Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Gangsteret kineze
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Gangsteret kineze

[size="]"Gangsterët kinezë, biznes me vajzat e vdekura"
[/size]
[size="]Nga Kina, Brikena Qafa


31-01-2007
Dërguar në kontakt@shekulli.com.al
Ne Kine, nje grup gangsteresh bejne tregeti me trupat e grave, te cilat ata i vrasin dhe me pas i shesin tek familje të cilat respektojnë një rit të lashtë mortor: Ritin e martesës në varr, të djemve të tyre të vdekur beqarë. Megjithate, kjo bandë gangsteresh kane rene nen kurthin e autoriteteve kineze dhe nje pjese e mire e tyre jane arrestuar. Tregtia e vajzave si bashkëshorte të vdekurish, mori spunto nga nje prej riteve apo praktikave me te njohura, ne zonat e thella te Kines: Martesën në botën tjetër. Gangsteret treguan në Hetuesi, se ata besonin se kjo tregti e vendos statusin e gruas ne nje rang me te larte dhe më me vlere sesa statusi që kishin kur ishin gjalle...!!!

Yang Dongyan, 35-vjeç, eshte nje nder pjesetaret e bandes, i arrestuar me 4 janar ne provincen e Shaanxise. Ai, nga qelia e burgut, duke mos ndier aspak keqardhje, tregon per dy nga vrasjet e kryera nga ai vete.

Me gjakftohtesine me te madhe, ai thote se i ka kryer vrasjet, thjeshte "per te bere leke" pasi, sipas tij, kjo ishte nje menyre shume e lehte per t'u pasuruar. Une u kapa shume shpejt, pohon Yang, ndryshe une do te vazhdoja ta beja kete biznes.

Shefi i policise se Yanchuans, Zhang Yanjun ne nje interviste te dhene per kete rast thote: "Eshte nje fat i madh qe ky rast apo ky krim u zbulua me kohe, ndryshe, kurre nuk do te dinim te sakte numrin e grave viktima, qe mendoj se do te ishte shume i madhe. Keta njerez te paskrupullt, kane gjetur nje nga menyrat me te uleta per t'u pasuruar"

Preja e tyre ishin familjet e varfra dhe te paedukuara, qe besonin ne bestytnine e vjeter kineze fetare, se ata, per djemte e tyre te vdekur, duhet t'i gjenin nje grua po ashtu te vdekur, per t'i siguruar atij nje jete te lumtur ne boten tjeter.

Ne zonat e thella te Kines, ky rit fetar eshte nga me te njohurit, pra familja e djalit te vdekur, kerkon trupin e nje gruaje te vdekur dhe pasi i bejne ceremonine e dasmes duke i varrosur te dy te vdekurit se bashku.

Nje nga rastet qe tregon vete gangsteri Yang, eshte kur ai ka rrembyr nje vajze dhe e ka mbajtur te fshehur ate ne krahinen e Yanchuans. Aty ai ka takuar nje ganster tjeter qe merrej me këtë "biznes". Ky i ka treguar se ata mund te kishin me shume perfitim nga vajza e vdekur sesa e gjalle. Dhe kjo eshte vertetuar nga nje fermer, i cili ka ardhur pas disa ditesh ne krahinen e Yanchuse, per te kerkuar nje trup te nje vajze te vdekur, "per t'ia bere nuse djalit te tij" qe sapo ishte ndare nga jeta. Çmimi i dhene nga fermeri per trupin e vajzes, kishte qene shume here me i madh dhe joshes se ai qe i kishin ofruar Yang per vajzen e rrembyer, po te perdorej per biznese se tjera, si prostitucioni. Dhe ishte kjo arsyeja, qe po naten e takimit me fermerin Yang, e ka vrare vajzen dhe me pas ja ka dhene kufomën gangsterit tjeter, qe ka vazhduar pazarin me fermerin. Po te njejtin krim, Yang e ka kryer disa here me radhe, derisa sa ra ne prangat e polise. Tani, keta ganstere jane duke pritur pas qelive te tyre, denimin me vdekje.
[/size]


-------------------------

Se kisha ndegjuar ndonjehere qe mund te pasuroheshin me njerez te vdekur.
[/size]


[size=">Peshendetje Sarandaebukur










Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2007 18:38
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Gangsteret kineze

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.