Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > Guillaume Musso
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Veshtrusja
e thjeshte

Regjistruar: 14/01/2006
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 23

Guillaume Musso

Guillaume Musso

Dhe pastaj…
ROMAN
2004


"Tete-vjecari Nathan mbytet ne nje liqen dhe deklarohet i vdekur te skena ne librin “Dhe pastaj…” te mesuesit francez Guillaume Musso. Ne nje kthes mbinatyrore te fatit, djali zgjohet dhe humbet kujtes te ksaj ngjarjeje dhe vazhdon te behet nje nga avokatet me te suksesshem ne New York njezet vjete me vone. Por ditet e tija te prosperitetit nderprihen kur Nathan meson perse ai duhej te rikthehej ne jete. Ai takon nje doktor misterioz i cili pohon qe mund te ndjeje kur njerezit do te vdesin. Ne fillim mbushur me dyshim, Nathan fillon te shoh disa skena shqetesuese qe konfirmojne deklaratat e doktorit, por celesi i kredibiltetit te doktorit qendron te faqja e fundit e noveles. Ky liber misterioz ka lindur nga nje ngjarje e vertete ne jeten e Musso: Ne 1998, duke u kthyer nga nje vizit qe i kish bere se fejuares se tij ne Nice, ai humbi kontroll te makines se tij, dhe aksidenti e inspiroi te ndertonte nje tregim mbi nje burre kujt ju refuzua vdekja. Te drejtat e librit jane shitur ne disa shtete duke perfshire Gjermanine, Italine, dhe Spanjen."

http://www.publishingtrends.com/cop...SchoolDays.html

Guillaume Musso


Te kjo fotografi Musso-it i eshte dhuruar "Writing for Love" Literary Prize, i cili eshte nje cmim nderkombetar qe i dhurohet nje libri me tematik te dashurise.

__________________
"Trajtoji tė tjerėt ashtu sic do doje qė ata tė tė trajtonin ty."

Modifikuar nga Veshtrusja datė 16/04/2006 ora 16:42

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2006 16:25
Veshtrusja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Veshtrusja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Veshtrusja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Veshtrusja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Veshtrusja Shto Veshtrusja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Veshtrusja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Veshtrusja
e thjeshte

Regjistruar: 14/01/2006
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 23

Prologu i "Dhe pastaj..."

Dhe pastaj...
Prolog




Ishulli Nantucket
Massachusetts
Vjeshtë 1972


Liqeni shtrihej në lindje të ishullit, prapa ujërave të moçalta plot me kallamishte. Bënte kohë e butë.
Pas disa ditësh të ftohta, koha ishte zbutur dhe sipërfaqja e ujit dërgonte ngjyra vezulluese të verës indiane.
- Hej, eja shiko këtu !
Djali i vogël iu afrua bregut dhe shikoi në drejtimin e treguar nga shoqja e tij. Një zog i madh notonte në mesin e gjetheve. Puplat e bardha, sqepi i zi sterrë dhe qafa e tij e tejzgjatur i jepnin atij një pamje mahnitëse.
Një mjellmë.
Ndërsa ai nuk ishte më veçse disa metra larg fëmijëve, zogu zhyti kokën dhe qafën në ujë. Pastaj ai i nxori ato sipër ujit dhe lëshoi një klithmë të gjatë, të ëmbël dhe melodioze, që nuk ngjasonte aspak me blegërimat e mjellmave me sqep të verdhë që shërbejnë për zbukurim në kopshtet publike.
- Do të shkoj ta përkëdhel !
Vajza e vogël u afrua fare pranë ujit dhe zgjati dorën. I frikësuar, zogu shpalosi krahët e tij me një lëvizje kaq të beftë saqë vajza e vogël humbi ekuilibrin dhe ra në ujë. Një rënie e rëndë ndërsa mjellma merrte fluturimin e saj me një rrahje të mundimshme krahësh.
Përnjëherë, vajzës së vogël iu pre fryma nga të ftohtit, njëlloj sikur një morsetë të shtrëngonte gjoksin e saj. Për moshën që kishte, ajo ishte një notare e mirë. Në plazh i arrinte nganjëherë të bënte qindra metra not bretkosë. Por ujërat e liqenit ishin të akullta, dhe bregu i vështirë për tu kapur. Ajo i rrihte krahët me forcë dhe u tmerrua pastaj kur pa që nuk do t’ia arrinte të ngjitej në cep. Ajo ndjehej e vockël, e gëlltitur e tëra nga ky lëng që shtrihej aq i gjerë.
Kur ai e pa shoqen e vet në vështirësi, djali nuk nguroi : hoqi këpucët dhe u zhyt me rroba.
- Mbahu tek unë, mos ki frikë.
Ajo u kap pas tij dhe, me aq sa mundën, ato arritën deri tek bregu. Kokën nën ujë, ai e ngriti atë me të gjitha forcat e veta dhe, falë ndihmës së tij, ajo ia doli më në fund të ngjitej lart mbi anën e bregut.
Në çastin kur do të ngjitej për vete, ai e ndjeu veten të dobët, njëlloj sikur dy krahë të fuqishëm ta tërhiqnin drejt fundit të liqenit. Atij iu mor fryma ; zemra filloi t’i rrihte me shpejtësi ndërsa një ngjeshje e padurueshme i shtypte trurin.
Ai bëri përpjekje derisa e ndjeu që mushkëritë e tij po mbusheshin me ujë. Pastaj, duke mos mundur më, ai u dorëzua dhe filloi të zhytej në thellësi. Daullet e veshit iu çanë dhe gjithçka u bë e zezë rreth tij. I mbështjellur nga terret, ai e kuptoi nëpër mjegull që ky ishte padyshim fundi.
Sepse nuk kishte më asgjë. Asgjë përveç këtij terri të ftohtë dhe të frikshëm.
Terr.
Terr.
Pastaj, befas…
Një dritë.


