Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Si e shihni prespektiven e vendit tone?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
aquila
Anetar i ri

Regjistruar: 22/07/2007
Vendbanimi: italy
Mesazhe: 29

Si e shihni prespektiven e vendit tone?

Per momentin nje katraure, ku ndergjegjia e popullit eshte kthyer ne monedhe.
Kultura e mirefillte e popullit po abandonon vendin, duke i lene radhen asaj fshatareske qe po zbret nga malet si nje ortek, per te te mbytyr ate pakice qe ruan akoma vlerat dhe qe mundohet te mbijetoje .
Po shkaterohet infrastruktura e shpirtit, duke demolizuar totalisht ate fizike te vendit.
Jeta e vendit pa nje bari spiritual qe duhet te jete kultura jone, po bastardohet dhe po transformohet ne monedhe.
Vlerat njerezore po zvaniten, nje zot e di se kur do te kemi nje progres.
Mos valle do te na duhen po aq vjete, aq sa u deshen per te sakatosur ne shpirte kete popull nga diktatura?

__________________
mos mirenjohja=poshtersi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Gusht 2007 13:00
aquila nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė aquila Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me aquila (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: aquila Shto aquila nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto aquila nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Girl-Power
36°C

Regjistruar: 10/02/2007
Vendbanimi: AFERDITA
Mesazhe: 207

Re: Si e shihni prespektiven e vendit tone?

Citim:
Po citoj ato që tha aquila
Per momentin nje katraure, ku ndergjegjia e popullit eshte kthyer ne monedhe.
Kultura e mirefillte e popullit po abandonon vendin, duke i lene radhen asaj fshatareske qe po zbret nga malet si nje ortek, per te te mbytyr ate pakice qe ruan akoma vlerat dhe qe mundohet te mbijetoje .
Po shkaterohet infrastruktura e shpirtit, duke demolizuar totalisht ate fizike te vendit.
Jeta e vendit pa nje bari spiritual qe duhet te jete kultura jone, po bastardohet dhe po transformohet ne monedhe.
Vlerat njerezore po zvaniten, nje zot e di se kur do te kemi nje progres.
Mos valle do te na duhen po aq vjete, aq sa u deshen per te sakatosur ne shpirte kete popull nga diktatura?



Ti mendon se kultura tani po zevendesohet nga ajo e fshatareve...por po harron se qytetaret kane qene me pare fshatare para se te beheshin qytetare.
Ti flet per pakice qe ruan vlerat...po ja qe kjo pakice po rrenon me shume kulturen shqiptare duke perdorur vend e pavend fjale te huaja ne vend te atyre shqip edhe kur fjale shqip per te thene te njejtin mendim ka vetem e vetem per t'u treguar te kulturuar. Ja shihe veten tende sa ke perdorur!
Thua se ndergjegja e popullit eshte kthyer ne monedhe...epo varferia ben edhe kete!

O aquila nese sheh gjithcka te zeze tani, mendo se asgje s'behet vete dhe se ne jemi vetem ne fillim.
Ti mendon per kohen?! Mbase do te duhet shume kohe qe Shqiperia te rindertohet po kjo s'do te thote qe ta braktisim ate e te merzitemi pse nuk kemi nje vendlindje te pasur si njerez te tjere...
Ne kemi lindur ne Shqiperi qe eshte e varfer por mund te lindnim edhe ne nje vend me te varfer si per shembull ne nje shtet afrikan ku mbase per nje vitamine ne te dy tani mund te mos shkruanim ne pc...
Mos mendo se pse per Shqiperine gjerat u nisen keq do te vazhdojne te jene perhere keshtu...
Secili shqiptar duhet te jape ndihmen e vet sepse fundja Shqiperia eshte prone e secilit prej nesh ndaj duhet ta ruajme e te kujdesemi per te.

