Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > BOTA SOT-ngjarje nderkombetare
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

dy ngjarjet me te rendesishme te dites

Kapja e njërit prej drejtuesve kryesorë të Al-Kaidës dhe vota e parlamentit të Turqisë kundër lejimit të vendosjes së trupave amerikane në këtë vend, janë dy temat kryesore që trajton shtypi ndërkombëtar sot.
Vota e parlamentit të Turqisë duket se ka goditur rëndë planet e administratës Bush për të hapur një front verior kundër Irakut, shkruan e përditshmja amerikane Nju Jork Times. Parlamentarët turq votuan kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e 62 000 trupave amerikane në kufi me Irakun. Si Ankaraja dhe Uashingtoni zyrtar kanë qenë të bindur për votën pozitive, çka duket në faktin se në portet turke po presin anije amerikane të cilat transportojnë pajisje ushtarake. Ndërkaq Uashingtoni, pas dy javë bisedimesh i ka ofruar Turqisë një ndihmë të konsiderueshme ekonomike në rast të luftës në Irak. Një zyrtar i lartë i Pentagonit i cituar nga gazeta, thotë se ushtria amerikane do të mund të veprojë ushtarakisht kundër Irakut edhe pa ndihmën e Turqisë, ndonëse analistët thonë se kjo është shumë e vështirë. Kryeministri turk dhe kryetari i partisë në pushtet kanë shprehur habinë e tyre për rezultatet e votimit. Megjithatë duket se kjo është pasojë e kundërshtimit të opinionit publik; 9 në 10 turq kundërshtojnë luftën. Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë se ne respektojmë vendimin i cili është rezultat i lojës demokratike. Zyrtarët në Pentagon thonë se gjenerali Tommy Franks, drejtuesi i trupave në Gjirin Persik po shikon mundësi të tjera për sulmet ushtarake, përfundon Nju Jork Times.
Ndërkaq një tjetër e përditshme amerikane Uashington Post, thotë se Khalid Sheik Mohammed, i kapur dje në Pakistan, është truri i Al-Kaidës dhe hartuesi kryesor i sulmeve të 11 shtatorit. arrestimi nga forcat amerikane dhe pakistaneze i Mohammed është cilësuar si një hap gjigand në luftën kundër terrorizmit dhe një goditje morale për gjithë Al-Kaidën. Gazeta shkruan se kjo është tërmet për të gjitha celulat e Al-Kaidës kudo që ndodhen. Dhe kjo pasi Mohammed njeh identitetin dhe vendosjen e gjithë operativëve të rrjetit në botë. Mohammed, 37 vjeçar, i cili është diplomuar në universitetin e Karolinës së Veriut, ka njohuri edhe për planet e sulmeve të ardhshme terroriste. Zyrtarët amerikanë të inteligjencës thonë se përparësia kryesore mbetet të merret vesh çfarë di Mohammed mbi mundësinë e sulmeve të ardhshme, përfundon Uashington Post.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2003 09:47
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Ngjarje e dites ne Arenen NDerkombetare.

Nje tjeter ngjarje e rendesishme shte dhe aj qe lidhet me vrasjen e nje shkencetari britanik
Me poshet mund te lexoni artikullin e plote.