_____

Përkthyer nga frëngjishtja:
Urim Nerguti

__________________
"Trajtoji tė tjerėt ashtu sic do doje qė ata tė tė trajtonin ty."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2006 16:33
Veshtrusja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Veshtrusja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Veshtrusja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Veshtrusja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Veshtrusja Shto Veshtrusja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Veshtrusja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Veshtrusja
e thjeshte

Regjistruar: 14/01/2006
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 23

Kapitulli 1 - "Dhe pastaj..."

1

Ka njerëz që lindin të mëdhenj…
dhe të tjerë që e pushtojnë madhështinë…


Shakespeare


Manhattan
Në ditët tona
9 dhjetor


Si çdo mëngjes, Nathan Del Amico qe zgjuar nga dy zile të njëkohshme. Ai programonte gjithmonë dy zile : njërën të lidhur në prizën elektrike, tjetrën me bateri. Mallory e quante këtë qesharake.
Pasi përcolli teposhtë gjysmën e një tasi me corn-flakes, dhe pasi kapi një veshje sporti dhe një palë Reebok të ngrëna, ai doli për vrapin e tij të përditshëm.
Pasqyra e ashensorit i dërgoi atij pamjen e një njeriu ende të ri, me fizik të pëlqyeshëm por me fytyrë të lodhur.
Nathan, ti ke nevojë për ca pushime të mira, mendoi ai duke vëzhguar nga më afër ca hije të holla blu që ishin strukur nën vështrimin e tij përgjatë natës.
Ai mbylli zinxhirin e bluzës deri në qafë dhe pastaj futi një palë dorashka të ngrohta prej lëkure dhe një kapuç prej leshi me stemën e Yankees.
Nathan banonte në katin e 23-të të San Remo Building, një nga ndërtesat luksoze të Upper West Side, që dilte drejpërdrejt mbi Central Park West. Sapo ai vuri hundën jashtë, një avull i bardhë dhe i ftohtë shpëtoi nga buzët e tij. Bënte ende natë dhe ndërtesat rezidenciale që ngriheshin nga të dyja anët e rrugës fillonin mezi të dukeshin nga bryma. Mbrëmjen e kaluar, parashikimi i kohës kishte thënë që do të binte borë por deri tani asnjë flok.
Ai iu ngjit rrugës me hapa të vegjël. Ngado, ndriçimet për Krishtlindje dhe kurorat e beronjës të ngjitura në hyrje të shtëpive i jepnin lagjes një pamje festive. Nathan kaloi përpara muzeut të Historisë natyrore dhe, pasi eci nja njëqind metra, ai hyri në Central Park.
Në këtë orë të ditës dhe duke patur parasysh të ftohtin që bënte, aty kishte fare pak njerëz. Një erë e akullt që frynte nga gjiri Hudson fshinte pistën e vrapit përreth Rezervuarit, liqenit artificial që shtrihej mu në mes të parkut.
Edhe pse nuk ishte vërtetë e këshilluar të bridhje mbi këtë pistë kur dita nuk kishte zbardhur ende, Nathan u fut aty pa ndonjë frikë të veçantë. Ai vraponte mbi këtë pistë prej shumë vitesh dhe asnjëherë nuk i kishte ndodhur ndonjë gjë e pakëndshme. Nathan filloi të vraponte me një ritëm jo dhe aq të ngadaltë. Ajri i ftohtë i përplasej në fytyrë por as që bëhej fjalë që ai të hiqte dorë nga ora e tij e sportit të përditshëm.
