Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Levizje shoqerore > Levizja Mjaft > MJAFT-i dje, sot, dhe nesėr
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

MJAFT-i dje, sot, dhe nesėr

Nga EDUARD ZALOSHNJA

Në verën e vitit 2003, kur fushata “MJAFT!” po i afrohej fundit, ambasadori britanik në Tiranë, nëpërmjet një letre publike, e vleresoi fushatën si të suksesshme në misionin e saj për shkundjen e apatisë ndaj keqqeverisjes dhe plagëve të shoqërisë shqiptare. Të të njëjtit mendim ishin edhe përfaqsia e OSBE-së në Tiranë, kongresmenët amerikanë Engel e Lantosh, si dhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Dhe i të njëjtit mendim ishte edhe Shtabi Ekzekutiv i fushatës.

Suksesi i fushatës së parë i shtyu djemtë dhe vajzat e MJAFT-it të aplikonin për financimin e një fushate të dytë – fushatën "KËTU VENDOS UNË!". Ajo fushatë synonte të sensibilizonte votuesit për t’u treguar të vëmendshëm ndaj premtimeve elektorale gjatë fushatës zgjedhore për pushtetin lokal, në mënyrë që vendimi rreth votës së tyre të bazohej në gjasat e mbajtjes së premtimeve nga kandidatët. Dhe në mbarim të fushatës, djemtë dhe vajzat e MJAFT-it vendosën ta përdorin eksperiencën e fituar për të bërë kapërcimin nga fushata në një lëvizje afatgjatë që do të synonte artikulimin e shqetësimeve të shqiptarëve të thjeshtë nëpërmjet protestave, peticioneve, lobingut, dhe të tjera forma të ngjashme të aksionit qytetar.

Në momentin që bënë vendimin përfundimtar në lidhje me lëvizjen, drejtuesit e saj ftuan Ismail Kadarenë për t'u bërë Kryetar Nderi i Lëvizjes, si dhe e zgjeruan Bordin e tyre Këshillues. Më pas, kur MJAFT-i organizoi një meting të madh para Kryeministrisë, shumë zëra publikë sugjeruan që protesta të shërbente si fillimi i një orteku që eventualisht do të hapte rrugën për lindjen e një force të re politike të fuqishme. Por djemtë dhe vazat e MJAFT-it, pasi peshuan sugjerimet e të gjithë atyre që publikisht ose privatisht iu ofruan këshilla, vendosën përfundimisht që t’i mbeteshin besnikë formatit që zgjodhën kur bënë kapërcimin nga fushatë në lëvizje. Pra që të fokusoheshin në artikulimin e shqetësimeve të shqiptarëve të thjeshtë nëpërmjet protestave, peticioneve, lobingut, dhe të tjera forma të ngjashme të aksionit qytetar.

Në retrospektivë, vlen të analizohet se cilët ishin gabim; djemtë e vajzat e MJAFT-it, apo ata që këshillonin shndërrimin e lëvizjes nga qytetare në politike.

Në çdo vend ku populli ka të drejtën e zgjedhjes së atyre që qeverisin, ekzistojnë dy mundësi ligjore që një grup njerëzish të pakënaqur me forcat politike ekzistuese të bëjë diçka për përmirsimin e qeverisjes. Njëra është nisja e një lëvizje politike për krijimin e një alternative qeverisëse më të mirë se ato ekzistuese, dhe tjetra është nisja e një lëvizje qytetare për t'i bërë presion forcave ekzistuese politike që të realizojnë një qeverisje më të mirë.

Rruga e parë ka potencialin për të dhënë rezultate më shpejt të prekshme, por përmban edhe më shumë rreziqe. Lëvizje të tilla, sidomos kur kanë qënë shumë të vrullshme, janë uzurpuar jo rrallë nga demagogë, diktatorë, gjysëm-diktatorë, e sharlatanë të turlillojshëm. Nga ana tjetër, lëvizje të tilla jo rrallë kanë dështuar të gjenerojnë mbështetje popullore në masën e domosdoshme për përmbysjen e status kuosë politike, duke përfunduar thjesht në parti pa peshë reale në jetën e vendit.