Shkencëtari i armëve bakterologjike u gjend i vdekur pasi u gjend në mes të një debati për luftën në Irak
Një shkencëtar britanik dhe njëkohësisht këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes, David Kelly është vrarë për shkak të luftës në Irak. Kjo ngjarje është rrjedhoja e debateve të pasluftës që kanë shpërthyer në qarqet perëndimore në lidhje me justifikimin e ndërhyrjes ushtarake në Irak. Ai u zhduk ditën e enjte, ndërsa kishte dalë nga shtëpia për një shëtitje. Kufoma e doktor Kelly u gjet një ditë më pas dhe u identifikua nga bashkëshortja e tij. Ndërsa hetuesit britanikë po hetojnë pistat për një vrasje të mundshme apo për një vetëvrasje, gishti tregues është drejtuar ndaj zotit Campbell, drejtor i komunikimit në zyrën e kryeministrit Toni Bler dhe ndaj BBC-së, (British Broadcast Corporation) korporatës transmetuese britanike. Ky ekspert ishte paraqitur nga Ministria britanike e Mbrojtjes si “burim” i mundshëm i një gazetari të BBC-së, i cili kishte theksuar se dosja për armët irakiane të shkatërrimit masiv ishte “fryrë” nga qeveria britanike për të justifikuar luftën. Pas kësaj ai u mor në pyetje për rreth 30 minuta nga një komitet parlamentar për të treguar në lidhje me takimin që ai kishte kryer me gazetarin e BBC-së, Andrew Gilligan. Para këtij komiteti dr. Kelli mohoi se ai ishte burimi kryesor i njoftimit të Andrew Gilligan se “qeveria e kishte rishikuar dosjen duke ekzagjeruar kërcënimin që vinte nga Iraku”. Familja e tij citohet të ketë thënë se David kishte qenë shumë i stresuar pas këtij takimi dhe në përgjithësi me gjithë drejtimin që po merrte çështja me karakter kombëtar.
Kush duhet të fajësohet, qeveria apo BBC-ja?
Ndërkohë Campbell, drejtori i zyrës së komunikimit të zyrës së Toni Blerit, që ka hapur debatin me BBC-në në lidhje justifikimin e luftës në Irak, është kthyer nga Uashingtoni dhe është shokuar kur ka marrë vesh ngjarjen. Por ai nuk ka njoftuar se do të japë dorëheqjen pasi sipas kolegëve të tij nuk ndien se ka bërë ndonjë gjë gabim. Por sipas zyrës së “Downing Streeet”, “kjo tragjedi tregon se diçka po shkon shumë keq, mes kulturës politike dhe asaj mediatike”. Në lidhje me ngjarjen një zëdhënës i BBC-së u shpreh: “Ne jemi thellësisht të shokuar dhe të hidhëruar për atë që ndodhi dhe ne i shprehim keqardhjen tonë familjes së shkencëtarit 59 -vjeçar. Ndërsa Robert Jackson, deputet në zonën e David Kelly tha se nëse ai ka kryer vetëvrasje atëherë duhet të fajësohet BBC-ja. Korporata duhet të konfirmonte që Doktor Kelly nuk ishte burim informacioni menjëherë pasi komiteti parlamentar arriti në këtë përfundim tha ky deputet. Sipas një prej miqve të ngushtë të Kelly, shkencëtari mendonte se ai ishte burimi kryersor pas shkrimit të shkruar nga Gilligan për BBC-në. Sipas këtij burimi, gazetarit Mangold, “Kelly e ndiente se ishte burimi më i madh i Gilligan. Me sa mbaj mend unë, gazetari i BBC-së Andrew Gilligan u shpreh se ai kishte folur me një ekspert të armëve të shkatërrimit në masë dhe ata u takuan në një hotel në Londër. Sipas meje, ai mund të ishte David Kelly”. Ndërkohë anëtarët e komitetit të Ministrisë së Jashtme këmbëngulin se besonin te deklarata e David Kelly se ai nuk ishte burim i BBC-së. Ndërkohë ky stacion mediatik i kishte kërkuar Mr Gilligan të tregonte emrin e burimit. Artikulli i shkruar nga Gilligan, citonte një prej ekspertëve të zbulimit të armëve të shkatërrimit në masë, sipas të cilit, qeveria e Blerit së bashku me agjencitë e zbulimit kishin përgatitur një raport mbi baza jo të vërteta për rrezikshmërinë e madhe të armëve që kishte Iraku, për të justifikuar luftën. Kjo shkaktoi një debat mes qeverisë “Bler” dhe BBC-së, viktimë e të cilit mendohet se është Devid Kelly.
Portret
Kush ishte Doktor Kelly
Ka lindur në Rhondda Valley dhe që në fillim i është dedikuar shkencës. Ka studiuar për bakterologjinë në Universtitetin “Leeds”, më pas ka marrë doktoraturë në Oksford dhe më pas hyri në Institutin e Oksfordit për Mikrobiologjinë si ekspert i pesticideve biologjike. Në moshën 60 -vjeçare iu ofrua një post në lidhje me mirëqenien biologjike në laboratorin kimik dhe biologjik të Britanisë, “Porton Down”. Si inspektori pionier i armëve, ai ka zbuluar programin sekret të antraksit të Sadam Huseinit. Doktor Kelly drejtoi ekipin e parë të inspektorëve të OKB-së për armët biologjike në Irak në vitin 1991, duke zbuluar një fabrikë që kishte prodhuar antraks të mjaftueshëm për të mbushur një sërë raketash “Skud”. Duke qenë nga më të besuarit e Ministrisë britanike të Mbrojtjes ai është përdorur për t’u marrë intervista shkencëtarëve irakianë duke mbledhur një informacion sekret për zbulimin. Duke punuar shumë për Irakun, ai u kontaktua nga shumë gazetarë, të cilët e pyesnin atë për shumë paqartësi në lidhje me kompleksitetin e mikrobiologjisë. Në kuadër të këtyre kontakteve, ai ka pranuar të takojë edhe korrespondentin e mbrojtjes të BBC-së Gilligan, pak pas luftës në Irak në një hotel në Londër më 22 maj.
Ai ishte i martuar, baba i tre vajzave. Ata që kanë punuar me dr. Kellin e përshkruajnë atë si një person që donte gjithmonë të rrinte në hije. Por ish-inspektori i butë i armëve u vendos krejt papritur në qendër të një mosmarrëveshje të hidhur midis qeverisë britanike dhe BBC-së.
Bler: Vrasja e Dr. Kelly një tragjedi
Vdekja e shkencëtarit të qeverisë britanike për armët bakterologjike ka tronditur autoritetet vendase. Kryeministri britanik Toni Bler deklaroi dje në Tokio se vdekja e mistershme e një eksperti qeveritar për armët bakterologjike ishte “një tragjedi e tmerrshme”, por se një hetim i pavarur do të mund të jepte mundësi të përcaktoheshin faktet lidhur me një çështje që është në qendër të një polemike për angazhimin e Britanisë së Madhe në luftën në Irak. “Jam shumë i trishtuar për David Kelly dhe familjen e tij. Ai ka punuar shumë për vendin e tij në të kaluarën dhe jam i sigurt se do të vazhdonte ta bënte këtë edhe në të ardhmen”, -tha Bler gjatë etapës së parë të një turneu prej gjashtë ditësh që ai po bën në Azi. “Tani, megjithatë, do të zhvillohet një proces i rregullt dhe një hetim ndërkombëtar në formën e duhur dhe mendoj se kjo do të japë mundësi të përcaktohen faktet”, -shtoi ai. “Shpresoj se ne mund t'i lemë mënjanë spekulimet, pohimet dhe mohimet dhe të japim mundësi që ky proces të vazhdojë”. “Ndërkohë, ne të gjithë, politikanë dhe media, duhet të tregojmë respekt dhe përmbajtje”, -tha ai.

