Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > Ese dhe artikuj nga shkrimtare te huaj Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Ese Dhe Atikuj

NDERI NE PENEN E MARKESIT DHE LORKES
(Vezhgim mbi veprat "Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar" - G.G.Marquez - dhe "Dasme gjaku"- F.G.Lorca)

Pergatiti Aida Dizdari

Nderi si sens i thelle i koshiences ka qene pjese e pandare e jetes njerezore. Ai nuk lindi me njeriun, porse u shfaq shume shpejt pas krijimit te tij gjate zhvillimit shpirteror dhe intelektual tij, si nje nga elementet baze te rregullimit te maredhenieve te ndersjella njepaleshe e shume paleshe. Si nje faktor i rendesishem qe ka ndikuar lumenjte e jeteve qe nga burimi e deri ne derdhje, eshte shprehur edhe ne shume ane te veprimtarise njerezore. Duke qene i tille ai ka zene nje vend te rendesishem edhe ne letersi duke filluar nga gojedhenat e legjendat e folkut deri tek veprat e te medhenjeve te kesaj dege te artit, duke frymezuar kryevepra. Per vete rolin e rendesishem qe ka patur ne jeten njerezore, si nje nga motivuesit, levizesit e saj, ai ka zene vend edhe ne veprat e dy gjigandeve te letersise latino - amerikane dhe asaj boterore ne pergjithesi, Gabriel Garsia Markes dhe Federiko Garsia Lorka, respektivisht, « Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar » dhe « Dasme gjaku ». Ne realitetin e Lorkes dhe te Markesit nderi shikohet dhe perceptohet me te njejten force shkaterruese, si ligjvenes i padukshem qe percakton rregullat e jeteses ne boten latino – amerikane. Ai eshte nje nga boshtet kontrolluese qe ndihmon ne fillimin e konfliktit, e ndez ate ashtu sic edhe percakton menyren e shplekjes se rrethanave duke dhene dhe zgjidhjen. Ne te dyja veprat qe po marr nen shqyrtim, nderi shfaqet ne disa forma, te cilat te cojne ne te njejtin konkluzion dhe qe e japin qarte se ku qendron pergjigja e enigmes sone : « Cfare eshte nderi ne penen e Lorkes dhe te Markesit ? »

Eshte i ashtuquajturi nder ai qe e detyron pasunarin Bajardo San Roman te ktheje perseri ne gjirin e familjes bukuroshen Anhela Vikario, gruan e tij, qe naten e pare te marteses. Eshte nderi i motres ai qe i detyron vellezerit Vikario, bijte e nje familje te varfer e plot paragjykime, te kryejne krimin e tmerrshem dhe mizor, vrasjen cnjerezore te Santiago Nasarit. Megjithate, ketu te bie ne sy dicka qe pershkon tere historine te shtjelluar me mjeshteri prej Markesit te larget, distant, vezhguesit te fshehur, dhe kjo eshte qe megjithese te fyer ne nder, Vikariot nuk deshen ta vrinin Santiago Nasarin. Kjo jo sepse ky i fundit ishte miku i tyre, por sepse ata ne shpirt nuk ishin vrases dhe vrases nuk donin te beheshin. Ate dite, ata bene cmos qe dikush t’ua mbante doren, dikush t’i ndalonte. Asgje nuk bene ata qe ta vrisnin Nasarin fshehurazi e pa buje, perkundrazi, bene cmos qe te merrej vesh. (fq. 438) I pari qe e mori vesh, pervec familjareve,ishte Faustino Santosi, kasapi ne dyqanin e te cilit mbanin thikat per therjen e derrave. (fq.439)

« Do te vrasim Santiago Nasarin, - tha Pabloja » (fq. 440)

