Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Kujtime per labin e madh te poezise shqipe
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

-Aliu ishte patriot por jo poet ------------dhe KADAREJA kur erdhi njehere ne vlore e tha hapur qe Ali asllani nul ishte poet i mirefillte por me teper mund te quhet poet popullor qe ben bejte por jo pezi qe ka rregullat e saj artisitke --------------saper Fatos Arapin -------FATOS ARAPI ka qene Poet edhe me i mire se edhe DRITEROI---ka qene nja nga mete miret ne Shqiperi per te mos thene me i miri ---kur keta DRITEROI dhe Kadareja erdhen  nga Moska----------Por me ardhjen e Driteroit--- dhe me marjen e Driteroit me politike --diktatura e menjanoi ne heshtje FATOS arapin --dhe ai nuk u ndje ,nuk u fut ne polemike te Hapur me driteroin te cilin Fatosi e ndihmoi kur driteroi qe i ri dhe sapo erdhi nga Moska  dhe pothuaj u terhoq nga jeta dhe nga poezia-----------sa per ate qe i ka kenduar periudhes se Komunizmit --ka bere shume mire --sepse asak periudhe i kendon gjithe populli shqiptar nga veriu ne jug--i kendonte dije dhe i kendon prap sot---------------sepse vetem ne ate periudhe Shqiperia pa nje ngritje si nga ana morale dhe nga prestigji --por edhe nga cdo aspekt --kulturor,arsimor,shendetsor,industrial,ekonomik--------dhe duke qene se Shqiperia qe e vetem dhe ne lufte te vazhdushme --me greqine, jugosllavine dhe qe arriti kulmin me perplasjen me ruset --sidomos kur SHQIPERIA u shkeput nga traktati i Varshaves dhe megjithse e vogel --shqiptaret ua thyen hundet ruseve ne bazen e nendetseve ne vlore-----dhe jo vetem ne vlore por nuk e ulen kurrizin te beheshin ure para nje superfuqie ndaj te cilet te gjithe dridheshin ,edhe ne moske ----por folen me dinjitet --sepse e dinin se njeriu njehere lind dhe iken nga kjo jete-----------por ama le gjurme ne histori me guximin e tij ,me trimerine etij,me shpirtin etij te paepur edhe para atyre qe benin te dridhej nje planet te tere----------dhe vetem ne ate periudhe shqiptaret treguan edhe njhere pas 500vjetesh se jane te denje per te mbajtur emrin  ---SHQIPTAR-----------natyrisht ne sot kemi nje metode tjeter qe na i kane sjelle keta qe nuk dime ca ti quajme ------------qe zvarritjen na e quajne zgjuarsi e trimeri--------dhe meqe zvariten vet duan qe gjithe shqiptaret te zvariten si ata dhe tu kendojne atyre qe gjithmone jane zvarritur para me te medhenjve -------------por karakteri i shqiptarit nuk pajtohet me kete lloj qendrimi ndaj jetes -----------anjehere shqiptaret nuk jane zvarritur --as para turkut as para gjermaneve,as para ruseve--------ndersa keta sot duan te na ndryshojne strukturen tone shpirterore -------------ne menyre qe te justifikojne para brezave qe vijne zvarritjen e tyre

sa per ate Petro Markon --ai eshte kot fare --ka nivel te rendomte ------biles me te ulet se mesatrja e nje poeti  te zakonshem----s'ja vlen fare te flasesh per te --biles duhet hedhur ne referendum popullor ne Vlore kush e meriton te mbaje emrin e kinoteatrit ne Vlore--sepse ai nuk perfaqson poezine apo artin me te mire te vlores --------ai eshte si nje mish i huaj ne vlore----dhe shkrimet e tij jane komplet deficente---s'kane asnje lloj vlere artistike---ai mund tejete me i miri per fshatin e tij por jo per vloren ---emri i tij e ben pis kinoteatrin e vlores

Ne fund do thoshja per ty me aq sa e njeh poezine  eshte i mire ALI ASLLANI--------per mua me aq sa  e njoh poezine eshte FATOS ARAPI--------biles Fatosi mbahet si nje nga me te miret ne Shqiperi sic te thashe me lart--po nejse ne po flasim per vloren--------por ne demokraci behen referendume per keto gjera---ose mblidhen specialistet dhe flasin---por kunder ALIUT si poet eshte nje nga mete medhenjte---KADAREJA-----------dhe sa per vitet 20-30  ne Shqiperi ,atehere kishte shume te talentuar ....dhe nuk i vinte radha Aliut.