Box/ Pista e hetimit
David Kelly është vetëvrarë?!
Policia po shqyrton të gjitha pistat e mundshme të vdekjes së David Kelly, megjithëse më e diskutueshme është që ai të ketë vrarë veten. Këtë gjë e ka deklaruar dhe bashkëshortja e tij në një intervistë për “New York Times.
Bashkëshortja e Kelly thotë në këtë intervistë se kishte marrë konfirmimin e policisë se trupi i gjetur ishte ai i bashkëshortit të saj, dhe se hipoteza e vetëvrasjes vazhdonte të qëndronte. Sipas Jan Kelly, bashkëshorti i saj punoi të enjten në mëngjes për “Foreign Office”, u dërgoi disa e-mail-e miqve të tij, pastaj doli të shëtiste “si zakonisht”. Ajo shtoi se nuk kishte dyshuar aspak se David Kelly mund të mendonte të vriste veten, edhe pse ai “ai kishte patur shumë stres, ashtu si të gjithë ne”, -tha ajo. Në mesnatën e së enjtes, njëra nga tre vajzat e viktimës kishte lajmëruar policinë për zhdukjen e të atit. Policia e gjeti trupin e David Kelly në një park të vogël, jo shumë larg shtëpisë së tij. Kufoma ishte nën disa pemë, kështu që sipas burimeve policore është e pamundur që ai të jetë vetëvarur. Gjithashtu përjashtohet totalisht përdorimi i ndonjë overdoze ose përdorimi i një arme për të vrarë veten. Po kështu policia thotë se përjashtohet një vdekje natyrale e 59 -vjeçarit. Hetuesit kanë marrë nga shtëpia e Kelly kompjuterin dhe disa dosje, megjithëse nuk bëhet e ditur nëse ai kishte lënë ndonjë mesazh në letër.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Modifikuar nga Enri datė 21/07/2003 ora 00:00

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Korrik 2003 12:14
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Hetime pėr korrupsion nė BE

Korrupsioni arriti deri ne dyert e BE-se

Lexoni ne vazhdim.

