Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Fakte qe duhet te dini rreth DESHMITAREVE TE JEHOVAIT
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Lightbulb

Fakte qe duhet te dini rreth DESHMITAREVE TE JEHOVAIT

Poshuajse cdo njeri eshte ndeshur me vizitat e tyre ne cdo dere. Organizata qe ata perfaqesojne, e njohur si Bibla e Kulles se Rojes dhe Shoqeria e Pamfleteve (BKR dhe SHP) e vene theksin tek profecite e koheve te fundit dhe kane parashikuar por pa sukses mashtrimin e fundit te botes shpeshhere.

Kjo organizate ushtron kontroll te rrepte mbi Deshmitaret e Jehovait dhe ndalon pjesemarrjen e tyre ne aktivitete te tilla te zakonshme si transfuzion gjaku, festim ditelindjesh ose festash, pjesemarrjen ne votime, betimin perpara flamurit dhe sherbimin ushtarak. Nepermjet ketyre kufizimeve kjo organizate ngre nje mur izolimi midis Deshmitareve te Jehovait dhe pjeses tjeter te shoqerise.

E KALUARA HISTORIKE
Organizata e tyre guximshem pretendon se eshte e vetmja organizate qe Perendia po perdor sot, qe te shpjegoje te verteten.
Sipas saj, te gjthe ata qe nuk jane Deshmitare te Jehovait do te shkaterrohen ne Armagedon, nje ngjarje e gjykimit hyjnor, qe ata thone se eshte shume e afert.
Kjo organizate shtyp cdo jave mbi 15 milione kopje te revistave te saj ne 120 gjuhe dhe ka mbi 5 milione Deshmitare te Jehovait (botues) qe perhapin doktrinat ne 230 vende.

DOKTRINA DHE BESIME TE HUAZUARA
Carls T. Rasell (1852-1916) themeloi sektin e Deshmitareve te Jehovait. Kur ai ishte nje adoleshent ai mohoi rrenjet e tij Presbiteriane, u bashkua me nje bashkesi me liberale dhe me vone u largua edhe prej saj. (Friz Springmajer. Kulla e Rojes dhe Masonet. Portland: Nje detyre e krishtere, 1993, botimi I dyte, f.11).
Ai mohoi hyjnine e Krishtit dhe mesimet biblike per ferrin dhe denimin e perjetshem. Rasell nuk kishte shkollim biblik, por e huazoi dhe e ndertoi besimin nga mesime te ndryshme, te cilat ishin te njohura ne ate kohe.

PRETENDIME FANTASTIKE
Me 1879 Rasell nxori revisten e tij te pare Kulla e Rojes e Zionit dhe Heraldi i Prezences se Krishtit (sot e njohur si Kulla e Rojes) per te reklamuar doktrinat e tij. Njerezit u terhoqen nga predikimet sensacionale te Rasellit per kohet e fundit dhe keshtu organizata u zgjerua.
Pavaresisht nga mungesa e shkollimit te tij ne teologji apo ne gjuhet biblike, Rasell pretendoi se ishte I vetmi qe dinte te verteten dhe fuqishem denoi besimet e tjera te krishtera. Si rrjedhoje, pastoret e besimeve te ndryshme filluan te ekspozojne mesimet e paverteta te Rasell dhe karakterin e tij te dyshimte.