 

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Tetor 2007 02:24
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
-------------Ali Asllani ishte me teper bejtexhi se poet ----dhe poeti me i mire i VLORES eshte --FATOS ARAPI----ai eshte poet i shkelqyer------biles nje  nga me te miret e SHQIPERISE---


Rajmond , mor u nxito miku im. A Asllani eshte poet me horizont shume te gjere. Vere re gjashtembedhjeterrokshin e tij. Ai ka ritem, ka rime dhe ka rime te brendeshme te thelle

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Tetor 2007 02:39
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP


Rajmond , mor u nxito miku im. A Asllani eshte poet me horizont shume te gjere. Vere re gjashtembedhjeterrokshin e tij. Ai ka ritem, ka rime dhe ka rime te brendeshme te thelle



---Qe ALI ASLLANI NUK ESHTE POET KETE UNE NUKE DISKUTOJA  FARE - KUR BISEDOJA ME MESUSEN TIME TE LETERSISE -------------POR KUR KADAREJA E THA HAPUR NE VLORE---------ne nje takim ne kinoteatrin e qytetit ---MUA AJO THENJE ME DEL DHE ME TEPRON-----------KESHTU QE FALEMINDERIT PER SUGJERIMIN-----------

Biles ai nuk eshte as bejtexhi----ALI ASLLANI ESHTE DICKA MIDIS POETIT DHE BEJTEXHIUT-----------sepse bejtexhiu me mire qe ke qejf ta degjosh eshte --SELIMI I BRATAJVE qe i kendon dhe DRITEROI---


  • ku le guret qaf e shpate
  • mardhur bore djegur vape
  • mbushe xha Selim i Brate
  • Dy hejbe me kenge labe


Poezia e ALI ASLLANIT ESHTE PATRIOTIKE ------------POR NUK KA MUZIKALITETIN  ARTISTIK TE POEZISE ----POR EDHE TE BEJTES--ai mund te bej 16-rrokeshin ---por poezia nuk eshte vetem ana formale---por edhe shpirti artistik---qe ayij i mungon---ose me mire te them eshte  jo e tille qe te prek shpirtin me figuren qe gjen ose me rjedhshmerine e mendimit.------------------ky eshte mendimi im-----mbase jam gabim ------por nuk besoj te jete gabim edhe Kadareja

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Tetor 2007 02:49
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Nqse A Asllani do te ishte me pak se nje bejtexhi,ashtu sic mendon ti,besoj do te ishte mbas xha Selimit e Xhebro Gjikes ,te cilet i thurnin bejtet e tyre duke pire raki e duke u grindur me njeri tjetrin,apo duke ruajtur dhite ne Brataj e ne Terbac.Keta dy bejtexhinj i kam lexuar ne folklorin e shkolles se mesme,por Aliun nuk e kam ndeshur atje.Dy barinjte qe permenda ishin pa nje klase shkolle dhe te till ne Laberi kishte me qillo,por keta duke qene me afer pushtetit ose me sakte prane H Kapos u doli emri edhe ne letersi.Aliu eshte nje intelektual i kompletuar dhe nuk bie ne nivelin e atyre qe benin bejte staneve.Sa per dijeni Aliu nuk eshte pare me sy te mire as nga ata qe udhehiqnin te famshmen LSHA te Shqiperise.Te krahasosh nivelin e poezive te Aliut me dy bejtexhinj te rendomte eshte gabim Raimondi.Vjershat e Ali Asllanit recitohen edhe sot e kesaj dite nga shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise.Kam patur rastin te degjoj disa vargje te Hanko Halles nga nje mesuese e gjuhes dhe letersise shqipe ne Maqedoni.Ndoshta F Arapin nuk e njohin fare.Me kete qe thashe nuk dua qe ti ul vlerat e padiskutueshme poetit vlonjat nga Llakatundi.Mendoj se nqse Kadare e ka thene ate fjale kalimthi ne nje rast,une nuk kam lexuar ndonje studim te tijin qe te flase,apo ta hedh poshte A Asllanin si poet a ''bejtexhi''.Raimondi a e ke lexuar permbledhjen me poezi te Aliut''Vidi vidi pellumbeshe''?

