agata
idealiste
Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
E dashur dhe shume e shtrejte, pra, ti deshiron te vish! Nje lajme i larget ky e i pabesueshem! Lajme i paimagjinueshem dhe befasues, befasues e shokues! Mos valle po ngrihet nje vale e bute dhe e pafundme? O ti, moj re, ere dhe pranvere hallkionike mbi ujrat stuhive, ta dish ti si po kalon ne shpirtin tim vale-vale stuhia e ndjenjave, o horizonte i pamate e i shqetesuar, o enderr mbi gjinjte e detit qe skane pare kurre debore me sy!
E embla ime, nuk duhet te ishim ndare kurre per çfare do arsyje! Kjo qe ndodhi ishte krim!
Por tani qe ti po vjen, cdo gje do te rifilloj nga e para. Ketu jane parashikimet dhe mundimi shpirteror i pakenaqesise se perhershme si dhe dyshimi per vetveten dhe ai caste i vetem qe vlen sa disa jete se bashku, çasti kur te ndjej, kur ti zhytesh ne perqafimet e mija e koka jote prek supin tim...
O ti, e caktuar per mua e per jeten time te handakosur, sa here te kam humbur gjate ketyre muajve te pafund e te paket sepse ti ke qene larg eshte me shume se te me mungosh sepse larg domethene larg, une nuk jam mesuar te fitoj diçka prape dhe nuk jam i zoti te pres sepse jetoj me ritme shume te shpejta dhe se me ka mbetur shume pak kohe, prandaj, eja se nuk dua te jetoj me pa ty dhe po e them kete pa me ardhur turp, po e them me ndjenjen e paturp te te semurit per vdekje sepse kjo ndjenje tashme me ka prekur e pothuajse po me shkaterron, prandaj eja, o drite e fundit perkedhelese per syte e mi, O Fata Morgane e arte mbi shkreteriren e jetes sime te harxhaur, o maje e palmes mbi oaz, eja sa me pare!
Une po dridhem dhe shoh qe edhe dora po me dridhet. Mezi mar fryme, i shpreh ndenjat dhe mendimet e mija me ane te duarve, hodha nje krah dru ne oxhak dhe po rri me sy ngulur te zjarri. Se ç'lindi atje e po me con diku mbrapsht, e kush veç teje mund te me zgjidhe te gjitha nyjet, e dashur, e kush perveç teje eshte ne gjendje te me zhyse ne stuhine e erres " bubulluese dhe me vete them, ah, hidhme, hidhme atje! Kam deshire te kercej drejt e te ti nga shkembimi i deshperimit, nga tropolina e shperfilljes, e gjendjes se pashprese dhe e pikellimit te madh, kam deshire ta djeg te shuaren time, e shtrejta ime. Syte e tu jane fare afer te mive dhe nuk egziston asgje tjeter veç territ e syve te tu e shiut te puthjeve te tua.
Nuk paskam vdekur? Mos valle nuk me kane vertitur diku si nje kukull pa vlere, si nje kukull me sy te ndritshem e tru te fiksuar? A nuk kam qene i vdekur gjith ate kohe qe nuk te kam patur prane? Ah, nuk kam me cfare te ngushellohem e te qetesoj veten sepse thikat e kohes se humbur me shpojne gjithandej. Ti nuk ishe prane, ti nuk ishe prane, ja e vetmja gje qe mund te mendoj.
Apasjonata! Ti nuk e di se sa here me ka ndodhur qe e kam humbur dhe e kam gjetur prap veten time. Ka pasur dite te tera qe nuk kam qene ne gjendje te shkruaj sepse gjaku me ziente si rryma e Malstrimit e sepse fjalet me perthyeshin si varkat e vogla kur fryn tajfuni, perpiqesha te qetesoja gjakun, ta rrethoja me ledhe, diga e trare derisa te shfaqeshe ti, por nga keto pak fjale qe me thoje ne telegram çdo gje u permbys pra, eja, o heshte e pameshirshme e drejtur ne zemren time.
ERIH MARIA REMARK
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|