agata
idealiste
Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
O qielli im i dashur, vitit po i vjen fundi, ja edhe pak e po mbaron me shira, mjegull e re te renda te mbarsura plot shi, ai po ecen drejt arkolivolit te vet e do te vine krishtlindjet apo diçka aty afer kur te maresh kete leter. Nganjehere ne kete shtepi prane liqenit te krijohet pershtypja se cdo gje eshte joreale, te duket si nje arke e Noes qe lundronte neper nate e braktisur ne meshiren e valeve e braktisur nga te gjithe e ku ka mbetur edhe pak ngrohtesi e kujtime si edhe pak jete...
Ti, o qiell i dashur, lidhesh me mua me anen e nje aparati te vogel qe ndodhet mbi tavolinen time te shkrimite i cili nganjehere me therret e me bie ca fjale prej teje. Dhe nga kjo kuti magjike brenda kafkes sime lindin pamje njera pas tjetres, vera, endrra dhe merzitjet e mundimshme, merzi deshperuese, "laterna magjika" kujtimesh...
Ti, qe te dua aq shume, je nje dhurate e manihtshme e jetes, ti qe te perfytyroj te shtrire prane meje lekurengjitur mbas lekures, kur fryma perzihet me frymen, ti qe me ben me te ndriçuar e me te paturpshem, me te pikelluar, ti, o dashnore e embel qe me mesove te dua netet dhe endrrat, ti... a ekziston ende valle dhe a do te dukesh me ketej valle? E kush mund ta besoj kete ne keto dite te zymta, kur malet jane me te ndritshme naten.
Ti qe te dua, qe je te un me thelle se zemra ime, ti, para se ciles mendimet e mija behen te pafuqishme, ti qe me turbullon e ma ndez gjakun, ti, e dashur, a do vish prape, a mund te vish prape? Te dukesh e te vish prape eshte me shume se te fitosh prape diçka, te vish prape do te thote se do te filloj çdo gje nga e para, fillim e mashtrim i ndritshem i kohes, te dukesh prape do te thote ti dhe une, ylber i qetesise mbi vitet qe rrjedhin, te dukesh prap eshte fati yne i qenies hyjnore para katastrofes se zhdukjes...
Ti, me e dashura e me e embela, ta dish : nuk kam asnje dyshim dhe asnje lloj frike, une nuk kam provuar ndonjehere ndonje frike te veçante, por per kete nuk kam ndonje merite te veçante. Une nuk e kam ditur se pse duhet te trembesha. Por tani frika me viziton shpesh e madje shpesh kjo me ndodh nga disa marrezi, nga te cilat me te rendesishme jane: per shkak te shendetit tend, per keto trembem, per ty sepse deshiroj qe te jetosh gjate dhe e di mire se deshiroj qe dhe une te jetoj me gjate prane teje...
Te ti nuk kam fare dyshim sepse ti je e dashura ime me e afert. Por nganjehere kjo me ngjan me nevojen per te thithur ajer e pastaj per te pushuar e veshtruar rreth e rrotull e kjo zgjat fare pak, por nganjehere, per nje çast te vetem shderrohem ne femije dhe do te kisha qejf qe te me thoshin diçka, mbase edhe nga ato qe i di, por qe te m'i perseritnin edhe nje here. Keshtu me ndodh rralle dhe vetem per nje çast, kur çdo gje qe me rrethon, shnderrohet dhe un rri si guak para llampes e letrave te pastra te kohes siç rrija dikur kur isha çunak para fletoreve per te bere detyrat e shtepise dhe nuk besoj ne asgje, por vetem rri e rri dhe them: ....
Dhe atehere vjen prap koha tjeter dhe vijne dite te tjera, por tani une po rri ketu te tavolina, pena po rreshqet mbi leter dhe ora ne doren time vazhdon te beje tik-tak, e kur ti ta marresh kete leter, do te jene Krisht lindjet e po ta them prap se te dua...
REMARK
Modifikuar nga agata datė 12/12/2006 ora 16:45
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|