Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komente
Gjithsej 21 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Sikur njerezit te flisnin vetem per ato qe kane pare do ishin akoma neper shpella.

Shpesh njerezit nuk kane fantazi te shkojne me tutje se rregullat dhe ligjet. Nuk pyesin veten pse jane rregullat, ku qendron llogjika, pse bie ne qafe shteti, polici, etj. Mjaftohen me idene se ligji dhe represioni i ben mire. Kjo eshte qesharake. Tregon se e njerezit jane te burgosur ne mendje, perderisa pranojne se heqja e lirise i ben mire. Jane te paafte te kene pergjegjesi, mendojne se pergjegjesite duhet ti kete shteti, prandaj dhuna e shtetit eshte e mire. Duke qene se pergjegjesia dhe liria shkojne bashke, eshte e natyrshme qe gjerat ti krahasojme me sistemet ekstreme, qe te kuptojme ku jemi. Tipikisht diktaturat jane te tilla. diktatura komuniste hoqi pergjegjesite nga individi dhe i vuri tek shteti (te gjente pune, doktor, etj). Qe te arrinte kete iu desh te heqe lirite themelore te individit (psh lirine e levizjes, duhet te punoje ku thoshte shteti-parti, etj). Ti ke tamam kete llogjike rregullash. Te mos kete pergjegjesi individi, por shteti, pra te hiqen lirite sa me shume, se ndryshe u quaka anarshi.

E drejta per te bere gabime nuk eshte anarshi... Eshte liri dhe pike. Njerezit nuk ndeshkohen per gabime potenciale. Prindet frikacake dhe shtetet frikacake mundohen ta mbajne familjen/hstetin me dhune. Nuk eshte e rastesishme qe Shqiperia u be shtet vetem gjate diktatures. Vetem nje popull frikacak pranon ligje dhe rregulla ekstreme qe te ekzistoje. Edhe Amerika nuk eshte shume ndryshe.

Te ndeshkosh dike per gabime qe s'jane bere akoma, eshte kunder llogjikes njerezore. Pastaj çdo adoleshent e femije ka nevoje te beje gabime. Njerezit provojne, mesojne, dhe perparojne, sepse kane fantazi. Fantazi cedrus, fantazi. Imagination is more important than knowledge.

Te citoj nje pjese filmi:
"Liria juaj s'me pelqen"
"Si mund te thuash qe nuk te pelqen diçka qe se ke provuar akoma" (Il federale, 1961)
http://www.youtube.com/watch?v=etaH5jmNLbY#t=1m34s

Modifikuar nga Fajtori datė 26/07/2010 ora 20:03

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Korrik 2010 19:44
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Nuhatja shqiptare .............. aftesia shqiptare ................. ..me 30km/ore ................... rruga me nje korsi ..............
Ne fakt fshataresia shqiptare e ka vendin tek F1 ........... .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Korrik 2010 20:15
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Faje, ato qe them une , sepse me duken ca si ndryshe nga keto qe me vesh ti.

Dhe megjithate, keto qe thua ti, mua me duken anarshi.

Ligji, eshte sublimimi i sintezes se mendjeve me te afta te nje kombi. (te pakten ne teori dhe ne pergjithesi)

Ligji, ndertohet pikerisht per te mbrojtur shtetin. Ne nje shtet demokratik, ka ligj dhe ka pasur gjithmone qe ne kohen e demokracive te para greke e romake e deri sot ne demokracite e perparuara. Ky ligj ndertohet per te vene ne zap anarshistet dhe kriminelet. jane te thjeshta gjerat.

Por, ka nje ndryshim te madh midis atyre qe thua ti dhe atyre qe them une edhe ne nje asopekt tjeter: Ligjin, nuk e nderton shteti, por orgai ligjevenes, qe ne rastin me te zakonshem eshte senati apo parlamenti.
Parlamenti eshte perfaqesuesi i popullit.

Shteti eshte vegel, or Faje. Ai zbaton ligjin.