Pas treçerek orësh vrapim, ai bëri një ndalesë afër Traverse Road dhe pasi shoi etjen mirë e mirë u ul për disa çaste mbi lëndinë.
Këtu, ai mendoi për dimrat e butë të Kalifornisë dhe për bregdetin e San Diegos i cili ofronte dhjetëra kilometra plazhe ideale për ecje në këmbë. Për një çast, ai e la veten të pushtohet nga shpërthimet e të qeshurave të vajzës së tij Bonnie.
E kishte marrë malli shumë.
Fytyra e gruas së tij Mallory dhe sytë e saj të mëdhenj blu i kaluan gjithashtu nëpër mend por ai bëri një përpjekje për të mos u ndalur shumë mbi to.
Boll e rrotullove thikën në plagë.
Megjithatë, ai qëndroi i ulur mbi bar, ende i humbur në këtë zbrazëti që ai kishte ndjerë kur ajo kishte ikur. Një zbrazëti që e hante së brendshmi prej shumë muajsh.
Ai nuk kishte dyshuar kurrë që dhimbja do të mund të merrte këtë formë.
Ai e ndjeu veten të vetëm dhe të mjerë. Për një çast të shkurtër, sytë e tij iu mbushën me lotë përpara se era e akullt t’ia fshinte tutje.
Ai ktheu edhe një gllënkë tjetër ujë. Qëkur ishte zgjuar, ai ndjente një therje të çuditshme në gjoks, paksa mënjanë si në një pikë, që e pengonte për të marrë frymë rregullisht.
Flokët e parë filluan të bien. Atëherë ai u ngrit dhe u rikthye në San Remo duke iu kaluar përbri turmave ngaqë i duhej të bënte një dush të shpejtë përpara se të shkonte në punë.

Nathan përplasi derën e taksisë. Në kostum të errët dhe i saporruar, ai u fut në kullën e xhamtë që strehonte zyrat e kabinetit Marble&March në kryqëzim të Park Avenue dhe Rrugës 52.
Ndër të gjitha kabinetet e avokatisë të specializuar në çështje biznesi, në këtë qytet Marble ishte kabineti që ecte më së miri Ai punësonte më shumë se nëntëqind vetë në të gjithë SHBA-ës, ku gjysma e tyre ishin veçse në New York.
Nathan e kishte filluar karrierën e tij në zyrat e San Diegos, ku ai ishte kthyer shpejt më i dashuri i firmës, aq sa Ashley Jordan, bashkëpronari kryesor, kishte propozuar kandidaturën e tij si bashkëpronar. Kabineti i New York ishte asokohe në zhvillim të plotë, aq mirë saqë në moshën tridhjetë e një vjeç Nathan kishte mbledhur bagazhet e veta për tu rikthyer në qytetin që e kishte parë të rritej dhe ku e priste posti i ri i ndihmës-përgjegjësit të departamentit të shkrirje-blerjeve.
Një arritje e shkëlqyer për moshën e tij.
Nathan e kishte realizuar ambicjen e vet : të bëhej një rainmaker, një ndër avokatët më të njohur dhe më të rinj të profesionit. Ai ia kishte dalur mbanë jetës së tij. Jo duke bërë përfitime parash në Bursë apo duke shfrytëzuar marrëdhëniet familjare. Jo, ai kishte fituar para me punën e vet. Duke mbrojtur individë dhe kompani dhe duke bërë për të respektuar ligjet.

