Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > Enciklopedia E 100 Personave Mė Me Influencė Nė Historinė Botėrore
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Enciklopedia E 100 Personave Mė Me Influencė Nė Historinė Botėrore

( Nga Majkëll Hart )


Lexues të nderuar! .Besoj se shumica juaj kanë dëgjuar apo studiuar nëpër tekste shkollore për persona dhe personalitete që kanë lënë gjurmë të pa harrueshme në lëmij të ndryshëm të historisë botërore.
Libri i autorit anglez Majkëll Hart ( Michael H.Hart) i emërtuar; "The 100: A Ranking of the most influential persons in history",më duket shumë i plotësuar nga mënyra e gjetjes dhe që shuan kureshtjen e lexuesit të mirëfilltë.
Tani kuptohet se gjithmonë ndërmjet njerzëve ka patur debate, se kush me të drejtë e ka kapur piedestalin më të lartë,dhe ka bërë emër në fushën filozofi-ke,shkencore,religjioze,ushtarake,apo qeveritare,dhe se kush ka arritur gra-dën më të ulët të diskriminimit shoqëror.

Sidoqoftë edhe këtu,sipas mënyrës së M.Hartit,nuk mund të themi se ka gjetur rrugën më të përkryer,por na le të themi se është më afër së vërtetës.
Në këtë vepër siç do të shohim më poshtë,janë zgjedhur dhe seleksionuar pe-rsonalitetet që i gjinden shumë më afër sferës përkatëse,ndërsa renditja e tyre në bordin tregues ka ardhur si rezultat i pikëve më të shumta të grumbulluara pa marrë parasysh rolin pozitiv apo negativ që ata kanë luajtur ata,në etapa të ndyshme historike.

Kriteria që është përshkruar kap një gamë të gjërë fushash siç do ta gjykoni dhe vetë,por çfarë vlenë të theksohet,është origjinaliteti i shpikjes,mënyra e predikimit,dhe efektiviteti i tij në jetën materialo-shoqërore.

Kjo vepër është botuar për herë të parë në 1978-ën,dhe për herë të dytë shohim se i është ndryshuar formacioni i të njëqintëve nga vetë autori,arsye të cilat ai i di vetë. Si në botimin e parë dhe në të dytin,vendi i Muhamedit asw. nuk është prekur ashtu siç ka ndodhur me të tjerë,dhe nga kjo marrim shkas e themi se Muhammedi asw ka patur ndikim pozitiv absolut në historinë e njerzimit.Por pranojmë dhe tjetrën që shpesh dëgjojmë versionin e ngritur se është Islami ai që ka bërë revolucion, dhe jo Muhammedi vetë,ngase ai ishte vetëm një përcjellës mesazhi.Por kur nisemi nga origjina e Islamit me Muhammedin prijës themi se ai i ka paraprirë Islamit të atëhershëm dhe këtij të sotëm. Kështu tezat e ngritura që ta quajnë Islamin si filozofi,apo shkencë religjioze të ndarë nga Muhamedi si themelues i saj bien poshtë për vetë faktin se kjo fe mori një hov të paparë me një shpetësi kozmike në periudhën e predikimit të saj nga Muhamedi.

Në një vend M.Hart thotë:-“Për një gjysëm shekulli,fiset beduine të arabisë,të frymëzuar nga feja e Profetit,krijuan një perandori të madhe që zgjerohej prej Indisë deri në oqeanin Atlantik,që bota kurrë nuk e kishte parë një gjë të tillë deri atëhere. Ngado që u vendosën ithtarët islamikë,populli i atij vendi e përqafoi fenë Islame,si fe më e drejtë

Për të qënë sa më të sinqertë me lexuesin,historia e një personi që ka bërë ‘emër’nuk mund të përfshihet vetëm me dy fjalë,pa i hyrë detaje të hollësishme.Për disa është shumë zor,për mungesë evidencash e dëshmishë, për të tjerët ka mendime kontrakditore,ndërsa të disa është fare e lehtë,kur disponohet një vepër që ska ndryshuar nga origjina qoftë dhe një germë,apo vetë pozicionimi i germave është si ditën e parë që doli për publikun.
E kemi fjalën për Kur’anin.

Për të kompletuar një vepër të tillë M.Hart është nisur sipas shijës së tij renditëse,ku specifikisht shohim ata që kanë arritur famë botërore siç thamë dhe më lart qysh nga fillozofi, uzurpuesi,apo artisti i skenave botrore.

Shija e dikujt tjetër do të ishte ndryshe,dhe metodologjia do kishte parametra dhe vendosje sporadike në raport me këtë studim të M.Hart,por ne meqë s’kemi kompetenca ta ndryshojmë do ta marrim këtë si është.
Ky libër është shumë interesant dhe krejt i ndryshëm nga të tjerët,se kemi të bëjmë me ato figura historike që në pasqyrë ruajnë shumë shtrembër nga njëra tjetra. Njerzit e dërguar të All-llahut si Musai, Isai, Muhammedi as.dhe veprat e tyre të shenjta me cilësi, humanizëm, dhe moral të plotë,nuk mund të barazohen me atë të Augusto Oktavianit,Maltusit,Pjetrit I,Marksit, Frojdit, Napoleonit, Xhingis Kanit, Makiavelit, Lenin e Stalin,Hitlerit dhe Gorbaçovit,
kur e dimë se ata lanë vazhdë të ndyrë dhe shumë djallëzore në kohën që jetuan dhe pasojat e tyre mbollën fara të hidhura,dhe i dhanë njerëzimit fruta vdekjeprurëse. Apo të asaj klase shoqërore të ndërmjetme për personat e shenjtë të xhainizmit,brahmanizmit,budizmit,zorostraizmit,maz
daizmit etj etjerë,që dhe sot efekti i tyre i ka lënë pasuesit e vet në qorrsokak.
Të parët, falë i qofshim Zotit,si Musai,Isai dhe Muhamedi as. pa luftë e gjak,vetëm me forcën e fjalës, i sollën njerëzisë pemën e paqes,ndërsa të dytët frutat e hidhura,dhe të tretët gështenja shtriga.Dhe tani kemi në dorë se kush e theu rekordin e kapjes së këtyre tri majave,plus dhe shumë tjerash.
Mendimi im personal është se;- nuk është aspak e drejtë të radhiten njerzit e dërguar të All-llahut xh.xh në një libër me tiranët,atheistët,por siç thamë më lart motivi që mbështetet ky libër është prodhimi i një studimi laboratorik i Majkëll Hartit që u bën të gjithë atyre kokave që historia u thërret sipas emrit që ata i lanë prapa vetes. Ndërkohë si muslimanët vetë që duhet ta njohin me argumente fikse heroin e tyre,por dhe ata jo muslimanë u ipet rasti ti hapin një penxhere nga dielli jetës së tyre,sidoqoftë jeni ju vlerësuesi më i mirë,dhe të gjithëve u uroj lexim të këndshëm.
#1
Muhammedi 570~632
Finalizimi që Muhammedin ta rradhis në vendin e parë të bordit biografik të personaliteteve më me ndikim në botë,ndoshta te disa lexues do të shkaktojë surprizë e befasi,ndoshta te të tjerët dyshim,dhe tek të fundit hutim dhe paqartësi. Ai është njeriu i vetëm në histori,i cili arriti sukses të pa limit si në fushën religjioze,dhe në aspektin politik. Edhe pse me një prejardhje të thjeshtë,Muhammedi predikoi dhe përhapi njërin prej religjioneve më të mëdha në botë,dhe u bë udhëheqës politik jashtë zakonisht i shkathët. Sot trembëdhjetë shekuj pas vdekjes së tij,ndikimi i forcës filozofike të fjalës së tij,dhe urtësia e mendimit shihet të mos e humbë efektivitetin e saj si në ditët e fillimit.