Pra organi ligjevenes, e detyron shtetin qe te zbatoje lirine e kufizuar qe cakton popullo per veten e tij.
Populli nuk i lejon vetes liri te pakufizuar, sepse brenda tij bejne pjese te mire e te liq.

Ligji, pra mua me dhemb, vetem kur me ze polici, qe eshte qeni i shtetit. Me dhemb, por une e kam marre parasysh. E shikoj nje rruge si te mire, jam edhe si me qejf dhe e shpie shpejtesine 150/ore. une e di mire qe po me zune, ma vune (gjoben de), por e bej se me kruhet vete.

Ja kshu.
Njerzit nuk ndeshkohen per gabime potenciale, e di. po "po te zune ta vune" dhe ti e di kete. Bej gabime potenciale po deshe, po bej gati edhe tajaren, qe te mos mundohesh kur te te zene.

Sa per fantazine e kreativitetin ka edhe ketu vend per liri, por kjo me duket sikur nuk ka lidhje me shoferet e taksive shqiptare qe nuk marrin dot patenten ne USA as me te 5 here.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Korrik 2010 21:03
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

E përplas makina, vdes 4-vjeçari

Shekulli Online | 26/07/2010 |

Nje 4 vjecar ka gjetur vdekjen ndërsa është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zallxhuxh në Mirditë. Mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar nga dy prindërit dhe është aksidentuar në momentin që ata po përpiqeshin të kalonin nga ana tjetër e rrugës. Në momentin e përplasje fëmija ka marrë plagë të rënda, dhe fatkeqësisht ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Sipas policisë është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që përplasi fëmijën 4 vjecar.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Korrik 2010 08:35
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re karroca.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 54 herė.

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth
............ ..me 30km/ore ................... rruga me nje korsi .............. Ne fakt fshataresia shqiptare e ka vendin tek F1 ........... .


sidomos ky ketu lol

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Korrik 2010 15:30
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Per te qeshur dhe per te qare...

Berisha - Topi, tani nis lufta?

Cili është historiku i konfliktit qeveri-president per Gjykaten Kushtetuese?

Mandati i kryetarit Vladimir Kristo ka mbaruar thuajse 2 muaj më parë, që më 7 qershor. Spiro Peci, këshilltari ligjor i Presidentit Topi, rrëfeu për herë të parë një marrëveshje që presidenca u propozoi 2 partive kryesore për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Thelbi i marrëveshjes, sipas zotit Peci, i ngjante përzgjedhjes së gjyqtarëve për Kolegjin Zgjedhor, ku partitë e mëdha mund të vënë një herë veton për një gjyqtar. Në rastin e vendeve vakante për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti u propozoi socialistëve dhe demokratëve një listë me 10 emra nga 80 kandidatura gjithsej. Duke hequr secila nga 2 emra, listës do t'i mbeteshin 6 kandidatura, që do të kalonin me konsensus në Parlament.

Sa i takon kritereve të përzgjedhjes nga Presidenti, ai kishte ngritur një grup ekspertësh, cka ishte përshëndetur edhe nga kryeministri. Por marrëveshja që presidenti u propozoi partive, sipas këshilltarit Peci, u refuzua qartë nga demokratët. Ndërkohë mazhoranca, pas votimit të Sokol Comos per Gjykaten e Larte, nje procedure e njejte edhe per Gjykaten Kushtetuese, ku pati rrjedhje votash, ndryshoi mënyrën e votimit të dekreteve dhe nga votim i fshehtë, e bëri votim të hapur nominal, ku kryetarja e Kuvendit i thërret deputetët një më një me emër dhe ata thonë me zë të lartë votën e tyre.

Por në rrëzimin e dekreteve të fundit, dy kandidatura, një për Gjykatën Kushtetuese dhe një për Gjykatën e Lartë u rrëzuan për të shkuarën e tyre si prokurorë dhe gjyqtarë në kohën e diktaturës. Ambsadori amerikan Uidhers doli hapur kundër këtij vendim dhe tha qartë se demokratët po zbatonin kriteret e ligjit të Lustracionit që Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur antikushtetues.

