sarandaebukur
Veteran ne forum
Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817
|
Sokol Balla, "Lidershipi i vitit 2007 per median"
Drejtori i Informacionit në "Top Channel", nderohet me çmimin e madh të vitit
Motivacioni:
Zoti Sokol Balla është padyshim një personalitet i medias shqiptare që ka nxitur mendimin e lirë dhe të pavarur. Ai ka ndihmuar për dhënien e plotë dhe të saktë të lajmit dhe raportimin e tij në mënyrë profesionale. Zoti Balla shquhet për etikë dhe neutralitet profesional, duke gjeneruar debat konstruktiv për shoqërinë e brishtë shqiptare, si promotor i mendimit të pavarur qytetar, jo vetëm si drejtor i Lajmeve në "Top Channel", por edhe si gazetar aktiv në programe të vlerësuara nga publiku, sidomos debatet në "Top Story", apo ciklin e dokumentarëve "Exclusive" dhe ciklin e shkrimeve "Antishqiptari"
Sokol Balla, një ndër emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare të pas viteve 90, është nderuar me çmimin: "LIDERSHIPI I VITIT 2007 PËR MEDIAN". Motivacioni i çmimit veçon disa nga aspektet më pikante të karrierës së tij, sidomos në pozitën e drejtorit të Informacionit në "Top Channel"; të moderatorit të emisionit "Top Story"; të ideatorit të ciklit të dokumentarëve të së dielës mbrëma "Excluzive", si dhe të protagonistit në ciklin e shkrimeve "Antishqiptari". Çfarë thotë vetë Balla për këtë vlerësim që i është bërëā¦
I nderuar koleg, ju lutem, një koment tuajin për çmimin që morët?
Është një vlerësim i rëndësishëm që vjen në një moment të rëndësishëm të karrierës sime profesionale. Vjen në një moment konsolidimi të programit "Top Story", jo vetëm si emisioni me audiencën sasiore dhe cilësore të enjten mbrëma, por edhe si një nga dritaret e pakta në tregun mediatik të lirë të ideve.
Në vlerësim përmenden edhe kontribute si drejtor i Informacionit dhe si drejtor i programit "Exclusive"ā¦
Pa dyshim që "Top Channel" me lajmet e tij është tashmë lider i padiskutueshëm i informimit publik. Megjithëse ne jemi televizion komercial dhe privat, kemi mundur në sajë të kontributit, përkushtimit dhe profesionalizmit të të gjithëve, të jemi mbrojtës kryesor të interesave të publikut, pa rënë pre e kompromiseve dhe e presioneve. Sot, çdo shqiptar ka "Top Channel" zgjedhjen e tij të parë, dhe në saj të profesionalizmit të edicionit të lajmeve, investimit maksimal, lirisë relativisht të lartë editoriale, përkushtimit dhe integritetit të gazetarëve. Pa lënë mënjanë rolin e drejtuesve, jam krenar për këtë arritje të përbashkët të të gjithëve ne. Emisioni "Exclusive" ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në rihapjen dhe rishkrimin e disa prej çështjeve më të ndjeshme dhe të mbuluara me mister, një kontribut të jashtëzakonshëm në rishkrimin e historisë.
Kujt ia dedikoni këtë çmim?
Këtë çmim e ndaj me të gjithë gazetarët e Shqipërisë, me reporterët e terrenit, me korrespondentët e rretheve, me redaktorë dhe kryeredaktorë, që janë ditë e natë, gjatë gjithë vitit, në funksion të misionit të kërkimit dhe thënies së të vërtetës. Në pararojë mbetet "Top Media", me "Top News" që lindi këtë vit, me gazetën "Shqip" që u konfirmua në rolin e saj lider në shtypin e shkruar, pa dyshim edhe me lokomotivën "Top Channel". Por çmimin më lejoni tia dedikoj familjes, gruas sime, Belinda Ballukut, pa sakrificat dhe mbështetjen e së cilës, zor se do ta kisha të mundur të isha edhe gazetar, edhe familjar dhe prind i mirë, i fëmijës tim, Colin Orlando.
Gazeta Shqip
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|