Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Trashėgimia Kulturore: SHQIPĖRIA ARKEOLOGJIKE Vlerėsimi i Temės: 5 votime, mesatarja 4.20.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
anonymous
Anetar i ri

Regjistruar: 27/02/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 5

Trashėgimia Kulturore: SHQIPĖRIA ARKEOLOGJIKE

VEND I NJË KULTURE TË LASHTË

SHQIPËRIA ARKEOLOGJIKE

Shqipëria është vend i një kulture të lashtë. Stërgjyshërit e shqiptarëve kanë banuar në këto troje qysh nga koha prehistorike. Ilirët e, më pas, shqiptarët, për t`u mbrojtur nga sulmet që iu vinin nga të gjitha anët, ngritën kështjellat e tyre, farkëtuan armët. Në kohë qetësie mjeshtërit rindërtonin muret e rrënuara dhe zbukuronin qytetet e tyre, zejtarët derdhnin e punonin stolitë metalike, artistët skalitnin drurin e gurin dhe poçarët nxirrnin në tregjet e viseve të tyre enët prej balte, me forma të stërholluara dhe të zbukuruara me gjithfarë motivesh.
Në fushën e prehistorisë gërmime janë bërë në varrezat tumulare të Vajzës ( rrethi i Vlorës ) dhe ato të Pazhokut ( rrethi i Elbasanit ), në vendbanimin prehistorik të Maliqit, në vendbanimin e Trenit ( rrethi i Korçës ), në vendbanimin e Kamnikut ( rrethi i Kolonjës ) dhe në vendbanimin e Cakranit, ( rrethi i Fierit ).

Në vitin 1948 punëtorët, duke punuar për tharjen e kënetës së Maliqit, në baltën e kanaleve nëpër të cilët do të kullonte ujët e kënetës, gjetën fragmente qeramike, vegla pune prej briri, thika të vogla stralli, duke i çuar arkeologët në zbulimin e një vendbanimi të rëndësishëm prehistorik. Gjashtë vjet punuan arkeologët në Maliq, në një sipërfaqe prej disa mijëra metrash katrore dhe rezultatet qenë me shumë interes. Ky vendbanim prehistorik me shumë shtresa kishte filluar të banohej qysh nga periudha e neolitit të vonë ( gjysma e parë e mijëvjeçarit III p.e. sonë ). Në shtresën e neolitit të vonë u zbuluan rrënojat e banesave më të hershme : kasolle me planimetri katërkëndëshe, me parete thuprash të lyera me baltë, me dysheme të shtruara me baltë dhe të pajisura me furra. Në rrënojat e vendbanimit u gjetën enë dhe fragmente enësh me forma të ndryshme, të zbukuruara me motive të shumëllojshme. Në epokën që pason, në eneolit, banorët prehistorikë i ngritën banesat mbi hunj ( banesa të tipit palafit ), gjë për të cilën dëshmojnë qindra pilota që u zbuluan gjatë gërmimeve. Në rrënojat e tyre, bashkë me disa sopata prej bakri të tipit daltë, u gjet një qeramikë e pasur, e shumëllojshme, e pikturuar me motive të ndryshme gjeometrike dhe me lustër të zezë e gri. Vendbanimi prehistorik i Maliqit vazhdoi të banohet pa ndërprerje edhe gjatë gjithë epokës së bronxit ; ujërat largohen dhe banesat kasolle ndërtohen përsëri drejt mbi tokë. Qeramika përsëri mbizotëron në gjetjet arkeologjike.Ajo ka trashëguar mjaft elemente nga periudhat e mëparshme, por është pasuruar me forma të reja, karakteristike për epokën e re.

Gërmimet e bëra në tumat e fushës së Pazhokut sollën të dhëna me vlerë për studimin e mënyrës së ndërtimit të tumave të kohës së bronxit. Një mënyrë të tillë të ndërtimit të tumave e ndeshim gjatë epokës së hekurit si në Shqipërinë e Veriut ( Krumë, Kënetë etj.), ashtu edhe në atë të Jugut ( Vodhinë etj. ). Mënyra e njëjtë e ngritjes së tumave, riti i njëjtë i varrimit dhe afëritë e mëdha që ka inventari i tumave të epokës së bronxit me tumat e epokës së hekurit, tregojnë qartë se të varrosurit e këtyre tumave kanë qenë të një etnosi.
Inventari që u grumbullua nga hapja e tumave të Pazhokut, i cili i takon periudhës së bronxit të mesëm dhe të bronxit të vonë, ka një rëndësi të dorës së parë. Ai përbëhet nga shpata, heshta e kama bronxi, nga zbukurime ari e bronxi dhe nga një sasi enësh balte. Prania e qeramikës tipike lokale, e cila në shumë anë ruan traditat e qeramikës eneolitike, dëshmon se në Pazhok kemi të bëjmë me një popullsi autoktone. Këto të dhëna, duke u parë në lidhje me materialet eneolitike të Maliqit, i çuan studiuesit në mendimin se etnosi ilir duhet të jetë formuar që në fillimin e epokës së bronxit.Gjithashtu, fakti që po këtë kulturë të zbuluar në Pazhok e gjejmë më vonë të trashëguar tek ilirët e Matit, të Vajzës së Vlorës, të Vodhinës së Gjirokastrës etj., dëshmon për vijimësinë e banimit të po asaj popullsie në po të njëjtin truall.

