Tulipani
< ArtHolic >
Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717
|
Bashkangjitje: assk%201996%20(140%20x%20197).jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 156 herė.
Aung San Suu Kyi
" Lufta per demokracine e te drejtat e njeriut ne Birmani eshte nje lufte per jeten dhe dinjitetin. Eshte nje lufte ku perfshihen te gjitha parimet tona politike, shoqerore dhe ekonomike. "
Aung San Suu Kyi ka lindur ne Rangoon ne 19 qershor 1945 . E bija e nje politikani birman i cili e coi vendin drejt pavarsise nga Anglia ne 1947 perballet qe e vogel me vuajtjen. Pas vrasjes se te atit per motive politike, mbetet vetem me te emen dhe 2 vellezer. Duke ndjekur hapat e te shoqit, e ema e Aung San Suu Kyi vazhdoi ne rrugen politike derisa u be ambasadore ne Indi, kjo i dha mundesi Aung San Suu Kyi te ndiqte shkollat me te mira e te diplomohej ne Oxford per Ekonomi, Shkenca politike, Filosofi dhe te punonte si rrjedhim per Kombet e Bashkuara.
Pas marteses me nje anglez studiues te kultures orientale kthehet ne vendlindjen e saj ne 1988 per ti ndejtur afer te emes se semure, vit qe perkon me ardhjen ne pushtet te gjeneralit Saw Maeung regjimi diktatorial i te cilit vazhdon dhe kesaj dite. Duke pasur si parim figuren e Ganddhit, Aung San Suu Kyi vendos te behet aktive ne luften kunder regjimit qe mban peng vendin e saj keshtu krijon Legen Kombetare per Demokraci ne 1988. 1 vit me vone e vene ne arrest shtepie me kushtin se kur te donte mund te braktiste Birmanine per te mos u kthyer me, gje qe ajo e refuzon.
Ne zgjedhjet e 1990 partia e saj fiton me shumice te dukshme por regjimi nuk njeh zgjedhjet dhe nuk e le te behet kryeministre, post qe i takonte me te drejte. 1 vit me vone fiton cmimin Nobel per paqen dhe parate e tij i perdor per te krijuar nje sistem sanitar per popullin e saj.
Ne 1995 i hiqet arresti shtepiak por ngelet perseri nen mbikqyrje dhe s'mund te kthehet dot as ne Angli per te pare femijet e saj bile as te shoqin kur i vdes me tumor.
Ne 2002 pas presioneve te shumta regjimi i le nje liri me te madhe por vec 1 vit me vone i dergon nje njesi me ushtarake per ta vrare kur ajo ndodhet ne udhetim bashke me perkrahes te saj. Ne atentat vdesin shume njerez dhe ajo shpeton vec per fat.
Dhe ne kete moment Aung San Suu Kyi eshte ne arrest shtepiak dhe pse lufta e saj ndaj regjimit vazhdon te jete po e njejta.
__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"
Modifikuar nga Tulipani datė 15/10/2007 ora 00:55
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|