Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Une nuk lexoj trishtim apo brenga. Se di pse te tjeret i shikojne keto.

Ka sarkazem, ironi (per veten dhe per te tjeret), sqime, etj., por nuk gjej trishtim.

Pastaj di te rrotulloje fjalet kaq mire, saqe me solli ne mend kohet kur lexoja Aldo Busin.



gjithmone ironia dhe sarkazma fshehin ne vetvehte nje fare trishtimi sado te vogel per veten ose per te tjeret qe jetojne kete lloj jete dhe gezojne kete lloj fati, se ne brendesi seicili nga ne ndjen nje keqardhje dhe merzitje per fatkeqesine e tjetrit

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 21:07
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Anemone
Amygdala

Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644

O gra tė dashura!

Bëra gabimin,

Mora vesh,

Pas fustaneve tuaja

Vazhdonte e njëjta botë,

Kishte eshtra dhe

Materia s’ndryshonte atje,

As lënda e errët, termodinamika,

Troja ishte një qytet të mundurish, ndërsa

Piramidat frut mallkimesh,

Papërsosmëria bijë e mllefit,

Kodrat malinje,

Dhe diamantet bënin sikur.

O gra të dashura, A e kuptoni pra, pse s’dua t’ju kuptoj?

__________________
Liquid Dreams.

Modifikuar nga Tulipani datė 22/12/2009 ora 19:45

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 21:26
Anemone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anemone Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anemone (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anemone Shto Anemone nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anemone nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Anemone
Amygdala

Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644

Nuk po komentoj mbi shijet vetjake te secilit,leqe po le kokrren e namit ketu,nuk di si te zmadhoj apo bold shrimin
Ndonje fjali me efekte formatuese ka me shume vlere.

Ndihme!

__________________
Liquid Dreams.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 21:31
Anemone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anemone Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anemone (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anemone Shto Anemone nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anemone nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


fantastike


A vdesin grenxat kur thumbojne?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Dhjetor 2009 00:56
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

A vdesin grenxat kur thumbojne?



po ku e kape aman

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Dhjetor 2009 02:00
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Re: Shkelqim Cela: meditime moderne

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Duke e lexuar te sjellin deshiren te jesh aty. Ato poezi jane prodhim i nje letrari te ri, atij emgirant, qe shikon boten dhe mediton pas saj. Por mediton shqip, me fjale popullore dhe me reminishenca Shqiperie. Emigranti nuk eshte ai i baltes dhe mjaltes, por ai qe perzjen ne paradokset me reflektimet, brenda me jashte, shqipen me anglishten. Eshte nje specie e re letrari goxha kurioz.

shkrimet dhe vajtimet e nje emrigranti nuk krijojn interres me, sidomos tek pubilku i gjere, edhe brenda komuniteteve emigrantesh besoj, dhe me te drejte.

iku ajo kohe, iku ai shekull, bota eshte rrafsh perseri, prandaj me pelqeu nje poezi tjeter e ktij.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Dhjetor 2009 05:35
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Citim:
Po citoj ato që tha Anemone
Nuk po komentoj mbi shijet vetjake te secilit,leqe po le kokrren e namit ketu,nuk di si te zmadhoj apo bold shrimin
Ndonje fjali me efekte formatuese ka me shume vlere.

Ndihme!





Cfare browseri perdor?



gjithsesi per te bere Bold titujt e poezive, vendosi brenda kutise : ?Titulli i mesazhit' qe ndodhet pak me lart se ku kutia shkruan zakonisht.

ps. ca nga titujt po ti modifikoj une.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Dhjetor 2009 19:43
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Anemone
Amygdala

Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644

Timeshare II

Ajo kishte një copë herë që dëgjonte justifikimet e të shoqit mbi tradhëtinë dhe ende, për çudi të tij, nuk e kish ndërprerë. Ai i kishte pohuar aferën e paradokohshme me Glorian, një e njohur e përbashkët, pasi gruaja kishte gjetur në një valixhe të tij dhuratën e tjetrës, një botim i fundit i Kama Sutra-s me dedikimin e shkurtër “Pak profesionalizëm s’do na bënte keq të dyve. xxxx. G. “ E kish marrë vesh menjëherë që ishte Gloria. Jo aq nga shkrimi dhe iniciali, se sa nga stili i të shprehurit e sidomos fraza “profesionalizëm”, që tjetra e përdorte dhe e priste në çdo gjë, qoftë edhe kur porosiste një pizza. Zot, na ruaj nga mikeshat, se nga armiket ruhemi vetë, kishte menduar gjithë pezm. Nuk kishte bërë asnjë skenë në atë çast, ndonëse do të donte tja përplaste kokës burrit të saj librin më të urryer në botë. Atë pisllëk aziatik. Ato ndërzime gjarpërinjsh! Vagina me helm. Penise me zeher. Sipas këshillës së mjekut për raste të tilla me ngarkesë emocionale, rregulloi ekuilibrin e brendshëm nëpërmjet marrjes thellë frymë me hundë. Pastaj kishte rrethuar me laps të kuq dedikimin dhe kur ishin ulur për të ngrënë darkë, kish vënë librin e trashë përpara: “A ke ndonjë sqarim “profesional” për këtë në rreth të kuq?” Tryeza e shtruar bukur e humbi në çast hijeshinë. Fytyra e tij ngriu dhe nuk jepte asnjë shenjë komunikimi. Ajri u trash në çast si xhelatinë. “Apo po pret për piperin në supë një herë, hëh?” pyeti ajo hidhtas vetëm për të thënë diçka të tendosur. Asnjë përgjigje. Toni i saj u bë më i rëndë dhe i ngadalshëm, ton që ai gjithnjë s’e kish dashur: “Heshtjen po e quaj si aprovim. Të dyfishtë. Gloria dhe piperi. Po?” dhe kish vazhduar ti bluante erëzën deri sa sipërfaqia e supës ishte nxirë e tëra. “Kaq! Besoj mjafton!”
......................

__________________
Liquid Dreams.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2009 01:22
Anemone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anemone Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anemone (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anemone Shto Anemone nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anemone nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Anemone
Amygdala

Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644

.....................