Ishte kjo deshmia e pare e Faustinos se ciles iu bashkuan edhe deshmite e disa kasapeve te tjere qe kishin qene aty rrotull dhe e kishin degjuar. Pas Santosit, ata shkuan ta kerkonin ne shtepine e Maria Alehandrina Servantesit e si nuk e gjeten shkuan ta prisnin ne dyqanin e Klotilde Armentes ku ia bene te ditur idene e vet, asaj (fq. 442) si dhe dymbedhjete veteve qe erdhen per te blere. (fq. 445) Kjo edhe nje here tregon haptazi se ata te dy nuk donin ta vrisnin Santiago Nasarin. Megjithate, te nxitur nga ligji i pashkruar qe nuk kursen askend, pre e te cilit ishin edhe te afermit e atyre dy te rinjve, nena, e fejuara, vjehrra e ardheshme, per vellezerit Vikario nuk kishte me kthim prapa. E vetmja mundesi ishte qe dikush t’i pengonte, qe te paprekur nga turpi ata te mund t’i shpetonin krimit. Por per fat te keq, nje destin te shkruar a te krijuar prej vete asaj shoqerie te mbyllur latino –amerikane, askush nuk mundi apo nuk deshi t’i ndaloje dhe gijotina e “nderit” e rrezoi shpejt perdhe koken me kacurrela te Santiago Nasarit.

Dhe eshte kjo gijotine qe ra edhe mbi kryet e Leonardos dhe te dhenderit, ketyre personazheve fatkeqe te nje « Dasme gjaku », me te vetmit deshmitare, syte e nje gruaje, nuses qe e deshen me aq zjarr. Nderi ketu shfaqet me i rrembyer, si nje ndjenje pasionale me rrenje primitive. « Eshte krahu i tim vellai, i tim eti, dhe i te gjithe te vdekurve te familjes sime. Dhe ka aq fuqi sa ta shkule kete peme nga rrenjet po deshi. T’i luajme kembet se e ndiej qysh me jane ngulur ketu dhembet e te pareve e po me marrin frymen. » (fq. 421)
C’i ndodhi valle ketij njeriu, kaq e rende sa te paret ia ngriti prej varreve qe t’i jepnin force e te hakmerrej ? ! Sepse ajo qe hakmarrje ! Dashuria e nje gruaje te kishte valle forcen t’i zgjonte ata, apo me shume krenaria e nje burri, i aferm i atyre te vdekurve te derguar ne boten tjeter prej Felikseve ? ! A s’do te ishte me e drejte te pranonim kete hipotezen e dyte ? ! Nje djale, vellai dhe ati i te cilit jane vrare prej njerezish qe mbajne emrin Felikse, humb gruan e tij bile perpara se te ishte e tija pikerisht prej njerit prej tyre, qe ia mori ne vithe te kalit e ia shpuri diku, ne nje pyll te erret e te zi (fq.235) ku do ta bente te tijen. (fq 193)
Kjo eshte nje fyerje qe ai s’mund ta pranoje aq me teper qe ajo iu be aq e hapur, aty ku te gjithe e shohin dhe e njohin. Dhe gjaku i tij u zgjua, se ishte gjaku i atyre qe vrasin e « vriten ne mes te rruges »(fq. 236)
Si ne «Dasme gjaku », ashtu dhe ne «Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar», nderi duket se motivon sjelljen e karaktereve, ashtu sic eshte : i kamufluar, jo i drejtperdrejte, i mberthyer mire ne perkufizimin e asaj qe quhet tradite. Gjithashtu, ne te dyja rastet, vihet re dicka tejet intriguese : fitimi i nderit te humbur nepermjet derdhjes se gjakut, vrasjes, krimit te rendomte. Vdekja e Santiago Nasarit nuk do t’i risillte virgjerine Anhela Vikarios ashtu sic nuk do te cbente ate qe u be diten e asaj dasme te pergjakur, sic nuk do ta sillte prapa nusen apo ate lume ngjarjesh, kuqelimi i zbehte i gjakut te Leonardos mbi faqen e kafenjte te dheut. Te dyja keto vrasje s’ishin gje tjeter vecse shprehje e superioritetit te nje njeriu mbi sfidantin e tij, nepermjet instiktit shtazor qe fle ne koshiencen njerzore. Dashur-pa-dashur, Leonardo e sfidoi « luanin » e ri, dhenderin, i tregoi hapur se qendronte diku me lart se ai, duke lenduar thelle sedren e tij burrerore. Te maskuar ne fjalen nder, burim i intelektit njerezor, kemi instinktin primitiv te me te fortit, qe shfaqet i vrullshem me pasoja te pakorigjueshme. Dhe serish, nen masken e nderit paraqitet gjakmarrja, fillimisht e shfaqur si nje derivativ i ketij instinkti e pastaj e mberthyer pazgjithshmerisht ne shoqerine njerezore. Sic u vertetua me lart, vellezerit Vikario, nuk donin ta vrisnin Santiago Nasarin. Ata u gjenden perballe nje presioni te paimagjinueshem te familjes dhe shoqerise e cila do t’i denonte me shume nese ata do te mbeteshin pa nder, sepse nderi qendron mbi gjitheshka. Keshtu ndodh edhe me dhenderin, aq paqesor e qe nderi e krenaria ia kishin dashur qe kur, te vriste te pakten nje nga Felikset. Ai ndizet sepse fyerja atij iu be ne sy te te gjitheve, duke i marre ate qe ishte « prona » me e shtrenjte. Ndofta s’do te kishte qene ky reagimi sikur gjitheshka te kishte ndodhur e fshehur, lehte e pa zhurme.
Kete ide ka dhe Markesi i cili e shpreh nepermjet bisedes se Anheles dhe shoqeve te saj.
« E binden se dhe burrat me kryenece pranonin cdo gje, me kusht qe askush te mos e merrte vesh. »(fq. 428)
Nese krahasojme vepren e Lorkes dhe te Markesit, me shtrirje te ndryshme kohore, do te verejme nje metamorfoze te cuditeshme ne konceptin dhe gjithashtu menyren e perceptimit te nderit. Nderkohe qe tek Lorka cdo ndjenje eshte e ngritur ne kult dhe shfaqet e zjarrte, gati-gati larg reales, te Markesi ato shfaqen teper te dala boje, sikur dashuria apo krenaria te mos ekzistonin me. Nese tek « Dasme gjaku » nderi shfaqet si ndjenje, tek « Kronika » ai vjen si dicka e huaj qe nuk buron me, dicka e imponuar, rudiment i kohes se shkuar.
Megjithate, ne te dyja keto vepra ashtu si dhe ne boten bashkekohore ai vazhdon te luaje ate rol micidial , duke i dhene edhe realitetit tone, tone te hidhura e te pergjakura, qe na mbajne ne njerezoreve akoma ne stadin e primitivitetit shtazor. Zgjidhet keshtu enigma qe vete tema e shtjelluar parashtron, duke na lene neve me nje pyetje tjeter te madhe :
A ia vlen ? ! ! ! …

