Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > CSI: Ne skenen e krimit
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ora e vdekjes bazuar ne temperaturen e trupit

Cod. A27032006

koha e vdekjes
atehere per te matur kohen e vdekjes duhet te merren parasysh shume faktore duke filluar qe nga ambienti e deri tek lidhja e viktimes me ambientin...duhet te mblidhen informacione nga trupi,ambienti qe e rrethon.ne pergjithsi pas vdekjes fillojne shume procese fiziko kimike qe cojne ne ndryshime te shume parametrave ne trup.te gjitha keto jane ne lidhje me kohen.

ndoshta parametri me i rendesishem per te gjetur kohen e vdekjes eshte ai i ftohjes se trupit,por qe vlen me shume per 24 oret e para sepse sa me shume qe largohet nga keto 24 ore aq me teper do jene te gabueshme rezultatet.per te gjetur kohen nevojitet matja e temperatures intra abdominale qe mund te behet ose duke matur temperaturen ne anus ose duke matur temperaturen e melcise.duhet te shenohet edhe temperatura e ambientit per faktin se kjo mund te ndikoje ne rezultate...psh imagjinoni nje trup te shtrire ne nje ambient te ftohte...temperatura e trupit te tij do te ulet me shpejtesi me te madhe.
nderkohe qe temperatura normale e matur ne goje eshte nga 35.9 deri ne 37.2 ajo e anusit leviz me 0.3-0.4 grade me teper.jane keto temperaturat baze te momentit te vdekjes duke qene se ndalet prodhimi i energjise dhe kemi vetem leshim energjie ne ambientin.
duhet te kihet kujdes edhe me faktore te tjere qe mund te ndikojne ne rezultate si psh mundesija qe viktima te kete qene ne hipotermi ne momentin para vdekjes si dhe psh siperfaqa totale e trupit qe do ndikoje ne leshimin e nxehtesise,rrobat qe vesh,ajri dhe lageshtia e tij,futja ne uje...

nje formule qe gjeta ishte:

koha qe nga vdekja ne ore= ((temperatura e anusit ne kohen e vdekjes ne fahrenheit)-(temperatura ne fahreinheit ne nje kohe T))/1.5

si dhe:
koha qe nga vdekja ne ore= ((temperatura e anusit ne grade celcius)-(temperatura e anusit ne grade celcius ne nje kohe T))+3

limitet e ketyre jane qe temperatura e momentit te vdekjes mund te mos jete ajo qe merret si pike referimi (dmth qe varet edhe nga ambienti

referenca per formulat:
Green MA, Wright JC. Postmortem interval estimation from body temperature data only. Forensic Science International. 1985; 28: 35-46.
Knight B, Nokes L. Chapter 2: Temperature-based methods I. pages 3-45 (pages 34-35). IN: Henssge C, Knight B, et al. The Estimation of the Time Since Death in the Early Postmortem Period. Arnold Publishers. 1995.

vazhdon...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 27/12/2006 ora 00:26

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Mars 2006 23:02
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

koha e vdekjes (2): metoda e kaliumit ne lengun e syrit

Cod. A14042006

nje metode tjeter qe perdorej ishte ajo e perqendrimit te kaliumit ne ate lengut si xhel qe ndodhet ne sy...kjo metode mund te tregoje kohen e vdekjes deri ne 120 ore...kjo per faktin sepse natriumi,kalciumi,klori,urea dhe azoti jane konstante deri ne 120 ore pas vdekjes.problemi qe mund te kete kjo gje eshte qe mund te kete ndonje semundje qe mund te kete ndryshuar perqendrimin e ketyre elementeve.
kushtet per ta perdorur kete metode eshte qe mundesia e vdekjes te jete e brenda 120 oreve,temperatura e ambientit te jete <50 F si dhe te kete qene vdekje nga trauma ose naturale.
per te perdorur formulen e kaliumit duhet te jene keto limite:

1. azoti i urese: < 70 mg/dL or < 100 mg/dL

2. kreatinina < 1.0 mg/dL

atehere jane 2 formula:
formula e madeas thote:
oret pas vdekjes=(5.26 * (perqendrimi i kaliumit ne lengun e syrit ne mEq/L)) - 30.9



me saktesi intervali +/- 19 ore deri ne 95%...

formula e sturnerit thote:
oret pas vdekjes=(7.14 * (perqendrimi i kaliumit ne lengun e syrit ne mEq/L)) - 39.1

me saktesi intervali +/- 33 ore deri ne 95%...

perderimin e metodes se kaliumit e pashe edhe tek nje pjese e CSI Las Vegas te javes se kaluar tek Fox Crime...nje kerkim i shpejte dhe ja ku eshte

referencat:
Madea B, Henssge C. Chapter 4: Eye changes after death. pages 106-137. IN: Henssge C, Knight B, et al. The Estimation of the Time Since Death in the Early Postmortem Period. Arnold Publishers. 1995.

vazhdon...

p.s: a ju kujtohet si ka qene ajo formula per te kthyer shkallen fahrenheit ne grade celcius?

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 27/12/2006 ora 00:29

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2006 23:21
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Re: koha e vdekjes (2): metoda e kaliumit ne lengun e syrit

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
p.s: a ju kujtohet si ka qene ajo formula per te kthyer shkallen fahrenheit ne grade celcius?

JO
I bejme nje google dhe e gjejme se mgjs e kam perdorur disa here cne nuk do te rije ne memorie per qamet :p

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2006 23:50
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

hahahahaha...rrofte google

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2006 23:54
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Wink

The equation for converting Fahrenheit to Celsius is:

((Deg. F) - 32) x (5/9) = Deg. C REFERENCA : GOOGLE :p

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2006 00:04
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ej,po ato qe i ka shku mendja nuk e bonin dot ma thjesht aaaaa?psh:
G fahrenheit + 1 =G celcius

se ca kane fiksim me shtu ato thyesat smerren vesh fare

p.s: enigem,shume faleminderit...si shperblim desha te te le nje pyetje tek tema e shtatzanise pergjigjen e se ciles...eshte ca vone per pergjigjen ne fakt...pastaj thashe hajd se edhe pyetjen po ja boj neser
e di,e di,jom i keq
naten e mire iher...ose ma mire diten e mire duhet te them!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2006 00:10
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Na ku vete bej pyetjen te pakten te vrasim trurin per pergjigjen :p
Kjo eshte skene krimi

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2006 00:17
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

koha e vdekjes bazuar ne matjen e perqendrimit te laktatit

Cod. A21052006

Nje tjeter metode per te gjetur oren e vdekjes eshte ajo e matjes se laktatit ne lengun cerebrospinal (eshte ai lengu qe ndodhet ne tru si dhe qe komunikon me shtyllen kurrizore)...Pas vdekjes,ndodh glikoliza anaerobe dhe ky proces con ne rritjen e perqendrimit te laktatit ne ate leng.Pasi nje rritje te shpejte ne fillim,me kalimin e kohes ulet kjo shpejtesi formimi,nderkohe qe trupi ftohet.ne baze te sasise se laktatit,mund te jepet nje kohe me perafersi se kur ka vdekur viktima...

Per sasi te laktatit < 23.5, koha e kaluar nga vdekja eshte < 1 ore.

Per sasi te laktatit 23.5 - 120 mg/dL :

Koha e kaluar nga vdekja ne ore = (0.0001534 * ((laktatit ne mg/dL) ^ 2)) + (0.013948 * (laktati ne mg/dL)) - 0.339317

Per laktatin 120 - 176 mg/dL:

Koha e kaluar nga vdekja ne ore= (0.0010845 * ((laktati ne mg/dL) ^ 2)) - (0.224863 * (laktati ne mg/dL)) + 14.969869

Per laktatin 176 - 212 mg/dL

Koha e kaluar nga vdekja ne ore = (0.0012852 * ((laktati ne mg/dL) ^ 2)) - (0.334339 * (laktati ne mg/dL)) + 28.060635