vendi yn',si Shpell' e bletes dhe si nen' e deli nene.

ruan ne gji te tija brenda mjalt' e qumesht,domethene

pasuri te radhes pare,pasuria qe pothuaj

deri tash i kish rrembyer nje gogol,nje dore e huaj.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Tetor 2007 15:30
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

-------------kadareja e ka thene ne Kinoteatrin e vlores----me vjen keq  deri tani ta thash mendimin tim per te ne menyre te permbajtur---------por po ta them mendimin tim per te-------

Mendimi im personal per te -eshte se poezia e tij --nese mund ta quajme poezi--------eshte bajate------------ky eshte mendimi im --------per ty mund te jete me i miri

---sa per librin e tij ----as me shkon ndermend te lexoj ato lloj vjersha---nuk kane lidhje me shijen time----------dhe te mos e ngaterosh ,jo se ai ka qene kunder regjimit---sepse per mua psh LASGUSHI eshte poeti me i dashur per mua ,dhe une e kam zakon qe ate poezi qe me pelqen e fixoj dhe e mbaj mend permench dhe e recitoj kur jame me shoke duke pire ,--ne vlore  se ketu i them me vete ,,ose me pelqen Kolevica qe nuk eshte ndonje poet kushedi --por ka disa poezi shume tebukura ---dhe keta kane qene kunder regjimit-- Ja nje poezi e kolevices qe mu kujtua tani-

           Ku mund te dergjesh kete nate


  • Ku mund te dergjesh kete nate ,ku mund te flesh
  • kur hena qesh nen qiejt e pamate
  • catite dhe selvite ngjajne si ngjyer ne ar
  • Ku mund te dergjesh kete nate,ku mund te flesh...
  • ne shtrat porsi ne varr??? dhe rugen marr......
  • me nge,me nge,fle bota e qetuar fle.....
  • por mua dic me ngre,me shtyrn per te vrapuar .
  • me shtyn te vij tek ty,sepse e dij qe ti ri zgjuar
  • ri zgjuar dhe mban vesh
  • se s'mund te dergjesh kete nate se s'mund te flesh
  • kur HENA qesh nen qiejt e pamate..........


Dhe Kolevica e kish bere vargun aty--.....je zgjuar-----------Por Lasgushi i tha --nuk eshte poetike-,prandaj beje ....RRI zgjuar----------tamam specialist i vargut .....shpirteror

Ka ndonje poezi si kjo ai ALIU yt??/ha ha ha ------

--keto jane tamam poezi qe rinia duhet ti mesoje permenc se i LARTESOJNE SHPIRTIN---sidomos ata qe jane in love

sa per bejtexhinjte e kisha fjalen qe ALIU ESHTE DICKA MIDIS BEJTEXHIUT DHE POETIT-------ndersa ata ne lidhjen e shkrimtareve kishin nivel shume te larte ---atje kishte poete te jashtezakonshem qe Aliu nuk u afrohej dot---nejse ti ke mendimin tend --une mendimin tim e thash---

-

 

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2007 03:18
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

O Raimond e ke gabim , si ore thu e ka thene Kadareja dhe prandaj nuk ben, po sikur Kadareja te kete ndryshuar mendim?!!! Por edhe sikur Kadareja te jete i bindur per kete ti duhet te kesh bindjet e tua dhe ato nuk mund te jene keshtu pse e ka then njeri apo tjetri, lexoje njiher e pastaj diskuto.