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga Fajtori datė 19/02/2012 ora 22:49

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2003 17:35
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

DIELLI TEK “I HUAJI” I ALBER KAMY

Pergatiti Aida Dizdari

Hyrje

Dielli eshte nje nga elementet qe haset shpesh ne te vepra te ndryshme artistike, gati ne te gjitha gjinite e artit nga artiste te ndryshem, por vecanerisht nga shkrimtaret. Dielli dhe drita,jane simole te jetes, ringjalljes dhe gjithshkaje te mire qe ka te beje me to. Ne vepren “I huaji”, te Alber Kamyse, te ben pershtypje menyra sesi jane perdorur simbolet e drites dhe te diellit. Ky burim jete tek “I huaji” nuk eshte vecse nje lemsh emocionesh sfilitese te cilave heroi i Kamyse, Merso, nuk mundet t’i beje balle. Motivet e drites dhe te diellit shoqerojne tere vepren dhe evoluojne me te duke zene nje vend te rendesishem ne ate c’ka autori kerkon t’i komunikoje lexuesit.

Funerali, shfaqja e diellit si problem.

I shfaqur si problem gjate funeralit te nenes, drita behet dicka tejet e rende, gati mbytese. Kjo shihet ne pershkrimet e gjalla te autorit ne te cilat vihen re shpesh shprehje si psh: <<shkelqimi i diellit qe i padurueshem>>( fq. 26) apo <<dielli dukej pa jete dhe kapites>>(fq.25) Trondites dhe shokues eshte dhe fakti se asnje emocion nuk tregon Mersoja ndaj vdekjes se nenes se tij. Gjithe mendimet e tij jane perqendruar plot ankth ne vezullimin e lemshit te zjarrte e te <<bezdisshem>> ne kupen e qiellit. Nepermjet figurash te fuqishme letrare, vecanerisht simbole, qe krijojne imazhet tek lexuesi duke e bere pamjen rrenqethese me te gjalle, autori fillon dalengadale te shfaqe efektet e tij mbi heroin. Nder te tjera Merso thote ne faqen 26: <<…ndjeja gjakun qe me rrihte temthat>>…Nje gjendje ekstaze kjo, gati e padurueshme qe e trullos Mersone dhe le mbresa tek lexuesi.