Kultura e vendbanimeve të neolitit të vonë në Maliq dhe në Kamnik është shumë e ngjashme me kulturat bashkëkohëse fqinje të viseve jugore dhe përfshihet në kompleksin e madh kulturor ballkanoanatolik. Bartësit e kulturës së epokës së bronxit janë vazhdues të drejtpërdrejtë të banorëve të epokës së eneolitit.
Qeramika, elementi dallues i kësaj kulture, ka trashëguar shumë nga qeramika e epokës paraardhëse, por ajo ka edhe shumë elemente të reja, të cilat jo vetëm që gjenden edhe në qendra të tjera të kësaj kohe, të zbuluara në Shqipëri, por janë karakteristike edhe për kulturën ilire të epokës së hekurit. Duke qenë kështu, fare mirë mund të thuhet se edhe kultura e bronxit u përket ilirëve dhe se këta të fundit u formuan si etnos në truallin e tyre në Ballkan.

Një nga fushat kryesore të gërmimeve arkeologjike shqiptare ka qenë gjurmimi dhe studimi i kulturës ilire gjatë epokës së hekurit, e cila përbën periudhën e konsolidimit dhe të zhvillimit më të madh të kulturës ilire. Për studimin e kësaj periudhe gërmimet janë bërë si në nekropolet ashtu edhe në vendbanimet e fortifikuara. Shumë frytdhënëse kanë qenë zbulimet që u bënë në tumat e luginës së mesme të lumit Mat, në tumat e fshatit Vajzë të rrethit të Vlorës dhe në tumat e Dropullit të Sipërm të rrethit të Gjirokastrës.
Në periudhën e kalimit nga epoka e bronxit në epokën e hekurit, në Ilirinë e Jugut u ngritën vendbanimet e para të fortifikuara, rrënojat e të cilëve shihen pothuajse në të gjitha krahinat e Shqipërisë. Fortesat, qytezat e qytetet ilire janë vendosur në përgjithësi në vende pak a shumë të larta, me kullota të mira, që zotërojnë mbi fusha pjellore e lugina lumenjsh. Ato nuk kanë ndonjë formë të caktuar, por gjithmonë ndërtimi i mureve mbrojtës dhe drejtimi i tyre është bërë në përshtatje me kushtet natyrore të terrenit, në mënyrë që të bëheshin sa më pak fortifikime. Në periudhën e parë të hekurit muret e fortesave ndërtoheshin me blloqe gurësh të papunuar, të mëdhenj e mesatarë, me lidhje të thatë. Me një teknikë të tillë janë ndërtuar muret e fortesave të Marshejt, të Gajtanit e të Shkodrës, në rrethin e Shkodrës, të Dorsit, në rrethin e Tiranës, të Lleshanit, në rrethin e Elbasanit, të Trenit, në rrethin e Korçës, të Kalivosë, në rrethin e Sarandës etj.
Studimet më të plota që u bënë për fortesat e periudhës së parë të hekurit, si për atë të Gajtanit, për fortesën e Trenit dhe qytezën e Rosujës të rrethit të Tropojës, treguan se ato kanë qenë kryesisht qendra të fortifikuara të fiseve të ndryshme ilire. Ngritja e tyre ka qenë diktuar nga pasiguria e shkaktuar prej marrëdhënieve të reja ekonomike e shoqërore që lindën në epokën e hekurit.
Ndryshimet ekonomike e shoqërore që ndodhën në gjirin e shoqërisë ilire gjatë gjysmës së parë të mijëvjeçarit të fundit p.e. së re u bënë më të qarta nga hapja e tumave në luginën e mesme të lumit Mat. Ajo që tërheq vëmendjen në këtë varrezë është numri relativisht i madh i objekteve metalike, prej hekuri e bronxi. Midis tyre mund të përmendim armë, si maja heshtash të madhësive të ndryshme, shpata, kama, thika, pajime luftëtarësh të zgjedhur, si përkrenare, parzmore etj., objekte zbukurimi, si fibula, varëse, sumbulla, byzylykë, diadema etj., një pjesë e mirë e të cilave duhen marrë si objekte artistike e jo si objekte të thjeshta.
Periudha e dytë e hekurit është periudha kur në Ilirinë e Jugut ngrihen njëra pas tjetrës një tog fortesash, qytezash e qytetesh ilire, është periudha e vendosjes së marrëdhënieve skllavopronare në prodhim dhe e lindjes së shteteve ilire. Sot, në territorin e Shqipërisë ne njohim një numër të madh qytezash e qytetesh ilire të kësaj periudhe, të cilët ose janë vazhdim i vendbanimeve të fortifikuara të periudhës së parë të hekurit, ose janë vendbanime të reja. Muret mbrojtës të këtyre qendrave të banuara shquhen për një teknikë të lartë ndërtimi. Ato janë ngritur me blloqe gurësh paralelopipedë, të skalitur mirë dhe pa lidhje.