Në këto kushte, Presidenca hapi kartat, duke nxjerrë në shesh disa detaje që duhet të mbesnin konfidenciale, ndersa mazhoranca sulmoi Presidentin e Republikës per shkelje te kushtetutes. Por nese Presidenti e shkel Kushtetuten, përbën arsye te mjaftueshme për të kërkuar, sipas Kushtetutës, shkarkimin e tij.

Mazhorancës i duhen vetëm 35 firma për ta bërë kërkesën, por 94 vota për ta votuar atë. Dhe në fund, në rast se Presidenti shkarkohet, vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Kjo me gjasë nuk ka për të ndodhur.

Por situata më e fundit tregon se në këtë trekëndësh, mes ish-aleatëve të dikurshëm beteje e nendheshme tashme eshte shfaqur hapur, nje lufte politike dhe nervash qe ka gjasa te mos kete argument vetem Gjykaten Kushtetuese.

Top Channel

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Korrik 2010 05:24
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Gjykata Kushtetuese PD pėrplasje me Presidencėn

Halimi: Presidenti po shkel Kushtetutën
Komisioni parlamentar i Ligjeve i kërkoi sot Presidentit të Republikës që të dekretojë sa më shpejt kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kërkoi thirrjen urgjente të parlamentit për të bërë emërimin e tij.

"Në emër të komisionit të Ligjeve dhe të Kushtetutës i kërkoj Presidentit të dekretojë sa më shpejt kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, insititucionit që është garant i Kushtetutës dhe njëkohesisht kërkoj thirrjen urgjente të parlamentit për të bërë emërimin e tij", thuhet në deklaratën për shtyp të sekretarit të Komisionit të Ligjeve, Eduard Halimi, deputet i Partisë Demokratike.

Duke e konsideruar "një ngjarje shumë të rëndë", deputeti Halimi tha se "Kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën e Republikës duke mos ushtruar detyrimin kushtetues për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, emërim që duhej të ishte bërë që prej datës 4 qershor".
"Ky përbën një akt të rëndë dhe të paprecedent në gjithë historinë e shtetit shqiptar, si dhe nje fyerje të rëndë për Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Në frymën e tij ligji dhe Kushtetuta duhet të zbatohen pa kushte, si nga qytetarët dhe nga Presidenti i vendit", tha sekretari i Komisionit të Ligjeve.
Ai j'u referua nenit 125 të Kushtetutes, sipas së cilës, "kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të emërohet nga Presidenti me pëlqim të Kuvendit, vetëm për një periudhë 3-vjeçare".

"Paraardhesi i z.Kristo ka dhënë dorëheqjen nga detyra ditën që i mbaroi mandati i kryetarit dhe ka vazhduar me tej detyrën e tij si gjyqtar. Kushtetuta dhe precedenti kushtetues akuzojnë rëndë Presidentin e Republikës për një shkelje të paprecedentë të tyre", tha Halimi.

"Është fyese për shqiptarët të përdoret si justifikim skadimi i mandatit të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese, ndërkohë që edhe dekretimi i tyre është fund e krye kompetencë e Presidentit të Republikës", përfundoi deklaratën e tij pr mediat sekretari i komisionit të Ligjeve.

Reagon Presidenca
Pas akuzave të deputetit demokrat ka ardhur erdhe reagimi i Presidencës përmes sekretarit juridik Spiro Peci. Sipas Pecit, vonesat në emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese kanë ardhur si pasojë e burokracive të parlamentit dhe jo për faj të Presidentit.

“Cdo koment i bërë se Presidenti i Republikës është në shkelje të Kushtetutës nuk i përgjigjet realitetit ligjor dhe situatës së krijuar. Çdo deklaratë e bërë në këtë drejtim është e frymëzuar politikisht me qëllim që të spostohet vëmendja nga problemet mjaft të rëndësishme që ka sot politika shqiptare. Pengesë ka qenë, përveç shkaqeve që thashë më lart, edhe burokracia, zgjatja, mënyra e procedimit nga vetë Kuvendi i Shqipërisë në miratimin të paktën e atyre kandidaturave që janë paraqitur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë” theksoi Peci.