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Presidentit të Komisionit Evropian, Romano Prodi, që të përgjigjet lidhur me dyshimet për skandale mashtrimi në rritje në të cilat janë përfshirë zyrtarë të lartë të ekzekutivit.

Kërkesa e Parlamentit Evropian është pjesë e hetimeve të përgjithshme për llogari sekrete bankare dhe kontrata false në zyrën e statistikave të Komisionit Evropian.

Mendohet se fonde që kapin miliona euro janë zhdukur.

Komisioni Evropian thotë se nuk kishte dijeni për pretendimet lidhur me mashtrimet financiare deri ne maj, kur gazetat publikuan holësitë e nje humbjeje në shkallë të gjerë në një sipërmarrje të pazbuluar nga hetuesit.

Që prej asaj kohe tre drejtues të lartë të Eurostat-it, zyrës së statistikave të BE-së, janë pezulluar nga puna në pritje të ndërmarrjes se masave të mëtejshme disiplinore.



Hetime


Komisioneri Adiministrativ i BE-së, Neil Kinnock, ka vënë në dukje se deri në vitin 1999, kishte një praktikë relativisht të gjerë për hapjen e llogarive bankare sekrete dhe ilegale.

Zoti Kinnock tha para një komisioni parlamentar të mërkurën se kishte të dhëna se kjo praktikë e dënueshme po vazhdonte.

Si rezultat, ai kishte urdhëruar ndërmarrjen e një hetimi të menjëhershëm në departamentet e tjera të Komisionit.

Ky pohim e nxiti Parlamentin Evropian që të thërrasë për pyetje të mëtejshme zotin Prodi.

Ai e mori detyrën në vitin 1999 pasi komisioni i mëparshëm kishte dhënë dorëheqjen pas akuzave për keqpërdorim fondesh.

Në atë kohë zoti Prodi premtoi "tolerancë zero" ndaj mashtrimeve.

Kurse ne qahemi se kemi "pakez" korrupsion ne Shqiperi...

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Korrik 2003 00:57
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Zėdhėnėsi i Al-Kaedės nė Iran

Autoritetet në Kuvajt thanë se një prej më të kërkuarve, i dyshuar si zëdhënësi i rrjetit të Al-Kaedës, Abu-Ghaith po mbahet në arrest në Iran.


Agjencia zyrtare kuvajtiane e lajmeve KUNA, tha se qeveria e Kuvajtit ishte kontaktuar nga Teherani lidhur me ekstradimin e personave të kërkuar që kanë qënë rezident në Kuvajt.

Ministri i Brendshëm kuvajtian citohet të ketë thënë se nuk ka ndërmend të kërkojë ekstradimin e Abu-Ghaithit nga Irani, pasi atij i ishte hequr prej kohësh nënshtetësia kuvajtiane.

Irani deklaroi në qershor se po mbante në izolim një numër personash të dyshuar si anëtar të Al-Kaedës, por ka identifikuar vetëm disa prej tyre.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Korrik 2003 01:00
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

vdekja e inspektorit te armve, goditje e re per qeverine britanike

Kryeministri britanik Tony Blair, tashmë nën presion publik për shkak të rolit të tij në udhëheqjen e luftës në Irak, mori edhe një goditje tjetër, kur policia zbuloi trupin e shkencëtarit për të cilin dyshohej të kishte qenë burim i raportimeve kundërthënëse gazetare se qeveria i kishte "krehur" informatat rreth programit irakian të armatimit.
_____________________________________

Kryeministri britanik Tony Blair u godit fort me vdekjen e ekspertit për armatim, i përfshirë në kundërhtëniet nëse qeveria i kishte zmadhuar informacionet që bënin fjalë për armët irakianë të shkatërrimit në masë.
Policia britanike tha se trupi i gjetur në Harrowdown Hill, është i këshilltarit të ministrisë së mbrojtjes David Kelly. Zëdhënësi i policisë David Purnell tha se trupi i gjetur u krahasua me përshkrimin e Kellyt, por paralajmëroi se nevojitet kohë deri në identifikimin përfundimtar.
"Identifikimi zyrtar i trupit që gjetëm në Harrowdown Hill nuk do të kryhet as nesër, por ajo që mund të them është se përshkrimi i këtij burri të gjetur këtu, përputhet me përshkrimin e dr. David Kelly-t", tha Purnell.

