i_lire
^^i_lire^^
Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610
|
20 Nentor
Serish ketu, dita e trete e takimit tone. Ose me mire, dita e katert dhe takimi i trete. Dje isha aq e kapitur, sa nuk arrita te shkruaja gje e madje as te lexoja. Duke qene e trazuar dhe duke mos ditur çte beja, u çapita tere diten e dites nga shtepia ne selishte. Ajri ishte teper i bute dhe, ne oret me te ngrohta, ndenja ulur te stoli prance forsicias. Rreth e qark meje luadhi dhe lehet ishin krejt rremuje. Tek i veshtroja, mu nepermend zenka per gjethet e rena. Kur qe? Vjet? Para dy vjetesh? Kisha marre nje bronkit qe sdonte te ikte, gjethet tashme kishin rene te gjitha ne bar, vorbullonin andej-kendej te mbartura nga era. Duke bere balle ne dritare, me kish kapluar nje trishtim i madh, qielli ishte i vrenjtur, jashte gjithçka dukej sikur ishte braktisur. Te erdha ne dhome, ti ishe shtrire ne krevat me kufjet ngjitur pas veshit. Tu luta te mblidhje gjethet me grabuje. Mu desh ta perserisja disa here, qe te degjoje. Ti ngrite supet duke thene E pse valle? Ne natyre askush si mbledh, rrine kalben aty, se keshteu eshte e thene. Natyra ne ate kohe ishte aleatja jote e madhe, arrije te shpjegoje çdo gje me ligjet e saj te patundshme. Ne vend qe te te shpjegoja se nje kopsht eshte nje natyre e zbutur, nje natyre-qen qe çdo dite i ngjan me shume te zot dhe qe krejt si nje qen ka nevoje per kujdesje te vazhdueshme, u terhoqa ne sallon pa shtuar asnje fjale. Nje grime me pas, kur me kalove kundruall per te marre ndonje send ne frigorifer, e pe qe qaja, por nuk e vrave mendjen. Veç ne oren e darkes, kur dole serish nga dhoma dhe the çdo hame?, vure re se isha ende aty dhe se ende po qaja. Atehere vajte ne kuzhine dhe zure te kuturisje te furnelat. Cte pelqen me shume, sokellije nga oda ne ode, nje buding me kakao apo nje fergese? E kishe kuptuar qe dhimbja ime ishte e njemendte dhe rrekeshe, me te bute, te ma beje qejfin ne nje fare menyre. Mengjesin e neserm, porsa vegoi drita, te pashe ne obborit, binte shi rreke, kishe veshur mushamane verdhashe dhe mblidhje gjethet me grabuje. Kur aty nga ora nente u ktheve brenda, u hoqa si te mos kish ndodhur hiçmosgje, e dija qe me shume se çdo gje tjeter urreje ate pjesen tende qe te shtynte te ishe e mire.
Sot ne mengjes, duke veshtruar me pikellim lehet e kopshtit, mendova se duhet te therras dike qe te zhduke gjurmet e shkujdesjes ku kam rreshqitur gjate semundjes dhe me pas. Qysh kur kam dale nga spitali e kam ne mend, megjithate prape nuk po ia dal dot ta bej. Me kalimin e tere ketyre viteve ka lindur Brenda meje nje fare xhelozie per kopshtin, per asnje arsye ne bote nuk do te hiqja dore se ujituri lulepatatet apo te shkulja nje gjethe te vyshkur nga dega. Cudi e madhe, sepse ne rini kujdesja per te me bezdiste shume: te kisha nje kopesht, me shume se privilegj, me dukej nje bela e vertete. Ne te vertete, mjaft qe ta shkepusja perkujdesjen per nje a dy dite, qe tek ai rregull i arritur me zorr te futej edhe njehere peshtjellimi, edhe peshtjellimi me bezdis me shume se çdo gje tjeter. Nuk kisha nje qender brenda vetes, si rrjedhoje nuk e honepsja te shihja perjashta ato çka kisha ne brendine time. Duhej te me ishte kujtuar kur te kerkova te mbledhesh gjethurinat! Ka ca gjera qe mund te kuptohen vetem ne nje fare moshe e jo me pare: mes ketyre, marredhenia me shtepine, me gjithçka qe ajo ka brenda e perreth. Kur je gjashtedhjete apo shtatedhjete vjeç, papritmas e kupton se kopeshti dhe shtepia nuk jane me nje kopesht e nje shtepi ku jeton per rehati, rastesisht apo nga bukuria, por jane kopeshti yt dhe shtepia jote, te perkasin ty sikunder guacka i perket moluskut qe jeton aty brenda. Ti ke forumar guacken me sekrecionet e tua, gdhendur ne dredhat e saj eshte