Pastaj Lasgushi nuk i perkiste e as i perket rregjimit i vetmi qe pati at fat ishte Kadare. Realizmi socialist krijoi modelin e shkrimtarit qe thur vargje vetem per pushtetin dhe rregjimin, ku hyn poezia ketu, po shpirti i krijuesit.

Modifikuar nga Piktor datė 07/06/2008 ora 16:16

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2007 07:15
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Gushtin qe shkoi shkova disa dite mbas familjareve te mij dhe im bir i vogli me porositi ti sillja nje liber(ne anglisht).I bleva nje liber me qellim qe ta lexonte gjate kohes kur ish ne plazh ose kur te kish mundesi.Ai i terhequr mbas lodrave me shoke (me te kusherinjte) mbasi e pa me tha se nuk i pelqente.Si te duash i thashe une.Kusherira e tij e vogel 6 vjecare nje vajze teper inteligjente i tha:''Ti duhet ta lexosh njehere,pastaj thuaj se te pelqen apo nuk te pelqen''.

Ai eshte mendimi juaj dhe une e respektoj ate dhe juve,besoj e dini kete.Eshte ceshtje shijesh kjo.Ju pelqen poezite me marinat dhe vidhat..e F A,ndersa une pelqej poezite gjithe muzikalitet te A Asllanit.

Rreth Epopese se Vlores

Konferenca ne Paris

i jep dermen Shqiperise

ca asaj e ca kesaj,

sa per Vlor',po nje murtaj

                ***

eshte qepur, dhe ajo,

u duk puna, domosdo,

na thethiti,na lepiti,

na qelloi na goditi

         ***

Nuk besoj se kam par' enderr...

-Thuaje! hair ishalla!

Bab' merhumi,mor vella,

veshur ngjeshur si nje dhender,

erdhi-erdhi e me tha:

juve ujku nuk ju ha!

            ***

Koken time un' e jap

per nje ender me qitap!

dhe kjo ender do te thote,

frika jone esht' e kote,

a besoni perendi?

Vlora mbeti Shqiperi!

                ***

.........................................

              ***

Konferenca ne Paris

i dha shkelmin Shqiperis',

sa per Vlor' e interlande,

- jo se eshte propagande,-

               ***

Po per fat' te keqin tene

Italis' ja kane dhene!

si e dini e degjoni,

ja vulosi dhe Vilsoni (presidenti Wilson)

               ***

-Kur turqia na plakosi,

 e qe boten e gjakosi,

kur u tha qe baba turku

ka oreksin e nje ujku.

..........................................

Konferenca ne Paris

per coptimin e Shqiperis'

le te bej' cfar' te doje

si me karte edhe me goje!

                ***

Shqiperia ka te zone,

djemte e Shqipes dy milione,

dy milion e ca shqiptare

gati jemi t'u veme zjarre

                    ***

gjithe armiqeve gjer' e thelle,

t'u veje flaka gjer ne qiell!

Sa per Vloren dhe vlonjate

e kan' shkaben mem' e ate

s'ndahet djali nga e jema

s'ndahet koka nga kufoma!

S'shitet Vlora me fermane,

s'vishet burri me tumane

                     ***

Si thote beu qe don paqe,

posht' mesalla me dy faqe!

Mortja vendin qe se ha

kur te rroj' me sadaka!

              ***

Nuk e ka shqiptari fis

qe te thith' nga dosa sise!

E pra fjalen e ka Vlora

ta bej' boten plote dora

               ***

Plote dora... pse Evropa,

qe na beka copa- copa,

me vendime qeshe los,

lepin vulen e vulos!

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Ja pse na ndezi kenga!