Gërmimet sistematike shumëvjeçare në një varg vendbanimesh ilire, si në Plloçë ( Amantia ), në Irmaj, në Krotinë ( Dimal ), në Ripës e në Çukë të Ajtoit, në Jermë ( Antigonea ), në Xibër, në Hollm të Kolonjës, në Lin të Pogradecit si edhe në dy qytezat e hershme në Gajtan e në Rosujë, kanë dhënë një material arkeologjik të pasur e të vlefshëm për njohjen dhe studimin e kulturës ilire në periudhën e dytë të hekurit. Përveç mureve rrethues, në to janë zbuluar edhe godina monumentale e objekte të tjera me vlerë. Kështu, në qytetin e Amantias është zbuluar një stadium që ka trajtën e një katërkëndëshi, ashtu si të gjithë stadiumet e lashtë, dhe është i ruajtur mirë.; në njërin krah janë zbuluar 17 shkallë guri, kurse në krahun tjetër 8 shkallë. Stadiumi është i shekujve III – II p.e. së re. Në qytetin e Dimalit u zbulua një portik me shtatë kamare; në rrënojat e Bylisit duken pjesërisht mbi sipërfaqe mbeturinat e një teatri, kurse në qytetin e Antigonesë, midis monumenteve të zbuluara është një shtëpi me oborr peristil në mes dhe me hyrjet e zbukuruara me shtylla. Katër varre monumentale të skalitur në shkëmb janë zbuluar në Selcë të Poshtme, në rrënojat e një qyteti ilir. Në dhomën e varrimit të njërit prej tyre u gjetën me dhjetra armë, enë balte e bronxi dhe shumë stoli ari e argjendi, midis të cilave shquhet një paftë brezi prej një pete të hollë argjendi, që paraqet tre kalorës dhe një luftëtar. Në këtë varr aristokratësh, në këmbët e një skeleti u gjetën edhe një palë pranga hekuri. Skllavin e kishin sjellë për t`u shërbyer zotërve të tij edhe në botën e përtejvarrit.
Ndërtimet monumentale në qytetet ilire mund të jenë të pakta, por materiali arkeologjik i zbuluar në këto qytete është i shumtë dhe i larmishëm. Vendin e parë në këto gjetje e zë qeramika, veglat e punës prej metali dhe materialet e ndërtimit; më pak ka stoli, armë e objekte artistike. Nuk mungojnë edhe objekte të importuara. Ndër prodhimet e qeramikës ka enë të llojeve të ndryshme dhe të përmasave të ndryshme, deri tek enët e mëdha që përdoreshin për transportimin dhe ruajtjen e verës, të vajit e të drithrave. Në disa pitosa që mbajnë vula, emrin e pronarit të punishtes, janë lexuar emra ilirë, si Trito, Bato, Pito, Gent, Plator etj. Midis objekteve metalike për t`u përmendur janë veglat bujqësore si kazmat, kosoret, drapërinjtë, thikat e vreshtarëve, plugjet etj. Në qytetet dhe qytezat ilire të periudhës së dytë të hekurit gjenden me shumicë edhe materiale ndërtimi, si tulla e tjegulla, të cilat, po të gjykojmë nga përmasat e tyre dhe duke pasur parasysh vështirësitë e transportit, duhet të jenë prodhime të punishteve vendase; detajet arkitektonike si shtylla, kapitele, korniza etj., nuk mungojnë e po kështu edhe terrakota, figura prej bronxi,skulptura e reliefe të punuara në vend. Ndërmjet këtyre gjetjeve, me vlerë të veçantë janë monedhat e shumta, të prera në qytete të ndryshme ilire, më të hershmet e të cilave nuk shkojnë përtej shekullit IV p.e. sonë.
Tërësia e këtyre materialeve të zbuluara në qytetet dhe qytezat ilire dëshmon se në këto qendra një vend kryesor zinin zejtarët, të cilët prodhonin e ndërtonin jo vetëm për nevojat e qytetit apo të qytezës së tyre po edhe për banorët e qendrave të tjera. Në këto qendra kanë banuar edhe tregtarë. Ngritja e ndërtesave monumentale dhe zhvillimi i gjerë i zejtarisë e tregtisë nuk mund të bëhej në një shoqëri primitive, por në një shoqëri të zhvilluar, të ndarë në klasa, ku përdorej puna e skllavit, ku ishin vendosur marrëdhëniet e reja skllavopronare në prodhim. Ky zhvillim i ri solli ngritjen e një numri të madh qytetesh e qytezash në Ilirinë e Jugut gjatë shekullit IV p.e. sonë. Në një rend të tillë lindën edhe kërkesat e mundësitë për ndërtime monumentale, të cilat më parë i kishte ngritur shoqëria skllavopronare në vendet fqinje.
Ngritjen e njëpasnjëshme të qyteteve dhe qytezave ilire gjatë shekullit IV p.e. sonë e ndjek një periudhë lulëzimi, e cila shkon afërsisht nga shekulli III deri në mesin e shekullit II p.e. sonë. Kjo periudhë lulëzimi shfaqet me një gjallërim të madh të ilirëve në fusha të ndryshme të jetës ekonomike e kulturore dhe shoqërohet me ngjarje politike të vrullshme. Një numër qytetesh e qytezash ilire në këtë periudhë morën pamjen e qendrave të vërteta urbane. Disa nga këto qytete prisnin monedhat e tyre, si Shkodra, Lisi, Amantia, Bylisi, Olimpia, Foinike, gjë që flet për gjallërimin dhe fuqizimin e prodhimit tek ilirët dhe për pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në tregtinë që bëhej në Ilirinë e Jugut dhe me botën greke.

