lezhjani-82
I Pavdekshem
Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813
|
Kete e lexova ne nje faqe ne Facebook!
Sali Berisha ka nisur luftën civile, frymëzues i atentateve me tritol, për të demotivuar Ministrinë e Brendshme si dhe për të destabilizuar vendin.
Rritja e intensitetit të atentateve me tritol, pikërisht pas përmbysjes së Sali Berishës nga pushteti dhe pas përjashtimit të kamikazëve të tij nga Policia e Shtetit, mbart shumë pikëpyetje, mistere politike dhe dilema. Reflekset e aksioneve të policisë në grabitjet spektakolare dhe vala e shpërthimeve të ditëve të fundit, i ka shtuar më tej dyshimet për një skenar me prapavijë politike, për të demotivuar Ministrinë e Brendshme si dhe për të destabilizuar vendin.
Mblidhen çdo ditë grupe-grupe në skutat e errëta, ndërsejnë zagarët e tyre në terren, në Facebook, në gazeta dhe në mediat e tyre elektronike, diskutojnë dhe marrin vendime se kujt do ti venë tritolin, kë duhet të nxisin të bëjë vrasje, kujt duhet ti thyejnë dhe bastisin shtëpitë, autoveturat, cilat banka dhe njësi tregtare duhet të vjedhin e grabisin etj, etj. Të gjitha me qëllimin e vetëm: të krijojnë frymën për të justifikuar rrëzimin e radhës të institucioneve të shtetit me qëllim që të rivijnë në pushtet përmes dhunës së rrugës, si dhe të përligjin tezën e vjetër dhe të re të qarqeve shoviniste serbo-greke për gjoja paaftësinë e shqiptarëve për të ndërtuar shtet dhe institucione! Përmes një plani të detajuar, që ekzekutohet çdo ditë prej segmenteve të caktuara brenda institucioneve të shtetit, por edhe prej të larguarve nga administrata publike dhe postet që u kishte dhënë Berisha kur ishte në qeverisje thjesht dhe vetëm se janë të aftë ti binden atij si bashkëpunëtor në krim, kriminaliteti dhe kriminelët gjithfarësh janë bërë tepër të kualifikuar, sepse dinë ti bëjnë dhe ti mbulojnë gjurmët e krimit. Mjafton të lexosh me vëmendje procesverbalet e këqyrjes së vendeve të ngjarjeve dhe gjurmët që kanë lënë kriminelët atje ku kanë bërë krimet me natyrë terroriste dhe destabilizuese, për tu bindur se ka një dorë të kualifikuar kriminale, ka nje inteligjencë për ti mbuluar mirfilltazi të gjitha gjurmët e krimit. -Po akuzoni Sali Berishën si frymëzues i tritolit. Po akuzën për implikimin e shërbimeve dhe qarqeve të huaja, ku e bazoni? Sigurimi kombëtar shqiptar pas viteve 80 të shekullit që lamë pas, e humbi luftën me UDB dhe KGB. Fituesit e kësaj lufte, posaçërisht UDB e Serbisë, i bënë peshqesh këtij vendi dhe këtij populli një Kolerë nga Viçidoli me emrin Sali Berisha, me të cilin ishin lidhur dhe punonin së paku qysh nga viti 1970. Janë publikuar shumë dëshmi që e vërtetojnë këtë fakt, por më e besueshmja, më e provuara dhe më e drejtpërdrejta është ajo e dëshmitarit okular, ish-shefit të sigurimit dhe ish-nënkryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të Tropojës në ato vite. Dëshmi mbi dëshmitë janë analizat vit pas viti, hap pas hapi, veprim pas veprimi dhe krim pas krimi që Berisha ka kryer gjatë këtyre 23 vjetëve në emër dhe për llogari të Serbisë, kundër interesave kombëtare shqiptare. Kjo Kolerë nuk i lejoi proceset demokratike të rridhnin natyrshëm në lumin e vet të kulluar, sipas ligjësive të demokracive të përparuara në botë, por i deformoi ato me ndihmën e UDB të Serbisë, dhe për interesat e kamotshme të këtij vendi armik i përbetuar i shqiptarëve dhe territoreve të tyre. Kjo Kolerë dogji dhe shkatërroi vendin dhe pasuritë kombëtare, djersën, mundin dhe gjakun afro 50 vjeçar të shqiptarëve, e që vlerësohen në së paku 2000 (dymijë) miliard dollarë. Shkatërroi plotësisht ushtrinë dhe sigurinë kombëtare, çoi në zero ekonominë e vendit, bëri vrasjet politike të 2 prillit 1991, bëri burgosjet politike të opozitës në vitin 1993, vrau në mënyrën më makabër të mundshme qysh në embrion thelbin e demokracisë, sikurse janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo Kolerë shkatërroi shtetin dhe hodhi popullin në luftën civile të shkurt-marsit 1997, urdhëroi hapjen e të gjitha depove të armëve, për ta lënë kështu të hapur për jetë e mot varrin e krimit gjithfarësh dhe gjakmarrjes në këtë vend, me synimin e vetëm që shqiptarët të shfarosen për ditë e më shumë, deri në shuarje të tyre. Njolla e rëndë e turpit të grusht-shtetit të vitit 1998 ka si protagonist pikërisht këtë Kolerë, e cila na paraqiti para botës si popull dhe komb barbar e shpellar. Vrasja shtetërore e 26 personave në Gërdec, të cilët u bënë mish për top të korrupsionit të qeverisë së kolerës dhe familjes së tij, ka si protagonist po këtë Kolerë. Shitja e një pjesë të detit, si pjesë e sovranitetit kombëtar, vrasjet e 4 dëshmorëve të demokracisë dhe të fjalës së lirë të 21 janarit 2011, kanë si organizator, si frymëzues dhe si urdhërues po këtë Kolerë dhe ish-ministrin e tij të brendshëm Lulzim Basha, i cili tashme është drejtuesi de jure i opozitës, domosdo me rekomandimin dhe komandimin e së njëjtës dorë që na bëri peshqesh Kolerën e viteve 90. Kolera mori goditjen vdekjeprurëse në 23 qershor 2013 prej sovranit popull.
Nga Avokat: Idajet Beqiri
__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|