Atë natë s’kishin folur dhe kishin fjetur veç. Të nesërmen ai i ishte afruar me sy të errët nga pagjumësia dhe i kish thënë: “Do të sqaroj. Nuk është hata aq e madhe sa mendon ti. Është më tepër rastësi…. s’ja vlen të prishim pushimet për aq. Timeshare një javë është. Si thua? Të premtoj….” Ajo kish dashur ti ulurinte, mor idiot i paskrupullt, si të shkon në mend për pushime kur ti, ti, ti…. dhe do ta kishte bërë, sikur në natën e shkuar pagjumë, përveç furisë çjerrëse të mos i lindte natyrshëm kureshtja mbi atë tjetrën…. kur, si, dhe mbi të gjitha, të gjitha fare, çfarë kishte ajo vetë më pak apo tjetra më shumë… ku ishte problemi, ku depërtonte igrasia e zezë, ku pikonte çatia, …. ku duhej zënë ajo vrimë…. ajo vrimë … ajo vrimë … I’m fixing a hole, where the rain comes in…
Punën e Glorias nuk e kishin zënë ngoje gjatë gjithë paradites. Natyrisht, të dy e dinin se ngado të vërdalliseshin, ai emër do ishte stacioni ku ata do prisnin njeri tjetrin. Pra të gjitha rrugët të çonin tek Gloria. Profili i gruas, i mprehur edhe më nga fyerja, i ngjante pyetjes “pse”, një lloj sqepari i çuditshëm që donte të godiste dhe copëtonte drurin e thatë gjithë nyje të zbulimit të hidhur: pse, pse, pse…. mes ashklash mllefi që kërcenin e bënin pis gjithandej….
Vila ishte shumë e hapsirtë dhe ata u endën një copë herë secili në hesap të vet, gjoja si të preokupuar për kushedi ç’vogëlsira, që u bënë të rëndësishme tamam atë ditë, duke e shmangur qëllimisht ballafaqimin. Ajo i mbaroi e para ecejaket. Doli në verandën ballore, që ishte një ballkon i stërmadh i dhomës kryesore të gjumit, dhe po shikonte nga deti. E gjithë qenia e saj tashmë ishte në pritje. Veranda ishte si ishulli i Rodit. Ai u drejtua më në fund atje. Këtu më kërce, Don Huan….
- Po, - filloi ai, - kam patur një aferë të vogël, të padëmshme, pa kuptim me Glorian. Një gomarllëk nga ana ime. Që s’ka të bëjë me ndjenjat e mia për ty….
Shikimi i saj e bëri të ndërronte kursin në kohë. Fytyra e gruas ishte një digë që mezi përmbante ujërat fryrëse të zemërimit.
- Kjo ndodhi në kohën kur unë po rrija vonë në laborator, për atë projektin e madh të paradokohshëm që ti e mban mend…..atje… atë kohë…. ndodhi…
Ai po i hante fundet e fjalive duke lënë hapësira midis tyre, a thua se ashtu hidhtësia që ato përftonin për veshët e gruas do hollohej nga solucioni i pauzës e do bëhej më e durueshme. Po mundohej ta paraqiste sa më të padëmshme atë lidhje, e cila në të vërtetë e kishte thithur rëndshëm muajt e fundit. I përmendi si fakt lehtësues se kishte qenë Gloria që hapi lojën e para, bëri lëvizjen e parë, hodhi ushtarin e parë në lojë… Çka ishte e vërtetë. Dhe që gruaja e besoi menjëherë me shqisën e pagabueshme me të cilën janë të pajisura gratë kur vjen puna te tradhëtitë e burrave të tyre. Gloria punonte në një laborator ngjitur me të tijin. As shtëpitë nuk i kishin larg. Qyteza e vogël universitare ku ata banonin nuk ishte e madhe. Kurrë nuk e kish marrë vesh nëse Gloria kish kaluar rastësisht nga salla ku ai i vetëm trajtonte epruvetat e panumurta me solucione dhe bënte analiza kimike të lodhshme që kërkonin vëmendje mbi aparatet. Ajo e kish gjetur të lodhur e të lëshuar dhe kur e kish parë ashtu, i ishte afruar dhe pas ca frazash keqardhje e simpatie i kish shtypur qafën dhe shpatullat. Duart masazhonin lehtë dhe përcillnin një dhimbsuri e kujdes që krionte rryma të ngohta elektronesh gjithandej. Një erë e mirë vinte nga trupi i saj. Ishte era e gruas kur do. Seç është një si xham i padukshëm që thyhet midis dy njerëzve që do lidhen së afërmi, një si barrierë që zhduket, mburojë që bie, mur që shembet, që i lejon partnerët e ardhshëm ti afrohen shoshoqit me një lehtësi që të tjerët s’e kanë. Ata e ndjenë se ai xham u thye, ajo mburojë ra, ai mur u shemb… një prag u kalua… tamam si substancat në reaksionet e projektit të tij, që marrin një minimum energjie për të kaluar “pragun e aktivizimit”, që të hyjnë në reaksion…. ashtu edhe ata, ishin “të aktivizuar”….gati për reaksion… me valencat e etura me bishtat nëpër ajër… si dragonjtë kinezë… pas fishekzjarreve dhe xixave në trurin e tij…. që valëviteshin ende, edhe pasi ajo u largua pas pak me një të kuq të lehtë mbi mollëza. Atij i iku lodhja tërësisht. Laboratori ndryshoi, epruvetat diçka i kumtonin me atë shkëlqimin qelqor me besnikëri komplotiste, po, po, alright, you the man… mbasdite të vona të vetmuara do vijnë prapë… Ai po rrinte me dashje në orë të vona në laborator, me sigurinë e atij që di, dhe s’u gabua, ajo erdhi prapë – këtë rradhë patjetër jo rastësisht, pasi edhe gjoksi ishte pak më i hapur, edhe era e parfumit ndryshe, më e fortë. Po flisnin për gjëra pa rëndësi. Ai për çudi kishte një lloj qetësie që s’dinte nga i vinte. Pas masazhit tënd ndihem tjetër njeri, tha me dy kuptime. Dëshiron një prapë? kishte pyetur ajo. Mos pyet të verbrin a do sy – fraza filmike ishte gati, kishte pritur një shekull mbi buzë. S’kaloi shumë dhe kokës së tij që u hepua pas iu gjendën natyrshëm, mirëkuptueshëm, aq përshtatshëm gjinjtë e saj si mbështetëse. E puthura e parë - pas një minute. Pastaj ca pshero-fjalë. Jo këtu se mund të vijë kush, po sikur të na kapin, mos ler shenja te gusha, jo, jo, nuk ulet fundi, hiqet nga lart… pull it up… na, përdor këtë, se unë s’mbrohem…. jo, jo, të lutem vëre…. Pas dhjetë minutash laboratori ishte po ai, shenjat u fshinë, ajo kishtë një tis të gëzuar në fytyrë, ndërsa atë po e kaplonte një si pendim i lodhur…. përkthyer në një natë të nxehtë me të shoqen, e cila sado u habit nga vrrulli i tij, nuk bëri asnjë pyetje, përveçse “po ç’të hipi sot kështu …” Gloria nuk u duk tre katër ditë. Kohë e mjaftueshme për tretjen e pendimit dhe rimbirjen e dëshirës.
................................................

__________________
Liquid Dreams.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2009 01:27
Anemone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anemone Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anemone (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anemone Shto Anemone nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anemone nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Anemone
Amygdala

Regjistruar: 10/10/2009
Vendbanimi: Rose Perpetua
Mesazhe: 644

............................