Sekretarit juridik i Presidencës ka theksuar se Presidenti Topi është i angazhuar për zgjidhjen e kryetarit të ri të Kushtetueses dhe ka saktësuar se dhe anëtarët e rinj do të zgjidhen brenda shtatorit, kur fillon edhe sesioni i ri parlamentar.

(balkanweb)

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Korrik 2010 10:28
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

3 milionė Adamė dhe 1 Evė

---------------------
Zor se do i shtoja nje presje. Bravo!
--------------------

Besoj, e morët vesh. Dy femra, DJ-e, japin performancë nudo në një plazh në bregdet. Këto DJ-e topless, më rikujtuan historinë e varfër të nudizmit shqiptar. Para nja dy vjetësh në lajme u shpall me të madhe rasti i një të huaje që tentoi të bënte plazh topless në bregdet. Më pat ardhur për të qarë e për të qeshur kur pashë pamjet ku policë të veshur me këpucë me qafa e çorape najloni morën tërë rërën në këmbë që t'i thoshin asaj të vishej. Madje, ia thoshin pa e parë në sy. Në Shqipërinë me aspirata europiane, nudizmi të le pa familje. Më thoni një mama me 3 fëmijë që do "guxonte" të dilte topless. Ose më thoni, kush do donte ta kishte nuse për të birin një vajzë që bën plazh topless në Dhërmi?

Pyetja më e drejtë është, pse ne, një popull që na konsiderojnë si furnizuesin me tutorë e prostituta të Europës, në fakt kemi një alergji aggressive ndaj shfaqjes së një trupi nudo? Saktësisht bëhet fjalë për një trup femre. Se çuditërisht nuk na shqetësojnë burrat që nxjerrin hallatet për të kryer nevojat personale mu në mes të bulevardit, te muret e Muzeut Kombëtar, poshtë urës së Lanës apo pas Pallatit të Kulturës. Madje, në historinë e varfër të nudizmit shqiptar, një Kryetar Bashkie u votua masivisht pas daljes në dritë të fotove të epokës kur ai jetonte në paqe me natyrën. Atëherë pse, nudizmi, te femra na shqetëson? Pse ne ndjehemi të sulmuar personalisht (femra e meshkuj) nga Eva, ndërsa nuk na bën përshtypje Adami?

KULTI I BUKURISË SË FEMRËS
Kam frikë se kjo vjen nga marrëdhënia e komplikuar që kemi me bukurinë e femrës. Ne kemi kaluar nga femra e mbuluar nga koka te këmbët e kohës së Zogut, në femrën leshatore si burrë të kohës së xhaxhit Enver, e cila i hiqte vetullat vetëm pas martese, tek këngëtaret gjysmë lakuriqe që u hedhim para në skenë në "koncerte" me playback në diasporë sot. Bukuria është relative, por shpesh kulti që kemi apo i ngremë i asaj pasqyron botëkuptimin tone kulturor. Qasjen ndaj së bukurës e ngatërrojmë me instinktin kafshëror për çiftim... "Po të pashë pa rroba, ta hypa!" Në tërë këtë konfuzion e testosteron, ne na ka ikur pa kuptuar që lakuriqësia nuk ka të bëjë me seksin. Lakuriqësia nuk është pornografi. Grekët e vjetër besonin se trupi ishte pasqyra e hyjnores. Edhe Eva me Adamin, jetonin në paqe të lumtur e të lakuriqtë. Ishin të pafajshëm.