__________________
Erdhi dita e Arberit ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Gusht 2007 17:42
Girl-Power nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Girl-Power Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Girl-Power (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Girl-Power Shto Girl-Power nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Girl-Power nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
aquila
Anetar i ri

Regjistruar: 22/07/2007
Vendbanimi: italy
Mesazhe: 29

Girl-Pawer!
Ndoshta kini te drejte per cka me jeni pergjigjur.Me kete nuk dua te justifikohem ,por do te thoja qe kam shkruajtur ne nje moment te kthimit nga Shqiperia ku zhgenjimi qe pata, sundoi mbi aresyen momentale ne te cilen u shpreha.Shpresa qe ky vend do te ndryshoj ne te gjitha drejtimet tek mua nuk humbet, kjo eshte dhe aresyeja qe une 17 vjet rrjesht cdo vit kthehem me pushime ne vendin tim
me shpresen qe eshte e vetmja e drejt e "skllavit".
Nuk e di, ne se e keni provuar ndonjehere ndryshimin e dy kufijeve
dhe te beni krahasimin me elementar, se cfar i mungon nje populli
per te hecur perpara.Vrazhdesia ne komunikim, si dhe fodulliku sepse dikush ka bere dy lek, jane premisa kryesore e injorances gje qe e demostron ne cdo hap ne vendin tone njeriu pa kulture, sidomos fshataresia e mekembur e cila e ngateron kulturen me nje pal xhinse qe ka veshur dhe me nje makine lluksoze. Gabimi i ime qe bera ne shkrimin e mesiperm, eshte vetem qe e egzaxhirova pak nga deluzioni qe me shkaketojne vitet e rimekembjes,por une jam gatuar keshtu dhe nuk dal dot nga vehtja. Nuk mund te pajtohem me nje sjellje te tille, preferoj te shperblehem me te njejten gje qe jap.
Persa i perket termave te huaja, ju siguroj qe shpesh here leshohen ne menyre instiktive dhe jo per te treguar kulture.Kulturen une e konceptoje ne forme tjeter, duke kerkuar dhe ndjese per gabimet e mija. Askush nuk mund te konsiderohet ideal.

Faleminderit me respekt~aquila~

__________________
mos mirenjohja=poshtersi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2007 22:24
aquila nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė aquila Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me aquila (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: aquila Shto aquila nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto aquila nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Girl-Power
36°C

Regjistruar: 10/02/2007
Vendbanimi: AFERDITA
Mesazhe: 207

Sa kam qeshur me ato qe lexova mor aquila;gjithesesi edhe mua me ka qelluar te mendoj ca prej atyre gjerave qe kishe shkruajtur lart kur kthehem ne shtepi, e mund te them me plot goje qe shpesh nervozohem...por pastaj mendoj se shqiptaret jane te varfer e vetem te varferit kane nevoje te tregohen e te shprehen sepse skane asgje.
Te gjitha ato gjera qe permende me lart si fodulleku, mungesa e njerzillekut etj besoj se keto do te zhduken ose do te zbehen atehere kur shqiptaret te mos bejne nje jete vetem per te mbijetuar.
Kuptohet se di kur do te jete kjo kohe por mendoj shpejt...

Kjo "shpejt"do duket shume per te gjithe ata qe po mundohen botes me punet nga me te rendat e ju eshte sosur durimi sepse fundja nje jete kemi, por jam shume e sigurt qe shqiptaret me te mirat e te keqiat e tyre do dine ti dalin zot vetes ndonese te gjithe na trajtojne si femije bastard(skam asgje kunder ketu eshte vetem krahasim) ndonese te gjithe na duan te na vrasin shpresen e gjallerine qe na pershkron.

Shqipetaret tani ndjehen pak te humbur sepse ndoshta edhe ne menyre te pavetedishme ata vec ndertimit te se ardhmes se tyre personale po behen pergjegjes per ndertimin e nje Shqiperie te re me nje fryme tjeter duke nisur nga hici...e ajo qe eshte me e keqja eshte se ne keto perpjekje jemi te vetem dhe se te gjithe na japin per te pashprese.
Gjithesesi te gjitha keto nuk duhet te jene shkas per tu dorezuar e per te rene ne pesimizem! Shtetet e tjera e kane kaluar kete periudhe para nesh, tani eshte rradha jone asgje me teper.
Vertet kohet jane te veshtira per te tere shqiptaret por koha s'ka qene asnjehere e lehte qe te trembemi e te pikellohemi kaq shume!

__________________
Erdhi dita e Arberit ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2007 00:00
Girl-Power nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Girl-Power Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Girl-Power (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Girl-Power Shto Girl-Power nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Girl-Power nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
drytty
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 25/02/2005
Vendbanimi: Padova
Mesazhe: 184

Ne 2024 ndoshta do jemi aty ku eshte Rumania sot!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shtator 2007 17:46
drytty nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė drytty Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me drytty (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė drytty't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: drytty Shto drytty nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto drytty nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Sa zili i kam njerzit optimist!