Gruaja e David Kelly-t, Janice i tha "New York Times" se policia tashmë ka ardhur në përfundim se vdekja e tij është vetëvrasje dhe e ka lutur atë të mos i bisedojë me gazetarët detajet e vdekjes së burrit të saj.
59 vjeçari David Kelly, u citua si burim i mundshëm i një raporti kontestues në radiotelevizionin publik BBC, për armët irakiane të shkatërrimit në masë. Kelly u zhduk të enjten pasdite, pasi i tha familjes së tij se po dilte në shëti. Dje, Blair u informua se trupi i Kellyt është gjetur, derisa po udhëtonte për në Japoni. Ai foli para gazetarëve në kryeqytetin japonez.
"Kjo është tërësisht një tragjedi e tmerrshme. Jam krejtësisht i pikëlluar për David Kellyn, dhe familjen e tij. Ai ishte një nëpunës i mirë, që në të kaluarën bëri shumë gjëra të mira për vendin e tij, dhe jam i sigurtë se do të bënte po kështu edhe në të ardhmen", u shpreh Blair,

Më vonë në konferencën për gazetarë bashkë me kryeministrin japonez Junichiro Koizumi, Blair nuk iu përgjigj pyetjes nëse i kishte duart e pastra dhe nëse mund të jepte dorëheqje. Ai gjithashtu kundërshtoi të rrëfejë nëse sekretari i tij i mbrojtjes Geoff Hoon, apo strategu i tij për media Alastair Campbell kanë ofruar dorëheqje.

"Do të ketë hetime të plota dhe të pavarura. Mendoj se ne duhet të gjykojmë pasi t'i kemi faktet dhe mendoj se ndërkohë ne duhet të tregojmë respekt dhe të përmbahemi", thote Blair.
Blair gjithashtu ftoi mediat dhe politikanët britanikë t'i shmangen "spekulimeve deklarimeve dhe kundërdeklarimeve. Por, lideri i konzervativëve opozitarë, Ian Duncan ftoi Blairin të shkurtojë udhëtimin e tij në Azi dhe të kthehet menjëherë në Londër.

"Po të isha unë kryeministër, besoj se do të shkurtoja vizitën dhe do të kthehesha në shtëpi. Këto ditë ka shumë cështje që duhet shtruar dhe mendoj se po të isha kryeministër, do të kisha dashur të kthehesha për t'u marrë me to".

Në fillim të kësaj jave Kelly qe akuzuar nga parlamentarët pasi ai pranoi në ministrinë e mbrojtjes se ai ka folur me një gazetar të radiotelevizonit publik BBC, lidhur me programet e armëve biologjike dhe kimike të Irakut.
Media britanike citojnë gruan e Kellyt të thotë se ai ka qenë nën një stres të konsiderueshëm, duke dëshmuar para një komiteti parlamentar dhe se ai nuk e kishte ndier veten mirë pas dëshmisë. Anëtari i komitetit për marrëdhënie me jashtë, Andrew Mackinlay, kërkoi falje për cfarëdo stresi që mund të kishte shkaktuar, duke e marrë në pyetje Kellyn.
Ministri britanik i mbrojtjes pranoi se Kelly i kishte shkelur rregullat e shërbimit civil që të mos kishte kontakte të paautorizuara me shtypin, por ai tha se tashmë kjo kishte marrë fund. Ai, gjithashtu i mohoi sugjerimet se eksperti i armatimit mund të ishte kërcënuar me pezullim apo largim nga puna, pasi kishte pranuar se ka folur me gazetarët.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Korrik 2003 11:07
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Konfirmohet vrasja e djemve tė Sadam Huseinit

Komandanti i koalicionit amerikan në Irak tha dje se djemtë e Sadam Huseinit, Udei dhe Kusei ishin vrarë. Të shtënat e armëve kërcitën nëpër rrugët e Bagdadit dje vonë me sa duket në reagim të vrasjes së djemve të Sadam Huseinit, Udei dhe Kusei, që u njoftuan nga një gjeneral i lartë amerikan.

Gjeneral-lejtnanti i ushtrisë amerikane, Ricardo Sançez, tha se dy djemtë e Sadamit ishin mes 4 personave, të cilët u vranë në një betejë të ashpër, që zgjati 6 orë, në qytetin Mosul të Irakut verior.