historia jote, shtepia-guacke te mbeshtjell, e ke persiper, perreth, ndoshta as vdekja nuk do ta çliroje nga prania jote, nga gezimet dhe vuajtjet qe ke provuar brenda saj. Mbreme nuk kisha qejf te lexoja, ndaj pashe televizor. Te them te drejten, me shume se pashe, degjova, sepse pa kaluar as gjysme ore, dremita. Degjoja fjalet copa copa, pak a shume si ne tren kur je pergjumesh dhe bisedat e udhetareve te mberrijne ne vesh me hope dhe krejt pa kuptim. Po transmetonin nje hetim gazetaresk rreth sekteve te funmijevjeçarit. Kishte intervista me shenjtore te vertete e te rreme dhe nga lumi i fjaleve te tyre me kapi veshi shume here termin karma. Me ta degjuar, me erdhi ne mend fetyra e profesorit tim te filozofise ne shkolle te mesme. Ishte i ri dhe, per ato kohe, tjete antikonformist. Duke shpjeguar Shopenhauerin, na kishte folur pak per filozofite orientale, dhe duke folur per to, na kishte futur ne konceptin e karmes. Asaj here nuk i kisha kushtuar shume vemendje çeshtjes, fjala dhe kuptimi qe shprehte me kishin hyre nga nje vesh e me kishin dale nga tjetri. Per shume vjet me kane mbetur ne sfond ndjesia se karma ishte nje fare ligji i shpagimit, diçka si puna e MAJE PER MAJE, DHEMB PER DHEMB APO KOKA BEN E KOKA PESON. Vetem kur drejtoresha e kopeshtit me thirri per te me folur per sjelljet e tua te çuditeshme, karma dhe ajo qe lidhet me te mu kthyen ne mend. E kishe bere lemsh e li gjithe kopeshtin. Papritur e pakujtuar, gjate ores qe i kushtohet tregimit te lire, kishe zene te flisje per jeten tende te meparshme. Aty per aty mesueset kishin menduar per nje ekscentrizem feminor. Ishin perpjekur ta quanin si gje jo aq te rendesishme si dhe te te kapnin ne kundershtim. Por ti skishe rene aspak, madje kishe thene ca fjale ne nje gjuhe qe se njihte askush. Kur e gjithe kjo u perserit per te treten here, me thirri drejtoresha e kopeshtit. Per te miren tended he te se ardhmes tende, me keshilluan te te shpija tek nje psikolog: Me ate trauma qe ka pesuar, - me thonte, eshte normale qe te sillet keshtu, qe rreket te arratiset nga realiteti. Natyrisht, te psikologu nuk te shpura kurre, me dukeshe nje femije e lumtur, me shume isha e gatshme te besoja se fantazia jote nuk ishte per tu fajesuar nga nje shqetesim i tashem, por nga nje rend i tjeterllojte i gjerave. Pas kesaj, nuk te kam ngacmuar kurre te me flasesh per kete, as ti, me nismen tende, nuk e ke ndjere nevojen ta besh. Ndoshta i ke harruar te gjitha po ate dite, kur i the ne sy te edukatoreve te lebetitura.
Kam pershtypjen se keto vitet e fundit, eshte teper ne mode te flasesh per keto gjera: dikur, keto tema ishin per nje pakice njerezish, per me te zgjedhurit, kurse tani i kane te gjithe ne goje. Kohe me pare, kam lexuar ne nje gazette se ne Amerike ekzistojne madje grupe njerezish te ndergjegjshem per rimisherimin. Ata mblidhen e flasin per ekzistencat e me parshme. Keshtu, amvisa thote: Ne shekulllin XIX ne Nju Orleans isha nje grua e perdale, dhe tani nuk i rri dot besnike tim shoqi, ndersa shitesi I benzenes, nje racist, e gjen arsyen e urrjetjes se tij ne faktin se e kane shqyer Bantute gjate nje ekspedite ne shekullin e gjashtembedhjete. Cmarrezi te trishta! Pasi kane humbur rrenjet e kultures se vet, kerkojne te arnojne me ekzistencat e shkuara zymtesine dhe pasigurine e se tashmes. Nese cikli i jeteve ka nje kuptim, besoj, domosdo eshte nje kuptim krejt tjeter. Ne kohen e andrallave te kopeshtit kisha gjetur disa libra, per te te kuptuar me mire, isha perpjekur te mesoja diçka me teper. Pikerisht ne njeren prej atyre eseve ishte shkruar se femijet qe kujtojne me hollesi jeten e tyre te meparshme, jane ata qe vdesin para kohe dhe me vdekje te dhunshme. Disa ankthe te pashpjegueshme ne driten e pervojave te tua prej femije gazi