Në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e kulturor të Ilirisë së Jugut kanë luajtur rol të rëndësishëm qytetet e mëdha të bregdetit : Dyrrahu, Apolonia, Buthroti, qendra kryesore të kulturës helene në Ilirinë Jugore. Në shekujt IV – II p.e. sonë, në periudhën e zhvillimit më të madh të qytetërimit të tyre, ilirët kanë luajtur edhe rol dhënës në marrëdhëniet me qytetet e mëdha të bregdetit. Në nekropolin e Apolonisë, krahas mënyrave të tjera të varrimit, vend me rëndësi zë edhe varrimi në tuma, karakteristik për ilirët. Në qeramikën e zbuluar në Dyrrah dhe Apoloni ka enë balte që lidhen me tipin kryesor të qeramikës ilire, enët me trup sferik e me dy vegje të larta mbi buzë, ose enët me vegje brinake etj. Për praninë dhe gjallërinë e elementit ilir në këto qytete dëshmojnë edhe disa stoli e armë ilire të zbuluara kohë më parë. Me rëndësi janë zbulimet nga fusha e antroponimisë ilire. Gjetja e një shumice gurësh varri në të cilët janë shkruar emra ilirë, është një ndihmesë e çmuar për studimin e onomastikës ilire.
Kulturën e qyteteve të bregdetit tonë, si Apolonia, Dyrrahu, Buthroti, Oriku arkeologjia shqiptare nuk e shikon të shkëputur nga kulturat e territoreve ilire, në të cilët lindën dhe u zhvilluan këto qytete, por si një kulturë në zhvillimin e të cilës morën pjesë drejtpërdrejt edhe ilirët, të cilët, shkallë – shkallë, erdhën duke zënë një vend gjithnjë e më të madh në përbërjen etnike të këtyre qyteteve.
Nga gërmimet e kryera në Apoloni pas Luftës II Botërore janë zbuluar disa monumente dhe një material i pasur arkeologjik, që i zgjeroi shumë njohuritë e arkeologëve mbi aspektet e ndryshme të jetës në qytetin e lashtë. Midis gjetjeve më të rëndësishme mund të përmendim murin rrethues në anën lindore, që përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e poshtme e tij ka qenë ndërtuar nga blloqe gurësh të mëdhenj, të skalitur me kujdes, me lidhje të thatë. Mbi murin prej gurësh ngrihej muri prej tullash të pjekura. Në pjesën jugore gjerësia e murit arrin në 6.10 metra. Ky mur ka qenë ndërtuar në shekujt IV – III p.e. sonë. Muri i zbuluar në anën lindore, së bashku me një pjesë të murit të zbuluar më parë, krijojnë një pamje me të vërtetë monumentale të murit rrethues.
Dëshmi e jetës luksoze të aristokracisë së Apolonisë është kompleksi i banesave të shekullit I p.e. sonë. Një bukuri e rrallë e kësaj pjese të qytetit janë dyshemetë e shtruara me mozaikë shumëngjyrësh, me motive gjeometrike, motive vegjetale dhe me skena me përmbajtje mitologjike. Për t`u përmendur është mozaiku që paraqet luftën e Akilit me amazonat, i cili dallohet për përsosmërinë artistike në llojin e vet. Këto dhe të gjitha ndërtimet e tjera arkitektonike, veprat skulpturore dhe prodhimet e shumta artistike të zejtarisë janë krijime të qytetrëve të lirë dhe të skllevërve.
Si rezultat i gërmimeve sistematike e këmbëngulëse, gjatë viteve 1964 – 1968, në anën veriore të qytetit u zbulua një nga monumentet më madhështore dhe të ruajtura mirë, nymfeu i qytetit ( çezma monumentale ), i cili duhet të jetë ndërtuar nga fundi i shekullit IV p.e. sonë. Gjatë gërmimeve të viteve 1956 – 1961 e më pas, si në qytet ashtu edhe në nekropol, u zbuluan një numër relativisht i madh skulpturash monumentale si dhe koleksione të pasura të qeramikës, një numër i madh terrakotash, vegla pune, stoli dhe materiale të ndryshme të përdorur për ndërtim. Ekzemplarët më të mirë të këtyre objekteve janë ekspozuar në muzeun e bukur dhe shumë të pasur të Apolonisë.