Shqiperija eshte vendi i Shqipetareve, dhe ajo i perfaqeson shume mire ato...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2007 10:27
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Pyetje interesante... Hehehhe

Perspektiven e shoh gri, sepse sa here shkel ne ate vend ndjej se zona informale nuk eshte nje vend fizik si Bathorja, por i gjithe karakteri shqiptar, i cili pranon dhe toleron veprimet e jashteligjshme, korrupsionin dhe indiferencen. Sikur te marrim parasysh pallavrat e cdo emigranti qe ndihet i afte per tu bere kryeminister do arrijme ne perfundimin se nuk ka njeri ne bote te perballet me aktualitetin ne Shqiperi, perderisa cdo politikan ka nevoje per elektorat dhe cdo reforme do perjashtonte nje pjese te mire informalitetit, gje qe do conte ne humbjen e elektoratit. Pra Shqiperia bazohet ne jashte-ligjshmeri dhe si rrjedhoje jetesa eshte aproximative. Sidoqofte po te shkosh me pushime per hardallosje trush nuk kalohet keq. Per shembull mund te stervisesh dhuntite prej shoferi ne trafikun e Tiranes ose te mesohesh me idene e "sponsorit", i cili zakonisht eshte personi qe ka parate dhe do paguaje ne fund fare. Sponsori mund te kete aresye te ndryshme per te paguar, qe nga ato familjare e deri tek prania e femrave te njoma ne tavoline. Ama te gjithe jane te kenaqur qe ai do paguaje dhe zor se i plas njeriu si mund ti kete bere leket...
Etj Etj Etj.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2007 10:45
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Re: Si e shihni prespektiven e vendit tone?

Citim:
Po citoj ato që tha aquila
Per momentin nje katraure, ku ndergjegjia e popullit eshte kthyer ne monedhe.
Kultura e mirefillte e popullit po abandonon vendin, duke i lene radhen asaj fshatareske qe po zbret nga malet si nje ortek, per te te mbytyr ate pakice qe ruan akoma vlerat dhe qe mundohet te mbijetoje .


Pakice?Shqiperia,krahasuar me standardet Perendimore,s'ka elite.Shqiperia ka nje grumbull njerezish,kryesisht pas-ardhesit e sistemit komunist,te cilet bazojne superioritetin e tyre ne pozitat politike te paraardhesve te tyre.Kjo bashkesi njerezish jeton me nje sens siperfaqesie te papare,me nje sens inferioriteti(qe shfaqet ne zili)ndaj njerezve qe vijne nga jashte me nje horizont te hapur.E bukura qendron kur ju çpon fllusken e tyre dhe i perballon me ndryshkjen e arsimimit te tyre,hipokrizine ne te cilen jetojne...

Une perspektiven e Shqiperise se shoh me fare per mua,e as femijet e mi s'besoj qe do arrijne ta shohin Shqiperine me teper se nje vend pushimesh dhe vendi ku ka lindur e ema.Shpresoj qe Shqiperia "do behet" per gjeneraten e niperve te mi,por atehere do jete teper vone,asimilimi do beje te veten sado qe njeriu te mundohet ta parandaloje.

Kam vene re qe sa ve kembe ne Shqiperi perballem me parazitem,njerez te paedukuar,njerez te tjere qe mundohen te te rrjepin financiarisht gjate cdo momenti qe je atje... por me e keqja,ajo qe me shqeteson me teper eshte ndjenja qe me mbulon e qe me thote"ketu cdogje eshte e mundur nese ke para,madje dhe te veprosh kunder ligjes" dhe filloj e humbas dhe veten.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2007 12:39
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Shqiperia ēka qene, ē'eshte e ēdo te behet.! apo ?.

Nuk eshte se e shoh pa perspektive Shqiperine por nuk mund te jem kaq optimist as pesimist. Nejse per me teper degjoni Fatos Nano tani ne parlament.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2007 18:08
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
bleta punetore
sindikaliste

Regjistruar: 15/08/2006
Vendbanimi: kosherja n.176
Mesazhe: 2075

prespektiva?
kshu si e kemi nisur ne, mund te flitet vec per "postspektive"... se se prapthi e kemi marre!

__________________
. . due gocce di chanel

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2007 18:21
bleta punetore nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė bleta punetore Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me bleta punetore (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: bleta punetore Shto bleta punetore nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto bleta punetore nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:28 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Si e shihni prespektiven e vendit tone?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.