Poezia me fjal's'matet

s'mund te matet sepse kurr,

sepse zemra kur mufatet

edhe heshtja vjersha thur!

                         ***

Thur dhe vjershen me te zjarrten,

thur ate qe s'mund te thuret,

e djeg penen edhe karten

edhe mbush e zbraz paguret!(me raki patjeter)

                   ***

Aty dale me ngadale

mbushet zemra,zbrazet syri,

duket endrra mbi qepalle

se si erdhi, ne sy hyri!

                  ***

Deh,mos befte prokopi

ajo zemer qe nuk digjet!

Po ai qe s'puth e s'pi

si vall' zotit i pergjigjet?

                  ***

Karafilat,dikush thenka,

qenkan lotet e Adamit,

jo sepse na ndezi kenga

e poet Omar Kahjamit

                 ***

Po Omari mekatari,

i thot veres pije rrushi

vashes balte e nje pocari,

domethen' nje poce prushi!

                ***

Dhe prandaj i erdhi radha

vjershetor akcilit plak,

dhe ky flet me re te bardha,

pothuaj gjysem prishanak!

               ***

Me nje pem' si sqep bilbili

her' cimbis e her' cingris,

cimbis fleta trendafili.

cingris zjarrin e dashuris',

               ***

E kudo dhe kurdoher'

kendon kengen e nje kupe,

ne kup' ,pika qe t'i bjer'.

skalit emrin e nje cupe!

Krahasoni muzikalitetin e vargjeve te Aliut me ato te P Kolevices.

Do kete te tjera poezi,te cilat nuk jane bejte, por muzike e bukur qe kullon nga buzet e poetit te talentuar lab.Ai ka jetuar gjer me 1966.Po te ish gjalle kushedi se c'perla do te nxirrte pena e tij, e jo marina e vidha.FLM

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2007 12:26
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

 

 

 

--------Vetem jeta s’mund te matet

Dhe ajo qe m’u duk mua e perhershme shkoj e vate
Vate jeta ime vate, me la vetem nje kujtim
S’di, i ziu, c’eshte kujtimi: Vetem shkrep si vetetime
e me ndrit e me tregon gjurmezat e zoteris’ sate

Thone lindi me kemishe, per ate qe paske fate’
meqe une te dua ty, paskam lindur me kemishe
s’di, i mjeri c’eshte kemisha, vetem ish ashtu si ish
midis mishit dhe kemishes futej dor’ e zoteris’ sate

Thone paska paraise, gjith’ lulishte e pallate
tufa, tufa me hyjrira, vargje vargje me humrira
s’di, i ziu, c’eshte hyrija, por hyrirat me te mira
s’mund te ken’, t’u befsha une, ate zjarr te zemres sate


Paska vende gji-ergjend e pallate me shtate kate
ku ka defe, ku ka qefe, ku ka çupa me kaçupa
s’di, dhe s’di, se c’eshte kaçupi, me pelqen me teper kupa
kur ma mbush e kur ma jep, ajo dore pa mekate

Dy te tretat e nje kohe, te nje shekulli qe vate
vate jeta ime vate, me ‘te bashke van’ dhe fatet
s’di, i ziu, se ku vane, vetem jeta s’mund te matet
vec me ditet qe kalova, ne prani te zoteris’ sate

 

 

Nuk dua te hy ne nje analize te thelle te poezise, por vetem disa fjale per tekniken e vargut. Ne nje varg te tille te gjate eshte jashtezakonisht e veshtire te manipulosh me fjalet. A. Asllani e ka njohur thelle mjeshterine e te shkruarit dhe ka ditur se si te punoje.

ndihet shume mire midis linjave frymezimi i nje shpirti te gjere dhe me bote te ndezur.

