Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Anemone
Amygdala

Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644

.....................

Ai e ndeju se ishte tëhequr shumë nga ky argument, sepse megjithë shikimin aspak inkurajues të gruas, vazhdoi: - Domethënë, normalisht, nuk duhet thënë, “si më gjeti mua kjo e keqe”, por “sa me fat jam që s’më zuri…” Ka një dallim thelbësor këtu.
Duket kishte shkuar shumë larg, pasi gruas nuk iu ndenjt më pa folur: - Po pse more, - tha – indekse statistike u bëmë kështu? Unë nuk jam një gjasë ndershmërie dhe përkushtimi. E kushtëzuar nga mungesa e rasteve! Jam vetëm një, ta hajë dreqi! Apo jo?
- Ne si njerëz nuk jemi një – iu përgjegj ai me një ton të kujdesshëm. – Ne jemi ngjarje të përsëritura në kohë. Por nuk jemi një.
- ǒdo të thuash me këtë?
- Dua të them se nuk jemi të ngrirë në kohë. Koha na copëton ne, ose ne kohën, s’ka rëndësi… por ne jemi copëza kohë-njeri, që ndryshojmë, apo jo?
- Edhe?
- Pra besnikëria e pakushtëzuar kërkon ngrirje të kohës, më saktë detyrim-përcaktim të saj, si në një lojë dam, që të rrjedhi vetëm në shtratin e parë. Si një lumë. Që i ndërtojmë lloj-lloj digash e pritash, e thellim shtratesh… por a ke parë ti lumë që të mos e braktisi shtratin e vet? Po deltat shumështratëshe?
- Ku do të dalësh me këtë?
- Dua të them se edhe ajo besnikëria këmishë hekuri prej virtuti, shpesh fsheh një kontradiksion. Një partner është besnik vetëm po të tradhëtojë veten. Sepse mban me zor lumin e vet në shtratin e vjetër. Kur gjithë fizika dhe topografia i thonë të ndërrojë shtrat….
- Ti nuk i ke seriozisht këto….
- Dua të them se dikush tradhëtohet pothuaj domosdoshmërisht në kohë… hmmm.. tradhëti është emër shumë i papërshtatshëm, tingëllon tmerrësisht keq…. nejse, pra e kisha fjalën që do ketë një lloj tradhëtie, nuk diskutohet… puna është nëse vendos të tradhëtosh veten për tu quajtur besnik, apo do jesh besnik i vetes për tu quajtur tradhëtar…..
- Këto janë justifikime të qepur me pe të bardhë….
- Jo. Unë po kërkoj ndjesë. Por vetëm po mundohem të shpjegohem. E ke pyetur ndonjeherë veten pse burrat rrojnë më pak se gratë? Është mallkim i specieve poligamike, ku meshkujve ja u shkurton jetën vështirësia e sigurimit të shumë partnereve….Është zbulim i fundit.
E kuptoi që kishte shkuar shumë larg. Gruaja shpërtheu tamam siç kishte pasur frikë ai: - Mjaft kërkove mbrojtje pas statistikave e pas studimeve me kavje e me minj! - Për fat të keq e kish lexuar edhe ajo atë artikull të kohëve të fundit të specieve poligame. – Unë nuk jam timeshare, miku im! Si kjo vilë! Me bujtës të ndryshëm. Më vjen keq që ti e quan veten ashtu….
Toni i gruas nuk tregonte aspak dëshirë për pajtim. Ajo e la ballkonin e para. Po shkonte për tek dhoma e saj. Me supe të rëna nga pezmi; të pjerrët nga e drejta...

Ata supe që u larguan ashtu ishin gjëja më reale e gjithë asaj pasditeje, të cilat qielli i jugut i sjell gabimisht për mirëkuptim njerëzor.


FUND






p.s:Tulipani flm
Pjese e gjate, nuk prodhon analiza grenxash, perfshirese per gra-burra-dashnore me pushime fundviti.
Gezuar!