I shkëlqyer, i pasur dhe krenar.
I tillë ishte Nathan Del Amico
I parë së jashtmi.

Nathan e kaloi tërë mëngjesin duke takuar bashkëpunëtorët të cilëve ai u mbikqyrte punën, për të vënë pikat mbi ‘‘i’’ në dosjet në vijim. Rreth mesditës, Abby i solli atij një kafe, bretzel me sezam dhe cream cheese.
Abby ishte ndihmësja e tij prej shumë vitesh. Me origjinë nga Kalifornia, ajo kishte pranuar ta ndiqte atë ngaqë ato kuptoheshin përsosur. E pamartuar, diku andej nga mesi i të tridhjetave, ajo ishte e përkushtuar në punën e saj dhe kishte besimin e plotë të Nathan i cili nuk nguronte për t’i besuar përgjegjësi të ndryshme. Duhet thënë që Abby zotëronte një aftësi pune si rrallë kush tjetër, aftësi e cila e lejonte për të ndjekur – madje përshpejtuar – ritmin e vendosur nga padroni i saj, edhe sikur asaj t’i duhej për këtë të fryhej në lëngje frutash të pasuruara në vitamina dhe kafeinë.
Meqë Nathan nuk kishte takim të parashikuar në orën që vinte, ai përfitoi të zgjidhte paksa kollaren e tij. Çudi, kjo dhimbje në gjoks vazhdonte. Ai u bëri pak masazh tëmthave dhe e spërkati fytyrën me pak ujë të ftohtë.
Boll mendove për Mallory.
- Nathan ?
Abby sapo kishte hyrë pa trokitur siç e kishte zakon kur ato gjendeshin vetëm. Gruaja e re dha hollësitë e programit të tij të pasdites, pastaj shtoi :
- Një mik i Ashley Jordan ka thirrur në mëngjes, dhe donte një takim të ngutshëm. Njëfarë Garrett Goodrich…
- Goodrich ? Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.
- Mendova që ishte ndonjë prej miqve të tij të fëmijërisë, një mjek i njohur.
- Dhe ç’mund të bëj për këtë zotëri ? pyeti ai duke rrudhur vetullat.
- Nuk e di, nuk tha asgjë. Tha vetëm që, sipas Jordan, ju ishit më i miri.
Dhe kjo është e vërtetë : asnjë proces të humbur gjatë gjithë karrierës sime. Asnjë.
- Përpiquni të më thirrni Ashley, ju lutem.
- Ai është nisur për Baltimore para një ore. Ju e dini, dosja Kyle…
- Ah ! po, vërtetë… Në ç’orë duhet të vijë ky Goodrich ?
- I kam propozuar orën shtatëmbëdhjetë.
Ajo e kishte braktisur tashmë zyrën kur kaloi kokën edhe një herë në derën gjysmë të hapur.
- Duhet të jetë për ndonjë gjë përndjekjesh mjekësore, hamendësoi ajo.
- Padyshim, miratoi ai duke u zhytur përsëri në dosjet e tij. Nëse është kështu, ne do ta dërgojmë atë në departamentin e katit të katërt.

Goodrich arriti pak para orës shtatëmbëdhjetë. Abby e futi në zyrë pa e bërë të priste fare.
Ishte një burrë në forcën e moshës, i madh dhe i mbushur. Palltoja e tij e gjatë e prerë bukur dhe kostumi ngjyrë hiri theksonin dhe më tej shtatin e tij të madh. Ai hyri në zyrë me një hap të sigurtë. I ngulur ashtu rëndë në mes të zyrës, shtati i tij prej mundësi i jepte një prani të fortë.
Me një lëvizje të gjerë të dorës, ai e shkundi pallton e tij përpara se t’ia zgjaste Abby-it. Ai kaloi gishtat në flokët e tij të thinjur gri të shpupurisur me kujdes – me siguri i kishte kapur të gjashtëdhjetat por flokët mbaheshin ende mirë – pastaj ledhatoi ngadalë mjekrën e tij të shkurtër, duke ngulur në të njëjtën kohë sytë e tij të gjallë dhe shpues në ato të avokatit.

