Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Kancelarja e Re e Gjermanise Merkel, "Gruaja" nė zenit
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Kancelarja e Re e Gjermanise Merkel, "Gruaja" nė zenit

Dr. Mirela Oktrova

„Si ndiheni, zonja Merkel - iu drejtua njëra prej gazetareve kancelares së ardhshme të Gjermanisë në konferencën e parë për shtyp pas publikimit të marrëveshjes së koalicionit. „Do të bëheni kancelare. Si ndiheni?“,- përsëriti ajo në drejtim të politikanes disi të habitur, fytyra e së cilës e reflektonte qartë stresin e ditëve të fundit. Merkel, si gjithmonë e ndrojtur, i lejoi vetes të vërë buzën në gaz dhe të pohojë se “ndihej mirë“. Por komunikimi emocional me publikun mbaroi me kaq. Kancelarja e ardhshme iu rikthye seriozitetit për të shtuar se „detyrat e mëdha të së ardhmes kërkonin shumë punë dhe shumë mobilizim“.
Hutimi i saj i lehtë nuk është as i luajtur, as pasojë e negociatave tashmë disajavore dhe as e pasigurisë për qëndrueshmërinë e pozicioneve të deritanishme. Merkel edhe vetë nuk arrin ta besojë se ka arritur të realizojë ëndrrën e jetës së saj. Dhe ajo nuk është e vetmja. Për çudinë e të gjithë gjermanëve dhe para së gjithash të kolegëve të saj partiakë, Angela Merkel ia doli të arrijë postin më të lartë politik në një demokraci. Po opinioni publik gjerman ka kohë që është lodhur së çudituri me rrugën e karrierës së kryetares së Bashkimit Kristiandemokrat-kristiansocial. Se ishte habitur jopak kur Merkel ia doli të bëhet ministre, kur ajo ia doli të bëhej sekretare e përgjithshme, kur ajo ia doli të bëhet kryetare partie dhe më pas të kandidonte megjithë konfrontimet e pandërprera me „mamuthët“ karrieristë brenda partisë. Gjermanët qenë mësuar për vite me radhë të ndiqnin skifiot e saj nëpër media, të besonin se kishin përjetuar prononcimin e saj të fundit dhe përsëri të konfrontoheshin me faktin, se karriera e politikanes jo vetëm që nuk kishte arritur në fund, por kishte rimarrë sërish vrull për t“u ngjitur një shkallë më lart. Personaliteti i Angela Merkel ngërthen të gjitha llojet e mangësive të dukshme, që mund të përmbledhë në vetvete një politikan i karrierës: grua, gjermano-lindore, pa fëmijë, josimpatike, joelegante, pa shije dhe me një alergji e ndrojtje të pashpjegueshme për kamerat dhe mediat. Për analistët gjermanë, Merkel është simboli i realizimit të së pamundurës në karrierën politike, një model suigeneris - në kushte të tjera krejtësisht i papajtueshëm me parametrat e demokracive mediatike moderne. Suksesi i saj disi i pashpjegueshëm është bërë jo rallë shkak verifikimi për parametrat e vlerësimit të politikës dhe politikanëve sot: a kemi të bëjmë vallë me një sistem të gabuar vlerash, apo Angela Merkel është një fenomen unik, dobësitë e dukshme të të cilit përbëjnë në vetvete përparësi të padukshme të tij?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep vetë karriera politike e fizikanes 51- vjeçare. Jeta e saj në ish-RDGj rodhi zakonshëm dhe pa të papritura. Ajo ishte një nxënëse e zellshme dhe qytetare që nuk binte në sy. Pas kthesës u përfshi në ndryshimet demokratike dhe u bë zëvendëszëdhënëse e kryeministrit të fundit të RDGj-së, Lothar de Maizičre. Kur partia e saj iu bashkangjit Partisë Kristiandemokrate, ajo u bë anëtare e saj. Ora e fatit të saj përkon me orën „zero“. Momenti i përmbysjes i hapi edhe së resë Merkel mundësitë e rinjohjes dhe rivlerësimit të autoriteteve, mundësive dhe para së gjithash të vetvetes. Si të gjithë politikanët e tranzicionit, Angela Merkel ka meritën e nuhatjes së momentit strategjik dhe të shfrytëzimit të tij. Ajo ka meritën e guximit për të hequr vizë së kaluarës dhe guximit për të filluar nga e para. Kalorëse e fatlume e orës së favorshme të ndryshimit, Merkel karakterizohet nga besimi i patundur në vetvete: është konsekuente, di çdo dhe fati - për çudi apo për meritë - nuk mungon ta shpërblejë.