Muhammedi ,i lindur në vitin 570 në Mekkë,qytet ky në Arabinë Jugore,aso kohe rajon i lënë pas dore në aspektin e zhvillimit ekonomik,kulturor e jetë-sor. Ai në moshën gjashtë vjeçare ngeli jetim,dhe u rrit në një mjedis të pra-pambetur, nën kujdesin e ungjit të vet.Bazuar në literarurën Islame,ai nuk dinte shkrim dhe lexim,dhe këmba e tij nuk kishte shkelur në ndonjë shkollë.
Shohim që gjendja e tij ekonomike u përmirësua vetëm atëhere kur ai u martua me Hatixhen,një vejushë e pasur dhe shumë e ndershme.
Por kjo nuk na jep asnjë shenjë se ky njeri më vonë do të bëhej një figurë shumë e njohur. Koha që kalonte ishte tepër e rëndomtë,se shumica e arabëve të asaj kohe ishin idhujtarë. Veç se shohim një pakicë hebrenjsh dhe të krishterë që banojnë në Mekkë. Dhe me siguri,pikërisht nga ata, kjo i dha shkas Muhammedit të përfitojë bindjen se është vetëm një Zot i Gjithëfuqishëm, i cili ka pushtet në tërë rruzullin tokësor,e përtej tij.
Në moshën dyzet vjeçare,Muhammedi ishte më se i bindur,dhe ishin pjekur tamam kushtet të dalë dhe të trumbetoi,për atë Zotin historik (All-llahu) dhe të spjegoi në familje dhe publik misionin e tij profetik,që All-llahu i ka bërë thirrje me anë të Engjullit Xhibril,dhe e ka zgjedhur për të predikuar mesazhin e një feje të re,dhe fjala e para që mori qe “mëso”
Tre vjet bëri Muhammedi predikim vetëm me të afërmit dhe shokët e vet. Rreth viteve 613 ai doli në publik të hapur,ku dalëngadalë fillojë të ketë simpatizanë,por ndërkohë dhe shumë armiq. Pushtetarët Mekkas të asaj kohe e konsideruan si shumë të rrezikshëm,dhe bënë çmos që ta largojnë nga bindjet e tija. Kur panë që ai jo që s’po ndryshon rrugë,por po flet ashpër dhe hapur kundra tyre,ata e kërcënuan për vdekje me lloj lloj mënyre.
Kështuqë në vitin 622 Muhammedi me shokët e tij e panë të udhës të migrojnë diku vend tjetër,dhe për ta strehë u bë Medina.nja 300 e ca km.në veri të Mekkës.Atje në Medine,udhëheqsit në pushtet atij i ofruan pozita me rëndësi politike të vendit,por ai i refuzoi ato.
Emigrimi i tij i quajtur Hixhret,solli një begati dhe fatbardhësi në ardhshmë-rinë e jetës së Muhammedit,e cila prej aty e pas flet për një ecuri të pashoqe.
Në Mekkë ai nuk pati dhe aq shumë ithtarë në krahasim me atë në Medinë,
ku ai fitoi një popullaritet të madh,dhe shohim që ai po ka pushtet më të madh se sa pushtetarët vendas. Kjo gjë solli një brengë në autoritetet e vendit,por sa binin në duel debatesh me Muhammedin i dorëzonin armët e tyre,dhe menjëherë qafonin Islamin. Kjo solli atë gjë që shpesh pati beteja të ashpra midis këtyre dy vendeve,Mekkës dhe Medines,dhe Muhammedi gjithnjë pati korrur fitore,dhe tani pas tetë vjetësh emigrim ai kthehet fitimtar në vendlindjen e tij Mekkë. Pas dy vjetve e gjysëm,pas kthimit nga Medina, fiset arabe që ishin në Mekkë pothuaj tufa –tufa e qafonin Islamin si fenë më të plotësuar,dhe nga kjo pikënisje shohim që fuqia pushtetare e Muhammedit kishte kapur tërë Arabinë Jugore,dhe Muhammedi ishte drejtuesi i tyre.
Antarët e fiseve Beduine janë të njohur në Arabi për zotësinë e tyre në artin e të luftuarit,dhe guximin bashkë me trimëri që ata kanë.
Para ardhjes së Muhammedit,shumë gjak ishte derdhur pa shkak e arsye,dhe çfarë ndodhi ishte se shumë fise që nuk duronin një shtypje të tillë nga fuqitë më të mëdha,dhe përçarja e madhe që ishte krijuar,u detyruan të degdisen në Veriun e Arabisë,dhe atje të mirren me bujqësi dhe blegtori.
Me ardhjen e Muhammedit në fuqi,ndodhi një revolucion i madh bashkimi. Për herë të parë në historinë e tyre ngjau diçka e pabesueshme. Bashkimi që ofroi Muhammedi,me një frymë të flaktë në besimin e madh vetëm në një Zot,e askërkënd tjetër,ata u bashkuan si kurrë ndonjëherë,dhe u lëshuan në një varg luftimesh të papara në historinë e tyre.
Në veri lindje të Arabisë shtrihej Perandoria Persiane e Sasanidëve,në veri perëndim ishte ajo Bizantiane,apo Perandoria Romake në Lindje me qendrën e saj në Kostandinopojë. Për nga numri i luftëtarëve, dhe paisjes së lartë në kalorsi, arabët nuk kanë mundur të krahasohen asnjëherë me kundërshtarët,
por fakti i çuditshëm qëndron se në të gjitha betejat ata patën korrur fitore.
Me një enthusjazëm të lartë ata pushtuam gjithë Mesapotaminë,Sirinë,dhe Palestinën. Në vitin 642 Egjiptin e pushtuan nga Perandoria e Bizantit, kështuqë ushtritë Persiane u mposhtën dhe u dorëzuan në betejat e mëdha të Kadisisë,dhe Nehavendit.
Po ato nuk mbaruan me aq. Të udhëhequr nga pasardhësit e Muhammedit,
Ebu Bekrit dhe Omer al Hatabit sulmet vazhduan më tej,dhe shohim në vitin 711 ushtritë arabe tashmë shkelin në Afrikën Jugore,madje deri në Oqeanin Atlantik. Së këndejmë ata iu drejtuan Veriut,e kaluan Gjibraltarin dhe arritën në tokën Spanjolle. Pas një kohe u kërcënua rreziku që muslimanët kanë marrë revanshin dhe duan të futin në dorë gjithë Europën e Krishterë .
Por në betejën e njohur të Turit,në vitin 732,kur ata depërtuan thellë në Francë,u thyen nga Francezët. Sidoqoftë,pa u ardhur keq për këtë,për ma pak se një shekull fise beduine të frymëzuara nga fjala e të Dërguarit të tyre,krij-uan një super Perandori që e kishte anën në Indi e mbaronte në Oqeanin Atlantik,që bota se kish parë një gjë të tillë deri atëhere. Ngado që qëndruan ushtritë muslimane,njerëzit masivisht e konvetonin fenë e re, Islamin.
E vërteta është se ata nuk e ruajtën të gjithë atë teritor që ata morën,por fakti është se mjaft shtete fituan pamvarësinë,por fenë mbajtën atë që u tansmetoi Muhammedi. Ndërsa në Spanjë u deshën më shumë se shtatë shekuj luftë që krishterët ta rimarrin krej gadishullin. Megjithatë Mesapotamia dhe Egjipti,djepi i lashtë i civilizimit,mbetën nën okupimin arab,gjithashtu dhe gjatë gjithë bregut verior Afrikan.
Feja e re i kaloi kufijtë dhe në ato vende ku nuk preku këmba e arabit për pushtim,bile kaloj matanë ujrave të Oqeaneve. Ky është i tërë thelbi i frekuencës së lartë të fjalës së Muhammedit,që edhe pas vdekjes së tij rradhët muslimane rriten në numër. Sot ajo ka me dhjetra miljonë ithtarë në Afrikë,dhe në Azinë e Mesme,kurse shumë më tepër në Pakistan dhe në Indinë Veriore,dhe në Indonezi. Këtu në Indonezi ajo u paraqit si mjet integrimi. Në një përshkrim të këtillë,si mendoni që duhet vlerësuar ndikimi i gjithë mbarshëm i Muhammedit në historinë njerzore?
Si të gjitha fetë e tjera,dhe Islami ka ndikim shumë të madh ndaj qënies së ithtarëve të vet. Prandaj të gjithë prijësat e çdo feje në këtë libër kanë një vend të lartë. Edhe pse të krishterë ka dyfishin në raport me myslimanët,në shikim të parë ndoshta duket e papranueshme që Muhammedi ze vend më të lartë se Jezu Krishti,por kjo ka dy arsye;- E para, Muhammedi ka luajtur rol shumë herë më të rëndësishëm për zhvillimin dhe përhapjen e Islamit se sa Jezusi për Kristjanizmin ( nëse ato dallohen nga Jahudizmi).
Shën Pjetri është ai që e ka përpunuar teologjinë kristjane,dhe ai njihet si pioneri i parë i kristjanizmit,dhe autori kryesor i një pjese të madhe të Dhjatës së Re. Dhe e dyta, Muhammedi është themeluesi i teologjisë Islame,dhe hartuesi i normave dhe parimeve kryesore etike e morale të Islamit. Por jo vetëm themeluesi,por dhe i devotshmi i cili përhap fenë Islame,dhe mban rolin kyç në verifikimin e dispozitave të saja.
Pra në periudhën e tij profetike 23 vjeçare,Muhammedi përcolli ndër muslimanë mesazhet e sjella nga Zoti nëpërmjet melekut Xhibril.Fill mbas vdekjes së Muhammedit Ebu Bekri me shokë,duke parë që Muhammedi vdiq,urdhëroi përpilimin e Kuranit sipas vendit dhe kohës së zbritjes,me qëllim që të mos abuzohej dhe të lindnin ngatërresa në pasardhësit muslimanë. Dhe kjo gjë u arrit brenda një kohe të shkurtër,nga se arabët kanë dhunti prej Zotit të mbajnë mend shumë dhe me precision të lartë.