KARAKTER ME TE META
Reverendi J.J.Ras publikoi nje pamflet ku ekspozoheshin pretendimet dhe doktrinat e rreme te Rasellit. Ai zbuloi se Rasell kurre nuk kishte ndjekur shkollen e larte; nuk dinte asgje nga filozofia, teologjia historike ose sistematike dhe ishte krejtesisht I paditur ne gjuhet biblike (hebraishtja dhe greqishtja). (Pastori J.J.Ras. Disa Fakte dhe me shume Fakte rreth vetestilit te “Pastor” Carl T Rasell, ribotuar nga Witness Inc, f.3,4)
Pa arritur sukses, Rasell u mundua te ndalonte qarkullimin e ketyre informacioneve shkaterruese per te, duke e hedhur ne gjyq Rev. Ras me akuzen per shpifje. Megjithate, Rasell jo vetem qe e humbi gjyqin, por beri edhe deshmi te rreme, nen betim, se gjoja kishte njohuri te gjuhes greke. Me ne fund Rasell pranoi se gjithcka e thene rreth tij ne pamflet ishte e vertete. (Pastori J.J.Ras. Disa Fakte dhe me shume Fakte rreth vetestilit te “pastor” Carl T Rasell- Witness. Inc, ribotim f.16-19. Ne mohimin e pamfletit te Rasell ai pranoi se “persa i perket mrekullise se miellit mund te thuhet se ka nje pjese te se vertetes mbase nje grime te se vertetes ne te”.)
Me 1913, Rasell, pa pasur sukses hodhi ne gjyq Shqiponjat e perditeshme te Bruklinit per shpifje, kur kjo gazete botoi perpjekjet e tij mashtruese per te shitur grure te zakonshem me cmimin e larte 60 dollare per shinik, duke pretenduar se ishte “Grur i mrekullise”.
(Ras, f.6, Brooklym, Daily Eagle, 29 Janar 1913 f.16. Cmimi I zakonshem i miellit gjate kesaj kohe ishte 1 dollar per thes. Telefonate nga Universiteti kent Country Extension Service I Shtetit te Miciganit. Tetor 1991.)

PROFECI TE DESHTUARA
Megjithe keto te meta, Rasell vazhdoi te terhiqte njerz me interperetimet e tij fantastike dhe profetike dhe paralajmerimet e tij dramatike se Armagedoni do te ndodhte ne 1914.
Kur 1914 erdhi dhe shkoi, ai e ndryshoi daten per 1915. Raselli vdiq ne 1916 duke I lene ndjekesit e tij ne dyshimin dhe zhgenjimin e parashikimeve te tij te deshtura. Jozef Franklin Radherford e mori organizaten nen kontroll.

PROFECI PER PERFITIME
Radherford (1869-1942) gjithashtu perdori dhe kercenoi me Armagedonin per te frikesuar Deshmitaret e Jehovait. Ai botoi “Misteri i Mbaruar” nje liber i cili parashikonte se me 1918 Perendia do te shkaterronte kishat dhe miliona anetare te tyre dhe lajmeroi se ne 1920 cdo mbreteri do te perpihej nga anarkia. (Historia e Mbaruar. People Pulpit Association. 1917, f.485,258.)
Radherfordi shpjegonte se e vetmja rruge per te shpetuar nga gjykimi i afert dhe shkaterrimi, ishte bashkimi me organizaten Kulla e Rojes.
Frika nga Armagedoni i nxiti Deshmitaret e Jehovait per te punuar me shume per shitjen e librave te Radherford dhe literatures tjeter se Kulles se Rojes.Kur parashikimet per vitin 1918 dhe 1920 deshtuan, Radherfordi caktoi nje date te re ne librin e tij te titulluar “Miliona qe tani jetojne nuk do te vdesin kurre” (1920). Ky liber mesonte se mijevjecari do te fillonte ne 1925 dhe se Shenjtoret e Dhjates se Veter si Abrahami, Isaku, Jakobi dhe Davidi do te vijne perseri ne jete. Kulla e Rojes ndertoi edhe nje vile luksoze spanjolle, te quajtur Beth-Sarim (Shtepia e Princerve), gjoja per te strehuar keta patiarke. Nderkohe Radherford u rehatua ne vile. Ai, gjithashtu, ne kohen e Krizes kishte nje veture te re shume te shtrenjte, nderkohe qe anetaret e thjeshte te Deshmitareve te Jehovait shisnin dere me dere librat dhe pamfletet e Kulles se Rojes dhe punonin ne qendren drejtuese ne Bethel per 10-15 dollare ne muaj. 6 vjet pas vdekjes se Radherfordit, ne 1942, shenjtoret e Dhjates se Vjeter ende nuk erdhen, keshtu qe shoqeria pa zhurme shiti vilen “Beth-Sarim”, duke mbyllur keshtu nje kapitull te turpshem ne historine e tyre te parashikimeve. (Fred Franz, ish president i SHKR ShP, pra Kulles se Rojes, i referohej Radherfordit duke thene per sa i perket parashikimeve te tij: “Une e di se jam gomar”. Cituar nga Rajmond Franz ne Kriza e Ndegjegjes, f.137)

