Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Moto GP > Moto Gp, ndryshimet dhe protagonistėt e 2004-s
Si mendoni, cili do te fitoj kampionatin boteror ne Moto Gp kete sezon!!!
Ky sondazh ėshtė i mbyllur.
Sete Xhibernau (Spanjė) Honda. 0 0%
Loris Kapirosi (Itali) Ducati. 0 0%
Maks Biaxhi (Itali) Honda. 0 0%
Valentino Rosi (Itali) Yamaha. 2 100.00%
Gjithsej: 2 votime 100%
 Sondazhi është mbyllur më 1 Janar 2005, ora 04:19  (260 ditë pas hapjes) [Modifiko Sondazhin (vetėm moderatorėt)]

  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Moto Gp, ndryshimet dhe protagonistėt e 2004-s

Për këtë sezon, federata e motoçiklizmit do të bëjë ndryshime të tjera në rregulloren e këtij sporti.


Klasi Moto Gp vazhdon të ndryshojë. Popullariteti i këtij sporti sa vjen e rritet me kalimin e viteve. Federata e këtij sporti ka vendosur të bëjë një sërë modifikimesh në rregullore edhe për këtë sezon. Një nga më të dukshmet është ajo e vijës së nisjes. Tashmë në një vijë nisjeje do të jenë 3 pilotë dhe distanca mes tyre do të jetë më e largët. Gjithashtu, do të ketë edhe një ndëshkim të ri për pilotët, pra do të ketë një kalim në vijën e bokseve të pilotëve, nëse vihet re ndonjë parregullsi gjatë garës. Ky ndëshkim i ri është "kopjuar" nga ndëshkimi i Formulës 1 "drive throught". Pra, piloti i ndëshkuar do të kalojë në vijën e bokseve me një shpejtësi të kufizuar minimalisht. Shumë bujë bëri "parregullsia e Valentino Rosit në garën e Anglisë në sezonin 2003. Sipas komisarëve, ai parakaloi në momentin kur valëvitej flamuri i verdhë. Që nga ky sezon do të jetë e mundshme që të "pendohesh", të ngresh dorën, të ulësh shpejtësinë që të parakalohesh sërish nga piloti që mund të kesh parakaluar më përpara. Megjithatë, si ndëshkim do të përdoret kalimi në vijën e bokseve dhe nuk do të hiqen më 10 sekonda. Në fund mund të përmendim edhe ndryshimin që është bërë në rast se bie shi. Nëse ndodh kështu, gara do të ndërpritet dhe do të fillojë më pas sërish.

Valentino Rosi (Itali) Yamaha. Vjeç 25 (ka lindur më 16 shkurt 1979)
Motori: Yamaha M1.
Debutimi në gara: 1996 (125cc).
Pjesëmarrje në gara: 124.
Gara të fituara: 59 (12 në 125cc, 14 në 250cc, 33 në 500cc/MotoGP)
Sezonin e shkuar e përfundoi në vendin e parë, me 357 pikë. Fitoi 8 gara.
Tituj kampionë bote: 1997 (125cc), 1999 (250cc), 2001
(500cc) 2002, 2003 (MotoGP).
Nëse do të arrijë të fitojë edhe në këtë sezon titullin kampion, Rosi do të cilësohet piloti më i mirë në historinë e motoçiklizmit. Në këtë sezon ai ka kaluar nga skuadra kompetitive Honda tek Yamaha. Megjithëse kjo e fundit nuk njihet si një skuadër e nivelit të Hondës, testimet dimërore që ka zhvilluar Pesarezi kanë treguar se motori është përmirësuar ndjeshëm dhe është i gatshëm për të fituar.

Sete Xhibernau (Spanjë) Honda. Vjeç 31 (Ka lindur më 15 shkurt 1972).
Motori: Honda RCV.
Debutimi në gara: 1992.
Pjesëmarrje në gara: 126.
Gara të fituara: 5 (të gjitha në 500cc/MotoGP).
Sezonin e shkuar e përfundoi në vendin e dytë, me 277 pikë. Fitoi 4 gara.
Tituj kampionë bote: asnjë.
Në sezonin e shkuar ishte një nga rivalët më të mëdhenj të Rosit për fitimin e titullit kampion. Pra, ai u konsiderua piloti i parë pas vdekjes së shokut të tij të skuadrës Daizhiro Katos në garën e Suzukës në Japoni. Eshtë cilësuar piloti më i shpejtë në pistë të lagur. Edhe në këtë sezon, spanjolli do të jetë në luftë për titullin kampion.

Maks Biaxhi (Itali) Honda. Vjeç 32 (ka lindur më 26 korrik 1971)
Motori: Honda RCV
Debutimi në gara: 1991 (250cc).
Pjesëmarrje në gara: 181.
Gara të fituara: 41 (29 në 250cc, 12 në 500cc/MotoGP).
Sezonin e shkuar e përfundoi në vendin e tretë, me 228 pikë. Fitoi 2 gara.
Tituj kampionë bote: 1994,1995,1996,1997 (të gjitha në klasin 250cc)
Një nga pilotët më të mirë në botë, nëse motori i përgjigjet ashtu si do ai. Në 2 sezonet e fundit nuk ka arritur të tregojë ende më të mirën e tij. Nuk është përballur asnjëherë vetëm për vetëm me Rosin. Sfida më e ashpër e tyre daton në qershor të vitit 2001 në garën e Barcelonës.