Vetëm pasi hëngrën frutën e ndaluar, panë njëri-tjetrin e u erdhi turp. Një fëmijë i vogël që pllaquritet lakuriq në plazh vetëm të gëzon syrin dhe nuk të shqetëson. Vetë nudistët, pretendojnë që dalja nudo është kthim në pafajësi, kthim në origjinë. Në fund të fundit, lindim të tërë lakuriq! Me përjashtim të politikanëve tanë, që kanë lindur me këmishë. Kompleksi ndaj lakuriqësisë, pra, është brenda mendjes sonë, jo tek ai që zhvishet. Kompleksi dhe turpi i pakuptimtë që ndjejmë para një trupi të zhveshur vjen, sepse kështu na kanë rritur, sepse kështu na kanë edukuar të mendojmë, sepse akoma ka femra nga 40 vjeç, të cilave u vjen turp të shohin trupin e vet në pasqyrë, sepse mes nesh ka akoma burra me 5 fëmijë që nuk e kanë parë kurrë as gruan e vet të zhveshur në dritë. Sepse, ka akoma te ne gra që pranojnë më mirë të vdesin gjatë lindjes në shtëpi sesa të pranojnë të ndihmohen në maternitet nga gjinekologu!

NUDIZMI, EMANCIPIM APO SHFAQJE E HUAJ?
Tek ne jetojnë, çuditërisht të dyja. Ne jemi plot me kontradikta të përbindshme. Jemi të parët që
legalizojmë martesat gej, por kodi penal ka hapësira për ta dënuar daljen topless. Duam të integrohemi në Europë, por e duam Europën të jetë si Lezha, pa gej, pa nudizëm, pa klube striptize. Ne, realisht vdesim për nudizëm... por boll mos të jetë i pragut tonë, se na çnderon!! Vdesim të shohim atë që ka dalë, pastaj jemi të parët ta ndëshkojmë. Ne përdorim "nderin" si kriter vlerësimi, po vetëm në dollapin e rrobave. Aty na ka mbetur, meqë gjetkë zor ta gjejmë! Ne ngrihemi kundër 2 performueseve topless, ndërsa burrat që tradhtojnë gratë nuk na bëjnë përshtypje. Jemi, ndoshta jo për fajin tonë, një shoqëri e kompleksuar.

MESHKUJ TË KOMPLEKSUAR DHE FEMRA TË KOMPLEKSUARA
Kam njohur personalisht meshkuj që eksitoheshin edhe nga një skulpturë guri me forma të spikatura femërore. E kishin të pamundur ta vlerësonin një trup thjesht si bukuri artistike. "Mëkati", qëndron jo te guri, por në mendjen e tyre. Nga ana tjetër, në atë Clubin veror me DJ-e femra topless, nuk bëhet fjalë për manifestim të bukurisë. Bëhet fjalë për biznes të zgjuar. Për të mbuluar pamundësinë për të ofruar argëtim të vërtetë, ofrohet diçka që shqiptarët e dekodifikojnë mbrapsht si erotizëm. Ky kod nuk qëndron tek DJ-et, por tek mendja e meshkujve që frekuentojnë club-et. Vë bast që pakkush prej tyre e ka pasur mendjen te muzika që ato luajnë. Në reklama shfaqjesh "live", më fort reklamohet "shoqëruar nga 4 balerina braziliane" sesa vetë këngëtari. Ato 4 balerinat, as nuk dinë të kërcejnë.

Thjesht, spërdridhen gjysmë nudo. Krijuesit e reklamës së birrës me Çiljetën, kanë kapur thelbin e mentalitetit mashkullor shqiptar. Një femër me gjoks të spikatur, që bën sikur zhvishet. Kaq. Kaq duhet për të bërë sytë të lëshojnë xixa. Ky është çelësi në mendjen e burrit shqiptar të kompleksuar. Kemi dhe një kategori të gjerë grash të kompleksuara. Gra që e ndajnë botën femërore në "ne" dhe "ato". Gra, që kujtojnë se burrit të tyre do ia prishë mendjen një femër 2 km larg topless në plazh. Ato nuk duan të kuptojnë që këtë lloj burri nuk do munden kurrë ta ruajnë. Ai nuk ka nevojë të shohë një femër të zhveshur që të tundohet. Ai do zhvishte edhe monumentin e Nënë Shqipëri-së, po t'i jepeshin mjetet dhe koha e duhur. Këta burra, duan që gruan ta kenë modeli "ne" dhe dashnoren modeli "ato".