“Ne kemi përdorur burime të ndryshme për të identifikuar individët e vrarë. Ata kundërshtuan të arrestoheshin, ata kundërshtuan përpjekjet e forcave të koalicionit që t’i arrestonin ata dhe u vranë nga të shtënat që pasuan dhe gjatë sulmeve kundër banesës.”

Gjenerali Sançez tha se trupat amerikane të divizonit të 101 të Forcave amerikane, pasi morën informatën e një irakiani, përdorën raketa dhe armë për të vërshuar në një vilë, ku mendohej se po takoheshin zyrtarë të lartë të partisë Baath. Gjenerali Sançez tha se operacionet për kërkimin e Sadam Huseinit vazhdojnë.

“Ne vazhdojmë të mbetemi të përqëndruar në gjetjen, vrasjen ose kapjen e të gjithë anëtarëve me rëndësi në listën e të kërkuarve.”

Gjenerali Sançez tha se trupat e dy djemve të Sadam Huseinit ishin në gjendje për t’u identifikuar edhe para se të bëhen analizat e ADN-së, të cilat tashmë kanë filluar.

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Bush kishte mbetur i kënaqur kur mësoi rreth operacionit të sukseshëm ushtarak kundër dy djemve të Sadam Huseinit. Reagimi fillestar i Shtëpisë së Bardhë nuk ishte i bujshëm dhe u bë në formën e një deklarate të shkurtër me shkrim.

U duk qartë se ky ishte një lajm i mirëpritur nga Shtëpia e Bardhë. Por presidenti Bush dhe ndihmësit e tij vendosën tia linin Pentagonit të gjithë meritën e këtij operacioni të sukshëm dhe njoftimin e hollësive rreth ngjarrjeve të fundit.

Disa orë pasi një gjeneral amerikan tha se Udei dhe Kusei ishin vrarë, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë vetëm me një paragraf.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, tha se dy vëllezërit Husein ishin përgjegjës për krime të pafunda të kryera kundër popullit irakian dhe nuk mund të lënë më një hije urrejtjeje mbi Irak, siç u shpreh ai.

Presidenti Bush nuk është parë në publik që kur u bë i ditur ky njoftim. Ai u informua lidhur me operacionin ushtarak në qytetin irakian të Mosulit nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, nëpërmjet 2 telefonatave.

Ishte shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Andrew Card, i cili iu përgjigj telefonatës së parë nga Pentagoni, i cili konfirmoi vdekjen e Udeit dhe Kuseit. Zëdhënësi McClellan tha se kur iu dha ky njoftim presidenti uroi trupat amerikane dhe agjentitë e zbulimit, që morën pjesë në këtë operacion.

Zeri i Amerikes

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Korrik 2003 14:44
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Dėshton grushti i shtetit nė Filipine

Pas negociatava maratonë mes zyrtarëve të qeverisë dhe 296 ushtarakëve, merr fund rebelimi në Manila.

Ushtarakët akuzonin qeverinë se po nxiste sulmet terroriste në vend. Presidentja Arroyo: Fundi i krizës, triumf i demokracisë

