andaluzi91
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 01/01/2007
Vendbanimi: Shtetet e Bashkuara Shqiptare
Mesazhe: 56
|
Re: Bibla thote, se Jezusi nuk eshte Zot. Pik ketij muhabeti
Citim: Po citoj ato që tha andaluzi91
Tung. Eshte qudi, kur degjon njerez qe e humbin debatin dhe thone, si Gaia: Keto tema jane turpe nga te paturpit. Mirepo i nderuar, ti a harron se Bibla na ka mesuar, se edhe te paturpive dhe te keqijve te ua mesojme te verteten. Ejani dhe na thoni te nderuar, se si kuptohen apo komentohen citate qe i ka sjellur Smarti.
Bibla neve po na meson se kemi gjenealogjine nga Adami dhe Eva, mirepo te njejten gjenealogji e ka pasur dhe e ka (edhe) Jezusi. Zoti eshte i paster nga çdo cilesi e pavertete qe ju po ia mveshni. Jezusi eshte i Derguari i Tij. Jezusi, sic na meson Mateu 1/1-17(Breznitë e Jezu Krishtit, të birit të Davidit, të birit të Abrahamit. Abrahamit i lindi Izaku...Izaku i lindi Jakobi... [Mateo. 1/1-2]), na vërteton se Jezusi është i lindur, atëherë Jezusi posedon ditëlindje, ai është i lindur, i lindur. Pyesim, si mundet që i linduri të jetë Zot (siç pretendoni)?!! Pretendoni se Jezusi është Bir i Zotit, ndërsa fragmenti thotë se Jezusi është bir i Davidit. Si mundet që Jezusi të jetë bir i Davidit dhe njëkohësisht bir i Zotit?!! Dihet se Davidi është bir i Jeseut [Mt. 1/6], pra si mundet që në të njejtën kohë të jetë edhe bir i Abrahamit?!! Në fragment thuhet e prej shpënguljes në Babiloni deri tek Krishti katëdhjetë brezni. Kjo është në kundëthëni me fjalët ne Levitiku /3, i cili thekson kohën se janë tetëmbëdhjetë brezni, e jo katërmbëdhjetë brezni. Kjo është në kundëthënie mes Ungjillit dhe Torës!! Në fragment thuhet Gjithse, pra, katërmbëdhjetë brezni prej Abrahamit deri te Davidi; prej Davidit deri në shpërngulje në Babiloni katërmbëdhjetë brezni; e prej shpërnguljes në Babiloni deri te Krishti katërmbëdhjetë brezni. [Mt. 1/17]
Kjo nëbkupton se të gjithë brezat nga Abrahami deri te Krishti janë gjithsej 42 brezni/ Me të vërtetë, po qe se e numërojmë gjnealogjinë e cekur në Mateu 1/1-17, do të vërejmë se janë 41 brezni. Fragmenti është në kundërthënës me vete!!Gjenealogjia e përmendur në Ungjillin e Lukës ndryshon nga ajo që është regjistruar në Ingjillin e Mateut. Luka (3) përmend gjenealogjinë nga Adami deri te Jezusi, ndërsa Mateu përmend gjenealogjinë nga Abrahami deri te Jezusi. Mos vallë ndryshoi shpallja?! Apo, çka ndryshoi?! Nga Abrahami deri te Jezusi (sipas Lukës) kanë kaluar 26 brezni, ndërsa sipas Mateut 41 brezni. Dallimi është 15 brezni!!
7. Jozefi, i fejuari i Marisë (nënës së Jezusit), është i biri i Jakobit sipas Mateut 1/16, mirëpo sipas Luka 3/23 ai ishte i biri i Helit. Mospërputhje e qartë mes dy ungjikve!! Në Mateu 1/11 thuhet se Jozia (Joshijahu) ishte mbret i Judës gjatë shpërnguljes në Babiloni. Fakte historike flasin se Jozia qysh herët ishte i vdekur, para se të ndodhë shpërngulja në Babiloni (Levitiku Dita e Dytë, 35-36). Faresi është njëri nga stërgjyshërit e Jezusit, sipas Mt. 1/3. Siç dihet është fëmijë jashtë kurore, sipas Juda, i biri i Jakobit bëri prostitucion me vejushën Tamaranë, nënën e Faresit. Si mund të jetë njëri nga stërgjyshërit e Jezusit (Bir i Zotit siç pretendojnë), fëmijë jahtë kurorës?!!.
O bur i dheut, keto jane fakte, dhe kerkojne pergjigje.
Une i nderuar, po marr mesim nga jeta e Jezusit, i cili e luste vetem nje Zot, dhe askend tjeter, dhe asnjehere nuk na tha ti lutemi atij, mirepo sic na meson Bibla, ai shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë (Lluka 6:12) Kë e paska lutur? Vetveten apo Zotin?
Tek e fundit, doktrinen qe po ua them une, se Jezusi ishte i Derguari i Zotit, e mbron vet Bibla, ku thote tek Mateu se"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Mateu- 21/9-11]
Une nuk deshiroj te zgjerohem më, mirepo mjfton citati Biblik, i cili na meson, keshtu:
"I pari: Ndegjo, Izrael!Zoti, Hyu yne ...eshte nje Zot i vetem...Skrimbi pergjigji: Mire fort, Mesues! Pergjigje ashtu sic eshte e verteta! AI eshte i Vetmi, e pos tij ska tjeter."[Marku kaptina e 12, citati 29-32]
Ejani o të krishter e diskutoni me fakte, e jo me fjale boshe.
Gjithe te mirat,
Andi
Po perseris: Ejani o të krishter e diskutoni me fakte, e jo me fjale boshe.
Mos ikni nga tema.
Nese ju te nderuar sjellni citate se Jezusi ka qene Zot, e ne sjellim e nuk ka qene i tille, a nuk na le kjo te kuptojme se kemi te bejme me nje liber (Bible) e mbushur me kontradikta?
Kunderpergjigjuni argumenteve tona pastaj hapim debat per citate te tjera. Edhe pse nuk jam krishter, e njoh biblen sikur abetaren e klases se pare. Ju lutem, na kurseni nga perseritjet tuaja.
Gjithe te mirat,
Andi
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|