FALSIFIKIMI I BIBLES
Nen drejtimin e Neithen H. Norr (1905-1977), Shoqeria Kulla e Rojes e la menjeane caktimin e nje date per nje fare kohe dhe zgjodhi nje strategji tjeter. Meqense shume nga mesimet e tyre hidheshin lehtesisht poshte nga vargje te rendesishme te Bibles (King Jasmes Bible), Norr vendosi te botoje nje Bibel tjeter vetem per Deshmitaret e Jehovait. Bibla e Kulles se Rojes, e quajtur perkthimi i Botes se Re, zhumshem ndryshon shume vargje te cilat tregojne gabimet e mesimeve te Kulles se Rojes. Shembulli i thjeshte dhe me i miri ishte Gjoni 1:1, I cili ne Bibel qartesisht deklaron hyjnine e Jezusit-”Fjala ishte Perendi”. Shoqeria Kulla e Rojes e ndryshoi duke e shnderruar fjaline ne “Fjala ishte nje perendi”.
Ata ndryshuan edhe shume vargje te tjera ne lidhje me hyjnine e Jezusit (Kolosianet 1:16-20 Titi 2:13 Hebrenjte 1:8)
Grupi per perkthimin e Botes se Re u mbajt anonim, pa dyshim per te mbuluar mungesen e tyre te kualifikimit teologjik. Asnje nga njerezit qe punoi ne kete projekt nuk kishte kualifikim ne gjuhet biblike, me perjashtim te Frederik Franc. Ai ishte kryetari I grupit dhe kishte studiuar greqisht per dy vjet ne Universitetin e Sinsinatit, pa arritur te diplomohet, dhe keshtu mesoi vete hebraishten. (Rajmond Franz, Kriza e Ndergjegjes, doreshkrim, f.50)

FRIKESIMI DHE MUNGESA E INTEGRITETIT
Nga viti 1960 deri me 1966 ritmi i rritjes se organizates ra konsiderueshem. Ne kete pike Bibla Kulla e Rojes dhe Shoqeria e Pamfleteve (BKR SHP) botua nje liber te ri, me nje date te re per fundin e botes. “Jeta e Perjeteshme ne Lirine e Bijve te Perendise” (1966) nga zv. Presidenti Franc (1894-1992), nxori perfundimin se vjeshta e 1975 do te shenonte fillimin e periudhes se shtate ne historine e njerezimit. Shoqeria u tregua shume e kujdeseshme ne evitimin e botimit te nje parashikimi haptas, por mesazhi ishte i qarte per Deshmitaret e Jehovait kudo ku ata ishin – Armagedoni po vinte shpejt. Disa madje shiten shtepite dhe pasurite e tyre dhe per kete ata u lavderuan nga udheheqesit e tyre. (Puna Mbreteri, Maj 1974, f.3).
Radhet e tyre u rriten me mijera deri ne vitin 1975. Pastaj shume Deshmitare te Jehovait e kuptuan se Shoqeria Kulla e Rojes nuk udhehiqej nga Perendia dhe u larguan nga organizata. Drejtuesit e organizates nuk e pranuan faktin se kishin gabuar ne parashikimin e vitit 1975, perkundrazi, ata I udhezuan anetaret e coroditur se duhej te “rregullonin pikepamjet e tyre.” (Kulla e Rojes, 15 Korrik 1976, f.441. Kater vjet me vone Shoqata e pranoi se ata ishin pergjegjes per “rritjen e shpresave te perqendruara ne kete date.” Kulla e Rojes, 15 Mars 1980, f.17-18; gjithashtu shih: Deshmitaret e Jehovait-Shpallesit e Mbreterise se Perendise. SHKR SHP, 1993, f.633.”llogaritjet e kohes dhe pritjet qe erdhen pas tyre bene qe te lindnin zhgenjime serioze”)
Demaskimi i parashikimeve false te Shoqerise Kulla e Rojes krijoi dyshim dhe shqetesime per organizaten. Shoqeria iu pergjigj duke botuar artikuj dhe libra ne te cilat ata pranuan se kishin bere gabime ne parashikimet e tyre historike dhe ne mesimet doktrinare. Ata i shfajesuan keto gabime duke ia atribuar ato gabueshmerise njerezore dhe duke thene se Shoqeria Kulla e Rojes kurre nuk ka pohuar se ishte e frymezuar nga Perendia. (Shih, per shembull, Deshmitaret e Jehovait – Shpallesit e Mbretrise se Jehovait, SHKR SHP, 1993, f.626-635,709. Zgjohu 22 Mars 1993, f.3-4)
Ky eshte nje mashtrim i paturpshem meqense revistat Kulla e Rojes ne te kaluaren jane paraqitur si “mesazhe te Perendise” dhe kane pasur udhezime ne thonjeza nga Jehovai. Nje reviste e Kulles se Rojes jo me larg se 1 Gushti 1995 citonte: “Jehova vecanerisht meson njerezit e tij me ane te studimeve javore te Bibles, duke perdorur Kullen e Rojes si ndihmes ne mesim. (Kulla e Rojes, 1 Korrik 1943, f.205, 15 Gusht 1943, f.256, 1 Gusht 1995, f.17)
Ne 1943 zv. Presidenti I organizates Frederik Franc, dhe Presidenti Nejthen H. Norr dhane nje betim, ne gjyq, deshmine e meposhteme se permbajtja e Kulles se Rojes vjen direkt nga Perendia.