Efekti i diellit mbi krimin

Ne plazh me Rajmondin, qene shkelqimi dhe nxehtesia e zjarrte e atij trupi qiellor qe e shtyne Mersone ne krim. Ndersa shkonte per te pire uje, dielli i shkelqeu ne fytyre dhe nje fleksje,nje vezullim verbues nga tehu i thikes se njerit prej arabeve mjaftoi per ta cliruar dhe pastaj keputur zinxhirin qe mbante te lidhur instinktet e Mersose. Ai mund te ishte kthyer, dhe vetem aq mjaftonte per te fshire nje te ardhme ngarkuar me kompleksitetin e pasojave te bemes se tij. Por asgje s’mundej me ta evitonte shperthimin e ndjenjave dhe emocioneve te Mersose. Ashtu, te fshehta, te rezervuara, ndoshta te mpira, ne dukje te pakapshme dhe gati inegzistente, ato moren kontrollin e qenies se tij. Heroi i Kamyse para krimit shprehet <<ndieja vetem goditjet e diellit mbi balle dhe ne menyre te turbullt tehun e thikes para fytyres sime. Kjo shpate perveluese gerryente qerpiket e mi dhe germonte syte qe me dhembnin. Atehere gjithshka u lekund>>(fq.69) dhe ai nuk mendoi me.
Ai nuk kishte kontroll mbi diellin, as nuk e perballonte dot. Ndricimi i tij e shtyu te qelloje. <<shkunda diellin dhe djersen>> (fq.70) thote ai pas krismes se pare.
Dhe ashtu, sikur vertet ta kishte shkundur diellin dhe hedhur perdhe, si per ta vrare serish, Mersoja qellon dhe kater here te tjera, kater trokitje te shkurtera sic i quan ai, ne porten e fatkeqesise.

Ne burg- ndryshimi i mendimit per diellin.

I takuar per here te pare me nje diell kryenec e te fuqishem, gati derrmues ne funeralin e se emes, e pastaj me nje diell qe e shtyu ne krim, Mersoja kishte krijuar opinionin e tij per diellin dhe driten. Po ne mungese te tyre, ne burg, ai kuptoi shume gjera. Zbuloi se ky diell, nuk ishte gje tjeter vecse lemshi i ndjenjave te veta, refleksi i tij, si imazhi i nje njeriu ne pasqyre. E Mersoja e kuptoi se ne fund te fundit, dielli, jeta, mund te ishin edhe te ngrohta e miqesore. Ai zbuloi se ai,dielli, qe per te ish i pakontrollueshem, mund te kontrollohej, se ishte brenda tij, vetem se ai s’e kishte pare Ai zbuloi se eshte njeriu ai qe ia jep kuptimin jetes se vet, eshte njeriu ai qe e kontrollon dhe pse ajo mund te shfaqet me imazhe te larta, forma misterioze, sic qe dielli, e qe shpesh jane te pameshireshme.

Mbyllje

Egzistencialisti Alber Kamy e ka perdorur simbolin e diellit ne kete veper, si nje kufi – pasqyre mes Mersose dhe emocioneve dhe ndjenjave te tij, te cilat i perkasin ne fund te fundit races njerezore. Por kur Mersoja e kupton kete, motivi i diellit eshte tashme tretur.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga Fajtori datė 19/02/2012 ora 22:50

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2003 17:37
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

per diellin e "Te huajit"