Ditën e katërt ajo erdhi prapë. Looong time no see…trupi i saj që e tregonte përkushtimin në formë të mysët, u bë prap varr i epshit të tij, derdhur ashtu shpejt, “se mos na vjen njeri”, por gjithsesi në mënyrë më të plotë se herën e parë, më “të informuar”, më për së mbari… Edhe pendimi që pasoi ishte më i vogël, edhe dashuria si larje borxhi e fshehtë me gruan që pasoi atë natë, më pak pasionante… Në përpjestim të drejtë me pendimin… me rregullin e treshit…. dmth ajo, ai, ajo… trekëndëshi i famshëm….. skajet femërore që bashkohen… lidhen nyje? fjongçe? prangçe?.... në të përbashktën e tyre që është…. varri i pasionit, në të dyja kuptimet, edhe i vdekjes, edhe i prehjes së fundit… fillimit të ri… ringjalljes….
Më vonë pendimi u tret. Ashtu si dhe bërja dashuri si larje borxhi me gruan. Me Glorian diskutonin shumë rezultatet e provave të tij laboratorike që dukeshin tepër premtuese, kiminë në përgjithësi, bënin shaka “sa mirë funksionon kimia midis nesh”. Gloria merrte vesh nga kimia, ndërsa e shoqja e kish urryer kiminë qysh në shkollë të mesme. Ai projekt ishte ambicia e tij e fundit, një lloj prove e vetvetes, pasion i zgjuar nga mundësia që emri i tij do përmendej nëpër konferenca, mbledhje korporatash… (etja për famë është pasion po aq i fortë sa etja për pushtet), dhe e shoqja nuk ishte palë në atë gjysëm delir të bukur të tij, ajo e vriste çdo moment të bukur me muhabete shtëpiake, a u pagua kësti mujor i shtëpisë, rifinancimi i borxhit për të, ajri i kondicionuar që kërkon riparim… tamam në kohën kur ai do të donte të ndante me të një fenomen të ri që po vërente së fundi në pikën izoelektrike të koloideve…. Kurse Gloria e dëgjonte për indekset e alkalinitetit të tretësirave kimike me po atë përkushtim të dukshëm si kur ai i fliste për sytë e saj vërtet të bukur pas shkëputjes nga dashuria në shtrat… i cili gjithashtu ishte bërë ritual, në një hotel të këndshëm ndanë rrugës, nja 30 milje nga qyteza e tyre. Jeta është zakon i ushtruar në mjedis të preferuar. Nuk e kujtonte kush e kish thënë këtë, por veç shumë pikës i kish rënë! Me Glorian, sipas përkufizimit, jetonte sepse i kishte të dyja, edhe zakonin, edhe mjedisin e preferuar. Me të shoqen përkundër, kishte rituale fosile, inerciale, në rrethinë të paparapëlqyer…. Pra, a jetonte vërtetë me të?
Ngashnjimi ishte i plotë. Aq sa shkonte deri në keqardhje për veten, se ai meritonte më shumë në jetë, por ç’e do, ç’e do, kur s’është e shkruar… Se ja, ai ishte i pëlqyeshëm, ai kishte një aferë si ato të tabloideve, natyrisht pa paparacë, tituj lajmesh, por sidoqoftë, sidoqoftë… nuk kishte pse të ishte aq modest, ai kishte një dimension tjetër, që e bënte më interesant, më shumëfaqësh, me pak ferment hollivudi. Kishte diçka nga krimi i kavalierit në gjithë këtë, gati gati të thoje se kjo ishte një sëmundje nga e cila vuajnë gjithë njerëzit e suksesshëm… ja, a nuk e kishin kapur edhe presidentin e parafundit në një aferë, atë që ishte aq i talentuar, aq tërheqës, aq sanguin… Dhe siç bën çdo kavalier mirëfilli, duhej shijuar dhe heshtur. Tek e fundit ky ishte rregulli dhe urdhëri i kohës; çdo aferë, sidomos njerëzish të mëdhenj, mundësisht presidentësh a senatorësh, dhe, jepe Zot! e ndonjë murgu a ministri fetar, ishte një avokate e asaj të tijës. Eh, standarte dyfishe kudo, rregullat e ashpra janë bërë për fakir fukaranë, kurse ai standarti tjetër, ai i vërteti, ishte për të zgjedhurit…Si klasi i parë dhe i dytë në një avion. Janë të ndara gjërat. Një literaturë e tërë fliste për këtë…. Ai po shijonte klasin e parë, what would you like, Sir, tea or coffee….
