Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ta gezojne vlonjatet
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Ta gezojne vlonjatet

Karaburuni u "shit" për një ditë drita
Vendimi, si iu dhanë kompanisë 100 ha tokë dhe një "zonë buferike"
Gjergj Erebara
Qeveria shqiptare miratoi me shpejtësi pak ditë më parë lejen përfundimtare për fillimin e ndërtimit të parkut të energjisë së erës nga kompania italiane "Moncada", duke vënë në dukje se vendi ynë do të japë gati 4 për qind të territorit të vet në dispozicion të kompanisë italiane dhe do të marrë në këmbim një sasi energjie, e cila mund të mbulojë një ditë konsum të zakonshëm elektrik në Shqipëri.

Vendimi i qeverisë në mes të majit, thotë se kompania "Enpower", e cila është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me kapital themeltar prej 800 eurosh, "ka kryer studimin e plotë të fizibilitetit teknik, ekonomik dhe financiar të projektit", gjë që vihet në dyshim nga fakti se kompania ka filluar punë vetëm në shtator të vitit të kaluar, ndërsa parqet eolike kërkojnë detyrimisht studime së paku dyvjeçare të matjes së shpejtësisë, densitetit dhe drejtimit të erës në kushte reale. Sipas vendimit të qeverisë, kompania "Enpower" ka "gjashtë muaj kohë të përfundojë realizimin e projektit të zbatimit nga data e hyrjes në fuqi të vendimit".


100 hektarë tokë dhe "zonë buferike"

Vendimi i qeverisë sanksionon që përveç 100 hektarëve tokë, e cila përfshin majën e kodrave nga Kepi i Gjuhëzës në Llogora dhe pastaj në malet në lindje të Vlorës, kompania italiane të marrë edhe një "zonë buferike", e cila do të shtrihet së paku 1 mijë metra në secilën anë të aerogjeneratorëve. Për shkak se Gadishulli i Karaburunit është i gjerë 2-3 kilometra, vendimi i jep praktikisht kompanisë italiane të gjithë gadishullin dhe një rrip toke prej dy kilometrash të gjerë përreth të gjithë Vlorës. Sipas vendimit të qeverisë, projekti duhet të realizohet brenda vitit 2014, ndërsa kontrata mund të revokohet në çdo kohë në rast se kompania nuk realizon programin e punimeve.


Përfitimet

Sipas koncesionit të dhënë nga qeveria, e gjithë sipërfaqja e tokës i jepet kompanisë italiane përkundrejt një pagese prej 2 përqindësh të energjisë vjetore të prodhuar aty. Sipas kontratës, 500 MW aerogjeneratorë do të jenë ndarë në 250 kulla me nga 2 MW secila dhe do të japin një prodhim vjetor të energjisë prej 950 milionë kilovatorësh. Nga këto, 2 për qind ose rreth 19 milionë kWh do t‘i paguhen Shqipërisë. Kjo është e barabartë me konsumin ditor të energjisë në vendin tonë. Kontrata me "Enpower" ka një afat prej 30 vjetësh. Kontrata parashikon që "Enpower" të jetë e detyruar t‘i shesë KESH-it 10 për qind të energjisë vjetore, por përkundrejt çmimit të tregut. Energjia e erës kushton tre-katër herë më shumë sesa energjia e prodhuar në burime konvencionale.


Projekti

Projekti për prodhimin e energjisë elektrike nga era në Llogora-Karaburun parashikohet të kushtojë 1.2 miliardë euro. Energjia e prodhuar do të konvertohet në një impiant në Vlorë para se të dërgohet me anë të një linje nëndetare të interkonjeksionit elektrik për në tregun italian. Investitorët italianë financohen nga qeveria e vendit fqinj si për ndërtimin e aerogjeneratorëve, ashtu edhe për shitjen e energjisë së prodhuar nga era me çmim të leverdisshëm. Projekti parashikon ndërtimin e 50 kilometrave rrugë private në Karaburun.

Biznesmenët e Italisë së Jugut kanë ndërtuar impiante masive të prodhimit të energjisë nga era, duke përdorur zakonisht subvencionime nga qeveria italiane. Një muaj më parë, "Financial Times" raportoi se financimet e qeverisë po shkaktonin një situatë absurde, ku shumë aerogjeneratorë ndërtoheshin në vende ku nuk frynte erë e mjaftueshme për të prodhuar energji. Prokuroria e Sicilisë ka hapur hetime aktualisht pasi dyshon se qarqe mafioze kanë shtrirë duart e tyre në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe po përdorin teknikat tradicionale të mafies, kërcënimin dhe ryshfetin për të mbaruar punë shpejt me procedurat burokratike.

Për rastin e Karaburunit, ekspertët paralajmërojnë se ndërtimi i parkut eolik, nga i cili Shqipëria ka shumë pak për të fituar, rrezikon të kthehet në një katastrofë ambientale. Karaburuni konsiderohet si pjesa e fundit e rajonit të Mesdheut që ka mbetur e pastër.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Qershor 2009 13:13
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Shume tragjike i bejne situaten keta gazetaret tane miku im arturm.Per mendimin tim ka nxitim te qellimshem nga ana e Saliut per kete pune.Sigurisht qe kjo kontrate jo pa qellim u nenshkrua 2 muaj para zgjedhjeve.Per mua do ishte me mire qe keta ''mullinjte'' e eres te vendoseshin ne malin e Shashices direkt mbi Ujin e Ftohte,sepse mali ka nje pllaje gati te sheshte e teper te pershtateshme per eolilet e Italise.
Mbase fiton Edvini dhe e anullon kontraten!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Qershor 2009 13:39
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
matrian
arc

Regjistruar: 26/08/2008
Vendbanimi: apollonia.gr
Mesazhe: 72

Normalisht projekte te te tilla, "te tipit eolik per prodhimin e energjise elektrike", jane ne pergjithesi dashamerese persa i perket ambientit"
Persa i perket, si + pse e firmosen kaq shpejt, nuk jam ne gjendje qe te pergjigjem.(edhe se ku vete shumica e perfitimit gjithashtu....)

Por si perfundim, jam shume dakort me sisteme te ketij lloji qe te futen me shume kudo ne bote duke perdorur cilesite e klimes se cdo vendi!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Qershor 2009 18:37
matrian nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė matrian Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me matrian (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: matrian Shto matrian nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto matrian nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Shume tragjike i bejne situaten keta gazetaret tane miku im arturm.Per mendimin tim ka nxitim te qellimshem nga ana e Saliut per kete pune.Sigurisht qe kjo kontrate jo pa qellim u nenshkrua 2 muaj para zgjedhjeve.Per mua do ishte me mire qe keta ''mullinjte'' e eres te vendoseshin ne malin e Shashices direkt mbi Ujin e Ftohte,sepse mali ka nje pllaje gati te sheshte e teper te pershtateshme per eolilet e Italise.
Mbase fiton Edvini dhe e anullon kontraten!


Ato mund ti montojne edhe ne Tepelene ku dihet qe eshte era me e forte ne Shqiperi, pse ne Karaburun/Vlore?

Dhe me e rendesishme, po te behej nje investim shqiptar ku energjia te shkoje e gjitha per qytetaret shqiptare hajde de, po ta japesh me koncesion nje gadishull te tere (per me teper park natyror) per 1 dite energji per Shqiperine mua me duket nje cmenduri, jo nje investim. Po ne te semes te shkonte se do rrinim 1 dite pa drita dhe ndoshta s'do behej qameti.

P.s. Sa per punen e anullimit te kontrates (nqs s'eshte batute) ti e di me mire se une qe kontrata te tilla nuk i anullon me njeri. Me sa anulloi kontraten per petroliferen Sala qe jua premtoi ne fushate. Perkundrazi e bere me te madhe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Qershor 2009 13:50
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

E di miku im se ajo pune ka edhe demshperblim per prishje kontrate.Mua me shqeteson me shume TEC-i me qymyr qe do ndertohet ne tokat qe ka blere Faslliu i Serbise.Nuk e di se ku do t'i coje mijra e mijra tone qymyr te djegur Sali Tropoja.Qymyri vet dhe hiri i tij jane helme per token!!!!!!!Shfrytezimi i energjise ujore mendoj se do te ishte i mjaftueshem per Shqiperine gjer me 2050-n.Por dihet qe Faslliu do ta shesi pronen qe ka blere sa frengu pulen tek ndertuesit e ''Levizjes Karbonare''.Paret dihet qe ndahen,sepse vetem nuk i ha dot gezuar Faslliu Serbise.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Qershor 2009 23:51
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Mua me duket me leverdi. Dmth cmimi i cdo hektari eshte 190 mije kWh.

Krahasojeni kete perfitim, me perfitimin qe kishin qe kishin ndermend shqiptaret per 100 vitet e ardhshme sipas ketij projekti:
Kullotja e 10 gomereve te ushrise per hektar, me prodhim vjetor 1.2 ton bajga. Keto gomere do te benin transportin e nje cete ushtaresh dhe nje oficer madhor ne dite. (not too shabby)

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Qershor 2009 01:46
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:22 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ta gezojne vlonjatet

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.