Gjyqet
Marrja ne pyetje e Frederik W. Franc nen hetimin e Olin Majl kunder BKR SHP, 1943. Seksioni # 2596-2597 f.866

Pyetje: Sidoqofte, Jehova Perendi eshte tani botuesi i gazetes (Kulla e Rojes), apo jo?
Pergjigje: Ai eshte sot botuesi i gazetes
Pyetje: Sa kohe ka qene botuesi i gazetes?
Pergjigje: Qe nga fillimi Ai e ka drejtuar ate.



Marrja ne pyetje e Nejthen Honer Norr gjate hetimit te Olin Majl kunder BKR SHP, 1943, Seksioni # 4421, f.1474

Pyetje: Ne fakt, ajo (Kulla e Rojes) eshte konsideruar si Fjala e Perendise, apo jo?
Pergjigje: Po. Si Fjala e Perendise.
Pyetje: Pa asnje kualifikim te cfaredoshem?
Pergjigje: Po, e drejte.

Shume njerez nuk jane ne dijeni te ketyre fakteve demtuese dhe keshtu radhet e Deshmitareve shtohen duke shperndare sasi te medha materialesh mashtruese. Pavaresisht nga deshtimet ne te kaluaren dhe pretendimet e sotme te pafrymezuara, Shoqeria Kulla e Rojes serisht kerkon besnikeri te plote dhe vazhdon te parashikoje se Armagedoni po vjen se afermi me shfarosjen e cdo njeriu qe nuk bashkohet me organizaten e tyre dhe te atyre qe e braktisin ate.
Megjithese me nje histori te ndryshuar nga manipulime dhe profeci te rreme, Shoqeria Kulla e Rojes ende parashikon se eshte e vetmja qe meson te verteten.

KONTRADIKTA DHE NDRYSHIME
Shoqeria Kulla e Rojes pretendon se eshte organizata e Jehovait dhe kanali I vetem I Perendise per udhezime shpirterore ne ditet e sotme. (Kulla e Rojes, 1 Tetor 1967, f.590)
Ajo thekson se Bibla eshte nje “liber organizativ” dhe nuk mund te kuptohet nga individe, pavaresisht se sa te sinqerte jane ata. Por si mund t’ia besojme fatin tone te perjetshem nje organizate e cila gjate kohes se shkurter te ekzistences se saj, ka akumuluar nje histori kaq te te trishtuar me kontradikta dhe ndryshime?

Le te studiojme disa shembuj te Kulles se Rojes.