Dyrrahu ka qenë një nga qytetet dhe portet më të mëdha të Lashtësisë në bregun lindor të Adriatikut. Ai ka qenë i mbushur me ndërtesa madhështore e monumente dhe i mbrojtur nga mure të fortë. Megjithë dëmtimet e shkatërrimet që pësoi qyteti gjatë shekujve të historisë së tij të gjatë, ai vazhdoi të banohej pa ndërprerje, deri në ditët tona. Ndërtimi i qytetit të ri mbi rrënojat e qytetit të lashtë e ka bërë të vështirë zbulimin e monumenteve të lashta, por kjo nuk ka ndaluar që herë pas here të nxirren në dritë vlera kulturore e historike me rëndësi të madhe. Aty ku sot ngrihet teatri “Aleksandër Moisiu”, gjatë ndërtimit të tij u zbuluan ( pjesërisht ) banjat publike të qytetit të lashtë, të përbëra nga shumë dhoma, të pajisura me hipokaust. Njëra nga dhomat ka qenë e shtruar me pllaka mermeri të bardhë e të zi, në formën e një tabele shahu. Banja i takon shekullit I të erës sonë.
Në radhën e monumenteve madhështore të zbuluar në qytetin e lashtë të Dyrrahut është për t`u përmendur së pari amfiteatri i tij. Ai ruan të gjitha tiparet arkitektonike të amfiteatrove antikë dhe për nga lloji i vet mund të krahasohet me amfiteatrot më të mëdhenj të kohës romake. Deri më sot është zbuluar një pjesë e amfiteatrit, me shkallaret dhe me një pjesë të vogël të arenës.
Një mateërial të pasur arkeologjik ka dhënë edhe nekropoli shumë i gjerë i Dyrrahut. Koleksionet e vazove të periudhave të ndryshme, objektet e ndryshme të zbukurimit, shumë prej të cilave janë tipike ilire, dhe gurët e shumtë me emra ilirë të gjetur në varre, kanë nxjerrë në pah rolin e rëndësishëm që ka luajtur në jetën e qytetit elementi ilir.

Me interes për gjurmimin e kulturës së lashtë në Shqipëri kanë qenë edhe gërmimet e kryera në qytetin dhe nekropolin e Butrintit dhe në qytetin e Orikut.