Per laktatin > 212 mg/dL, koha nga vdekja eshte > 15 ore.

referencat:
Madea B, Krompecher T, Knight B. Chapter 5: Muscle and tissue changes after death. pages 138-220 (page 142-143). IN: Henssge C, Knight B, et al. The Estimation of the Time Since Death in the Early Postmortem Period. Arnold Publishers. 1995.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 27/12/2006 ora 00:31

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2006 00:00
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ndryshime te tjera te kufomes qe mund te ndihmojne ne gjetjen e ores se vrasjes

Cod. A21092007

metodat qe permenda me siper japin nje kohe te detajuar se kur mund te kete vdekur viktima. pra mund te perdorej shpejtesia e ftohjes se trupit qe te jep nje ide nese vrasja eshte kryer 24 oret e fundit (ketu duhet te shtohen edhe temperatura e ambientit qe mund te te jape rezultate te gabuara). nje nga modifikimet qe te jep serish nje ide se kur mund te kete vdekur viktima,eshte ajo e tkurrjes muskulare,nje proces qe ndodh pas vdekjes dhe qe vjen si pasoje e mbarimit te ATP-s dhe si pasoje e ksaj,muskujt qendrojne ne forme te tkurrur. pak a shume ky proces zhvillohet ne rreth 1.5 - 2 dite pas vdekjes por me pas fillon dhe humbet sepse fibrat muskulare i nenshtrohen shkaterrimit qe kompletohet para dites se 5 ne me te shumten e rasteve. eshte normale qe edhe ketu ambienti perreth do ushtroje efektet e veta.

tjeter gje qe mund te perdoret per te pasur nje ide te kohes se vdekjes eshte edhe menyra se si eshte i vendosur gjaku tek viktima. pas vdekjes,ne enet e gjakut humbet presioni qe e mban gjakun ne ene dhe keshtu mbetet vetem forc e gravitetit qe e shtyn per poshte...keshtu qe nese viktima eshte me shpine pertoke,do te shihet qe ne kurriz,ne qafe dhe me pjesen e pasme te kembeve,kemi nje mbledhje te gjakut.nese tentojme te ndryshojme pozicionin e viktimes,ne saje te levizjeve qe ben gjaku,mund te kemi nje ide te kohes se vdekjes. psh,nese kur e rrotullojme viktimen,gjaku leviz i gjithi dhe vendoset ne pjesen e poshte te pozicionit te ri,atehere mund te themi qe ka me pak se 6 ore qe ka vdekur. me kalimin e kohes,kjo levizje nuk behet me kaq e thjeshte. pasi kalojne me shume se 10 ore dhe tentojme te levizim viktimen,nje pjese gjakut shkon ne pjesen e poshtme te pozicionit te ri,kurse nje pjese mbetet e fiksuar ne pozicionin fillestar...pra,kemi nje levizje relative. kjo gje e con kohen e vdekjes nga 10 ore deri ne rreth 2 dite...nese gjaku nuk leviz fare,kur levizim viktimen ne nje pozicion te ri,dmth qe ka me shume se 3 dit qe viktima ka vdekur.
nje tjeter metode eshte ajo e insekteve qe mund te gjehen ne trupin e viktimes,qe veprojne ne shkaterrimin e kufomes.duke njohur stadet e zhvillimit te tyre,mund ti perdorim per ti dhene nje kohe se kur ka ndodhur vdekja e viktimes.
pak a shume,keto jane metodat per gjetjen e kohes se vdekjes se viktimes.

po si behet diagnoza e vdekjes?ose si mund te verifikohet nese viktima ne momentin qe ka pesuar nje demtim,nuk ka qene i vdekur?psh,nese dikush gjuan nje plumb tek nje trup,si mund ta kuptojme nese ka qelluar nje njeri te gjalle ose nje njeri te vdekur?
i marrim gjerat me rradhe
ne kete pike,shpresoj ne ndihmen e te tjereve

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shtator 2007 23:52
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > CSI: Ne skenen e krimit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.