Dhe si në çdo investim, edhe në një investim politiko-shoqëror, kushdo që matet të investojë mundohet të vendosë në mendje një balancë racionale midis magnitudës dhe shpejtësisë së arritjes së rezultateve nga njëra anë, e rreziqeve që paraqesin alternativat e ndryshme të investimit nga ana tjetër. Në rastin e MJAFT-it, djemtë dhe vajzat e tij vendosën të zgjedhin alternativën që ka potencialin e përmirsimit gradual të qeverisjes, duke anashkaluar alternativën që mund të sillte rezultate të shpejta, por që ishte e mbarsur me rreziqet e sipërpërmendura. Me pak fjalë, ata demonstruan se bëjnë pjesë në grupin e njerëzve rrezik-shmangës dhe jo rrezik-përsipër-marrës (termat janë huajtur nga teoria e investimit). Dhe historia e investimeve të të gjitha llojeve ka treguar se, mesatarisht, njerzit që i përkasin grupit të parë kanë qënë jo më pak rezultativë se ata të grupit të dytë.

Duke ndjekur strategjinë fillestare të tij, MJAFT-i ka arritur të bëhet një zë i fuqishëm në jetën politiko-shoqërore të vendit. Një sërë protestash qytetare të organizuara nga MJAFT-i në Tiranë e qytete të tjera, si dhe lobingu në parlament për çështjen e arsimit e të mjedisit kanë bërë që fjala e MJAFT-t të merret parasysh në zyrat vendimmarrëse shqiptare dhe ato të huaja. Rritja e influencës së MJAFT-it u demonstrua qartë edhe me ftesën që iu bë Erion Veliajt, drejtuesit të MJAFT-it, për të dhënë opinionet e tija mbi demokracinë shqiptare në seancën dëgjimore të Komisionit Amerikan për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, si dhe, së fundi, me fitimin e Çmimit të Vitit të OKB-së për Shoqërinë Civile.

Por a është mjaft që MJAFT-i të jetë thjesht një zë i fuqishëm në skenën politiko-shoqërore shqiptare? A është mjaft që MJAFT-it të ketë anëtarë dhe degë aktive kryesisht në qytetet e mëdha? Thënë ndryshe, a është mjaft që me atë që ka bërë deri më sot MJAFT-i të quhet lëvizje?

Duke ditur se shumë shqiptarë nuk votojnë ose janë larguar nga Shqipëria si rezultat i deziluzionimit që i ka shkaktuar klasa politike, MJAFT-i duhet të synojë të bëhet përfaqsues i shqetësimeve të të gjithë atyre që nuk e ndjejnë veten të përfaqsuar në sistemin aktual politik shqiptar. Por që të bëhet përfaqsues real i tyre, MJAFT-i duhet t’i bëjë ata anëtarë aktivë të lëvizjes – anëtarë që jo vetëm marrin pjesë në protesta e aktivitete të MJAFT-it, por edhe që kontribojnë me ide e financime.

Në këtë mënyrë, thënë me gojën e Jefferson-it, MJAFT-i do të shndërrohej nga një OJQ e fuqishme, siç është sot, në një lëvizje popullore të të pakënaqurve prej politikës shqiptare, për të pakënaqurit prej politikës shqiptare, dhe nga të pakënaqurit prej politikës shqiptare. Ose, thënë me gojën e Tocqueville-t, në një lëvizje të njerzve që e kuptojnë influencën që mbarvajtja e vendit ka mbi mirëqënien e tyre personale, që janë të vetëdijshëm se ligjet i lejojnë të kontribuojnë në atë mbarvajte, dhe që përpiqen ta nxisin atë mbarëvajtje sepse, në rradhë të parë, është në të mirë të tyre, e në rradhë të dytë, të të gjithë shoqërisë.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2004 21:30
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė edzaloshnja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė edzaloshnja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto edzaloshnja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Levizje shoqerore > Levizja Mjaft > MJAFT-i dje, sot, dhe nesėr

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.