Me të kryqëzuar vështrimin e Goodrich, Nathan e ndjeu veten jo mirë. Frymëmarrja e tij u përshpejtua dhe, për një çast, mendimet iu mjegulluan.

Perkthyer nga U. Nerguti

__________________
"Trajtoji tė tjerėt ashtu sic do doje qė ata tė tė trajtonin ty."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2006 17:17
Veshtrusja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Veshtrusja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Veshtrusja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Veshtrusja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Veshtrusja Shto Veshtrusja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Veshtrusja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cupka
madmoiselle!

Regjistruar: 19/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505

good girl!

Rofsh qe e solle ketu, me kenaqe.

__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Prill 2006 14:02
cupka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cupka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cupka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cupka Shto cupka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cupka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Veshtrusja
e thjeshte

Regjistruar: 14/01/2006
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 23

Re: good girl!

Citim:
Po citoj ato që tha shejtonja
Rofsh qe e solle ketu, me kenaqe.


Me vjen mire qe te pelqen

Ajo qe eshte interesante ne lidhje me kete roman eshte qe mund te behet edhe film!

Eshte vertete shume terheqes.

Pershendetje

__________________
"Trajtoji tė tjerėt ashtu sic do doje qė ata tė tė trajtonin ty."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Prill 2006 21:55
Veshtrusja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Veshtrusja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Veshtrusja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Veshtrusja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Veshtrusja Shto Veshtrusja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Veshtrusja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Veshtrusja
e thjeshte

Regjistruar: 14/01/2006
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 23

Dhe pastaj...

pjese nga kapitulli 18

Jemi të rinj vetëm një herë,
por ama kujtohemi tërë jetën.


Dialog në filmin Liberty Heights
të Barry Levinson



1972
Nantucket, fillim vere


Ajo është tetë vjeçe. Është takimi i tyre i parë.
Një mbrëmje më parë, ajo ka mbërritur nga Boston. Atë mëngjes, ajo shëtit në kopshtin e madh familjar. Ajo mban të veshur një fustan të pambuktë që i bie deri poshtë gjunjëve dhe që ajo e urren. Me këtë vapë që bën, ajo do të kishte preferuar të vishte pantallona të shkurta dhe një bluzë të lehtë por e ëma e detyron gjithmonë të vishet si fëmijë i vogël model.
Disa herë me rradhë, ajo ka pikasur një djalë të vogël me flokë të zinj të bukur i cili nuk goxon t’i flasë dhe ikën duke vrapuar sapo që ajo afrohet pranë tij.
E intriguar, ajo e ka pyetur nënën e saj që i është përgjigjur të mos i kushtonte vëmendje atij : ai nuk është tjetër « përveçse » djali i pastrueses.
Pasdite, ajo e kryqëzon përsëri në plazh. Ai argëtohet me një balonë që ai e ka bërë vetë me shkopinj bambuje dhe një copëzë velloje të dhënë nga një peshkatar. Për të shërbyer si gremç drejtimi, ai ka patur idenë të lidhë një unazë nga ata që përdoren për perdet.
Megjithë fabrikimin e saj artizanal, gjëja fluturon tashmë shumë lart në qiell.
Mallory, ajo gjithashtu, ka sjellur balonën e saj, një model i ndërlikuar që ia kanë blerë në një dyqan të madh lojërash në Boston.
E megjithatë, balona e saj nuk shkëputet nga toka. Ajo provon më kot të ndryshojë vendet, të vrapojë me shpejtësi në të gjitha kahet, balona bie papushim mbi rërë.
Edhe pse djali i vogël bën sikur nuk po e shikon, Mallory e di mirë që ai i hedh asaj disa shikime në bisht të syrit.
Por ajo nuk i humb shpresat dhe e provon përsëri. Për fat të keq, lodra e saj e mrekullueshme bie rëndë në ujë. Tani, ajo është e lagur dhe plot rërë. Sytë iu mbushën me lotë.
Ai i afrohet asaj dhe merr iniciativën t’i kalojë unazën e balonës së tij rreth kyçit të dorës. I shpjegon asaj që duhet të kthehet me shpinë nga era dhe pastaj e ndihmon për ta tendosur fillin dhe për ta lëshuar atë ngadalë. Kështu, balona ngjitet mjaft shpejt në qiell.
Ajo lëshon thirrje gëzimi. Sytë e saj shndrisin dhe ajo qesh.
Më vonë, për të treguar njohuritë e tij, ai i mëson asaj që Kinezët i mveshin balonës pushtetin për të tërhequr fatin. Për të mos qëndruar më prapa, ajo i thotë atij që Benjamin Franklin e ka përdorur balonën për të studiuar rrufenë dhe shpikur rrufepritësen (ajo e ka lexuar këtë mbi ambalazhin prej kartoni të lodrës).
Pastaj, mjaft krenar, ai i tregon asaj balonën e tij nga më afër për që ajo të admirojë kafshën e çuditshme që ai ka pikturuar mbi të.
- Jam unë ai që e ka pikturuar.
- Eshtë një breshkë ? pyet ajo.
- Jo, një dragon, përgjigjet ai paksa i ngushtuar.
Përsëri, një shpërthim i madh të qeshuri mbërthen vajzën e vogël. Ky humor i çiltër është ngjitës dhe, pas pak, dy të qeshura fëmijësh përzihen me zhurmën e dallgëve.
Pak më larg, i vënë mbi një tavolinë, një tranzistor luan You’ve got a friend të Carole King, një këngë hit i verës.
Ajo e vështron atë tani me vëmendje dhe i duket që ai është djali më i mirë që të ketë parë ndonjëherë.
Ai u prezantua në mënyrë solemne :
- Më quajnë Nathan.
Ajo iu përgjigj, po aq rëndë :
- Emri im është Mallory.