Nuk po analizoj rimen e brendeshme dhe rimen logjike, kam bere vetem disa rendime dhe kush do, e kupton vete

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2007 12:53
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
O Raimond e ke gabim , si ore thu e ka thene Kadareja dhe prandaj nuk ben, po sikur Kadareja te kete ndryshuar mendim?!!! Por edhe sikur Kadareja te jete i bindur per kete ti duhet te kesh bindjet e tua dhe ato nuk mund te jene keshtu pse e ka then njeri apo tjetri, lexoje njiher e pastaj diskuto.

Pastaj Lasgushi nuk i perkiste e as i perket rregjimit i vetmi qe pati at fat ishte Kadare. Realizmi socialist krijoi modelin e shkrimtarit qe thur vargje vetem per pushtetin dhe rregjimin, ku hyn poezia ketu, po shpirti i krijuesit.

Ne at kohe "muza" ishte partia dhe shoku Enver dhe çdo gje vertitej rreth tyre, pastaj i fusnin nje muzike dhe normalisht qe kishin muzikalitet.

Nejse kenga dhe bejtet e bukura labe ishin te bukura edhe gjate rregjimit dhe jo sot.

...ç'emer ti vejm djalit ooo

moj hallo (2)

Zemer trimi domosdo

o dajo(2)

vinja e SKENDERBEUT o

o hallo(2)

Te na rroje sa malet ooo

o dajo (2)....

----------

--degjo kadareja ishte i jashtezakonshem si poet ---por Driteroi kishte edhe postin e Kryetarit dhe kadareja u terhoq ,u mor me romanin--------por poezine Kadareja e njeh shume mire --se ka mbaruar studimet per poezi-----------po qe s'ka nevoje sepse poezia e aliut duket qe eshte ---e thate----nuk te terheq--le te jete patriotike sa te duash --nuk ka musikalitetin e poezise ----

Verte ne ate kohe i kendohej Partise dhe ENVERIT -POR I KENDOHEJ BUKUR AMA------jo si ALIU--------kendon ne menyre te thjeshte fare--ka nje figuracion teper te varfer--------qe nje shpirt i pasur dhe me bote nuk e ka xhan shume Aliun--

Ndersa Per Lasgushin regjimi e largoi lasgushin ne heshtje---sepse lasgushi ishte nje poet Metafizik---dhe ajo kohe ishte diktature nuk diskutohet -----------por nxori talente te jashtezakonshme--------si kurre ndonjehere ------me shume nga te gjithe nxori poete---si --DRITEROI,FATOS ARAPI,KADAREJA ,XHEVAIR SPAHIU,MIMOMOZA AHMETI--nja dy nga lezha s'po me kujtohet emri i tyre etj plot te shkelqyer ----ALIU  ISHTE POET I RENDOMTE NESE MUND TE QUHET POET----------por jo sic e trajton ajo aty--qe e ka hapur kete teme me nje artikull carcaf dhe boring ----diktatura la ne hije edhe lasgushin,por asnje nuk thote se lasgushi nuk eshte poeti me i shkelqyer i SHQIPERISE -------i jashtezakonshem-------nuk ka per te ardhur me nje si Lasgushi --ai eshte poeti qe une pelqej me shume---dhe vuajtjet e tij ishin te pafundme si nga harresa e diktatures edhe nga shendeti------------por megjithate LAGUSHIN te gjithe e donin--pa perjashtim--edhe djali i Mehmet shehut i vente etakonte--dhe alex Buda i vente e takonte,bisedonte me te si mik si shok--se lasgushi ishte nje poet qe sikur nuk i perkiste ketij planeti---dhe dua te them se kur je poet i vertete vlersohesh-----s'ka c;te ben as diktatura---------Ja te gjitha ato poezite qe jane aty te Aliut jane kot fare ----------si poezi pa jete-----------te mburresh ato poezi dote thote se nuk e njef poezine fare---ose qe e ke ndjeshmerine artistike kundrejt poezise ----Dru--me placiin syte ,ha ha ha por e them me dhimbje ----se them me vete si ka mundesi nje i ri i klases sone te forumit ben kete procke ,pelqen kete lloj poezie dhe nuk pelqen kete poezi qe do them une tani --lol----------

