Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Tete kandidatet per kryeprokuror
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Tete kandidatet per kryeprokuror

Deklarata eksplicite e Jozefina Topallit se, çështja e prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, është e mbyllur, ka sjellë menjëherë me diskutimin e kandidatëve. Tashmë është harruar fakti që kemi një marrëveshje mes Presidentit Topi dhe kryeprokurorit Sollaku, diskutimi bëhet se kush do të jetë emri i pasuesit të Sollakut. Gazeta "Tirana Observer" boton sot emrat e kandidatëve që mund të jenë në krye të organit të akuzës. Gjithsesi, asgjë nuk është vendosur përfundimisht dhe nuk është që çudi që të mos mungojnë surprizat në emërimin e prokurorit të Përgjithshëm.
Kandidatët
Deri më tani, janë tetë emra që qarkullojnë në korridoret e politikës për postin e kryeprokurorit të Përgjithshëm. Janë kandidatë që vijnë nga fusha e drejtësisë, shoqëria civile, por edhe nga ambientet politike. Neshat Fana është ndër të parët emra që duket se është propozuar për këtë post. Fana, një nga juristët më të spikatur, ka të gjitha shanset për të qenë në detyrën e kreut të akuzës. Sokol Nako, ish-ministri dhe juristi që ka marrë më shumë vlerësime profesionale, është një tjetër kandidaturë që diskutohet për postin e prokurorit të Përgjithshëm. Megjithëse më afër LSI-së si forcë politike, Nako gëzon mbështetjen e të gjitha forcave politike. Mjafton të përmendim faktin se, pas zgjedhjeve të vitit 2005, Nako ishte një nga njerëzit që kryeministri Berisha e ftoi të bëhej pjesë e kabinetit qeveritar.
Prokurori Vexhi Muçmata duket se është njeriu i prerë për postin e prokurorit të Përgjithshëm. Ka një karrierë që do ta ëndërronte çdo jurist, ndaj dhe emërimi i tij do të dukej si një lëvizje e natyrshme.
Kreshnik Spahiu është njeriu që mund të zbatonte ato për të cilat ka disa vite që proteston në radhët e shoqërisë civile. Emri i tij duket se nuk ka kontestime nga të dy kampet, për faktin se prej kohësh ka qenë në krye të betejës antikorrupsion.
Një ish-zëvendësprokuror i Përgjithshëm, mbase do të ishte zgjedhja më e duhur për të plotësuar boshllëkun e Sollakut. Fatos Dervishi, prokurori që hetoi Fatos Nanon, që mori përsipër çështjen e 5 minoritarëve dhe skandalin "Arsidi", duket se ka të gjitha shanset për të qenë përsëri në prokurori. Veçse këtë herë jo si numri dy, por si i pari i institucionit.
Spartak Braho është një tjetër kandidaturë që vjen nga politika. Por kjo e fundit nuk ia ul pikët në nivelin profesional. Avokat i Fatos Nanos, hartues i Kushtetutës dhe zëri i LSI-së në çështjet ligjore, Braho ka shanse për të marrë kreun e akuzës.  Por edhe PS-ja ka emrat e saj për të zëvendësuar Sollakun. Sekretari i Çështjeve Ligjore në parti, Ylli Manjani, është një nga emrat që PS-ja mund të hedhë në tryezën e bisedimeve për prokurorin e Përgjithshëm.  Emri i fundit që diskutohet si kandidaturë për prokuror të Përgjithshëm është i Adnor Shametit. Një jurist dhe një intelektual që fare mirë mund të jetë në krye të organit të akuzës.

Kandidatet per kryeprokuror

Neshat Fana
Është një nga juristët më të spikatur pas viteve 1990. Jo thjesht se ka qenë avokat i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, por edhe sepse ka fituar pothuajse të gjitha çështjet. Arma e tij më e fortë është profesionalizmi dhe ndershmëria, cilësi që vlerësohen nga kolegët e tij. Ka kuotat më të larta për të qenë në krye të organit të akuzës.

Sokol Nako
Është pa diskutim një nga juristët më të mirë në Shqipëri. Një figurë që nuk ka shkëlqyer vetëm në drejtësi, por edhe në administrimin dhe drejtimin e shumë projekteve ndërkombëtare. Dhe, padyshim merita për zbulimin e tij i takon Ilir Metës, duke e përfshirë në kabinetin e tij . Në vitin 2005 kryeministri Berisha i kërkoi të përfshihej në qeverinë e PD-së.

Vexhi Muçmata
Vexhi Muçmata mbahet si një prokuror race. Me një karrierë që i ka ngjitur të gjitha shkallët e mundshme në drejtësinë shqiptare, Muçmata është një tjetër kandidat potencial. Me një begraund të pasur në fushën e prokurorisë dhe atë të drejtësisë, dhe me një profesionalizëm larg emocioneve politike, kandidatura e tij mund të jetë një zgjedhje e duhur.

Kreshnik Spahiu
Mbahet një nga njerëzit që ka dhënë kontribut në shoqërinë civile. Drejtues i një shoqate që kryefjalë ka antikorrupsionin, Spahiu mund të jetë njeriu që do të realizojë ato për të cilat ka vite që lufton në radhët e shoqërisë civile. Veç kësaj, Spahiu ka një karrierë të pasur në fushën e drejtësisë, duke punuar për një kohë të gjatë në gjykatë.

Fatos Dervishi
Ka qenë për katër vite zëvendësprokuror i Përgjithshëm. Njihet si prokurori i një sërë dosjesh të bujshme, siç janë ajo e ish-kryeministrit Fatos Nano, çështja e 5 minoritarëve dhe çështja "Arsid". Në vitin 1998 ai emigroi në SHBA dhe u vendos në New York, ku është anëtar i një firme ligjore e cila ka shtrirë aktivitetin e saj dhe në Shqipëri.

Spartak Braho
Ka një përvojë të pasur në fushën e drejtësisë. Për shumë vite ka qenë prokuror në disa qytete të vendit. Një nga anëtarët e komisionit që hartoi Kushtetutën në vitin 1998, si dhe hartues i shumë ligjeve në Parlament. Ka qenë avokat i ish-kryeministrit Fatos Nano. Megjithëse një kandidaturë potenciale, lidhjet e tij me politikën dhe kryesisht më të majtën, mund të jetë një arsye për refuzimin e PD-së.

Ylli Manjani
Nëse do të ketë një konsensus për prokurorin e Përgjithshëm mes PD-së dhe PS-së, kandidatura e Ylli Manjanit mund të jetë një nga emrat që Partia Socialiste mund të hedhë në tavolinë. Një nga juristët më në zë në vend ka të gjitha shanset për të qenë prokuror i Përgjithshëm, por duket se gjithçka mund të varet nga marrëveshjet që mund të firmosen mes partive kryesore në vend.

Adnor Shameti
Është një nga emrat që ka një begraund të pasur në fushën e drejtësisë. Karriera e tij nis nga shkallët e para të drejtësisë deri në profesor universiteti. Aktualisht është rektor i universitetit privat juridik, "Justiniani". Është një nga emrat e që është propozuar së fundi për këtë detyrë. Karriera, përvoja si dhe mospërfshirja direkte në politikë, e rendisin ndër kandidatët potencialë.

Tirana Observer
--------------------------------
Kush mendoni se munde te jete kryeprokurori i ardhshem?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2007 13:20
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:53 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Tete kandidatet per kryeprokuror

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.