Emri qe ka zgjedhur per personazhin e tij kryesor eshte simbolik.Merso eshte bashkimi i 2 fjaleve ne frengjisht:merce dhe soleil-dhe perkthehet-ne meshiren e dielllit.
Dielli (pervec te tjerash)supozohet te personifikoje absurdin,dhe irracionalen qe ndodhet e pranishme ne jeten e perditshme.
Te jesh ne meshiren e nje drite dielli sepse ajo te erreson syte , te mposht llogjiken dhe vepron pa ndergjejge eshte absurde ,gje qe edhe gjykatesit nuk e besuan deshmine e tij duke e quajtur kriminel te grades se pare.
Efekti i diellit mbi Mersone filloi qe ne varrimin e nenes se tij.Dhe me pas nga nje ngjarje ne nje tjeter ky efekt u shtua duke e futur personazhin kryesor ne nje rrjete qe sa vinte dhe ngushtohej,duke e futur me shpesh ne rrethana te pazakonta ku llogjika perjashtohej.
Titullohet "I huaji "sepse gjithe jeta e tij eshte e huaj per njerezimin.
1-eshte i huaj ne mjedisin ku jeton.
2-eshte i huaj per kishen(sepse nuk pranoi faljen e Zotit kur do gjykohej)
3- eshte i huaj per njerezit e thjeshte se i neglizhonte detajet e jetes duke mos i marre asnjehere seriozisht.
4-eshte i huaj per gjykatesit qe bazohen gjithmone mbi fakte dhe evidenca dhe nuk e kuptojne qe jeta ka absurde dhe gjera te pashpjegueshme si efekti trulloses i diellit qe te con te besh krim.

Ne fund Merso vdes pa kerkuar meshiren e Zotit,pa u penduar dhe me nje urrejte ndaj njerezimit.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2003 15:29
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Nderi ......

.....tek" Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar".

Romani hapet ne mengjesin e vrasjes se Santiago Nasarit. Ne faqet e para pershkruhet jeta e tij ,femijeria e tij ,shtepia qe jetonte me te emen,tipin e Santiagos ,qe autori thote ishte plotesisht si i ati: tip aventurash,qe bente per vete vajza.
Pasi tregohet vrasja, nga dy vellezerit Vikario , romani kthehet ne ritrospektive dhe pershkruan se si arriten ngjarjet deri tek vrasja,dhe kjo behet me ane te nje rrefimtari (shoku i ngushte i Anhelikas) qe e jep ne menyre kronike ngjarjen.

Bajardo San Roman,nje njeri plot sharm ,me humor te mprehte,i pasur ,sa kish ardhur ne ate qyteze,(shikoni qe ngjarjet ndodhin ne nje ambjent te vogel shoqeror,me tradita te ngulitura dhe mentalitete fikse,ndaj dhe shume sjellje te personazheve justifikohen)
San Roman takohet per here te pare me Anheliken afer kishes (me sa mbaj mend) dhe i ben shume pershtypje bukuria dhe lirshemria e saj.Qete ,dhe me vendosmerine qe e karakterizonte betohet me veten e tij qe nje dite do martohej me te.
Dhe keshtu ndodh :pas ca kohesh ai i propozon qe te behet gruaja e tij ;ajo po, e pelqente dhe gjithcka duket perfekte, dasma, mbremja.
Vetem se ne naten e pare te marteses ,ai zbulon qe nujsa e tij nuk eshte e virgjer, dhe e kthen mbrapsht ne shtepine e prinderve te saj po ate nate duke vene nje vule turpi ne familje.
Vellezerit e Anhelikes nuk mund ta durojne dot kete turp dhe e marrin ne pyetje te motren qe qan nga poshterimi edhe pse e kishte ne dore te manipulonte me truke naten e pare.(ketu del guximi dhe sinqeriteti i saj)
Dhe ne deshperim e siper, nen trysnine e pyetjeve ajo permend nje emer ne tym ,emrin e Santiago Nasarit,keshtu Pablo dhe Pedro nisen te hakmerren kunder Santiagos per te marr hakun e motres dhe per te fituar serisht nderin e saj .Reputacioni i tij si djale i hedhur,don zhuan ,e beri Santiagon shenjestra perfekte per tu hakmarrur ,edhe pse s'kishte qene ai qe kish zhvirgjeruar Anheliken.Autori nuk e thote kush eshte,sepse nuk eshte e rendesishme.
Keshtu Pablo dhe Pedro , edhe pse e njihnin Santiago Nasar nuk kane rrugezgjidhje tjeter vecse ta vrasin per NDERIN e motres.Dhe tregohet rruga e tyre per te mprehur thikat ,duke i thene cdo njeriu qe takojne qe po shkojne te vrasin Santiago Nasarin,me shpresen se ndonje i guximshem do ti ndaloje ne cmendurine qe po bejne.Ata ndjejne keqardhje per Santiagon ,madje edhe qajne,hezitojne ,por nderi tradita,mentaliteti dhe paragjykimet jane aq te forta sa e mundin meshiren e tyre .Para se krimi te kryhej ,pothuajse gjithe banoret e qytezes e kishin marre vesh qe Santiago Nasar do vdiste ate mengjes.
Dhe sa del nga shtepia dhe kthen qoshen e pare ,dy vellezerit qe kishin pritur gjithe naten ne rrugice ngulin thikat e mprehta mbi trupin e tij.....

