Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Teknologjia > Manny Pacquiao, kur boksi dhe politika bashkėjetojnė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Manny Pacquiao, kur boksi dhe politika bashkėjetojnė

Manny Pacquiao, kur boksi dhe politika bashkëjetojnë.




Manny Pacquiao, kur boksi dhe politika bashkëjetojnë
I lindur në një zonë të varfër të Filipineve kishe dy ëndrra: të bëhej boksier dhe të hynte në politikë për të ndihmuar njerëzit. I ka realizuar të dyja
Pacquiao është ndoshta boksieri më i fortë në botë dhe prej disa muajsh anëtar i Parlamentit filipinas. Atë mbrëmje sapo ishte kthyer nga Amerika ku kishte zhvilluar një ndeshje të rëndësishme boksi. Pacquiao është sponsori kryesor financiar i festës së fondacionit “Alabel”, me qendër në Sarangani, provincë në Filipinet jugore dhe vendi që ai përfaqëson në Parlament. Në ishullin e Mindanos, të varfëruar dhe të shtypur nga dhuna, dinastitë e tipit feudal dominojnë më shumë se në zonat e tjera të vendit. Por, falë pasurisë së tij, Pacquiao, që ka lindur në një nga lagjet më të varfra të kësaj zone, pak i shkolluar dhe flet anglisht me shumë vështirësi, ka arritur të sfidojë Roy Chingbian, një anëtar i klanit që ka themeluar Sarananin dhe anëtar i Parlamentit prej 30 vjetësh. Pacquiao u betua si deputet në datën 28 qershor. “Zgjedhësit votuan për të dhe ne duhet ta pranojmë”, thotë Steve Solone, 39 vjeç, zëvendësguvernator dhe nip i politikanit që u mund nga Pacquiao. Disa ditë më përpara, Pacquiao mori pjesë në një sesion parlamentar në Manila. Që nga dita e zgjedhjes ka kryer disa diskutime, ku më i rëndësishmi ishte ai për tregtinë e qenieve njerëzore. Ai është bërë një figurë e rëndësishme në komisionin për realizimin e zhvillimit të mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara, të drejtuara nga Imelda Markos, ish-zonja e parë dhe anëtare e Parlamentit. Boksi dhe politika ishin ëndrrat e tij që fëmijë. “Dua të ndihmoj njerëzit, sidomos në provincën time. Ka njerëz shumë të varfër. Do më pëlqente të kujtohesha jo vetëm për eksperiencat e mia në ring, por edhe për faktin se i kam shërbyer popullit tim”. Pacquiao është një nga sportistët më të pasur në botë. Sipas revistës “Forbes”, ka fituar 40 milionë dollarë në vitin 2009 dhe u flet me ti yjeve të Hollivudit. Por, në Filipine, angazhimi i tij në favor të të pasurve ka marrë hov falë historisë së tij personale. Ai është rritur në qytetin e General Santos, në një lagje që ende sot është një labirint rrugësh të ngushta dhe shtëpish të shkatërruara, pavarësisht dy pallateve të blera nga Pacquiao për të ëmën dhe vëllain. Boksi në këtë vend është shumë i përhapur. Pacquiao, ashtu si shumë të tjerë, ka kërkuar te boksi një rrugëdalje nga getoja. Në moshën 14-vjeçare u largua nga shtëpia dhe u vendos në Manila, ku disa vite më vonë u bë profesionist shumë i zoti.

Para me thasë
Pak para nisjes së seancës në Parlament, Pacquiao duket i qetë teksa bën shaka dhe qesh me kolegët. “Mund të bëhet senator”, më tregon Antonio Tinio, 40-vjeçar i zgjedhur në Parlament prej pak kohësh. Tinio shpjegon se me një kandidat që ka kaq shumë popullaritet sa Pacquiao nuk është e thjeshtë të zgjidhesh në senat. Për t’u bërë president apo guvernator i ndonjë province është e nevojshme të ndërtosh një makinë elektorale që mund të bëhet vetëm me kalimin e kohës. Por Pacquiao ka treguar se di të mësojë shumë shpejt. Ai kandidoi për herë të parë në vitin 2007, i bindur se popullariteti i tij do ta ndihmonte të zgjidhej përfaqësues i zonës së General Santos-it. “Kësaj here e nisa punën dy vjet përpara zgjedhjeve”, tregon deputeti boksier. Pasi vendosi që të kandidonte në Sarangani, provinca e origjinës së gruas së tij, Pacquiao krijoi lidhje me krerët e këtyre zonave duke hedhur shumë para në qarkullim. Reynaldo Costandino, 51 vjeç, kryetar i një prej shtatë komunave që përfshin Saranganin, ka shpjeguar se që prej vitit 2007 ka marrë plot 1.6 milionë dollarë nga Pacquiao për t’i investuar në projekte të ndryshme në distriktin e tij. Sa herë që ka pasur nevojë për “Ndërtimin e imazhit të tij”, kryetari i është drejtuar Pacquiaos. “Në Filipine paratë janë faktori kryesor për të fituar zgjedhjet”, tregon Costantino. “Edhe pse është shumë popullor, pa para nuk do të kishte fituar”. Ashtu si shumë qytetarë që e kanë votuar, Costantino shpreson që Pacquiao do ta përdorë pasurinë e tij personale për të kontribuar në zhvillimin e Saranganit, një provincë që jeton me bujqësi dhe peshkim. Ai tregon se po punon shumë për të tërhequr investitorë në zonën e Saranganit dhe se është i angazhuar për të ndërtuar një spital të ri dhe për të hartuar projekte që mund të përmirësojnë jetën e njerëzve: “Do përpiqem sa të mundem t’i ndihmoj”, tregon. Përveç një mijë e një angazhimeve që lidhen me sportin, boksieri i famshëm tregon se Manila po merret me projektin e kombeve të Bashkuara dhe ndërtimin e Saranganit. Ai shton se kurrë nuk ka mbajtur një qindarkë nga fondi prej 1.6 milionë dollarësh që secili deputet merr çdo vit për zonën që përfaqëson, ndryshe nga shumë kolegë të tij. “Nuk kam nevojë për ato para. Shpesh shtoj të tjera nga vetja për t’i bërë gjërat ashtu si duhet”, përfundon boksieri 32-vjeçar.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Tetor 2010 16:32
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:16 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Teknologjia > Manny Pacquiao, kur boksi dhe politika bashkėjetojnė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.