__________________
Liquid Dreams.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2009 01:40
Anemone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anemone Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anemone (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anemone Shto Anemone nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anemone nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Anemone
Amygdala

Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644

Kuckė

Kuckë në dherat e mia,
Fuckë e mbledhur xhongël
Gjongulit, moj gogël helmëmbël,
Llavë nëpër urth e në zëmbër
Love nëpër kurth’ e në thëmbër
Dobësishë të vjetra vrastare,
“Shkulmë!” the kaq herë mes shkulmash
T’epshit që çdo herë qe i fundit
Si thithja e cigares së mbrame,
Lemzë e sprasme’ harresës,
Do të shkul, o kuckë, nga dherat
Me kasmątë zemërake të rregullit,
Me dihatjet e mjegullës në gojë,
Me kravatën e munguar në qafën
Që vampire për dreq dashuron,
Gijotina, gojëtina, venduza
Që thithin limfë gjer në tharje
Të buzëve me muzën e muzgut.
Do të shkul sa për ah!-un e çastit,
Ngashnjimin jetshkurtër të bastit,
Se veten e mashtroj duke prerë
Rrënjët e tua të thella
Stërfutur mijëra fijesh në dherat
E mia stërpleksur, moj kuckë.
Një gëzim kusar vjen më thotë
Nën zë e mbi vesh, atje qoftë,
Që rrënjët nëpër dimrin që vjen
Acar kërcëllimash, nuk vdesin,
Por struken e s’duken, mbesin e presin
Për sythet pasardhës të Jugës
Varur gjerdan në Qafbotë
Një gëzim firar vjen më thotë.

__________________
Liquid Dreams.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2010 18:48
Anemone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anemone Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anemone (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anemone Shto Anemone nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anemone nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Anemone
Amygdala

Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644

Eva Braun

Eva,
Vrapova drejt teje në tjetër jetë,
Rruga mbushur pellgje
Stërpikte baltë të vjetër
Me lajme të hinjtë fronti
Dhe duhan të hidhët
Nga lagështia,
Këpucët futën ujë
Si zemra,
Ftohma njomi
Shkarpat e kraharorit
Që s’merrnin dot flakë
(Si Rajhshtagu),
Mushkrimardhur
Doja të thërrisja,
Mos!
Mustaqe karizme
Përqafonin qimet e tua pubike
Mëndafsh
Prej 18 vjeçareje,
Doja t’arrija para teje,
E sidomos para “atij” me sy plumbi,
Me hipnozë të keqe,
Fatale,
Doja të tregoja
Anën tjetër të burrave,
Lumturitë e grave me burra kërkushi
Që nuk pushtojnë botën,
Pushtojnë vetëm dy hemisferat e vitheve
Të gruas
Me dorë të hekurt,
Pushtet absolut,
Në operacionet “Barbarosa” të shtretërve,
Hakmerren për gjithë Napoleonët e mëparshëm
Që (medet!) triumfuan mbi lëndinat e trupit të gruas,
Burra që s’pijnë nikotibina,
Por bëjnë seks dy herë në natë
Si me këshillë farmacisti,
Para gjumit
Dhe pas tij
Në mëngjesin e mpirë
Nga ëndrrat e zbrazëta që shihen gjithnjë pranë një femre,
Doja të tregoja ç’është vdekja
Joheroike
Në hendeqet e tua,
Transhetë e frontit tënd -
Your sex über alles!
Duke thirrur.
Sepse burrat mund të jenë edhe gëzime të thjeshtë,
O Eva!

__________________
Liquid Dreams.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2010 23:12
Anemone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anemone Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anemone (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anemone Shto Anemone nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anemone nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Bukur shume. Paska bagazh shume te mire leksikor dhe
njeh mire tekniken.

Nuk e di a do te zbukurohej dot me tej vargu po te punohej akoma apo do te humbiste kete shkelqim te eger e te virgjer qe ka. Ne fakt pamja e eger fsheh nje dore te stervitur mire dhe me siguri mjaft pune.
Ne njeren nga poezite shikoj nje futje mjeshtrore te aliteracionit, ashtu si rastesisht, duke luajtur me teknikat e fjaleve popullore.

PS Faje veri obsionet e kopjebe e Boldit perse mbari pash Zotin se kush rri e kopjon tek ajo kutija qe del. Sigurisht nese behet pa u lodhur ti se mezi te kemi aman.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2010 03:18
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nqs perdor Explorer dhe aktivizon formatimin automatik mund te vesh BOLD me kollaj.

Per tani jemi me karroca dore, nuk kemi makineri korrje shirje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2010 11:13
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nqs perdor Explorer dhe aktivizon formatimin automatik mund te vesh BOLD me kollaj.