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Tetor 2003 06:20
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Finding_Neverland
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 12/04/2006
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 201

Arti ekzistencialist i Kamyse

Per te shkruar nje kryeveper nuk mjafton te kesh nje mesazh interesant per te kumtuar,as ti nenshtrohesh nje forme te perkryer,por te zbulosh formen me te pershtatshme per te percjelle sa me mire ate qe do te shprehesh.Meqenese kishte dicka te re per te shprehur, Kamyja,gjeti nje ton te ri dhe "I Huaji" shenon sot per te gjithe kritiket nje date te rendesishme te historise se romanit francez.Subjekti i romanit gjendet ne nje shenim te prillit 1937 te shkruar nga vete Kamyja:"Njeriu qe nuk do te shfajesohet".Merso,heroi i romanit,vdes duke e mbajtur te verteten per vete,ai refuzon deri ne fund lojen e shoqerise.(Merso-Mer+Soleilet +Diell,pra kombinim i lojes dhe i jetes).
Stili i romanit "I Huaji" shquhet per thjeshtesine dhe natyrshmerine e tij.Jane keto dy tipare qe mund te ngjallin medyshje: kur lexon romanin "I Huaji" mund te te duket se cdokush mund te zoteroje nje art te tille, por duhet kuptuar se mungesa e zbukurimeve nuk tregon patjeter paaftesi dhe se ne art nuk ka rruge me te veshtire se arritja e thjeshtesise. Gjurme te nje humori te holle shfaqen here pas here dhe eshte e veshtire te percaktosh nese Merso eshte nje humorist apo transmentues i pavullnetshem i humorit te Kamyse.
E verteta eshte se Kamy eshte nga ata autore qe nuk e shikojne nje veper letrare si fushe per te eksperimentuar nje nje teknike apo per te parashtruar nje filozofi. Duke i vene vetes si qellim studimin e sjelljes se nje njeriu qe refuzon te tregoje te fshehten e vet, ai kalon natyrshem ne poziten" behaviuriste" te disa shkrimtareve. Duke demaskuar mjetet qe perdor nje shoqeri, e cila preferon me mire ti etiketoje njerezit sesa ti pranoje ata sic jane dhe u jep atyre nje esence qe pastaj te mund te toleroje ekzistencen e tyre, ai e rrethoi padushur Mersone me aureolen e heronjve ekekzistencialiste. Te romani " I Huaji" shfaqet prirja e Kamyse drejt klasicizmit. Te jesh klasik do te thoshte per te,te sugjerosh sa me shume duke thene sa me pak.Ne kete drejtim, Kamy nuk mjaftohet me sugjerimet e nje universi dashurie e mirekuptimi me boten: ai demaskon ata qe e ndiejne nevojen e te shprehurit pompoz qe te mund te arrijne te kapin hijen e nje ideje apo te nje ndjenje. Ky klasicizem nuk eshte ai i kulluar, as i pafajshem. Heshtjet e Mersose nuk jane vetem heshtje ekstaze: ato jane nemitje e qellimshme kundrejt llomotitjeve te pacipa. Por " I Huaji" eshte klasik ne nje menyre me te thelle. Ne romanin e vet Kamyja ka gjetur nje forme origjinale. Me kete rast mund te permendim shprehjen qe ai ka perdorur per nje tjeter veper te tij: "Kam pershtatur formen me subjektin, kjo eshte e gjitha".

