ishpeshtimi
Rest in peace
Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106
|
Xhorxh Tenet-Shqiptari,qe nuk e di se eshte shqiptar.
Bashkangjitje: 383px-george_tenet_portrait_headshot.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 90 herė.
Duket pak e cuditshme,qe ish-drejtori i CIA-s,njeriu qe di shume te fshehta te kesaj bote mos dije qe te dy prindrit i ka shqiptare.
Ne librin jeteshkrimor,te botuar kohet e fundit,Shqiperia permendet vetem nje here.Kur tregon se si e jema,pasi kishte mbaruar lufta dhe komunistet i kishin vrare te jatin dhe dy vellezer,u arratis nepermjet detit ne Itali dhe prej aty shkoi ne Athine.
Me tej tregon se si iflisnin greqisht ne shtepi me prinderit,dhe kur e jema me te jatin donin te mos i kuptonin femijet,flisnin shqip.
Eshte shume e habitshme,se si ky njeri i shkolluar dhe shume inteligjent,nuk i ben pyetjen vehtes:"Si kishin mesuar shqip prinderit?".
I jati i tij,Jani Tenet(po qe se Tenet eshte mbiemer i patransformuar)ishte lindur ne Athine ne nje familje emigrantesh shqiptare nga nje fshat i Bregut,ngjitur me fshatin e te jemes.Kur ishte 11 vjet i jati ekishte debuar nga shtepia dhe ai ishte degdisur ne France.(Duhet thene qe nje pjese e mire e Bregut emigronte atje).Pra ai fliste shqip edhe pa jetuar ne Shqiperi.
Vertet nuk eshte faji i Xhorxhit ,qe e di vehten Greko-Amerikan.Ashtu i kane thene pridrit e tij te pashkolle,te cilet vete nuk e kane ditur mire se c'populli i perkasin.Kjo gje ka ndodhur me shume shqiptare te tjere ne emigracion.
Ajo qe me godet per keq,eshte se sa pak punon diplomacia jone per te gjetur ura bashkepunimi ne bote dhe sidomos ne Amerike.
Xhorxh Tenet eshte padyshim Shqiptaro-Amerikani ,qe eshte ngjitur me lart ne Administraten Amerikane.Eshte njeri me nje intelekt te shkelqyer dhe me cilesi te tjera pozitive.I hapur ndaj ideve te reja dhe gjetkeve te pikave te kompromisit.
Po a tenton shteti yne te hyje ne kontakte dhe lidhje me kete personalitet?Kam frike se jo.
Fakti,qe Edit Harxhi,e cila kishte shkruar per perzjerjen e CIA-s ne ngjarjet e 1997-s u propozua per Ambasodore ne Amerike dhe tani eshte zv-ministr e jashtme flet ne te kundert.
Ka shume raste ,qe shqiptaret e kane harruar Shqiperine.Por Shqiperia,e cila ka aq shume nevoje sot,nuk duhet t'i harroje.
__________________
U tret per Pellazgji.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|