Loris Kapirosi (Itali) Ducati. Vjeç 31 (ka lindur më 4 prill 1973)
Motori: Desmoseidici GP4
Debutimi në gara: 1990 (125cc).
Pjesëmarrje në gara: 200.
Gara të fituara: 23 (8 në 125cc, 12 në 250 cc, 3 në 500cc/MotoGP).
Sezonin e shkuar e përfundoi në vendin e katërt, me 177 pikë. Fitoi 1 garë.
Tituj kampionë bote: 1990,1991 (125cc), 1998 (250cc).
Kapirosi ka zhvilluar një sezon shumë të mirë vitin që kaloi me Ducatin. Ai ka qenë piloti i vetëm në sezonin 2003 që nuk garonte me motor Honda dhe ka fituar 1 garë. Duket se për këtë sezon motori i ri Desmoseidici është përmirësuar ndjeshëm.

Nik Haiden (SHBA) Honda. Vjeç 22 (ka lindur më 30 qershor 1981)
Motori: Honda RCV.
Debutimi në gara: 2003 (Moto Gp).
Pjesëmarrje në gara: 16.
Gara të fituara: asnjë.
Sezonin e shkuar e përfundoi në vendin e pestë, me 130 pikë.
Tituj kampionë bote: asnjë.
Kampioni i sezonit 2002 në kategorinë AMA, vitin që shkoi debutoi në kategorinë Moto Gp. Rezultatet e tij në këtë vit të parë ishin vërtet shumë të mira. Një fakt tjetër që tregon talentin e tij, janë vendet në podiumet që ka arritur në 4 garat e fundit.

Troi Beilis (Australi) Ducati. Vjeç 35 (ka lindur më 30 mars 1969)
Motori: Desmoseidici GP4.
Debutimi në gara: 1997 (250cc).
Pjesëmarrje në gara: 17.
Gara të fituara: asnjë.
Sezonin e shkuar e përfundoi në vendin e gjashtë, me 128 pikë.
Tituj kampionë bote: 2001 (Superbike).
Australiani duket se ka qenë i zhgënjyer nga sezoni i tij i parë në klasin Moto Gp. Në garën e tretë të sezonit Beilis arriti të ngjitej në podium. Gjithsesi, vlerësohet shumë si pilot dhe premton për këtë sezon.

Karlos Çeka (Spanjë) Yamaha. Vjeç 31 (ka lindur më 15 tetor 1972)
Motori: Yamaha M1.
Debutimi në gara: 1993 (125).
Pjesëmarrje në gara: 152.
Gara të fituara: 2 (të dyja në klasin 500cc).
Sezonin e shkuar e përfundoi në vendin e shtatë, me 123 pikë.
Tituj kampionë bote: asnjë
Në sezonin e shkuar nuk arriti të ngjitej asnjëherë në ndonjë podium. Për herë të parë që nga sezoni 1996. Ka pasur shumë probleme mekanike me motorin. Tashmë renditet ndër pilotët e dorës së dytë, pasi nuk ka arritur asnjëherë të rivalizojë Rosin, në asnjë garë.

Aleks Barros (Brazil) Honda. Vjeç 33 (lindur më 18 tetor 1970)
Motori: Honda RCV.
Debutimi në gara: 1986 (80cc).
Pjesëmarrje në gara: 225.
Gara të fituara: 6 (të gjitha në 500cc/Moto Gp).
Sezonin e shkuar e përfundoi në vendin e nëntë, me 101 pikë.
Tituj kampionë bote: asnjë.
Një nga pilotët më me eksperiencë në garat me motorë. Barros ka kaluar 13 vjet të jetës së tij në garat me motorë. Ka arritur të fitojë 2 nga 4 garat e fundit në sezonin 2002 me Honda RCV. Eshtë rikthyer në këtë sezon te Honda pas një viti zhgënjyes te Yamaha.

Kolin Eduards (SHBA) Honda. Vjeç 30 (ka lindur më 27 shkurt 1974)
Motori: Honda RCV
Debutimi në gara: 2003 (MotoGp)
Pjesëmarrje në gara: 16
Gara të fituara: asnjë.
Sezonin e shkuar e përfundoi në vendin e 13?të, me 62 pikë.
Tituj kampionë bote: 2000, 2002 (të dyja në klasin Superbike).
Tornadoi nga Teksasi, vitin që shkoi, debutoi në klasin Moto Gp. Vitin që kaloi garoi me Aprilian, ndërsa në këtë sezon ka kaluar tek Honda. Me këtë skuadrën e fundit ka fituar të 2 titujt kampionë në kategorinë Superbike.

Neil Hoxhson (Angli) Ducati. Vjeç 30 (ka lindur më 20 nëntor 1973)
Motori: Desmoseidici.
Debutimi në gara: 1992 (125cc).
Pjesëmarrje në gara: 42.
Gara të fituara: asnjë.
Sezonin e shkuar e përfundoi sezonin në klasin Superbike në vendin e parë, me 489 pikë.
Tituj kampionë bote: 2003 (Superbike).
Hoxhsoni do të provojë në këtë sezon të mbajë ritmin e vitit që shkoi në Superbike. Gjatë testimeve dimërore, rezultatet e tij kanë qenë shumë të mira. Shpreson ta përfundojë këtë sezon të ri brenda 10 pilotëve më të mirë.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2004 10:11
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:33 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Moto GP > Moto Gp, ndryshimet dhe protagonistėt e 2004-s

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.