__________________
Ora e perjetshme do te rikthehet rishtazi,dhe ti me ate,pluhur i pluhurave.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Maj 2006 17:44
Finding_Neverland nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Finding_Neverland Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Finding_Neverland (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Finding_Neverland't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Finding_Neverland Shto Finding_Neverland nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Finding_Neverland nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Leter e Byron kushtuar Thomas Moore

Për Thomas Moore
Newstead Abbey, Sept. 20, 1814



Kjo është për atë që vuan
Kapela zgjoi psherëtimën e poetit!
Vajza që i dha këngës
Atë që ari kurrë nuk mundi ta blejë.

I dashur Moore,--.

Unë do të martohem – kjo është, unë e kam pranuar, dhe zakonisht një çlodhje e dëshirueshme ka për të më ndjekur. E ëma ime nga Gracchi (kjo ka për t’u bërë), ju gjithashtu mendoni për mua strikt, megjithëse ky model i vetëm fëmiror, dhe është investuar me “opinionet e arta prej tërë karakterit tim”, dhe i “shumë rrethanave të gjepura” Desdemona ajo vetë. Zonja Milbanke është e zonja, dhe unë kam ftuar të atin e saj të vazhdoje këtu në kapacitetin e preferencave të mia, - megjithatë, unë nuk e bëj dot derisa unë të bëhëm i qëndrueshëm në disa biznise në Londër, dhe të kem një gëzof blu.
Ajo thoshte se do të bëhem një trashëgimtare, por për këtë natyrisht që unë s’di asgjë, dhe nuk do të kërkoj të marr vesh. Por unë e di, ajo ka talent dhe kualitete të shkëlqyera; dhe ju nuk do ta mohoni dënimin e saj, pasi të kem refuzuar gjashtë shoqërues dhe më merrni mua.
Ti, nëse ti nuk ke asgjë kundër asaj që them unë, ju lutem bëje; mendja ime e montuar, e fiksuar pozitivisht, determinuar, dhe prej kësaj unë do të dëgjoj në shkak, sepse tani nuk mund të bëje dëm. Gjërat mund të ndodhin që ta thyejnë atë, por unë shpresoj që jo. Në ndërkohë, unë të tregoj ty (një sekret, një nga një, - nga më i vogëli, derisa unë ta di që ajo dëshiron ta bëje publike) nga kjo unë do ta propozoj dhe kam për ta pranuar. Nevoja yte nuk e nxiton dëshirën time për kënaqësi, për s’mundet me u martuar për muajsh. Unë do të shkoj në qytetin tim nesër: por pres të jem këtu, në këtë rrugë timen, brenda dyjavor.
Në qoftë se nuk ka ndodhur, unë kam për të shkuar në Itali. Në rrugën time poshtë, ndofta, ti do të mundesh të më takosh në Nottingham, dhe ke për të ardhur me mua këtu. E ndiej të nevojshme që të mos them asgjë mbase do të vije një kënaqësi e madhe. Unë duhet, sigurisht, tërësisht reformë; dhe, seriozisht, nëse unë mund të kontribuoj për lumturinë e saj motivuese, unë do të zotëroj sigurinë time. Ajo është pra një person i mirë, kështu – kështu – në shkurtësi, Dëshira ime, unë isha një përmirësim.
Gjithmonë, etj
Bajroni

P.s Me falni per perkthimin, mbase kishte nyje te papershtatshme...

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Qershor 2006 10:28
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
henablu
Anetar i ri

Regjistruar: 13/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1

Autoresia e artikujve te temes

Pershendetje,
Artikujt hapes te kesaj teme 'Nderi ne penen e Lorkes dhe te Markesit' si edhe ' Dielli tek i huaji i Alber Kamy-se', jane shkrime te miat, te shkruara ne vitin 1998 e jane sjelle ketu pervecse pa leje, por dhe pa permendur autoren.
Shkrimet ekzistojne ne arkivat e IBO Organization, Gjeneve si dhe kane qene te botuara online deri ne mbylljen e faqeve geocities.
Lutem te citoni te pakten autoresine e tyre.
Me respekt,
Aida Dizdari

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2012 22:49
henablu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė henablu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me henablu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: henablu Shto henablu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto henablu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Tek dy shkrimet e para u vu emri juaj. Nuk eshte asnjehere vone per te vleresuar punen qe behet me autoresi.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2012 22:51
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:43 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > Ese dhe artikuj nga shkrimtare te huaj

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.