Natyrisht nuk i përmendi të shoqes asgjë nga këto. U përpoq të paraqiste gjithçka si një trill rinor, panik të parakohshëm, të kotë, i nxitur prej krizës së moshës së mesme, që ishte aq larg, por që sidoqoftë, si igrasia zvarritej nëpër pore e ngjitej lart pa u ndjerë. E ndjeu që ajo s’po e besonte. E mallkonte atë intuitën e saj pothuaj të pagabueshme për të tilla gjëra. Dhe po priste pyetje të rënda, kardinale, të tipit “ke shkelur porosinë e shtatë të biblës”, si do shpëtosh shpirtin etj etj, kur e shoqja erdhi me pyetjen më të papritur:
- Çdo me thënë “xxxx”?
Ai nuk ishte përgatitur për këtë. Edhe ajo “xxxx” ishte një e fshehta e tyre e vogël, të atyre që bëjnë mastiçin e vërtetë të një afere. Gloria ia ndalonte të përdorte fjalën “love” në komunikimin e tyre. Kjo nuk është “love”, i kish thënë. OK? S’dua komplikime, përmes të cilave mund të të humbas tak-fak. Ti më pëlqen, ç’mund të ketë më shumë rëndësi se kjo? Pra asnjë zinxhir, të lutem. Asnjë detyrim. Asnjë “love inflation”. Se ajo nuk është monedhë. Vlen më tepër. Inflacioni i saj është më keq se çdo rrënim ekonomik apo katastrofë financiare. Dhe që nga ai moment, përdornin katër “x” në vend të “love”. Nuk mund t’ja thoshte së shoqes këtë. I tha thjesht nuk e di. Dhe ajo prapë s’e besoi.
- Në kohën që ti thua se filloi ky flirt i padëmshëm, siç po e quan, ne kemi patur… seks shumë fuqishëm, - tha ajo. – Ti ndryshove stil, pasion, kohëzgjatje… si shpjegohet? Si shpjegohet? Mos mendoje atë kur e bëje me mua? …Hë?... Po ti ishe aq prezent, aq aty, sa nuk mund ta besoj….
Ai bekoi çastin kur ajo filloi të bënte pyetje të gjata. Pyetjet e gjata s’janë kurrë aq të këqia sa ato të shkurtrat, me atë nervozitetin fshikull. Dhe për herë të parë atë ditë tha një të vërtetë mbi atë aferë.
- Nuk ka të bëjë me seksin. Ti je e mrekullueshme në shtrat. Nuk ishte për seks.
- Komplimentet e shtratit s’të ndihmojnë, - tha hidhtaz gruaja. - Nëqoftëse jo për seks, atëhere pse?
Ai u ngrys. Pyetja ishte prapë fshikulluese. Dhe ajo pse-ja si sqepar mbi dru…. Kur ka aq potencial për tu shqiptuar edhe ndryshe, me psherëtimë të avullt ankimi, me një si “hhh” në fund, psehhhh….
Nuk dinte ç’ti thoshte. Kërkoi ndihmë te statistika, gënjeshtarja shkencore, tek ajo që çpersonalizon, se flet në emër të grupit: “Tradhëtarë bashkëshortorë kudo që jeni, bashkohuni, në një grup të padëmshëm statistikor. Ku turpi pjesëtohet dhe mëkati është veç një devijim standart…”
- Një në tre burra tradhëton, - tha ai. – Pra 33%. Një në katër gra po ashtu. Pra 25%. Kështu thonë anketat, pyetësorët. Nëqoftëse tradhëtia ndodh njëkohësisht te partnerët, në çdo tre çifte kemi një tradhëti. Por unë nuk e besoj shumë këtë. Edhe po ta besoja, do isha futur tek ai 8% me fajtor vetëm burrin që mbetet, - nxitoi të plotësonte.
Ajo po e dëgjonte me një fytyrë që thoshte “sa i çmendur je që këput profka të tilla”. Por gruaja vazhdonte të mos fliste, ndonëse ai bëri një pauzë nga ato që e ftojnë tjetrin të reagojë.
- Skaji tjetër është që tradhëton vetëm njëri partner. Solo.
Tradhëtia në këtë kuptim nuk është si tango, donte të thoshte. Por natyrisht vazhdoi me numura të përgjithshëm, nën koracën e të cilëve ndihej sidoqoftë më mirë, nëse mund të flitej për mirë në gjithë atë derexhe.
- Në këtë rast, në 58% të çifteve kemi tradhëti. Më shumë se gjysma! Çka përbën një normë.
......................................................

__________________
Liquid Dreams.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2009 01:31
Anemone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anemone Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anemone (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anemone Shto Anemone nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anemone nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.