Pati patur shumë mendime për rradhitjen e ajetëve,që të kenë një renditje të harmonike,por ajo u kundërshtua me të drejtë,dhe njëri prej dijetarve të asaj kohe tha me pyetje;- Kur i blejmë enët e guzhinës i vendosin në vendet e tyre të posaçme,apo i rradhitim sipas kohës që i blejmë?!
Por Kurani mrekullisht i ka të dyja këto vetija.Ajetet Kur’anore i gjejmë në pozicionet e tyre të volitshme,sipas radhës që kanë zbritur.Pra Muhammedi nuk është autori i shkrimit të Kuranit,por as dhe ai i përpilimit,por i zbatimit të tij dhe tregimit në të tjerë.
Kjo e bën Muhammedin shumë transparent,që në aparencë i duket atij që shpiku energjinë elektrike,pataj kjo energji u kthye në dritë,më pas në forcë,dhe më vonë u përdor në çdo labirinth teknologjije e tjera e tjera.
Në një kënvështrim tjetër na duket sikur Kuranin e ka shkruar vetë Muhammedi,për arsye se aty ka mësime dhe spjegime nga fusha të gjëra teknologjike, matamatike,astronomia,anatomia,fiziologjia,fizika,
gjeografia,
historia, gjeodezia e shumë të tjera. Një gjë e tillë e hollësishme me Biblën dhe Jezu Krishtin nuk ka ndodhur,dhe ska mundur të vijë e saktë ndër ne në ditët tona.
Edhe pse Kurani është shumë i rëndësishëm për muslimanët,si bibla për kristjanët,ndikimi i Muhammedit ndaj Kuranit është shumë herë më i madh.
Nuk përjashtohet mundësia që ndikimi i Muhammedit ndaj Islamit të jetë më i madh se ndikimi i përgjithshëm i Jezu Krishtit dhe i Shën Pjetrit ndaj Kristjanizmit. Nga aspekti i pastërt fetar mund të thuhet se ndikimi i Muhammedit ndaj historisë së njerëzimit ka peshën e njejtë me atë të Jezusit.
Të themi dhe diçka tjetër. Muhammedi,ndryshe nga Jezusi është personalitet udhëheqës si nga aspekti fetar,po ashtu dhe atij shoqëroro-politik.
Respektivisht ai gjeti mjetin bindës ta kthejë popullsinë pagane nga epoka e gurit në një civilizim modern,dhe ta përdorë gjithë këtë forcë lëvizëse në pushtimin teritorial të mbarë botës,dhe ti japë Islamizit vendin e parë për shpejtësi përhapjeje,në bazë të moshës 14 shekullore.
Po ti referohemi historisë,shumë ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur si për inerci,dua të them pa patur drejtues politik apo ushtarak. Shembull marrim kolonitë e Amerikës Jugore do ta fitonin pamarësinë nga Spanja edhe po të mos ishte lindur Simon Bolivari. Por një gjë e tillë nuk mund të thuhet për pushtimet Arabe. Në këtë aspekt para Muhammedit asgjë nuk kishte ngjarë,dhe nuk kemi as bazë të mendojmë se e njëjta gjë do të ndodhte dhe me të.Suksese të ngjashme që bëjnë përjashtim në historinë e njerëzimit,janë pushtimet e Mongolëve në shekullin XIII të cilat kryesisht i udhëhoqi Xhingis Kani. Edhe pse këto pushtime ishin më të gjëra se ato arabe,ato nuk mbetën të përhershme. Sot e kësaj dite,të vetmet rajone të përfshira nga mongolët janë ato në të cilat ata jetuan para kohës së Xhingis Kanit.
Pushtimet arabe janë krejtësisht diçka tjetër. Nga Iraku deri në Marok shtrihet një varg i gjatë arabësh e etnikë,që nuk i bashkon asgjë tjetër veçse besimi Islam,dhe gjuha e unifikuar arabe,historia dhe kultura e përbashkët.
Vendi i Kuranit në fenë Islame,si dhe fakti që ai është shkruar në gjuhën arabe,ka shërbyer që gjuha arabë të mos tretej nëpër dialekte të pakuptushme,por të qëndrojë me tingullin e plotë si për cilindo arab.
Pra kur marrim Muhammedin si pikënisje të civilizimit arab,shohim një botë tjetër reale ku shndrrohet nga paganizëm në qytetërim,nga fe Islame,në shkencë Islamike,dhe pse ai ka vdekur këtu e 14 shekuj më parë,sot në shekullin e atomit ai është i gjallë,dhe ecën me hapa kozmikë.
Të gjitha këto vlerësime arritën që Muhammedi të zërë vendin e parë si personalitet më i lartë që njeh historia e njerzimit.




(Rezarta Torba Pirraci)

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2006 12:39
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:18 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare te huaj > Enciklopedia E 100 Personave Mė Me Influencė Nė Historinė Botėrore

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.