gosacameria
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 28/12/2003
Vendbanimi: barcelona espańa
Mesazhe: 118
|
Citim: Po citoj ato që tha NYCgirl
Eniss ka te drejte kur thote se nuk mund te diskutosh per fene ne menyre te vecante, sidomos ne Ballkan, pa analizuar aspektet politike, sociale dhe ekonomike dhe se si ndikoi feja ne keto aspekte.
Dikush me pare ne kete forum tha se besimi fetar eshte nje evolucion shoqeror. Le te analizojme nga ana historike se si "evolucioni" i fese myslymane ka ndikuar ne te kaluaren, te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise.
Pyetja eshte: Islamizmi, nje fatkeqesi kombetare?
Shqiptaret, qe nga Iliret dhe deri te Arberit (dhe ne nje fare mase edhe sot) kane qene te organizuar ne fise. Ky organizim ka bere te mundur mbijetesen e shqiptareve perballe sulmimeve te ndryshme (sulmimeve romake, sllave, visigoge, etj.) Ne te njejten kohe, per arsye mbijetese kryetaret e fiseve kane bere disa "kompromentime." Shqiptaret ne pergjigjesi u konvertuan nga paganizmi ne te krishtere, shume shpejt, pa dhune, ne krahasim me vende te tjera (per shembull, Rome.) Gjithashtu, kur Krishterimi u nda ne Orthodoks dhe Katolik, kufijte e te cileve leviznin lart e poshte neper Ballkan, kryet e klaneve shqiptare u adoptuan sipas interesave te tyre. Popullesia, e organizuar ne menyre te tille, konvertohej sipas deshirave te kryetarit te fisit.
Shqiptaret fillimisht perballuan sundimin Otoman, ne menyre te vecante gjate kohes se Skenderbeut. Me vone situata ndryshoi. Perandoria Otomane, per te sunduar ne menyre sa me efektive e ndau popullesine e pushtuar ne tre milete: orthodokse, cifute dhe gregoriane (kjo e fundit perfshin Armenine dhe katoliket.) Myslymanet perbenin de facto miletin e katert. Duhet theksuar se perandoria Otomane ishte perandori Islamike, qe ndiqte ligjet e Islamit, sipas te cileve ethniciteti nuk ka rendesi. Fjala "komb" ishte ekuivalente me fene. Per shembull, ne miletin orthodoks u futen shqiptaret, sllavet, greket, bullgaret pa dallim, nen pergjegjesine e Patriarkanes greke.
Miletet jo-myslymane duhet te paguanin shume taksa, ne menyre te vecante taksen e diskriminimit. Nga ana ekonomike, perandorise nuk i interesonte te konvertonte te krishteret, sepse te ardhurat me te medhaja vinin nga shfytezimi i kesaj popullesie. Megjithate, shqiptaret gjate shek. 17-18 filluan te konvertoheshin ne mase, sepse kryet e fiseve u konvertuan per te evituar taksat e renda. Jo vetem qe shqiptaret u konvertuan, por ishin dhe "qytetare shembull" te perandorise. Eshte fakt shume i njohur qe kishte te pakten 30 vezir te me origjine shqiptare.
(Duhet theksuar se greket dhe sllavet nuk u konvertuan, me perjashtim te Bosnies qe erdhi si rrjedhoje e nje dundje popullesie turke-myslymane ne ate zone.)
Ndarja e perandorise ne vilajete dhe cifliqe pati gjithashtu nje efekt mjaft negative sidomos per shqiptaret, gje qe e vuajme dhe sot. Territoret shqiptare u ndane nderjmet nje pakice familjesh (ose sherbetoreve me te mire te perandorise.) Si rrjedhoje, edhe sot nuk jemi te mundur te kalojme ligjin e tokes/prones. Ne Greqi, toka u ri-shpernda gjate viteve 20. Ndersa ne Shqiperi, deri pas luftes se dyte boterore, pronat nuk u ri-shperndane. (Ky shembull u soll per t'i pergjigjur pyetjes se nen-forumit.)
Shek. i 19-te ne Ballkan u karakterizua nga levizja per pavaresi te vendeve te Ballkanit me perjashtim te Shqiperise. Serbia, Greqia arriten pavaresine, 1825-1835. Ne Shqiperi, familjeve te medha nuk u interesonte qe te shkeputeshin nga perandaria (me perjashtim te Ali Pashes, per arsye personale dhe jo kombetare.) Shqiptaret filluan te organizohen vetem perballe rrezikut Serb dhe grek.
