Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Klonimi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Cool

Klonimi

Meqe tek homoseksualiteti doli dhe ceshtja e familjes jo natyrale,
automatikisht me erdhi ne mendje nje debat qe kam bere me ish-shoket e mi te klases ne fakultet per klonimin. Ishte periudha sa ishte klonuar delja Dolly ne Angli dhe diskutohej qe te eksperimentohej me njerezit. Si gjithmone u ndame ne 2 grupe, pro dhe kunder. Ca sillnin argumenta shkencore, ca te tjere argumenta etike e humane.

cili eshte mendimi juaj per klonimin e njeriut?


Per ata qe nuk kuptojne fjalen klonim:

eshte manipulimi gjenetik i njeriut ne menyre te atille qe te mos linde nga bashkimi i vezes femer me spermatozoidin mashkull, por vetm nga veza ose vetem nga spermatozoidi ( ne vija te trasha).
Pra si perfundim do kemi nje qenie qe ka vetem nje prind, femra do kete vetem nene dhe mashkulli do kete vetem baba ( biologjik flas, sepse nena do jete nje nene surrogato qe vetem sa do e mbaje ne bark per 9 muaj, sepse babai nuk e mban dot lol).

A ju duket juve normale qe te klonohet njeriu? Qofte si eksperiment, qofte te behet rutine e jetes se perditshme?

Do ju lutesha qe te sillni sa me shume argumenta dhe respekt per bashkebiseduesit.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Prill 2003 20:22
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Kobe4MVP
Sernior Network Analyst

Regjistruar: 01/04/2003
Vendbanimi: Florida
Mesazhe: 175

ka dy gjera qe mund te diskutohen ketu;

1. A eshte e arritshme nga ana shkencore?!
2. A eshte normale nje gje e tille?!

Une do diskutoj vetem kete te dyten sepse ajo e para eshte nje teme shume e gjate dhe do shume prova shkencore per tu diskutuar.

Une jam absolutisht dakort me klonimin POR me kusht vetem ne rast se prinderit nuk kane mundesine per te bere femije. Kjo sic e dime ndodh per arsye te ndryshem. Pra, une nuk shikoj ndonje gje te keqe kur vjen puna tek klonime por edhe nje here per sa kohe qe kemi te bejme me nje cift qe nuk kane mundesine per ta realizuar kete gje ne menyra natyrale.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Prill 2003 21:33
Kobe4MVP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Kobe4MVP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Kobe4MVP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Kobe4MVP Shto Kobe4MVP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Kobe4MVP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

me duket teper interesante si teme dhe do ju lutesha atyre qe kane njohuri shkencore mbi kete t'i publikojne pasi un nuk e kam te qarte procesin e klonimit.
kam degjuar komente rreth tij, por nuk e kam te qarte tamam si funksionon.

Ana ke ndonje material???

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Prill 2003 21:47
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Cool

Analiste, do perpiqem te sjell material ( jo sot sigurisht se vajti vone), por ke shume te drejte kur thua kete, sepse klonimin duhet ta kuptosh qe ta diskutosh.

Psh Kobe i ka shtruar shume bukur ato dy pyetjet, eshte nje menyre shume e mire per te filluar diskutimin, por Kobe akoma nuk e di se cfare eshte Klonimi dhe per se perdoret.

Klonimi nuk perdoret sepse nje cift nuk lind dot femije, per kete qellim perdoret inseminimi artificial, ose bebet - epruvete, dhe plot teknika te tjera fertilizimi, por jo klonimi.

Klonimi ne vetvete eshte krijimi i nje krijese gjenetikisht identike me paraardhesin, qe do te ishte nje prind ne kete rast. Psh, nje lezbikeje ose nje gruaje beqare i lind deshira per te patur femije, dhe nuk do te kete lidhje seksuale me asnje mashkull per ta patur kete femije. Cfare ben? Shkon tek doktori dhe i thote dua femije. Me teknika specifike doktori i merr vezen gjate ovulimit, dhe nepermjet teknikes se klonimit ( do ua spjegoj nje here tjeter, se sot vete gjate) krijon nje qelize te afte gjenetikisht per te kjrijuar nje fetus ose nje femije te vogel ne barkun e nenes.

Pra qelizat pjesemarrese jane vetem nga kjo femra, jo nga ndonje njeri tjeter ose ndonje burre qe ka dhuruar sperme, nuk e di a me kupton.
E njejta gje dhe po qe se nje burre nuk do te kete marredhenie me nje femer, dhe do nje femije krejtesisht te tijin, te krijuar nga qelizat e trupit te tij, pa pjesemarrjen e asnje qelize femerore.

