cecilia
Adoleshente
Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180
|
Re: Me kalimin e kohės...
Citim: Po citoj ato që tha AngelDevil
Me kalimin e kohës
do të kuptosh qe te rrish me dike vetëm sepse te ofron një te ardhme te mirë, do të beje qe herët a vonë, të duash te kthehesh ne te kaluaren tënde.
Me kalimin e kohës
do të kuptosh qe te martohesh vetëm sepse po ngelesh vetëm është një paralajmerim i qartë qe martesa do të jetë një dështim total.
Me kalimin e kohës
do të kuptosh qe vetëm ai qe është i aftë te te doje me gjithë te metat e tua, pa pretenduar te te ndryshoj, mund te te jap te gjithë lumturine qe deshiron.
Me kalimin e kohës
do të kuptosh qe n.q.s. do rrish ne krah te personit te dashur vetëm për te shoqëruar vetmine tënde, do perfundosh duke mos dashur ta shohësh me.
Me kalimin e kohës
do kuptosh qe miqte e vërtetë vlejne me shumë se çdo sasi parash.
Me kalimin e kohës
do kuptosh qe miqte e vërtetë numerohen me gishta, dhe qe ai qe nuk lufton për te ruajtur miqesine e tyre herët a vonë do perfundoj i rrethuar me miqesi te rreme.
Me kalimin e kohës
do kuptosh qe fjalët e thena ne një moment ne ikje e sipër mund te lendojne personin tjetër pergjate gjithë jetës.
Me kalimin e kohës
do të kuptosh qe n.q.s. ke lenduar rëndë një mik/e, ka shumë mundësi qe shoqëria të mos jetë kurrë me e njëjtë.
Me kalimin e kohës
do të kuptosh qe çdo experience e jetuar me çdo person është e paperseritshme.
Me kalimin e kohës
do të mësosh të ndërtosh gjithçka mbi te sotmen, pasi e nesermja është shumë e pasigurt për te bërë plane
Me kalimin e kohës
do të kuptosh qe ti sforcosh gjërat qe te ndodhin, do të beje qe në fund të mos jenë siç i prisje.
Me kalimin e kohës
do të kuptosh qe ne te vërtetë me e mira nuk ishte e ardhmja, por momenti qe po jetoje ne ato çaste.
Me kalimin e kohës
do të kuptosh qe të tentosh te falesh apo të kërkosh falje, të thuash se dashuron, të thuash qe te ka marr malli, të thuash qe ke nevojë, të thuash qe do të bëhesh mik/e
përpara një varri, nuk vlen me!
Dhe kujto këto fjale:
Njeriu plaket shumë shpejt dhe mencurohet shumë vonë.
Tamam atëherë kur: Nuk ka me kohe.
__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|