qe vershonte nga tubat, frika se mos nga çasti ne çast gjithçka mund te plaste me shtynin te anoja nga ky lloj shpjegimi. Kur ishe e lodhur, kur ishe ne ankth apo ne gjume te thelle, te kaplonin ca tmerre pa arsye. Nuk ishte gogoli i zi qe te trembte, as shtrigat dhe as ujqit gojeçaplyer, por frika e befte se mos nga çasti ne çast ndodhte ndonje shperthim ne universin e gjerave. Heret e para, sapo shfaqeshe e lemerisur te dhoma ime ne mes te nates, ngrihesha dhe me fjale te embla te percillja serish ne dhomen tende. Aty, e shtrire ne shtrat, duke me shtrenguar doren, doje te te tregoja histori qe perfundonin mire. Nga frika se mos thoja ndonje gje trazuese, me shpjegoje ne fillim subjektin fill e per pe, kurse une sbeja tjeter veç persedytja gjithe udhezimet e tua. E persedytja perrallen nje here, dy, tri here: kur ngrihesha per tu kthyer ne dhomen time, e bindur se ishe qetesuar, te dera me mberrinte zeri yt i pervajshem: - Keshtu perfundon?, - me pyesje, - a eshte e vertete, keshtu mbaron perhere? Atehere kthehesha mbrapsht, te puthja ne balle dhe duke te puthur, thoja: - Ska si te mbaroje ndryshe, shpirt, te betohem.
Kurse ndonje nate tjeter, edhe pse isha kunder qe te flije me mua nuk eshte mire qe femijet te flene me pleqte nuk me bente zemra te te ktheja ne krevatin tend. Me te ndjere pranine tende afer komodines, pa kthyer kryet, te qetesoja: - Gjithçka eshte nen kontroll, nuk do te shpertheje gje, kthehu ne dhomen tende. Pastaj beja sikur kridhesha ne nje gjume te menjehershem e te thelle. Ndjeja frymemarrjen tende te lehte e per nje grime here te panderrueshme, pas disa sekondash rreshqisje prane dhe flije e rraskapitur, si nje miush qe, pasi eshte llahtarisur per vdekje, me se fundi mberrin ne strofken e vet. Ne agim, per ti mbetur besnike lojes, te merrja ne krahe, ashti siç ishe, e vaket, e perhumbur, dhe te çoja per te mbaruar gjumin ne dhomen tende. Rralle qellonte qe kur zgjoheshe te te kujtohej gjesend, pothuaj gjithnje ishe e bindur se e kishe kaluar tere naten ne shtratin tend. Kur keto çaste paniku te kapnin diten, une te flisja me embelsi. A se sheh sa e forte eshte shtepi? te thoja, - pa shih sa te trashe jane muret, e si mund te shperthekan? Por perçapjet e mia per te te siguruar ishin krejt te kota, me syte e zhgaperryer vazhdoje te veshtroje ngultas ne zbrazeti dhe perserisje: -Gjithçka mund te shpertheje. Kurre skam rreshtur se pyeturi vetmevete per kete tmerrin tend. Cishte shperthimi? Mos valle kujtimi i nenes tende? Nje zot e di! Paçka se çthuhet, une besoj se ne koken e njeriut ende ka me teper hije sesa drite. Sidoqofte, ne librin qe kisha blere atehere, ishte shkruar edhe se femijet, qe mbajne mend jete te tjera, hasen shume me shpesh ne Indi dhe ne Lindje, ne vendet ku vete ky koncept tradicionalisht pranohet. Dhe kete se kam te veshtire ta besoj. Pa mendo pak sikur nje dite une te shkoja tek mamaja ime dhe, pa kurrfare paralajmerimi, tia nisja shtruar e te llafosesha ne nje gjuhe tjeter a ti thoja: - Nuk ta shoh dot bojen, isha shume me mire ne jeten tjeter me time me. Te jesh e sigurte se nuk do te priste as edhe nje e dite e do te me mbyllte ne nje nga ato shtepite per te perhenurit. A ekziston ndonje fije shprese per tu çliruar nga fati qe te imponon mjedisi i prejardhjes, nga ajo çka stergjysherit e tu te kane dhene nepermjet gjakut? Pale?! Ne rrokullisjen klastrofobike te brazave, ne nje fare kohe, dikush arrin te nepershohe nje kembe shkalle pak me te larte dhe, me te gjitha forcat e tij, perpiqet te mberrije aty. Te thyesh nje hallke, ti nderrosh ajrin dhomes, ky eshte, besoj, sekreti i vockel i ciklit te jeteve. I vockel, por tejet i mundimshem, i frikshem prej pasigurise se tij.
Vazhdon...
__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|