MANILA - Presidentja e Filipineve Gloria Arroyo njoftoi dje se rreth 300 ushtarakë rebelë, që mbanin të pushtuar qendrën e lagjes financiare të kryeqytetit, pranuan në kthehen në kazermat e tyre, duke i dhënë fund rebelimit. “Ushtarakët rebelë po bëhen gati të kthehen në kazermat e tyre”,- deklaroi nga ana e tij i ngarkuari i qeverisë për negociatat me rebelët Roy Cimatu, në fund të bisedimeve. Afro 300 ushtarakë gjithsej - ndërkohë që numri i tyre
mendohej se ishte vetëm 150 - kishin pushtuar dje qendrën e lagjes financiare të kryeqytetit filipinas, por pranuan “t'i japin fund në mënyrë paqësore rrethimit dhe të kthehen po në këtë mënyrë në kazermat e tyre”, në pritje të pasojave të lëvizjes së tyre, shtoi Cimatu. “Kriza e Makati-t mori fund”, - deklaroi Gloria Arroyo, duke buzëqeshur në një deklaratë në televizion pas negociatave maratonë, të zhvilluara nga shefat e 296 ushtarakëve të rebeluar, që kishin marrë dje në orët e para të mëngjesit kontrollin e lagjes financiare të kryeqytetit filipinas. “Ky është triumfi i demokracisë”, - shtoi Arroyo. Ushtarakët nisën rebelimin pasi akuzuan presidenten e vendit Gloria Arroyo dhe ministra të tjerë se kanë rregulluar sulme terroriste false, për të tërhequr ndihma amerikane. Trupa luajale me qeverinë rrethuan kompleksin dhe, sipas burimeve, ata kishin vendosur edhe mjete shpërthyese për të kërcënuar presidenten të jepte dorëheqjen.
Ambasadori amerikan në Filipine, Francis Riccardone, i dha përkrahje të plotë presidentes Arroyo. “I kemi kushtuar vëmendje të veçantë, e kemi lexuar me kujdes deklaratën e presidentes Gloria Arroyo dhe mund të themi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i qëndrojnë plotësisht përkrah edhe pas qasjes së saj në këtë krizë,- tha zoti Riccardone.- Ne përshëndesim vendimin e saj për zgjidhjen në mënyrë paqësore të kësaj krize”,- tha ambasadori amerikan në Filipine. Presidentja Arrojo i paralajmëroi ushtarët renegatë, të ngujuar në kompleksin tregtar në Manila, se do të përballen me veprime ushtarake, nëse nuk dorëzoheshin të dielën deri në orën 5 pasdreke, sipas kohës vendore.
Ushtarët morën nën kontroll të dielën në mëngjes një kompleks dyqanesh dhe apartamentesh, në afërsi të qendrës financiare të kryeqytetit. Ata mbajtën peng për pak kohë një numër të huajsh, përfshirë ambasadoren e Australisë në atë vend, Ruth Pierce.
Qeveria filipinase i ka akuzuar ushtarët se janë pjesë e një komploti për grusht shteti kundër qeverisë së presidentes Gloria Areroyo. Mirëpo ushtarët renegatë këmbëngulën se ata nuk kishin në plan të merrnin pushtetin. Ata kanë akuzuar qeverinë për korrupsion, se u ka shitur armë grupeve kryengritëse myslimane e komuniste dhe se ka kryer sulme terroriste. Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi për ato që i cilësoi si pasoja të menjëhershme negative për marrëdhënieve dypalëshe, në rast të një grusht shteti ushtarak, por tha gjithashtu se nuk ka arsye të mendohet se qeveria filipinase po kërcënohet. Të shtunën, vetëm pak orë para marrjes së kompleksit nën kontroll, Presidentja Arroyo dha urdhër për ndjekjen dhe arrestimin e rreth 70 oficerëve ushtarakë dhe ushtarëve, për të cilët thuhet se kanë gisht në një komplot për të përmbysur qeverinë. Në Filipine kanë qarkulluar thashetheme rreth një grusht shteti gjatë disa ditëve të fundit.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2003 12:59
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Rebelėt refuzojnė kėrkesėn e SHBA-ve pėr t’u tėrhiqur nga Monrovia

MONROVIA – Lideri i njërit prej fraksioneve kryesore të rebelëve të Liberisë tha dje se nuk do të tërhiqej nga kryeqyteti i vendit, Monrovia, pavarësisht nga urdhri i SHBA-ve. Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar rebelëve të LURD-it të tërhiqen nga Monrovia, përtej një vije ndarëse, disa kilometra në veri të kryeqytetit liberial, njoftoi dje ambasadori amerikan në Monrovia. "Presidenti Charles Taylor e pranoi këtë propozim. Ne jemi në kontakt me zyrtarë të LURD (Liberianë të Bashkuar për Pajtimin dhe Demokracinë), ne mendojmë se ata do të pranojnë", - deklaroi ambasadri John Blaney, gjatë një konference shtypi në Monrovia. "Ne u kemi kërkuar të gjitha palëve të ndërpresin zjarrin dhe të pranojnë si vijë të re ndarëse lumin Po, përtej të cilit do të tërhiqej LURD-i”,- bëri të ditur Blaney. Ambasadori amerikan nuk saktësoi se kush do të siguronte kontrollin e kësaj vije ndarëse. Rebelët refuzojnë të heqin dorë nga pozicionet e pushtura deri tani në kryeqytetin e vendit, duke pretenduar se ata do t’ua dorëzojnë këto pozicione vetëm paqeruajtësve dhe jo presidentit Taylor. Komuniteti ekonomik i vendeve të Afrikës Perëndimore (CEDEAO) ka vendosur të dërgojë një forcë paqeruajtëse prej 3000 trupash në Liberi, në një datë që ende nuk është përcaktuar. Por, përpallë vazhdimit të luftimeve dhe rëndimit të situatës humanitare, organizata ka njoftuar për dislokimin "me urgjencë" të dy batalioneve nigeriane, data e mbërritjes së të cilëve do të përcaktohet sot.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2003 13:26
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