Per tani jemi me karroca dore, nuk kemi makineri korrje shirje.



Te ka merzitur rajmondi qe e ben ylber me duket, po leri keto se e gjen ti po te duash edhe kombajnen


Bizhu të mardhura
Si hirushe të braktisura,
Ndërsa çiftet zhvishen duke u zvragur drejt shtretërve


Fjalet te gjitha jane te perdorura me pare, te perdorura shume, si gure kalldremi, por kombinimi i tyre eshte mjeshteror.

Bravo Shkelqo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2010 14:26
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Dentistja e repartit N

Tufa “rrulësh” dhe “dautësh”
me flokë dhe gëzime të qethur zero
kullosin barin zmeril të repartit,
trëndelinë ushtarake, gjemba me yje,
lule me emrin "çorap ushtari".
Feromonet mpiksur mbi çaçkat e rruara
në vend të koreve të plagëve të luftës,
pece viskoze, konserva kallosh,
gishtat sardele në vaj si llucë
këmbësh me djersë kambalesh, këpucësh…

Dera mjerane e repartit N,
metastaza ndryshku, oksidesh kuqse…
Menisqe të sëmurë menteshash kuitëse,
oficerë xanxarë me pluhur dhe huqe,
që iknin zëngjirur nga urdhrat e çmendur
të gurmazit fosil të ditës absurde,
kthenin në qytezën dudume N,
me shtëpitë rizoma të patate-kazermës,
me numur N, në rrugën N,
ku i prisnin gratë me hormonet bërë lëmsh,
me fytyra dhe speca të skuqura
nga vaji,
gra që po i quaj N pa përjashtim,
thjesht për arsye sekreti ushtarak.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2010 19:29
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Klinikisht liber

Kallogjer i shpërfillur,
I mbetur kërcu,
Të pakonsumuar
Kapitujt e fundit,
Paragrafët djegur
Për vëmendjen e syve të tu,
Si për vizitorin nga qyteti
Virgjëreshat hazër të katundit.

E internoi amvisa,
E përzuri, e dëboi, e zhvendosi,
Shkonte keq me vazot,
Qeder e bezdi komodine,
Në punë nuk hynte
Se s’tregonte si, për shembull, zihet kosi,
E nuk kish një çikë porn e as shalë,
Siç nuk ishte as libër kuzhine.

Në Siberinë e shtëpisë
Dera ju mbyll e kapakët.
O kohë antilibër, e ju
O zakonet e gjatë antishkronja….
Të pëgëra mizash
Mbi portretet e amullisë së vakët,
Amvisa përtace dhe pleshta
Që ndërzejnë me epsh xixëllonja……

Si martesa juridike të pakonsumuar
Kapitujt e fundit,
Virgjëreshë me PMS
Domeni i Dijes – himeni paprekur…
Ndërsa Kara-Padija,
Rruspia me nam e katundit,
Mbarset me monstra,
Çudër dhe shtatanikë të vdekur…

Asfiksi-lënguar, fletëzverdhur nga terri i hijes,
Paç fatin e kurvës, o libër, paç fatin me ton të padijes…

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 22/01/2010 ora 19:55

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2010 19:46
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Anemone
Amygdala

Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644

Re: Dentistja e repartit N

Dentistja nuk ish sekret ushtarak,
nuk ishte N,
ish Vjollca,
belholla,
nga ato gocat që “gjëmoheshin koma-komës”,
kur dilnin nga gjimnazi,
kur dilnin nga shkolla:
O Vjollce, o Vjollce!
O goce, o goce!
A ka mundësi nji minut-e?….
A ka mundësi një jetë po munde?…..
O Vjollca….

Problemet me zmaltin,
me dhëmbët shpellorë,
fermentues me gracka
stomatologjike,
befas u bënë
si revolucioni,
jo më një dëshirë ,
por një çështje dite…..

Rradhët e ushtarëve te dentaria -
profilaksi e paparë shqiptare.
Dhëmbi më ftoh
kur ha akullore…..
Dhëmbi do krimbet,
do dali dore
….. si mollët në kraharuar…. o doktoresha… shpëtimtare,
o profilaksi e paparë shqiptare!