NUDIZMI DHE FËMIJËT
Burra të kompleksuar dhe gra të kompleksuara. Por, ka dhe më keq. Fëmijët tanë po rriten akoma më të kompleksuar. Adoleshentët tanë kthejnë kokën tërë turp kur në TV dikush puthet. Ndërkohë që shohin tërë ditën telenovelat me "histori jete" nga më perverset. Dikush duhet t'u thotë baballarëve e mamave, që psikologjinë e fëmijës e dëmtojnë më shumë telenovelat se një imazh nudo në një film. Dikush duhet t'u thotë mamave e baballarëve që vajzat më të painformuara e të ndrydhura janë kontingjenti më i mundshëm për prostitucion, dhe djemtë që 18 vjeç kanë turp kur dikush puthet në TV janë kategoria më e mundshme për të vrarë gratë kur të rriten. Jo më kot, shoqëritë me standardin më të lartë të jetesës janë ato më pak të kompleksuarat ndaj çështjeve të femrës, seksit, gejve, nudizmit. Suedia e para, Sudani i fundit.

"MARSEJEZA"
Dalja e një femre topless në plazh, nuk ka të bëjë me seksin, ka të bëjë me të ndjerin mirë me
bukurinë trupore të njeriut. Dikush ndjehet mire me trupin e vet. Kaq. Personalisht, mua më shqetësojnë më shumë pamja e burrave me barkun te goja, kofshët me celulit, mishrat e varur nga kequshqimi e mbiushqimi, sesa femrat topless. Barkderrat, ndoshta, janë ata që duhen ndaluar të dalin në plazh të zhveshur!

GJENEZA 2:25
Në Bibël thuhet: "Dhe ata ishin të dy lakuriq, burri dhe gruaja e vet, dhe nuk ndjenin turp." Barcan shkruan "Të jesh lakuriq është të jesh vetvetja... pa maskë." (Barcan, R 2004, Nudity: A Cultural Anatomy). Ndërsa Bergeri thotë se, lakuriqësia është mbi të gjitha, një gjendje e të qenit pa rroba; megjithatë të jesh pa rroba është e njëvlershme me lakuriqësi vetëm për ata që zgjedhin ta shohin si të tillë. (Berger, J 1972, Ways of Seeing) Për shumë njerëz, lakuriqësia është e mrekullueshme! Përveçse kur je duke pjekur mish në zgarë...

NGA KOLORETO CUKALI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Gusht 2010 07:48
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Nudizmi ne Shqiperi eshte shume i panatyrshem.

Ne te njejten kohe qe shqiptaret kerkojne te shkojne drejt vendeve me te civiliizuara te botes, mbajne, bartin ne vetvete komplekse nga me te cuditshmet. Aty gjen ferexhene, por edhe larjen tradicionale te "te shtunes". Midis kesaj erresirre, vjen nje trup i bardhe "nud", ne plazh.

Paradoksi eshte evident, sic mund te jene syzet mbi hunden e nje te vdekuri.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Gusht 2010 17:00
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ferra e vogėl dhe lepuri i madh

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re plasma-tv-md.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 20 herė.