-Ca poezie doni t'ju them me dy vargje qe e lene ALIUN tek bishti i kalldremit ne VLORE haha ha        Tani do me beni te hap thesin .... e poezise natyrisht-------nga e doni nga lasgushi,nga xhevairi       ose ja nje varg te shkurter nga fatos Arapi  


  • Do ti mbledh gjithe yjet
  • Me dore ti shtyj
  • Te vijne te digjen
  • Te gjithe per ty


Sa figure te bukur ka perdorur----------cfar hiperbolizimi homerik--------ti i lexon keto vargje dhe perfytyron -----se gjithe puna eshte qe poezia te te nxise fantazine -- sikur ai eshte ngritur ne qiell ,ka zene vendin e zotit---------ti sjelli gjithe yjet .................te digjen per ty-------dashuri kozmike ---lasgushiane-----DAHURI PER SHPIRTERA KUALITATIVE -------jo per shpirtera sklleverish qe zvarriten --------por per ata qe synojne te pamunduren-----dhe ne kete menyre edukon dhe brezin e ri ----qe te mos jete matuf--por te jete me inisiative ,te mos ndalet para azgjeje ..............per dashurine..................per dashurine o zot qe shemb nje burre-------qe se pat ndjerre gruaja kurre---..........kendon nje me i madh akoma ...Lasgushi--ka dhe lASGUSHI NJE PER YJET--------


  • Kush u dha kaq desherim
  • dhe kaq zjarr e kaqe flake
  • dhe i gatoj me kaq durim
  • yjet e Lum e varfanjake----------------


Pastaj ajo poezi e Kolevices eshte e shkelqyer ---ate poezi e ka vleresuar Lasgushi ka thene qe eshte shume ebukur-------dhe ajo duket qe eshte bukur----te fut ne boten e dikujt qe merr rugen te kerkoj ku gjendet ..AJO qe s'mund te flere kete nat .............E kam shume per zemer poezin e Kolevices pamvaresisht se ai shan Kadarene me pa te drejte----------Kolevica ka dhe perkethime te shkelqyera nga gjermanishtje ----------dhe me profesion eshte Inxhinjer ARKITEKT ---por eshte dhe nje poet i talentuar dhe po ashtu si perkethyes ------------ja shijojeni nje perkethim brilant te kolevices  --nese keni shije natyrisht- lol------


  • Ne dyer Zemrash trokiti shpesh
  • Hyr i thoshin dikur
  • Nje cope buke ai e desh
  • Porse i jepnin gure
  • Keshtu i Mblodhi gure gure
  • I coi ne shtepi
  • Edhe me to ndertoi nje mur
  • Perreth zemres se tij-------------------Kolevica kete ja dedikon Lagushit  per jeten qe bente ne diktature


Kjo eshte poezi e nje poeti gjerman---Franc Ginskay---po nejse--

Une nuk marr persiper te ndryshoj shijen tuaj ne poezi---por eshte vet jeta qe e rivlereson njeriun  nese i eshte bere nje e padrejte ne diktature--------nje gje kini parasysh diktatura shqiptare eshte e vetmja diktature ne evrope qe prodhoi intelektuale te shkelqyer---ne cdo fushe -te jete sone-----------por s'mund te ecej se ai sistem ishte i deshtuar ne aspektin ekonomik dhe te meta te tjera pati plot ---------dhe aq sa eci ishte dicka e jashtezakonshme--------Pershendetje



__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Nëntor 2007 04:03
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Mimoza ahmeti eshte e mbas viteve 90,nuk eshte e kohes se diktatures.Poezite e saj jane teper brilante.

Ndersa une them se A asllani e le fatosin one Bunavi o ne Ceprat,ndoshta edhe ne Grabian.

Patriot po munde na sill ketu ne forum ate poezine me marinat dhe vidhat te Arapit.

Respekt

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Nëntor 2007 14:48
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Kujtime per labin e madh te poezise shqipe

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.