Angela Merkel nuk qeveris për herë të parë. Në qeverinë Kohl ajo ka mbuluar për tetë vjet rresht postin e ministres – fillimisht Ministres për Çështjet e Gruas dhe më pas Ministres së Mjedisit. Kontributi i saj kryesor konsistonte në faktin që vinte nga Lindja dhe që arriti të përshtatej shpejt në rolin e ministres federale. Po merita e saj më e madhe ka të bëjë me aftësinë për të nuhatur momentin e duhur për të reaguar a vepruar. Në një kohë, kur brezi i ti politikanëve kristiandemokratë mendonte të bënte karrierë përmes rrugës së luajalitetit ndaj Kohl-it, Merkel ishte e vetmja, që e kuptoi, se pas skandalit të donacioneve partiake, rruga e karrierës pas Kohlit nuk ishte rruga e pozicionit pro-, por e pozicionit kundër Kohlit. Po shahu i qëlluar, që i garantoi asaj kreun e Prtisë dhe sot postin e kancelarit, e bëri Merkel edhe viktimë të mallkimit të përhershëm të të gjithë atyre, mbi rrënojat e karrierave të të cilëve u ngrit suksesi i saj. Që nga ai çast Merkel iu blatua „luftës dhe pasigurisë përmanente“. Pasiguria e saj, e lexueshme në çdo takim a deklaratë publike, i ka rrënjët para së gjithash në mungesën e mbështetjes brenda partisë së saj, jo gjithmonë të dukshme, por gjithmonë të pranishme: si gjermanolindore, asaj i duhet të përballet me akuzat për moskuptimin e mendësisë perëndimore, si protestante, ajo s“luan dot përfaqësuesen e krahun konservator katolik, si grua s“mund t“i imponohet vetkuptueshëm botës mashkullore, si pa fëmijë nuk mishëron dot interesat e nënave dhe familjeve.
Fenomeni Merkel është një fenomen i një lloji krejt të veçantë: ndonëse është grua, ajo nuk sjell në politikë asgjë femërore, se kjo nuk përputhet me personalitetin e saj dhe asgjë përparimtare, se kjo nuk përputhet me bindjet e saj. Merkel nuk mund të konsiderohet si mishëruese e interesave të lindorëve, pasi këtë nuk e ka pohuar kurrë – e gjithë fushata e saj elektorale ishte dëshmi e kujdesit për të mos e tematizuar prejardhjen lindore për të mos larguar perëndimorët dhe për të mos e mohuar atë për të mos disgustuar lindorët. Cilësitë që ajo sjell me vete në post përbëjnë më shumë një rastësi antropologjike, sesa një platformë a strategji politike.
Në një demokraci me standarde të tilla elektorale si Gjermania, rezultati i zgjedhjeve dhe detyrimi për krijimin e një koalicioni me bazë të gjerë reflekton mungesën e alternativave dhe nevojën mbarëshoqërore për bashkëpunim. Zgjedhjet nuk u fituan as nga Merkel dhe as nga Bashkimi Kristiandemokrat-kristiansocial – zgjedhjet nuk u humbën madje as nga Schrëder-i dhe Partia Socialdemokrate. Gjermania kërkonte një udhëheqje të përkohshme, pa shumë pretendime dhe pa shumë mendjemadhësi, të orientuar nga puna dhe jo nga publiciteti, jo për të bërë karrierë, po për të gjetur zgjidhje.
I gjithë zhvillimi i zgjedhjeve gjermane dhe rezultati që pasoi ato, vendimi për shpalljen e tyre dhe pasqyrimi mediatik i fushatës, testimi i opinionit në prag dhe pas tyre dhe para së gjithash mënyra e kryerjes së bisedimeve të kualicionit përbëjnë një shembull të përkryer të aplikimit të demokracisë dhe të drejtës së votës si edhe një model të pakrahasueshëm të përgjegjësisë së politikës ndaj elektoratit. Fundja koalicioni me bazë të gjerë s“do të kishte qenë domosdoshmëri, nëse ekologjistët dhe liberalët gjermanë do të kishin të njëjtin moral politik sa ekologjistët shqiptarë. Në vend që të italianizojnë emrin e kancelares së ardhme në „Anxhela“ dhe të transmetojnë të njëjtin lajm dhe të njëjtat kuadro filmike, mediat tona mund të tentojnë ta sensibilizojnë vëmendjen e tyre për subjekte pëtej kufirit italian edhe kur nuk është fjala për zgjedhjet në SHBA.
Ndonëse Angela Merkel jep pak dorë krahasimi me ish-kryeministren britanike, Margret Thatcher, nga e cila e ndan sa nami „i hekurt“ aq edhe mungesa e hirit prej „zonje“, personalitetet e tyre i bashkon këmbëngulja dhe vullneti për punë. „Zonja e hekurt“ britanike nuk pohonte kot, se „nëse kërkoni që në politikë të thuhet diçka, drejtojuni një burri, po nëse doni, që të arrihet diçka, drejtojuni një gruaje.“ A është Angela Merkel personi i përshtatshëm për vërtetimin e kësaj maksime? Kjo nuk mund të thuhet ende. Marrëdhënia e saj e çalë me mediat nuk flet në të mirë të aftësisë së saj për të thënë, rruga konsekuente e karrierës së saj të deritanishme nuk flet në dëm të aftësisë së saj për të bërë. Merkel është gruaja e parë gjermanre e cila nga çasti „zero“ arriti kreun e një shteti vetëm me vlera njerëzore dhe profesionale – pa hijeshi, pa shije, pa koketëri, pa ndjenja mëmësie, pa emocion dhe një masë të madhe pa mbështetje. Po ajo tashmë e ka arritur zenitin – pas tij mund të ketë vetëm rënie.

Shekulli

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2005 14:09
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Kancelarja e Re e Gjermanise Merkel, "Gruaja" nė zenit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.