Nuk dihej
a e shihte furtunën hormonale
dentistja,
mbase po,
mbase jo,
mbase dhe po dhe jo,
por zmaltin rregullonte
Vjollca doktoresha,
dhe ushtarëve gjithsesi
u ndreqej buzëqeshja.

Ushtarët u bënë Magelanë
mbi hartat detare të brekëve të tyre,
me kontinentet e spermës si kërc lëtyre,
drejt tokës së panjohur dhe të papremtuar,
prandaj dhe zjarmisht aq të dëshiruar…..
Vjollca u ngul në trutë e repartit
si thumbi migjenian
më thellë se amalgamet
që mbushnin dhëmballët,
Vjollcën e kishin në gojë
mirëfilli në çdo moment,
në çdo buzëqeshje ushtarët
me zmalt kovalent…

Vjollca, mundim ëndrrash
në krevate marinarësh……

“O Vjollca, ku je mi!
Na duhesh prapë!
Rregullona gojët, Vjollca!
Gojët e qelbura.
Piramida dhëmbësh të ngremë në shkretëtira nofullash.
Na bëj me buzëqeshje, me fytyrë, me zë,
O Vjollca dentistja, o e bukura e repartit N!”


__________________
Liquid Dreams.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2010 19:49
Anemone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anemone Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anemone (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anemone Shto Anemone nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anemone nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Akłs

(Pelham Bay blues)


Dy vjet pa shi, e thatë
Si fyt beduini kjo rrugë Bronksi,
Fryn erë nga Gana dhe Guomi
Vap’ e tërë botës
Shtypet nën shinat fluturuese të linjës 6,
Oaze s’ka, por pres
Nga rëra trotuarit t’ja behi pak blues,
Të ndesh afrikanen Akłs,
T’i përplasim kulturat
Për hir të Huntingtonit,
Qytetërimi im i verbër
Të bëjë tangon e shikimeve
Me lulebajamet e saj
Për hatër t’Al Paçinos;
Filozofike xhungla
E flokëve
I harliset, bimësi e huaj
Që dua t’ia shpleks
Me gishtat ngjitës.
Intrigë ideologjia
E gjinjve,
Dëshmi
Qytetërimesh të lashtë,
Dy piramida që fundin total
Parathonë në maja!
Jam militant, Akłs,
Politizuar gjer në thonj,
Fetish
Obelisku i bardhë i kultit tim të errët
Ngritur,
Dëshmi arkeologjike
E qytetërimit tim të babëzitur
Që duhet përplasur me çdo kusht
Sipas librave të shenjtë postmodernë,
Le t’bëjmë pak histori pra, Akłs,
Në Pelham Bay – e ç’kish më shumë Koloseumi dhe Moulin Rouge
Se kjo rrugë e thatë me restorante mikse “Sushi & Enchillada”?
Gjeneral Tso dhe Emiliano Zapata,
Guom-in-dang! në lëng soje
Dhe borde dalëboje,
Pluhur tebeshiri,
Që premton këngë katrore gjinkallash
Nëpër vapë,
Mesditë pafund,
L(b)yrse,
Ku perdet damask duhet të mbyllen
Për shkak të vrimës
Së ozonit,
E me lëng soje duhet të lyhemi,
Akłs,
Kundër diellit të kripur.
Perla djerse dhe kultura e lagët
Pa fshirë
Në sqetulla dhe gushë
Do fërkohen
Pas përplasjes,
Veç pellgjet e tharë me skelete likenesh
Nuk stërpikin,
Shkel pa droje mbi mua
Të bëhemi pis dhe të murrmë,
Gjithë gjurmë
Kërcet, lëkurat,
Kërcinjtë, kulturat,
Jam kamikaz i një dogme të vjetër,
Për kombin tim
TNT do të thotë eksploziv,
Nuk ësht’ stacion televiziv,
Gjoksi m’shpërthen nga gradientët e drunjtë
Të pathosit,
Kam shenjë pigmenti të kundërt me ty,
Prandaj tërhiqem
Magnetik,
I ngarkuar,
Ksaj rruge të thatë n’Pelham Bej,
Plot sharm (el sheik) shkretëtire,
Ku vegimi yt
Me erërat e Ganës
Ngatërrohet
E vallëzon spirale…

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2010 14:24
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:18 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.