte nje jete pa nje qellim, e ngujuar ne nje rutine te njejte, te vjetersuar.
Toni Evans shkruan: "Cdo dite ti zgjohesh dhe del nga i njejti shtrat, shkon te e njejt banjo, sheh te njejten fytyre ne te njejten pasqyre. Shkon te i njejti dollap (perjashto rastin kur ke blere nje te ri), zgjedh te njejtat rroba, atehere shkon dhe ulesh ne te njejten tryeze dhe ha mengjesin. Pastaj cohesh, del nga e njejta dere ne te njejten rruge, qe te shpie ne te njejten pune ose shkolle. Atje punon ose studion me te njejtet njerez, i mbikqyrur nga i njejti shef ose mesues. Kur vjen mbremja, kthehesh serish neper te njejten rruge, hyn ne te njejten dere dhe rrjedhimisht ne te njejten shtepi. Nderkaq, ulesh ne te njejtin divan ose karrige dhe sheh te njejtin televizor. Ne fund te mbremjes shkon te i njejti shtrat, fle gjume qe ne mengjes te mund te cohesh i fresket dhe per cfare, qe te fillosh nga e para te njejten rutine, tashme te vjetersuar".

Zoti nuk te krijoi dhe per me shume nuk te cliroi ty qe te ekzistosh pa pasur asnje qellim ne jete. Kjo gje duhet te tingelloje si nje lajm i mire, sepse kjo do te thote, qe edhe nese je duke kerkuar te gjesh e kuptosh qellimin e jetes tende - atehere diku aty jashte ka dicka qe ia vlen te mundohesh per ta gjetur. Gjerat qe na rrethojne nuk jane gjithcka qe ekziston. Zoti ka pregatitur nje plan per ty. Vetem per ty. Kerkoje, gjeje dhe jetoje ne te gjithe plotesine e Tij.



TERHEQJA E DASHURISE SE ZOTIT

Tregojne nje barcalete, ku nje ateist shkoi per te kaluar nje dite te qete duke peshkuar. Papritur barka e tij u sulmua nga perbindedshi i Lok Nes-it (Lok Nes eshte nje liqen ne Skoci, ku disa njerez pretendojne se kane pare nje qenie te cuditshme ujore, te panjohur me pare.) Perbindeshi e hodhi perpjete ate bashke me barken dhe ndersa ateisti ishte ne ajer, perbindeshi hapi gojen duke u pregatitur ta gelltiste. Burri bertiti me te madh: "O Zoti im me ndihmo!". Papritur e gjithe skena e sulmit ngriu ne vend. Ndersa ateisti kishte ngelur pezull ne ajer, nje ze nga qielli thote: "Mendoja se nuk besoje ne Mua", "Te lutem Zot, leri keto tani!" - iu pergjerua burri. "Dy minuta me pare nuk besoja as ne ekzistencen e perbindeshit te Lok Nes-it".

Billi Graham thote: "Sa here qe dikush me pyet se si mund te jem kaqi sigurt se kush dhe cfare eshte Zoti, me kujtohet nje histori, ku nje djale i vogel po luante me nje balone. Era ishte e forte dhe re te medha fluturonin ne qiell duke i prishur njetrajteshmerine kaltersise se tij. Balona u ngjit lart e me lart, derisa humbi pas reve. "Cfare po ben?" - e pyeti nje burre djaloshin. "Jam duke luajtur e nje balone" - iu pergjigj ai. "Po luan me nje balone? Si mund te jesh i sigurt? Ti nuk e sheh dot ate?" -ia ktheu burri. "E vertete" -ia priti djaloshi, "une nuk arrij ta shoh, por here pas here ndjej nje terheqje, prandaj jam kaq i sigurt qe ndodhet atje!"

Gjeje Zotin per veten tende duke e ftuar Jezus Krishtin ne jeten tende. Atehere edhe ti, gjithashtu, do te dish nepermjet asaj terheqjes se ngrohte dhe te mrekullueshme te kordave te zemres, qe Ai me siguri eshte atje dhe qe Ai jeton me ty.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2010 11:20
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

I lexova keto histori demode, qe nga lufta e dyte apo e pare boterore. Nejse, si per te trembur femijet e vegjel.

Keto jane menyrat se si dikush do te gjeje zotin? Boo, I ra bomba afer dhe nuk e vrau-Opa ishte Zoti qe e shpetoi. kaloi kometa dhe nuk e kapi Token, Zoti prape.

Filan president beri kshu e ashtu.

Ore mik, jeta e perditshme ka mijra raste te tilla.

Zoti te jep mendjen dhe te thote mendo njehere para se ta hedhesh hapin. Po i hyre detit mekembe sigurisht qe do ta pesosh.

Meslera

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2010 12:54
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:11 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Histori FRYMEZUESE

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.