Një nga fushat e kërkimeve të arkeologjisë shqiptare ka qenë dhe mbetet gjurmimi dhe studimi i kulturës së hershme mesjetare shqiptare, me të cilën lidhet ngushtë problemi i gjenezës së shqiptarëve. Trajtimi i këtij problemi në dritën e të dhënave arkeologjike u bë i mundur pas zbulimeve të bëra në varrezën e hershme mesjetare të Krujës, në varrezën e Buklit ( rrethi i Mirditës ), në varrezën e Shurdhahut ( rrethi i Shkodrës ), në varrezën e Lezhës dhe nga gjetjet e rastit në pika të tjera, si në Kaçinar, Malaj, Prosek ( rrethi i Mirditës ), në Klos ( rrethi i Matit ), në Golaj ( rrethi i Kukësit ), në Tufinë ( rrethi i Tiranës ), në Shënavlash ( rrethi i Durrësit ) etj. Me shumë rëndësi për të plotësuar tablonë e kulturës së hershme mesjetare shqiptare kanë qenë gërmimet e kryera në qytetet dhe kështjellat e asaj kohe, si në kështjellën e Varoshit ( qyteti i Stelushit, në Mat ), në kështjellën e Shurdhahut ( Sarda mesjetare, në afërsi të Vaut të Dejës, në rrethin e Shkodrës ) dhe në Lin të Pogradecit. Ky problem u ndriçua edhe nga shfrytëzimi dhe interpretimi i i zbulimeve të kryera në fillim të shekullit të kaluar në varrezën e kështjellës së Dalmaces ( në Koman të Pukës ).
Është interesante të vihet në dukje se qytetërimi shqiptar i Mesjetës së hershme, i shtrirë në një trevë të gjerë, flet për një unitet kulturor, por edhe për tradita të forta ilire. Kjo gjë vërehet sidomos në stolitë metalike. Ruajtja e këtyre traditave kulturore është e lidhur padyshim me traditat në shfrytëzimin e punimin e metaleve, një mjeshtëri e cila, në krahinat e pasura me vendburime metalesh, është trashëguar deri në ditët tona.
Qytetërimi i hershëm shqiptar trashëgoi nga qytetërimi ilir edhe elementë të tjerë. Si qytetërim i një popullsie që prej mijëra vjetësh banoi në të njëjtin truall, ai nuk mund të dilte ndryshe. Por ky qytetërim u pasurua edhe me forma të reja, të cilat erdhën si pasojë e kontakteve me qytetërimet romake e bizantine dhe, natyrisht, si kërkesë e një gjendjeje të re ekonomike e shoqërore.Sidoqoftë, ajo që është e rëndësishme është se bartësit e këtij qytetërimi të hershëm mesjetar janë pasardhës të ilirëve të lashtë, që kronistët bizantinë do t`i quanin me emrin e një fisi të vogël ilir, të albanëve. Ky emër, alban, arban ose arbër, u përgjithësua dhe u shtri në gjithë atë trevë ku në Mesjetën e hershme banonte popullsia e lashtë autoktone ilire.
Arbërit do të banonin në trojet e tyre, do të ndërtonin kështjellat e tyre, do të ngrinin principatat e tyre feudale dhe, në Mesjetë, do të vazhdonin luftërat për ruajtjen e kombësisë, të kulturës e të traditave, për të jetuar të lirë e të pavarur.

__________________
Copyright © 2002 |anonymous| Design Studio! All rights reserved. *Francezet jane xheloz per te dashurat e tyre, e asnjehere per grate e tyre.Casanova

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2003 11:25
anonymous nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė anonymous Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me anonymous (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė anonymous't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: anonymous Shto anonymous nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto anonymous nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
anonymous
Anetar i ri

Regjistruar: 27/02/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 5

Trashegimia Kulturore: GJIROKATRA

Banesa te vjetra ne Gjirokaster

Kështjella e Gjirokastrës shtrihet mbi një kurriz kodrinor, duke zënë pjesën e sipërme të lartësisë së saj. Konfiguracioni i mureve rrethues të kështjellës i është përshtatur atij terreni. Kështjella ka tri hyrje kryesore dhe dy të dorës së dytë. Muret rrethues përforcohen me një numër kullash me konfiguracione të ndryshme.

Sipas të dhënave të derisotme, Kështjella e Gjirokastrës i përket gjysmës së dytë të shëkullit XIII. Në gjendjen e sotme ajo paraqitet në dy faza kryesore ndërtimi. Faza e parë, apo vetë Kështjella, linte jashtë fortifikimit pjesën jug-perëndimore. Kjo pjesë e Kështjellës i përket veprimtarisë ndërtuese të Ali Pashë Tepelenës dhe pikërisht viteve 1811 – 1812.Të dy fazat dallojnë edhe prej disa veçantive në teknikat e ndërtimit, krahas elementëve të tjerë mbrojtës.

Për gjendjen e Kështjellës rreth mesit të shekullit XVII të dhëna me interes jep udhëtari i njohur turk Evlia Çelebiu. Duke përshkruar Kështjellën, apo më saktë fazën e parë të saj, ai na njofton se, veç funksionit ushtarak, brenda Kështjellës, krahas ndërtimeve të përdorura për qëllime mbrojtëse dhe strehimin e ushtarëve, ka pasur edhe banesa, stera ( depozita uji të shiut ) dhe një xhami. Në fillim të shekullit XIX Ali Pashë Tepelena, para shtesës së Kështjellës, largoi familjet që banonin brenda mureve rrethues të fortifikimit.

Në Kështjellën e Gjirokastrës, si në pjesën e vjetër, paraturke, ashtu edhe në atë të shekullit XIX, ndeshim në ndërtime të guximshme, prej guri, të realizuara me mjeshtëri, me teknikat e njohura të kolonave, harqeve dhe qemerëve.

