diellza26
i am a good person
Regjistruar: 09/07/2004
Vendbanimi: ku te dua
Mesazhe: 359
|
Me pelqen tema e hapur. Secili e trajton sipas njohurive qe ka dhe normal qe opinioni i secilit eshte i respektuar.
I lexova te gjithe postimet me radhe. Desha te ndaloj dhe une pak tek gegerishtja e cila per fat te keq eshte pak e kuptueshme nga Shkumbini e poshte. Nuk eshte se e bej per krahinizem , por realisht shqipja e sotme duhet te kete nje standart tjeter dhe jo ate qe eshte sot, te pakten ne lidhje me fjalorin i cili duhet te jete me gjitheperfshires karshi fjaleve dialektore gege.
Ajo cfare u shkrua me siper ne lidhje me te kuptuarit e vepres se Fishtes (i cili eshte i pari shkrimtar shqiptar i propozuar per Nobel) qendron. Nje shoqja ime korcare,intelektuale, me thoshte nje dite - Dua te lexoj Fishten, por nuk e kuptoj-. Atehere me te qeshur i thashe, qe po te duash ta perkthej une. Çdo te thote kjo?! Kjo do te thote qe shqipja duhet rishikuar, normat qe jane vene njehere ne nje kongres nuk jane te perjetshme dhe te pandryshueshme. Eshte gjynah qe te mos lexohet Fishta, sic do ishte gjynah te mos lexohej Naimi apo Noli.
ME KETE NUK DUA TE THEM SE ME PELQEN IDEJA E 2 ABETAREVE, ABSOLUTISHT JO, POR E NJE ABETAREJE ME TE PLOTE DHE GJITHPERFSHIRESE.
ju pershendes , ne vecanti Albanologun per temen.
__________________
Duajini prinderit nese jane njerez te mire, e nese jo, atehere, durojini.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|