Pra ne klonim nje grua lind vetem nje femer identike me veten, dhe nje burre lind vetem djale dhe ai identik me veten.

Deri tani dolen fjale qe njerez te klonuar jane krijuar ne disa vende te botes, kam lexuar artikujt ne gazeta,por asnje nuk eshte pare nga mediat, madje dhe nje a dy prej tyre u deklaruan qe vdiqen pas disa ditesh. Kam degjuar dhe per nje rast ne Japoni, por sherbimi sekret shteteror e mori vesh qe heret, para se nena te shkonte shume muajshe shtatzane dhe e detyruan te abortonte, madje ushtria shkaterroi laboratorin ku po kryhej eksperimenti. Kete te Japonise e kam degjuar para disa vjetesh, nuk e di sa e vertete eshte, sepse sic thashe keto gjera jane bere ne fshehtesi te plote.

Nje here tjeter doflas me gjere per tekniken e klonimit, por ne vija te trasha ideja ishte kjo qe thashe. TE nxjerresh njeri nga qelizat e trupit tend, pa pjesemarrjen e askujt tjeter, te nxjerresh nje krijese tenden, identike me ty.

Per kuriozitetin tuaj mund te shtoj qe me tekniken e klonimit mund te krijosh edhe pasardhes te njerezve te vdekur. Mjafton te marresh ADN e ndonje qelize te nje trupi te vdekur ( edhe kur ka vite qe ka vdekur) dhe te krijosh nje qenie identike me te.
Psh, te besh nje kopje te Merilin Monroe, Humphrey Bogart, Hitler, Froid e keshtu me radhe. Limitet e klonimit, te pakten teorikisht jane te pafundme.

A jeni dakord ju me kete?

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Prill 2003 22:13
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Kobe4MVP
Sernior Network Analyst

Regjistruar: 01/04/2003
Vendbanimi: Florida
Mesazhe: 175

Ana une e kuptoj shume mire klonimim por thejsht desha te diskutoja anen me siperfaqsore te ksaj teme pa hyre ne detaje.

ok. Kjo teme ka shume diskutim dhe meqenese u hap po e diskutojme gjere e gjate. Aktualisht klonimi njerezor nuk eshte arritur akoma. PO le te mendojme per nje moment se u arrit nje gje e tille a do te donit you si person te benit nje gje te tille. Me sam kam lezuar une deri me sot nga kjo teme di qe clonin nuk eshte thjesht ceshtje e te lindurit te nje femije nga veza e femres ose spermatozoidi i mashkurllit. Klonimi mund te krijohet edhe nga nje molekule e marre nga nje njeri. Te pakten deri me sot kjo eshte realizuar me dele, derra etc. Pra thejsht kafshe.

Kur vjen puna tek njeriu duhet te mendosh shume gjera. Gjeja e pare eshte qe ne ekte bote cdo njeri dot e ishte i pavdekshem sepse ne rast se ne kemi munesi te bejme klonimin e nje njeriu atehere mjafton te marresh nje molekule tenden sot dhe ta raush dhe sa here vjen prane vdekjes te besh nje klonim. Kjo gje gje eshte mese e realizueshme ne reast se ne do te arrinim te benim nje klonim te njeriut. Mendoni se cfare kasapane do te behej ne toke ne rast se kjo do te ndodhte. Pastaj kini parasysh qe ketu do te kishim te benim me nderhyrjen ne ligjet e natyres dhe ne te gjithee dime qe me nenen natyre nuk fitojme dot. Personalisht une mendoj se nje dite do t'ia arrijme asaj dite por une personalisht e mendoje thjeshte fare. Do te jepja gjthshka sikur te kisha nje vella binjak qe te me kuptonte cdo gje qe do te thoja por nga ana tjeter a do te ishtje kje nje gje e mire per njerezimin?! Pse? Cdo njeri ne ekte bote do te donte te bente nje gje te tille.

Pataj une kam nje pyetje per ju; PO ne rast se do te behej nje njeri clone a do te ksihte te njejtat te drejta si nje njeri normal?

Ne jetojme ne nje bote ku edhe njerezit qe jane njerez por vetem se kane ngjyre tjeter nuk kane te njejtat te drejta tani perfytyro se cdo te ndodhte po te ishte nje njeri i krijuar nga DNA.

