Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Gjuha shqipe, hymne ngritur per te Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
anonime kakavije
Anetar i ri

Regjistruar: 30/12/2002
Vendbanimi: te sheshi ke mejdani
Mesazhe: 8

Gjuha shqipe, hymne ngritur per te

Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'veres
Qi vallzon n'blerim t'prillit
Porsi i ambli fllad i eres
Qi lmon gjinjt e drandofillit
Porsi vala e bregut t'detit
Porsi gjama e rrfes zhgjetare
Porsi ushtima e nji termetit
Njashtu asht gjuha jon Shqyptare

N'gjuh shqipe nanat tona
Shih, prej djepit na kan thanun
Se asht nji zot qi do ta dona
Dhe qe jeten na ka dhamun

Edhe shqip na than' se Zoti
Per Shqiptart Shqipnin e fali
Dhe sa t'endet stina e moti
Do ta gzojn' kta djal mbas djali.

... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ...
... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ...

... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ...
... ... ... ... ... ... ... ... ... ... ...

__________________
Mori Maro ime mbese
Zeme kater e leme pese

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2003 21:37
anonime kakavije nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė anonime kakavije Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me anonime kakavije (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: anonime kakavije Shto anonime kakavije nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto anonime kakavije nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Memedhe quhete toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem' e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret qe kane vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam deshire te vdese.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Qershor 2003 04:46
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
fluturake
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 27/02/2003
Vendbanimi: gjithkund e askund
Mesazhe: 174

GJUHA JONE SA E MIRE
SA E EMBEL,SA E GJERE
SA E LEHTE,SA E DLIRE
SA E BUKUR,SA E VLERE!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2003 14:21
fluturake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė fluturake Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me fluturake (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė fluturake't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: fluturake Shto fluturake nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto fluturake nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Gjuha Shqipe--Gjergj Fishta

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu ā' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; ā' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhč ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thānun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhānun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mā para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mā s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhč të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kźnë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fčs qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tź gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2004 17:47
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
MONIKA_NY
Tiranse4ever

Regjistruar: 14/07/2004
Vendbanimi: AMERIKE
Mesazhe: 10

Thumbs up

Shume me pyesin se nga jam
dhe une pergjigje ne anglisht u kthej
psheretij qe edhe vendin tim
ne gjuhe te huaj duhet ta perkthej..

Albania-Shqiperia-Albania perseri
cdo germe qe e them deshire me zgjon
mall per ta perdorur, mall per ta ndjere
dikush foli shqip----
...shshhshhshh e degjon?!

Nje liber ne dore, vetem te jete shqip
nje muzike e bukur-me tinguj shqiptare
nuk jam e cmendur, jam e dashuruar
e dua cdo gje me tinguj kombetar

Femijet tane flasin anglisht
e kane me kollaj--shprehet dikush
emri shqiptar, gjak jo i huaj
lajkat nuk mungojne ne shqip---rrapatush e lepurush...

Cdo gje ne veten tende eshte shqiptar
shkon diku dhe mundohesh te ndryshosh
gjuhen miku im, eshte gjuha e shpirtit
mundohu mos ta largosh
flite me femije, me familje
flite edhe me veten po ashtu
nuk ka gje me te bukur
se kur thua "Gjuha ime eshte ketu" (me doren ne zemer)


ps eshte thjesht nje shkrim i castit, dhe e shkruajta ashtu sic e ndjeva

__________________
SHI BIE NE TIRANE, NGA MALLI YT EDHE QIELLI QAN, JE I DEHUR NGA PIJA APO NGA DASHURIA, TI EC DHE KEMBET NUK TE MBAJNE.....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Korrik 2004 01:33
MONIKA_NY nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė MONIKA_NY Kėrko mesazhe tė tjera nga: MONIKA_NY Shto MONIKA_NY nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto MONIKA_NY nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

turqit erdhen si shigjeta
per t'i vene bazat e veta
"shqiponjat" i priten ne kater ceta
dhe i sulmuan si rrufeja

tani degjohet rrenja e gjuhes shqipe
qe ngroh folene e vet ne trojet e veta
dhe ben homazhe ne shenje respekti
per "shqiponjat" qe e shpetuan nga kukubecat drakonian

jehon si asnjehere me pare
dhe duke u valevitur
ne ajer te fresket
shkruan alfabetin e dhaskal todrit...

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2004 00:39
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:44 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Gjuha shqipe, hymne ngritur per te

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.