Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Kriminaliteti ne adoleshence!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
azurro
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Te Diskutojme Se Bashku

NJe fenomen shume negativ dhe prokupues po vrehet kohet e fundit ne shoqerine Shqipetare,ai i kriminalitetit ne moshat e vogla dhe adolishente, dhe ceshte me e keqe se asnje nuk prekupohet seriozish.
Po te shikosh kroniken e zeze te muait te fundit rezulton se krimet me te renda i kane bere grupmoshat nga 14 -19 vjec .Ato jane dhe krimet qe kan lene me shume gjurme ne mendjen e njerzve.Te tilla jan vrasja e nje cobani dhe dy policeve te kryera nga nje 17 vjecar ne Berat,vrasja e nje 20 vjecari dhe plagosja e prinderve nga nje 14 dhe 18 vjecar per motive grabitje ndodhur ne fshatrat e Permetit,vrasja e babait nga nje 18 vjecare ne bashkpunim me nenen e saj ne zonen e Mirdites,plagosje te ndryshme te ndodhura nga kjo grup moshe ne Tirane ose kercenime qe ju bene nje mesuesje te gjuheve te huaja per ngritjen e notes fiktive nga dy nxenes te vitit te dyte me anen e nje letre anonime etj tregon ne menyre alarmante permasat e medha qe po merr krimi adolishent ne shqiperi.
Une medoj se ne menyre urgjente institucionet shtetrore dhe jo shtetrore duhet te mirren me kete fenomen negativ.Te ngrine nje grup pune te perbere kryesishte nga psikologe per te ndjekur kete fenomen qe simbas mendimit tim i ka rrenjet ne vitet 1997 ne kohen e rremujave kur keta adolishent ishin jo me shume se 11 12 vjec.
Gjithashtu nje pune te madhe duhet te bej medja vizive dhe ajo e shkruar duke sensibilizuar opinjonin e mbar vendit
Shkolla eshte nje tjeter konponent ku duhet te luftohet ne menyre te fuqishme ky fenomen.
Por mbi te gjitha keto duhet te qendroje familja, ajo duhet te jete ne pararoje te edukimit te ketij brezi qe ka pesuar trauma gjat perjudhes 97 99 perjudha me e temerrsme qe ka kaluar vendi yne.


Duke u nisur nga sa shkruajta me lart une ftoj te gjith pjestaret e ketij FORUMI ne menyre aktive te marrin pjes ne kete diskutim dhe te shprehin mendimin e tyre se si mund te luftohet ose me thjeshte te parandalohet ky fenomen.

ME MIR VON SE KURRE

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shkurt 2004 20:46
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė azurro Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: azurro Shto azurro nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto azurro nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Mendoj se zanafilla qendron ke ambienti familjar.
Ne familjet shqiptare, eshte shume veshtire qe femijet 14-18 te vazhdojne rrjedhen e tyre normale te zhvillimit psiko-social. Prinderit dashur pa dashur percjellin tek femijet ate qe nuk i takon moshes se tyre. Diskutohen pa teklif problemet ekonomike, disfunksionet mes bashkeshorteve ne syte e femijeve. Ata rriten te frustruar dhe marrin persiper hallet e prinderve. Nuk mendojne per problemet e moshes se tyre, shkollen, por si mund ti behen krahe prinderve. Ky eshte nje shembull qe duket edhe nga femijet qe shesin rrugeve paketa, duke braktisur shkollen, dhe prinderit ndihen te kenaqur qe femijet kaq te vegjel po nxjerrin lekun ne menyren e tyre. Mendojne si mund te fitojne nepermjet dinakerise dhe si tia dalin ketij realiteti te veshtire, duke u bere mese te sofistikuar qe ne kete moshe drejt anormalitetit pa e kuptuar.
Ne nje emision televiziv, kishin ftuar mesues shkolle, punonjes sociale, psikologe ne lidhje me problemet e adoleshenteve. Shume prej tyre diskutonin per keshillimin e nxenesit. Nuk degjova te flitej per te keshilluar prindin. Mendoj se puna me e madhe duhet bere me ta. Shume prinder nuk dine si edukohet sot femija i tyre. Prej streseve dhe veshtiresive ekonomike, sociale ne familje, ata nuk dine te edukojne ne menyren e duhur. Cdo gje e arrijne ke femija pa konsensus, me dhune, dhe jo ne pak raste ka ndodhur qe femija te arrije deri sa te vrase prindin. Ose perdorin modele universale edukimi, duke harruar se cdo femije eshte unik, dhe keto probleme sot jane te ndryshme nga ato qe kane perjetuar breza te meparshem prinderish. Vlerat brenda familjes jane kthyer ne antivlera, dhe nuk po dijne me kujt normave dhe ne cfare mase ti permbahen.
Ne cdo zenke prind-femije, femija arrin te bluaje ne mendje per nje kohe te gjate urrejtjen.
Me pare ekzistonte nje bashkepunim serioz mes mesuesit dhe prindit per problemet e nxenesit. Mendoj se sot ka ardhur duke u zbehur ky bashkepunim. Duhen bere reforma ne shkolla, duke ndritur grupe me psikologe dhe punonjes sociale per takime te vazhdueshme me prinder (keshillim ne grup), per mosbrakstisjen e shkolles nga ana e femijeve, dhe zhvillimin psiko-emocional te tyre. Edhe mesuesit duhet te jene me te komunikueshem, duke jua bere procesin mesiomor adoleshenteve me interesant, qe ata mos i largohen shkolles.
Nese impenjimi kryesor i kesaj moshe do te jete edukimi (shkolla), ka me pak gjasa qe femijet te devijojne nga normaliteti.

Mendoj se familjet shqiptare dhe anetaret e tyre ndodhen ne krize te thelle psiko-sociale. Dhe sistemi arsimor e mesuesit kane mangesira ne metodiken dhe teknikat e edukimit.

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Modifikuar nga ENISS datė 23/02/2004 ora 15:24

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shkurt 2004 11:36
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ENISS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ENISS't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ENISS Shto ENISS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ENISS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Kriminaliteti ne adoleshence!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.