Në fillim Pazari i qytetit të Gjirokastrës shtrihej praën kështjellës, më saktë pranë hyrjes kryesore jug-lindore, aty ku ruhet ende toponimi “Pazari i Vjetër”. Prej udhëtarit turk të shekullit XVII Evlia Çelebiu mësojmë se që nga fillimi i atij shekulli duhet të ketë filluar ndërtimi i Pazarit në hapësirën ku ai ndodhet sot, pra në qendër të qytetit. Ai shtrihet përgjatë disa rrugëve, që e ndërlidhin me mbarë lagjet e qytetit. Ashtu si në mbarë qytetet shqiptare të kohës, Pazari i Gjirokastrës përbën një njësi më vete, ku janë grumbulluar të gjitha veprimtaritë zejtaro – tregtare të qendrës së banuar. Vendshtrirja e këtij kompleksi është e hershme, e shekujve XVII - XVIII, ndërsa ndërtimet e Pazarit janë më të vona. Të dhënat gojore flasin për një zjarr shkatërrues që përfshiu Pazarin rreth çerekut të tretë të shekullit XIX. Kjo fatkeqësi i dha shkas rindërtimit thuajse tërësor të Pazarit, rrugët e të cilit, duke ruajtur akset e vjetër, u zgjeruan. Formulimi arkitektonik thuajse uniform i dyqaneve, ndërtimet solide, shpesh trekatëshe, si dhe përdorimi i gjerë i disa materialeve, si profilet e hekurit, flasin qartë për rindërtimin tërësor të kompleksit të Pazarit, që duhet të jetë kryer rreth viteve 1850 – 1870. Duke krahasuar Pazarin e Gjirokastrës me pazare të qyteteve të tjerë, mund të pohohet se njësia bazë e kompleksit, dyqani, edhe në Gjirokastër ka pasur zhvillim në kohë, veçanërisht në formulimin e pamjes kryesore.

Nga pikëpamja urbanistike Pazari i Gjirokastrës ndjek skemën klasike të këtyre komplekseve, duke krijuar, me ndërtimin e vargjeve paralelë të dyqaneve, blloqe ndërtimorë kompaktë, me të njëjtin trajtim arkitektonik. Pamjet kryesore janë të thjeshta. Në to mbisundojnë hapësirat e mëdha të dyer-dritareve, ndërsa katet e sipërm theksohen nëpërmjet hapësirave ritmike të dritareve.Çatitë janë të mbuluara me rrasa guri.

Mbishkrimi tregon se ajo është ndërtuar më 1757. Kjo xhami është më e madhja e qytetit, e ndërtuar në hapësirën e Pazarit, pra në qendër të qytetit. Trualli i thyer i zonës përreth nuk mundëson rol të rëndësishëm të saj në silhuetën e qendrës. Trualli i pjerrët ka ndikuar kompozimin e thyer në vëllim, ashtu si në shumë ndërtime të Gjirokastrës. Salla qendrore e xhamisë mbulohet me kupolë, duke u kufizuar në ballë dhe djathtas me dy hapësira, ndërsa në të majtë të hyrjes së vetme për në sallën e lutjeve ngrihet minarja prej guri, me kompozimin e njohur.

Është ndërtuar në vitin 1784, sipas mbishkrimit. Kisha është trenefëshe, e tipit bazilikal, duke u ndarë hapësira e brendshme në narteksin, naosin dhe altarin. Nefi qendror, më i gjerë, si dhe ata anësorë, më të ngushtë, mbulohen me qemerë cilindrikë. Në mjedisin e altarit janë ndërtuar tri absida. Më vonë kishës i është shtuar një kambanore, përbri hyrjes.

Është ndërtuar më 1776, djegur më 1828 dhe rindërtuar më 1833. Është tipike e tipit bazilikal, trenefëshe, me dy radhë kolonash. Altari ka tri absida, nga të cilat qendrorja është më e zhvilluara. Hyrjet për në naos janë të paraprira prej portikësh me kolona. Pamja e jashtme është e thjeshtë, në dallim prej brendësisë dinamike, që zhvillohet nëpërmjet kombinimit të kolonave, harkadave, qemerëve dhe kupolave.

Është i vetmi ndërtim i këtij lloji në Gjirokastër. Ajo përmendet prej udhëtarit turk të shekullit XVII Evlia Çelebiut. Banjat e Meçites kanë dy faza ndërtimi. Faza e parë formohej prej tre mjedisesh, dy për larje, me nga një vaskë, dhe një për djersitje. Më vonë është shtuar mjedisi i zhveshjes. Mjediset mbulohen me kupola sferike, që nuk lartësohen dukshëm.

Paraqet shembullin tipik të variantit fillestar të banesës gjirokastrite. Kompozimi është tipik, me gjysmëkat. Kati përdhes, me zhvillim të vogël,, përmban sterën e ujit dhe katoin, ndërsa kati i banuar ka dy mjedise për banim dhe dy të tjerë ndihmës.