SHBA refuzon kėrkesėn saudite pėr raportin e 11 shtatorit

Arabia Saudite i kërkon SHBA-së deklasifikimin e disa pjesëve në raportin e Kongresit për sulmet terroriste

UASHINGTON –Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë një kërkesë nga qeveria saudite dje për të deklasifikuar seksionet në raportin mbi sulmet e 11 shtatorit 2001, që kanë lidhje me Arabinë Saudite. Sipas “Rojterit”, nëse do të bëhej një gjë e tillë, atëherë do të viheshin në dyshim burimet e zbulimit dhe metodat e zbulimit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scot McClellan, bëri një njoftim para takimit mes presidentit Bush dhe ministrit të Jashtëm saudit Princit Saud al-Faisal, gjatë të cilit zyrtari saudit pritej të deklaronte zyrtarisht kërkesën për deklasifikimin e disa pjesëve në raport. Sauditët janë të shqetësuar se raporti i Kongresit amerikan për 11 shtatorin, i publikuar javën e kaluar, akuzon për lidhje të mundshme midis individëve në qeverinë e Arabisë Saudite dhe rrëmbyesve të avionëve që kryen sulmet mbi Nju Jork dhe Pentagon më 11 shtator 2001. Ata kërkojnë që raporti të mos jetë sekret në mënyrë që ata të përgjigjen. “Ne nuk mund të pranojmë kërkesën në këtë moment, për shkak të vazhdimit të hetimeve dhe për shkak të interesave të sigurisë sonë kombëtare”, -tha Mc Clellan. Ai tha se 28 faqe mbahen të klasifikuara me rekomandimin e burimeve të inteligjencës dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit, pasi seksioni përmban informacione rreth hetimeve në vazhdim, operacioneve antiterroriste dhe burimeve të ndjeshme dhe metodave. “Botimi i materialit në këtë kohë do të kërcënojë sigurinë tonë dhe ndoshta do të ndërhyjë në hetimet e ngjarjeve të 11 shtatorit”, -shtoi McCllellan për “Rojterin”.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Korrik 2003 12:30
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Bush: Kërcënime të reja nga “Al-Kaeda”
UASHINGTON – Presidenti amerikan Xhorxh W Bush ka deklaruar se ekziston një rrezik real nga organizata terroriste “Al Kaeda” për të organizuar sulme të reja në Shtetet e Bashkuara. Sipas një deklarate të tij, cituar nga “Rojteri”, Bush tha se ka mundësi që terroristët të përdorin sërish rrëmbimin e avionëve për të realizuar qëllimet e tyre. “Kërcënimi është real… Nuk e dimë, kur, ku dhe çfar녔, -tha Bush gjatë një konferece për shtyp kur u pyet në lidhje me parlajmërimet e reja të qeverisë për sulme të mundshme të “Al Kaedas”. “Ne kemi disa të dhëna që tregojnë se ata do të përdorin avionët ndërkombëtarë …Por unë jam i sugrt se ne do t’i pengojmë këto tentativa”, -u shpreh Bush. Ditën e martë Departamenti i Sigurimit të Brendshëm zbuloi një paralajmërim dhënë javën e kaluar industrisë së fluturimeve, se “Al Kaeda” po planifikonte sulme të tjera kamikaze me avionë si në SHBA dhe jashtë saj. “Al- Kaeda” është organizata e fajësuar për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Pentagon. Kreu i kësaj organizate Osama bin Laden, mendohet se ende është gjallë, ndërkohë që celula të kësaj organizate ende funksionojnë, pavarësisht nga lufta e koalicionit perëndimor në Afganistan për zhdukjen e “Al-Kaedas”.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Gusht 2003 11:54
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:00 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > BOTA SOT-ngjarje nderkombetare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.