Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Me ne fund nje shenje e mire edhe nga Greqia
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme

15 Shkurt 2008 ::: 20:55
Piktor
Artist


Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Postime: 10972
Status: Offline

Modifiko Mesazhin

Me ne fund nje shenje e mire edhe nga Greqia

Sekretarja e Departamentit të Shtetit Kondolica Rajs ka marrë dje edhe mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, gjatë samitit të Bukureshtit. Ministrja greke Bakojanis është treguar entuziaste për reformat që po ndërmerr Tirana, ndërkohë që e ka cilësuar Shkupin si një shtet anakronik. Konsensus tek 27 vendet anëtare të aleancës, vendimi pritet të formalizohet brenda dhjetë ditëve të ardhshme


Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe vendi ynë fqinj Greqia mbështet plotësisht Shqipërinë në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në samitin e Bukureshtit. Pas takimit që zhvilloi me sekretaren amerikanë të shtetit, Kondoliza Rajs, ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, ka bërë të ditur për Zërin e Amerikës se Athina mbështet zgjerimin e mëtejshëm të aleancës
si dhe njeh progresin e admirueshëm që kanë shënuar në përmbushjen e reformave të kërkuara Shqipëria dhe Kroacia. Ndërsa në lidhje me Maqedoninë, Bakojanis tha se “Shkupi vazhdon që të aplikojë një politikë anakronike nacionaliste, duke tentuar vazhdimisht të monopolizojë identitetin maqedon”. Sipas përfaqësueses së lartë të diplomacisë helene, Maqedonia ka vetëm një rrugë për t’iu atashuar NATO-s dhe Bashkimit Europian: të zbatojë në mënyrë korrekte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, duke përfshirë edhe pranimin e një zgjidhjeve të pranueshme për çështjen e emrit të saj. Ndërsa pak orë më parë edhe Sekretarja Amerikane e Shtetit ka ritheksuar mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për 3 vendet e Kartës së Adriatikur për marrjen e ftesës për anëtarësim në samitin e 2 prillit. “Në rast se këto të fundit kanë plotësuar standardet e kërkuara, pozicioni i SHBA-ve është që këto Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, duhet që të ftohen të bashkohen me ne në aleancë” - deklaroi zonja Rajs para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme në Senatin Amerikan, ndërsa ka folur për disa minuta për aspirata dhe përpjekjet e tre vendeve për t’u bërë anëtarë të NATO-s në samitin e Bukureshtit. Rajs theksoi gjatë fjalimit të saj se Uashingtoni do të marrë një vendim përfundimtar sapo të përfundojnë konsultimet me aleatët. Përsa u përket përmbushjes së standardeve, vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer, pati deklaruar pak ditë më parë në konferencën ndërkombëtare mbi sigurinë në Berlin, se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, kishin përmbushur me sukses pjesën dërrmuese të reformave të kërkuara dhe se pikërisht për këtë arsye ai shpresonte dhe në të njëjtën kohë ftonte 26 shtetet anëtare që të japin votën e tyre “pro” bashkimit të vendeve ballkanike në aleancë.

 
Click Here to See the Profile for Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Shto Piktor nė listėn e monitorimit
 
16 Shkurt 2008 ::: 14:19
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit


Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Postime: 2957
Status: Offline

Modifiko Mesazhin



Shenje e mire nga greqia?!!!!

Lere mo se u keputen... se mos e kane bere se duan... e kane bere se DUHET bere...!

I kane thene te pergjigjet ne menyre pozitive!

 

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Click Here to See the Profile for Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit
 
Ora tani: 09:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e Mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Me ne fund nje shenje e mire edhe nga Greqia

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen