Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Komunizmi leviz perseri
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Komunizmi leviz perseri

Komunizmi leviz perseri


(kerkohen investime donatoresh per te rritur besnikerine ndaj marksizmit)



Pak kohe me pare shoqata joqeveritare kosovare Qendra per Edukim dhe Perparim (QEP), hodhi ne perdorim falas e pothuaj per te gjithe nje program qortues te gjuhes shqipe per perdoruesit e sistemit operativ Windows. Ndonse nuk munguan edhe kritikuesit e zakonshem autori i ketij shenimi ishte i mendimit se rezultatet ishin me te vertete te mrekullueshme dhe u rreshtua menjehere krah atyre per te cilet ky punim kolektiv autoresh shqiptare duhej pershendetur si fillimi i nje epoke qe do ti jepte fund shemtimit qe u shkaktojne teksteve ne shqip gabimet gjuhesore.



Kete mendim ai e shprehu edhe ne nje gazete te ne linje te shqiptarve ne Britanine e Madhe, por qendron edhe ne pritje te fjalorit te sinonimeve qe mendon se i duhet bashkengjitur paketes se ketij qortuesi, me qellim qe ai te mos kete asgje mangut prej çantes se veglave qe kane ne perdorim edhe gjuhet me te medha ne kete leme. Nderkohe nuk duhet harruar se programi ne fjale ishte pasuruar edhe me trajta te reja gjuhesore qe nuk gjenden ne Fjalorin drejtshkrimor te shqipes, ndonse ketu gjithmone ngrihet pyetja se cili eshte ai autoritet sot qe vendos per hedhjen ne perdorim te ketyre trajtave te reja.



Pikerisht nje mengjes te ketyre diteve, me 28 dhjetor 2005 ne listat shqiptare te internetit u shpernda lajm tjeter po aq i gezuar : ne oren 12 te mesdites, pas perurimit zyrtar ne nje hotel ne Prishtine, do te vihej ne linje falas edhe Fjalori elektronik shpjegues i gjuhes shqipe si edhe disa softe te tjera te se njejtes fushe. Pra nuk e teprojme po te themi se jemi ne valen e revolucioneve te vogla qe e lehtesojne gjithnje e me teper punen e te gjithe shkruesve ne gjuhes shqipe, gje qe praktikisht do te thote se ajo prek dhe lehteson punen e te gjithe shqiptarve dhe kujtedo qe ka pune me kete gjuhe.



Dhe ashtu siç ishte premtuar, taman si ne perralle, a si nje vend qe meton me te drejte te beje pjese ne Evrope, nga ai serveri ne Prishtine a kushedi ku, rrjeti i dendur i komunikimit merimangor shperndau brenda pak sekondave, ne cdo cep te planetit tashme aq te vogel, Fjalorin drejtshkimor te shqipes. Formati zip i zgjedhur beri ca naze per tu hapur, por se fundi, nuk kishte çte bente veçse te shpaloste faqen e tij ne ekran. Ajo i kishte te dy formatet e perdorimit (me hapje te plote e te zvogeluar) dhe kishte nje lehtesi te admirueshme perdorimi. Gjithsesi mrekullimi pas pamjes se perkore e teper te kollajeshme se paraqitjes se tij, nuk pengon te verehet se teknikisht duhej te qe punuar edhe per pajisjen me tekst te nderlidhur (hypertexe), te çdo fjale,per nje adresim me te shpejte ne bazen e te dheneve te fjalorit.



Por siç thote ajo fjala e urte, kalit te falur nuk i duhen pare dhembet. Keshtu, lame menjane manine per te bere vrejtje vend e pa vend dhe nisem te kerkojme kuturu shpjegimin e fjaleve te ndryshme, qe rridhnin ne ekranin tim me shpejtesi te admirueshme.



Veçse pak minuta me pas ndjeme nje lloj sikleti dhe e pame te nevojeshme ti drejtohem perseri faqes ne internet te shoqates ne fjale, qe aq zemergjeresisht na kishte dhuruar punen e saj. Qellimi ishte te siguroheshim se mos drejtues kryesor i ketij fjalori ishte perseri i ndjeri A. Kostallari. Frika kishte qene e kote. Emri i Kostallarit nuk dukej gjekundi. Por te papriturat nuk do te reshtnin.

Ato filluan kur na u desh te gjenim se mos ka ndonje kuptim shtese ne fushen e informatikes te fjales anglishte hit, qe ne faqen ne fjale eshte perkthyer thjesht godit ( !). Por nderkohe qe nuk gjetem asnje shpjegim shtese, edhe pse autoret i japin nje ngarkese te re asaj fjale, aty per foljen godit gjetem as me pak e as me shume por shpjegimin vazhdues : Godit kulaket. Godit armiqte e popullit. Godit sektorin privat. Godit pa meshire.



Pas ketij shpjegimi te nje epoke te varrosur, por qe me sa duket eshte marre pike per pike nga fjaloret e botuar ne Tirane, eshte e pamundur te mos kaplohesh nga trishtimi. Jemi vetem dy dite larg vitit te ri 2006 dhe shpjegimet marksiste gjellojne, jo me ne arkivin e Institutit te Gjuhesise, por perurohen me salltanet edhe ne saloonet e zyrat e Kosoves e tani se fundi dergohen edhe ne internet, me qellim qe edhe ata qe kane lindur ne diaspore te mos mbeten te paprekur dhe infektuar nga virusi i urrejtjes dhe perçarjes, pasojat e se ciles kombi po i vuan edhe pa qene nevoje te nxirret nga arkivoli nje kufome e tille gjuhesore.



Por gjithçka nuk ndalon aty. Me tej per fjalen devocion do te gjeni shpjegimin : shmangie nga parimet e marksizem (leninizem eshte hequr), nga vija politike e nje partie marksiste !

Per shpjegimin dhe kuptimin e mire te fjales paqe : Oportunistet predikojne paqen ndermjetklasave. Shpjedimi i dyte i fjales papunesi eshte : Mungesa e punes per punetoret ose per

punonjesit ne vendet kapitaliste e revizioniste.



Kulturen politike lexuesit e ketij fjalori mund ta zgjerojme me shpjegimin e termit i djathte, qe eshte si vijon : Qe eshte armik i rrymave perparimtare e revolucionare ne jeten politike e shoqerore; qe ka pikepamje reaksionare e konservatore dhe mbron interesat e shfrytezuesve…



Nuk duam te vazhdojme me tej me shembuj te tille per te mos i dhene natyre komike ketyre shenimeve, se ne fakt gjendja eshte per te bere te kunderten.

Te gjithe, ne menyre te paralajmeruar, por edhe pak si te terhequr ne gracke, ne u gjendem para nje fjalori qe eshte konceptuar pikerisht ashtu si nuk duhet konceptuar nje fjalor, pra qe te edukoje politikisht me nje nga ideologjite qe i ka shkaktuar me shume deme njerzimit. Po qe se do te kishte qene fjala thjesht per krijimin e nje replike te tille nuk mund te harrohet se ai Fjalor qe ne kohen e vet u cilesua me i dobet se fjalori i 1954' es dhe ne vetvete eshte prodhim i periudhes me depresionin me te madh intelektual te kombit, natyrisht te imponuar e te vene nen trysni e jo te zgjedhur me vullnet te lire. Perfshirja e marrezirave te tilla ne fjaloret shpjegues nuk del te jete bere as ne Rusi, as ne Poloni, Hungari a Serbi, por as ne Rumani e gjetke.



Gjithçka na u paraqit si nje projekt i rendesishem, nderkohe qe po del se jemi para nje lloj pune me akord, madje para nje pune angari e te pakontrrolluar nga askush. E per me teper ne nje nga faqet e sitit te saj shoqata ne fjale ka lene edhe numurin e saj te llogarise bankare, me sa duket per te grumbulluar fonde qe synojne te rrisin cilesine e edukates marksiste nder shqiptare.



Gjithashtu eshte per te ardhur keq se nuk arrijme te kuptojme se cili eshte roli i atyre gjuhetareve serioze e te njohur (nje pjese e te cileve i kam patur pedagoge te mi) ne hartimin e ketij programi. Nese ishte fjale per te hedhur ne kompjuter punen e ekipit te dikurshem te kohes se Kostallarit, ketu do te mjafonte puna e disa daktilografisteve.



Akoma me keq, nje mesazh i dyte si per ironi, premton (pasi fjalori eshte shkarkuar ne mijra ordinatore) se do te behet depolitizimi i tij, çka do te thote se autoret e projektit ende nuk e kane kuptuar se ai pasqyron qe ne origjine thellesine e traumatizmit te shoqerise shqiptare te kohes, qe jetonte ne nje gjendje te dyte, ai shpreh devijimin intelektual jo thjesht te autoreve te saj por te te gjithe inteligjences shqiptare te kohes, e cila ne vetvete del se ka qene rezultat i kunderseleksionimit.



D. Kokonozi

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Janar 2006 13:16
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:21 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Komunizmi leviz perseri

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.