Me 1975 BKR SHP mesonte se njeriu i cili mbjell faren te shembelltyra e fares se sinapit (Mateu 13) eshte Satani. Nga fundi i po ketij viti ata mesonin se ky mbjelles ishte Jezusi. (Shpetimi i njeriut jashte dhimbjes se botes 1975, f.208, Kulla e Rojes, 1 Tetor 1975, f.600)

Nje incident i ngjashem ndodhi me 1978, kur BKR SHP identifikuan “Alfa dhe Omega” te Zbuleses 22:12-13, si Jehova dhe pese jave me vone mesuan se keto vargje i referohen Jezusit.
(Zgjohu! 22 Gusht 1978, f.28. Kulla e Rojes, 1 Tetor 1978, f.15)

Deshtimi i shoqates Kulla e Rojes per te interpretuar ne menyre korrekte Biblen shihet me qarte ne ndryshimet e shpeshta doktrinare. Ne fillim ata mesojne pozicionin A, pastaj kalojne ne pozicionin B, duke pretenduar se Perendia u ka dhene “nje drite te re”. Mirepo me vone, ata kthehen tek mesimi i vjeter (pozicioni A) dhe ne disa raste kthehen perseri tek pozicioni B. Ja disa shembuj:

Shembuj
Ringjallja e Njerezve te Sodomit

1879 – Ata do te ringjallen
1952 - Ata nuk do te ringjallen
1965 – Ata do te ringjallen
1988 – Ata nuk do te ringjallen
(Kulla e Rojes e Zionit, Ribotim, Korrik 1879, f.7; Kulla e Rojes, 1 Qershor 1952, f.338; 1 Gusht 1965, f.479; 1 Qershor 1988, f.30-31)


Fjala “Zoti” tek Romaket 10:12-16
1903 – “Zoti” i referohet Jezusit
1940 – “Zoti” i referohet Jehovait
1978 – “Zoti” i referohet Jezusit
1980 – “Zoti” i referohet Jehovait
(Kulla e Rojes e Zionit, Ribotim. 1 Dhjetor 1903, f.3282; Kulla e Rojes, 1 Korrik 1940, f.200; 1 Maj 1978, f.12; 1 Shkurt 1980, f.16)


Fraza “Pushtetet e siperme” tek Romaket 13:1
1913 – i referohet qeverive
1943 – i referohet Perendise Jehova dhe Jezu Krishtit.
1964 – i referohet qeverive
(Kulla e Rojes, Ribotim, 1 Shtator 1916, f.5952; E verteta do t’ju beje te lire (botim i 1943) f.312; Kulla e Rojes, 15 Qershor 1964, f.20. Shoqata Kulla e Rojes pranoi se ky ndryshim ne doktrine i kushti jeten shume Deshmitareve te Jehovait (Kulla e Rojes, 15 Nentor 1950, f.441)


Ndarja e “deleve dhe e cjeperve” (Mateu 25:31-46)
1919 – Do te ndodhe pas vuajtjeve
1923 – Po ndodh tani, para vuajtjeve
1995 – Do te ndodhe pas vuajtjeve
(Kulla e Rojes, 1 Gusht 1919, f.238; Deshmitaret e Jehovait-shpalles te Mbreterise se Perendise, 1923, f.163-164; Kulla e Rojes, 15 Tetor 1995, f.19,22-23.)


PERFUNDIM
Bibla na paralajmeron se kane per te ardhur shume profete te rreme qe do te pohojne se flasin per Perendine (Mateu 7:15 1 Gjoni4:1). Fatmiresisht jep edhe nje test te mire per te identifikuar profetet e rreme. Tek Ligji i Perterire 18:21-22 na thuhet se kushdo qe e shpall veten se po flet si nje profet i Perendise dhe parashikon dicka qe nuk ndodh eshte nje profet i rreme.
Sipas Bibles, nje profeci e rreme e ben folesin profet te rreme. Nga ky provim , Soqeria Kulla e Rojes deshtoi ne profecite ne lidhje me 1914, 1915, 1918, 1920, 1925 dhe 1975 duke provuar pa dyshim qe eshte nje profet i rreme.

SQARIM
Ne nuk duam te veme ne loje ose te ulim vlerat e individeve te Deshmitareve te Jehovait; ata jane ne pergjithesi te sinqerte dhe njerez te dedikuar. Por jane te mashtruar nga nje organizate me nje histori plot profeci dhe doktrina te rreme. Ata kane nevoje per dashurine dhe dhembshurine tone. Ne nuk biem dakord me doktrinat e tyre por, ne i duam si persona sepse Perendia i do ata ashtu sic do cdo person ne kete toke. Ajo qe mund te bejme eshte tu flasim atyre me dashuri per te patur nje marredhenie personale me Jezus Krishtin…


Burimi: www.irr.org

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2010 11:07
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
werwolf
Anetar i ri

Regjistruar: 09/01/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 15

Fakte qe deshmimtaret e jehovait duhet te dine rreth meje

1)te djelen e kam pushim
2)te djelen nuk dua njeri t'i bjere ziles
3)te djelen nxehem ku m'i bijne ziles
4)te djele, dhe cdo dite te javes,jam fis i madh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2011 22:14
werwolf nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė werwolf Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me werwolf (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: werwolf Shto werwolf nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto werwolf nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Inicialet ju dalin te bukur D.J. vetem se muzika qe luajne ta shpif

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2011 22:29
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Inicialet ju dalin te bukur D.J. vetem se muzika qe luajne ta shpif

E papare je motra!


Ore ku e shifni muziken se fjalet i gjej vete

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2011 02:35
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Inicialet ju dalin te bukur D.J. vetem se muzika qe luajne ta shpif



me embel kercet dera kur ua mbyll une ne fytyre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2011 09:23
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Di vec me than se keto njerez te veshun me kostume e kravate te mbajn peng para deres se shpise sa qe jam detyru me ju than a ma cat me nder by......n tash se fillova gati me fjete ne kembe duke i degju te cilet nuk te linin as me fole.....jam kunder ketyre organizatave te cilat po shtohen cdo dite ne shqiperi.Ato nuk marrin para syve se ti je musulman, katolik apo orthodoxe??vetem ti bien ziles apo deres se shtepise dhe fillojne me reklamat e tyre.mendoj se policia e shtetit duhet vepru ndaj ketyre njerezve paranojake te cilet edhe arrijn te prishin qetesine publike sidomos ne shkoder kur ban nxehte te gjithe ne bejme gjumin e drekes....e ato te besdisin!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2012 18:17
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRA4001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRA4001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRA4001
Di vec me than se keto njerez te veshun me kostume e kravate te mbajn peng para deres se shpise sa qe jam detyru me ju than a ma cat me nder by......n tash se fillova gati me fjete ne kembe duke i degju te cilet nuk te linin as me fole.....jam kunder ketyre organizatave te cilat po shtohen cdo dite ne shqiperi.Ato nuk marrin para syve se ti je musulman, katolik apo orthodoxe??vetem ti bien ziles apo deres se shtepise dhe fillojne me reklamat e tyre.mendoj se policia e shtetit duhet vepru ndaj ketyre njerezve paranojake te cilet edhe arrijn te prishin qetesine publike sidomos ne shkoder kur ban nxehte te gjithe ne bejme gjumin e drekes....e ato te besdisin!


po ti mos e hap deren he burr ose e shumta po e hape hidhi nga shkallet dhe u zgjidh kjo pune

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2012 19:34
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


po ti mos e hap deren he burr ose e shumta po e hape hidhi nga shkallet dhe u zgjidh kjo pune



po ku pushojne ato tu i ron ziles moj une e gjeta nje dite kur erdhen i dola me la perlane vesh u zhduken nuk erdhen ma u tremben do ken thene qe ne kete shtepi mekatare nuk vijne me

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2012 19:48
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


po ku pushojne ato tu i ron ziles moj une e gjeta nje dite kur erdhen i dola me la perlane vesh u zhduken nuk erdhen ma u tremben do ken thene qe ne kete shtepi mekatare nuk vijne me




une ju dola me pistolete do ti jo vetem kati im por asnji ne pallat nuk ankohet me per ta lool

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2012 19:50
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

hahahah mire ja ke bere paske shpetuar lagjen ...sa per temet i urrej ,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2012 19:56
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:07 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Fakte qe duhet te dini rreth DESHMITAREVE TE JEHOVAIT

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.