Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Athinė, ekzekutohet me kallash emigranti shqiptar!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Athinė, ekzekutohet me kallash emigranti shqiptar!

Ekzekutohet në mes të Athinës 23-vjeçari sarandjot, Enea Kalemi. Një
sasi e madhe plumbash automatike është qëlluar mbi trupin e të riut, nga një person i cili sipas policisë greke njihej si mik i viktimës. Ngjarja,sipas të dhënave të policisë greke dhe të agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA,
ka ndodhur rreth orës 21:30 të së dielës, në zonën “Kolono”, në rrugën “Palamidhiu”, në Athinë. Enea Kalemi ishte duke blerë cigare në një kioskë në këtë lagje, kur një person i është afruar duke e qëlluar pa
paralajmërimin me breshëri plumbash. Si pasojë e goditjeve të shumta, 23-
vjeçari ka humbur jetën në vend. Menjëherë ka mbërritur në vendngjarje policia, ekspertët e së cilës kanë gjetur e sekuestruar aty 20 gëzhoja nga dy lloje armësh të ndryshme. Sipas tyre, në vrasje ka marrë pjesë vetëm
1 person, por ai ka përdorur në krim dy lloje armësh zjarri.Nga pyetja e dëshmitarëve gjithashtu është mësuar se autori kishte zënë pritë dhe
kishte pritur momentin më të përshtatshëm për të qëlluar ndaj emigrantit 23-vjeçar shqiptar.Policia greke po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit përgjegjës. Nga deklarimet e bëra dje është pohuar se autori është identifikuar tani, pasi ishte një mik i viktimës. Nisur nga kjo e dhënë, policia ka hedhur dyshimet se vrasja ka ardhur pas ndonjë sherri të lindur për çështje trafiku. Mënyra e ekzekutimit është cilësuar si larje hesapesh mes tyre, ndonëse nuk dihet nëse policia i kishte të skeduar në vepra të mëparshme penale dy personat. Policia e Sarandës, për këtë rast ka pohuar se Kalemi rezulton në dosjet e saj si një person i dënuar në 2003 për vjedhje në bashkëpunim. Pas kryerjes së dënimit prej rreth 2 vitesh ai ka emigruar në Greqi, ku jetonte bashkë me familjen pas shpërnguljes nga lagjja 3 e Sarandës. Pritet që trupi i të riut të transferohet për t'u varrosur në vendlindje, ndonëse deri dje nuk është konfirmuar


Vdekja e Enea Kalemit trondit jo vetëm emigrantët në Greqi,por dhe banorët e Sarandës pasi është e treta brenda pak ditësh ku viktimat janë me origjinë nga ky qytet. Dy viktimat e para, Antoneta Isaraj 29 vjeçe dhe Asllan Nela,
21 vjeç humbën jetën si pasojë e neglizhencës së mjekëve gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.


(Panorama)

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Dhjetor 2007 13:48
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:29 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Athinė, ekzekutohet me kallash emigranti shqiptar!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.