Para pak javësh, një mik më solli një kopje të gazetës londineze "Metro", ku lexova që Miss Shqipërinë e kishin klasifikuar në 5 të veshurat më keq të kompeticionit Miss Universe. Kjo më ktheu vëmendjen në një temë të vjetër: pjesëmarrja jonë jashtë dhe imazhi që na përcillet nga media këtu brenda. Herë pas here, në media promovohen ngjarje që ndodhkan jashtë, festivale, çmime, publikime dhe ajo që perceptojmë ne këtu brenda duket sikur është bërë nami, dhe ne themi, po ky... artist, nga na doli?
Në përpjesëtim të zhdrejtë me besueshmërinë e medias, paradoksalisht qëndron besimi tek ajo që shohim në TV. Librat, filmat, aktorët, miss-et, gjithçka trumbetohet sikur diku jashtë në botë po bën namin. D.m.th., nga një ferrë e vogël, media ia arrin të nxjerrë një lepur të madh. Njerëzit që punojnë brenda redaksive e dinë shumë mirë sesi vjen lajmi, dhe rrugën që kalon para se të dalë si silazh për t'u mbllaçitur nga publiku. Shpesh, sidomos për gjëra "të parëndësishme" si arti, askush nuk e verifikon informacionin. Larg qoftë të pyetet një njohës i fushës. Mjaftohen me një telefonatë ose një intervistë në kafe me vetë të interesuarin. Pra, si u prit libri juaj në Francë? U bë nami! Po vrasin veten! Ku do ta vendosni statujën e Pjeprit të Artë që fituat në festival? Te koka e skrivanisë, aty ku u mbarsa me skenarin. A keni pasur oferta, pas kurorës së "Miss Kokrra e Grurit" në Meksikë? Po, kam pasur oferta shumë serioze për një reklamë prefësesh thonjsh!
Besimi ynë se një lajm është i vërtetë, "përderisa e dha në TV", - nxjerr në pah nja 2 probleme të vockla që kemi ne me mjetet e komunikimit. Kushdo mund të publikojë atë që ka qejf, e të kalojë pa u verifikuar. Po doli në media, do të thotë që ka ndodhur. Pyetje, s'ka!

KU? NË HOLANDË
Ndodh vazhdimisht, në vende ku shumë prej nesh s'kanë qenë. Media përcjell informacione për autorë shqiptarë të botuar jashtë. Autorë që përpara se të botojnë në Shqipëri, e t'i njohë vendi i tyre i vockël, rendin të botojnë në Perëndim, e ka raste dhe në dy gjuhë. Libër 2-gjuhësh me poezi, shqip dhe holandisht! Kushedi sa me vlerë, përderisa dikush është lodhur duke e përkthyer. Ju lumtë!! E paskan botuar në Luksemburg! Ku? Sa hyn në Luksemburg, rrugica majtas. Media këtë lajm dhe këtë autor, shpesh, thuajse totalisht të panjohur, e përcjell si arritje të letërsisë sonë nëpër botë. Por, arritje të letërsisë sonë nëpër botë nuk ka. Ajo që po i ripropozohet botës nga Shqipëria, është i njëjti që i propozohej edhe në '68-ën, Kadareja. Sigurisht, libri i autorit X, është botuar. Një student, ose kushdo që di flamandisht, mund ta ketë përkthyer, ashtu si ka ditur. Puna është, "KU" boton. Cila shtëpi botuese prestigjioze në Itali apo Francë e ka blerë librin? Se, mund të botosh edhe në shtëpinë botuese të qytezës N., 300 km larg Stokholmit, qytezë me 400 banorë e ku shtëpia botuese boton vetëm gazetën e qytezës dhe lajmërimet për humbje qensh. Vetëm Italia i ka nja 400 shtëpi botuese. Por, prestigjiozet, janë vetëm shumë pak, sa gishtat e njërës dorë.

KUSH? MAJMUNI I ARTË
Herë pas here, në media shpërthen njoftimi që kush aktor apo shfaqje, paska fituar një statujë të artë në vende ekzotike, në Gdansk, në Antalia, apo në Machu Pichu. Majmuni i artë, Lajthiza e Artë, Jeniçeri i Artë. Festivalet e filmit e të teatrit në botë janë me qindra. Por, bota i ka ndarë në kategori A, B, C dhe Zh. Festivalet anonime dhe majmunët e artë anonimë që fitohen, janë rrobat e reja të mbretit, një mbreti, që për fat të keq e kemi jo vetëm lakuriq, por dhe të shëmtuar. Kinemaja shqiptare këto 20 vjet ka nxjerrë shumë pak filma të mirë dhe, pothuajse, asnjë film shumë të mirë. Shitjet e biletave, e tregojnë këtë. Ndodh që ndonjë film të pranohet dhe në festivale prestigjioze. Arsyet janë të shumta, nga ato politike, deri tek ato personale. Por, kjo, nuk iu shton dot vlerë filmave që nuk e kanë atë.