Le te kthehemi serish tek pyetja, a eshte Islamizmi fatkeqesi kombetare. Pergjigja eshte po, per shume arsye. Shqiptaret i paguan shtrenjte taksat qe u munduan te evitonin. E para, duke pasur parasysh sesi u nda popullesia ne milete, myslymanet ne Ballkan u pane nga vendet e fqinje si rrezik, por ne te njejten kohe si left-overs te perandorise otomane. Gjate shkembimit te popullesise midis Greqise dhe Turqise, 1.3 milione greke u shperngulen nga Turqia, gjithashtu myslymane ne Greqi u shperngulen ne Turqi, duke perfshire popullesine came te konvertuar. Duhet theksuar se camet te krishtere nuk u shperngulen. Gjithashtu, shume shqiptare kishin qene ne krye te vilajeteve ne territore greke. (ne nje periudhe kohe, ne krye te vilajetit te Thesalonikut ishte nje shqiptar.) Shqiptaret u bene sinomim me Turqine, gje qe rriti armiqesine mbi dy kombet, qe kishin bashkejetuar per qindra vjet pa probleme.
Nga ana ekonomike, pervec ligjit te tokes, shqiptaret vazhdojne te vuajne konsekuencat e pushtimit otoman, sistemi fiskal i te cilit ishte shume i prapambetur. Gjate 500 vjet te pushtimit, nuk u bene perpjekje per zhvillim ekonomik, perandoria vazhdonte te theksonte zhvillim ekonomik vetem per mbijetese, duke harxhuar pjesen me te madhe te te ardhurave per ushtrine. Nga ana sociale, roli i femres u minimizua, dhe femrat u diskriminuan, dhe sistemi patriarkal hodhi rrenje te thella ne shoqerine shqiptare.
Urrejtja midis te krishtereve dhe myslymaneve gjithashtu u rrit. Bile edhe gjate sistemit komunist, sidomos ne Veri, martesat ndermjet njerezve dy feve te ndryshme ishin shume te rralla, dhe pothuajse te ndaluara.
Persa i perket te ardhmes, n.q.s dikush mendon se fakti qe jemi myslymane nuk do ndikoje per pjesemarrijen ne EU, e kane shume gabim. Dikush solli si shembull Turqine ..... para disa ditesh perfaqesuesit te EU thane se Turqia nuk mund te konsiderohet te pakten per nja 10 vjete.
Pervec prapambetjes ekonomike dhe politike, fakti qe jemi anetare te Vendeve Islamike do vihet ne dukje sa here qe diskutohet anetaresimi i Shqiperise ne EU.
Gjate ketij diskutimi kam lene jashte shume shembuj te ndryshem, per arsye kohe.
Doja te shtoja dicka persa i perket fjales "Feja shqipare eshte shqiptaria." Aryeja qe rilindasit sollen kete patrulle per bashkimin e trojeve shqiptareve ishte per shkak te percarjes se shqiptareve si rrjedhoje e fese. Rilindasit donin te benin bashkim te kombit ne baze te popullesise qe fliste shqip. Megjithate, ne cdo perkufizim te fjales komb, gjuha nuk eshte i vetmi element i perbashket, sidomos ne Ballkan. Fjala "komb" perfshin gjuhen, zakonet, kulturen, traditat, dhe si rrjedhoje dhe fene. Prandaj nacionalizmi grek dhe sllav "paten sukses" ne Ballkan mbi shqiptaret.
E perserise, taksat qe deshim te evitomim para tre shekujsh, vazhdojme t'i paguajme sot ........... shume me shtrenjte.
aaaaaaaaaaahhhhhhhhhaaaaaahhhh
po sa inat e ke turqit, dhe sa i mbron greket,,,
po mos na na kujtoh historine se e dim ,,,, ,
sespe me duket e cuditshme, se e tregon me nje urrejtje te madhe per turqit<
pra desha me thene sipas teje sna paska lene turku ateher,, po tani a pse nuk thua qe greku po na pengon te krijojme nje shtet demokratik te vertete,,, se po te kthemi te historiaa kam frike se do te kthehemi te kali i trojes
desha nje pergjigje prej teje se spo e mar vesh se kush na la mbrapa,,, enveri , d m then diktatura me e repte, ne gjithe historine e botes, apo turku sipas teje, se sna pskan lene te mendojme , a te ETj...
greku qe nderhyn ne politiken tone te brendshme,,
dhe sa per ate shprejen .. feja e shqiptarit eshte shqiptaria eshte e drejte por me duket se ekemi then me siper , n q s i lexon ,,,,,
edhe njehere,,
greku qe nderhyn ne poltiken tone te brendshme,,,
turku sipas teje, a
diktatura kumuniste
besoj se turku jo, se mbase sdo ishim si franca o gjermani, sespe na paska humbur kohen sipas teje,,por te pakten,,
kroacia them se po,,,<<<<<
pershendetje nayc girl...
__________________
sa mire eshte te jesh shqiptar,,,,,
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|