P.S. Nje gje tjeter qe duhet pare eshte ajo e klonimit te kafsheve. Mendoni vetem kaq sikur te klonohen vetem dele dhe lope se sa do te rritej ekonomia e nje vendi. Pra biznesi ne pergjithesi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Prill 2003 22:27
Kobe4MVP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Kobe4MVP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Kobe4MVP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Kobe4MVP Shto Kobe4MVP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Kobe4MVP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Cool

Kobe, edhe une bera gjithe ate sqarim, per te thene qe nqs dikush vendos te klonoje veten, e ben per kaprico, jo per nevoje. Nje cift qe do femije shkon te mjeku dhe perdoren edhe veza e nenes dhe sperma e babes, kurse klonimin e kerkon nje njeri i vetem.

Dhe ti nqs do doje nje vella binjak, mos harro se ne kete rast, po ta krijoje ti nje klon te vetes, ai do ishte femija yt, jo vellai, sepse eshte pasardhesi yt.


Sa per diskriminomin, perse?Njeriu i klonuar do ishte si gjithe te tjeret ne aparence, pse te diskriminohet?

Problemi qendron tjeterkund. si do ndihej ky njeri qe nuk 2 ka prinder natyrale? Se njeriu nuk eshte vetem trup, ka dhe ndienja. Si do ndihej ky njeri emocionalisht? Une besoj gjysmak tere jeten. Sepse ka lindur jo nga dashuria, por nga kapricoja e nenes ose babes se vet. PO sikur ne te kerkojme ne prag te vdekjes te klonohemi? Prape leme pas nje njeri prej kapricos tone.

Ky nuk eshte me nje problem shkencor. Shkencetaret jam e sigurt qe e kane tentuar dhe arritur nje gje te tille, sepse dolen vete mjeket dhe e thane hapur ne TV, por sic ndodh gjithnje me arritjet e mjekesise dhe shkences, ato mbahen te fshehta per shume kohe derisa dalin si jo harmful apo fundja derisa krijohet nje baze ligjore qe nuk i ve ne rrezik shkencetaret qe po e bejne.( Mjaft t'u kujtoj rastin e doktor Orionit ne maternitetin e Tiranes, qe krijoi bebet e para epruvete ne Shqiperi dhe per pak hengri burgun, sepse per gjera te tilla nuk ka legjislacion ne shqiperi, u mor vesh lajmi vetem se e spiunuan ne polici, ne rast te kundert askush nuk do e dinte).

Problemi eshte krejt i natyres etike. Po luhet me natyren. PO luhet me ate qe ka bere natyra apo zoti, kushdoqofte. Po hyjme ne territorin e nje force me madhore se ne, dhe vjen nje moment qe gjerat dalin jashte kontrolli.

Bie fjala, njerit i teket te krijoje nje ushtri me Staline a Hitlere te vegjel, i klonon, i indoktrinon, u ben brainwashing mire e mire, dhe i perdor per lloj-lloj qellimesh.

Do thoni ju , jam dakord me klonimin, por vetem po te perdoret per qellime te mira, dhe nga mjeke te mire. Cfare eshte e mira? Kush eshte etaloni i se mires? Kush na bind neve qe kete teknike nuk do e perdorin dhe per qellime te keqija? Jepi ca miliona nje mjeku dhe e shikojme e ben apo jo.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Modifikuar nga Ana datė 10/04/2003 ora 23:11

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Prill 2003 22:43
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Smile

Ok, qe te jap pak sqarim me teper: npmj klonimit merret ADN-ja ose berthama e nje qelize somatike ( ose qelize te cdo organi te trupit te njeriut) , dhe futet brenda nje veze te femres, qe i eshte hequr ADN-ja e vet. KJo veze futet ne miter, implantohet aty, dhe me kismet, pas 9 muajsh kemi nje bebe.

Normalisht:

Veza= 23 kromozome
Spermatozoidi =23 kromozome

Veza e pllenuar ka 23+23=46, pra njeriu i ardhshem ka 46 kromozome ne cdo qelize te trupit te tij.

Ne klonim, keto 46 kromozome, nuk vijne nga 23+23 qe thashe, pra nga bashkimi seksual i vezes dhe spermatozoidit, por nga nje qelize e cfaredoshme ne trup qe ka apriorisht 46 kromozome ne berthame.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Prill 2003 22:49
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Thumbs up

Ai klonimi i bagetive per te permiresuar ekonomine, nuk m'u duk i keq mua,

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Prill 2003 23:07
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:44 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Klonimi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.