ÇFARË? MISS FARA E LULEDIELLIT
Një tjetër arritje e madhe shqiptare, është pjesëmarrja në "Miss-e" të organizuara në katër anët e globit. Nga Afrika e Jugut, në Sierra Leone, nga Shangai në Peru. Emra të padëgjuar përfaqësojnë Shqipërinë, dhe ti pyet, çfarë? Çfarë përfaqësojnë, kush i zgjodhi, si i zgjodhi? Se, spektaklet më të rëndësishëm në botë, janë a s'janë nja 3 gjithsej. Pavarësisht që organizohen "Miss-e" deri në qytezat më të humbura të Italisë e deri në Kinë. "Miss-i" sponsorizon dhe një importues Lulelakre, me kusht që "Miss-i" të quhet "Miss Lulelakra International". Çfarë? Moda e miss-eve, ka kohë që ka perënduar. Bota ka gjetur forma shumë më efektive për të vlerësuar bukurinë për biznes. Vetëm një plakush si Donald Trump, emocionohet aq shumë nga vajzat e reja, sa të vendosë të blejë e të ringrejë një show si "Miss Universe". Shumica e miss-eve që zhvillohen në cepat e botës, janë me vajza të mbledhura me Facebook, me juri të ndërtuara me biznesmenë, dhe ku fitueset, nuk marrin (në rastin më të mirë) asgjë. Shumë ëndrra të ngritura mbi një truall moçalor. Por, era e moçalit nuk mbërrin deri te ne. Për ne, bukuria shqiptare po bën namin nëpër botë.

SI? PAPARAZZI
Ndërkohë që, në faqe gazetash, ca edhe të rëndësishme, publikohen foto alla-Paparazzi.
Të thotë mendja, që një fotograf me rrogën 300 mijë lekë, ndoqi një këngëtare që ka nxjerrë 2 këngë gjithsej, deri në Haruba, për ta fotografuar teksa bënte plazh. Se në Tiranë, është shumë më komode. VIP-i/VIP-ja i bën një telefon fotografit. "Eja, se jam në filan vend." Dhe Papparazz-i vjen dhe e kap në foto "pa mendje". Halli është kur jemi jashtë, kush të na i bëjë fotot. Në fakt, fotot i bën shoqja/shoku i të "kapurës në flagrancë" duke lozur me valët. Ose, "çuni na bëj pak një foto, se na i kërkon një 'gazetë' në Tiranë".

PSE?
Pa folur për ata, që vërtet besojnë se me një botim në një qytezë franceze të sponsorizuar nga babi, kanë bërë revolucion, përgjigja që të vjen në majë të gjuhës është që, narcizismi, nevoja për t'u ndjerë mirë, për t'u ndjerë të famshëm e të vlerësuar para publikut shqiptar, qoftë dhe pa e merituar, është shumë e fortë. Aq e fortë, sa të shtyn të servirësh në media sikur jashtë po bëkemi namin. Kjo, shërben edhe për vetëmbrojtje. Të sulmojmë, që mos u lëmë kohë të na kritikojnë. Në fakt, të bësh një film të keq, nuk është faj. Nuk është asgjë. U bë i keq, aq. Ashtu doli! Bëj më të mirë tjetrin. Ose, mos bëj më filma. Këtu ka njerëz që kanë bërë Gërdec, e prapë, askush nuk mban faj. (Ç'do Gërdeci këtu, do të thoni ju? Kot! Sa për të thënë që unë, nuk e harroj Gërdecin).
Por, për fat të keq, në mungesën e një sistemi vlerash mbi punën, në mungesë të kritikës profesionale, në mungesë të një publiku që ta shohë filmin tënd e ta lexojë librin tënd e ta diskutojë në kafene, e vetmja gjë që ngelet si vlerë, është "emri", që ndërton virtualisht. Një "emër" që është shumë kollaj ta ngresh me një kafe me një gazetar. Sepse, media, është më keq se ne që e lexojmë. Çdo gjë që duket sikur shndrit jashtë, këtu brenda besohet se është flori.

Nga Koloreto Cukali



__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shtator 2010 07:15
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:09 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 21 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komente

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.