. . .

13 korrik 1977
Nantucket


Ato janë trembëdhjetë vjeç.
Ato kanë marrë biçikletat e tyre dhe zbresin përgjatë pistës për çiklistë që i çon në Surfside Beach, plazhi më i madh i ishullit.
Koha fillon të kthjellohet dhe dallgët janë paksa të shkumëzuara. Megjithatë, ato nuk ngurojnë aspak për tu larë. Përkundrazi, ato qëndrojnë gjatë në oqean dhe notojnë derisa janë të këputur.
Ato dalin nga uji vetëm kur dallgët fillojnë të jenë të rrezikshme. Era është e fortë. Mallory ka të ftohtë. Ato kanë marrë me vete vetëm një peshqir. Nathan i than asaj flokët dhe shpinën ndërsa ajo kërcëllit dhëmbët.
Rëra fillon të shpohet nga një shi kokërrmadh dhe në pak minuta, plazhi është i shkretë. Tani, vetëm ata të dy janë në mesin e erës dhe shiut.
Ai është i pari që vihet në këmbë dhe e ndihmon atë për tu ngritur. Papritur, ai përkul kokën drejt saj. Pa e kuptuar, Mallory ngre sytë dhe çohet mbi majën e gishtave. Ai i kalon duart rreth belit të saj. Në çastin kur gojët e tyre përpuqen, ajo është e përshkruar nga një rrënqethje e panjohur. Ajo ndjen kripën e detit mbi buzët e tij.
Është një puthje e parë tejet e ëmbël e cila përzgjatet deri saqë dhëmbët e tyre prekin njëri-tjetrin.

. . .

Perkthyer nga Urim Nerguti

__________________
"Trajtoji tė tjerėt ashtu sic do doje qė ata tė tė trajtonin ty."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Prill 2006 21:57
Veshtrusja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Veshtrusja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Veshtrusja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Veshtrusja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Veshtrusja Shto Veshtrusja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Veshtrusja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Cfare surprize te shikoj qe paska shkrimtarin me te njohur sotpersot ne France...Cdo roman i tij eshte nje sukses...I kam lexuar pothuaj te gjitha romanet...per t'i pasur ne shtepi, i kam te gjitha

Ka nje menyre te veçante ne te shkruar...gjithmon i le lexuesit suspensin qe ai imagjinon ...kur libri mbaron ndjen nje liri shpirtetore te pa pershkruar...

Ps: Do mundohem t'ju perkthej ndonje roman te tijen ktu, meqe ekziston nje teme per te.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Prill 2010 17:11
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > Guillaume Musso

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.