Kjo banesë është një shembull i rrallë, që ze vend të rëndësishëm në zhvillimin tipologjik të banesës gjirokastrite. Banesa është trekatëshe, duke qenë kati përdhes i pabanuar, ndërsa dy të tjerët të banuar. Përbri banesës ngrihet kamerieja përdhese. Banesa shfaq tipare mbrojtëse, si për nga kompozimi ashtu edhe nga prania e frëngjive.

Përbën një shembull të rrallë të zhvillimit të banesës gjirokastrite, me mbylljen
e hapësirës së shkallëve në vëllimin e banesës. Mbyllja e hapësirës së shkallëve krijon tre mjediset karakteristike ndërlidhës të banesës gjirokastrite, të cilët, më tej, ndjekin mbarë tipologjinë e këtij tipi. Në këtë variant, përfundimisht, kristalizohet ndarja funksionale sipas kateve, përkatësisht kati përdhes i pabanuar, kati i parë për periudhën e dimrit dhe i dyti për periudhën e verës.

Kjo banesë, sipas mbishkrimit, është ndërtuar në vitin 1824. Ajo është e variantit të thjeshtë, me një krah. Kompozimi, në dy blloqe, ka lartësi të ndryshmë, për shkak të truallit të pjerrët. Blloku kryesor është katërkatësh, ndërsa ai anësor, ku ndodhen edhe shkallët, është trekatësh. Stera për grumbullimin dhe ruajtjen e ujit të pijshëm, ndodhet në katin përdhes të bllokut kryesor.

Tipologjikisht i përket fillimit të shekullit XIX. Kjo banesë i përket variantit të zhvilluar me një krah, me kompozim të thjeshtë rreth bërthamës qendrore kompozicionale, ku zhvillohen shkallët. Kamerieja ndërlidh dy krahët e banesës. Banesa dallohet për numrin e madh të frëngjive për pushkë. Në ballin e dhomës së miqve kanë qenë pikturuar dy luanë, me gjasë të Shën Markut, si dhe ornamente floreale.

Kjo banesë paraqet interes si për kompozimin e saj ashtu edhe për datimin e fazës së parë të ndërtimit, më 1866, dhe të rindërtimit, në vitet 1891 e 1892, siç tregojnë mbishkrimet. Së pari banesa ka qenë e variantit me një krah. Në vitet 1891 – 1892 janë shtuar gjashtë mjedise në krahun e majtë, dy në secilin kat. Kjo shtesë është lidhur me ndarjen e familjes në dy të tilla, gjë që ka diktuar shtesën. Pas vitit 1892 dy familjet kanë bërë edhe ndarjen e oborrit, duke i bërë funksionalisht të pavarura të dyja banesat. Janë interesante, në shtesën e mëvonshme, ndërtimi i erkerit, që del në rrugë, si dhe formulimi arkitektonik i brendive të mjediseve.

Tipologjikisht kjo banesë i përket variantit të zhvilluar me një krah, me kompozim të ngjeshur, me zhvillim në lartësi. Megjithë ndryshimet që ka pësuar në kohë, banesa ruan vlera të rëndësishme tipologjike, krahas gjendjes së mirë të dhomës së miqve, kameriesë dhe mjediseve të tjerë. Duke u mbështetur në trajtimin e brendësisë, banesa duket se i përket fillimit të shekullit XIX.

Kjo banesë ruan qartë dy faza ndërtimi dhe, rast relativisht i rrallë, është dykatëshe, duke ruajtur skemat e njohura kompozicionale dhe trajtimin ndërtimor e arkitektonik tradicional. Faza e parë përbëhej prej katër mjedisesh në secilin kat, ndërsa faza e dytë, e zhvilluar në drejtim të veriut, i shton banesës tre mjedise në katin përdhes dhe një dhomë banimi në katin e sipërm, krahas zgjerimit të divanit. Shtesa daton vitin 1838, duke përbërë kështu një pikë referimi të rëndësishme në trajtimin e brendshëm të banesës gjirokastrite.

Paraqet një arritje të zhvilluar të variantit me një krah, që ruan mirë kompozimin origjinal, ndërsa ka humbur shumë elementë arkitektonikë. Duke gjykuar nga kompozimi dhe disa elementë arkitektonikë, kjo banesë duhet të jetë ndërtuar në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XIX.

Është një nga shembujt më të arritur të banesës gjirokastrite të variantit me një krah, ndërtuar në vitin 1825, sipas mbi shkrimit. Banesa është trekatëshe, me kompozim kompakt rreth bërthamës ndërlidhëse, e cila don me çardakun në katin e tretë. Ndarja funksionale sipas kateve është ajo tradicionale. Banesa ruan në gjendje të mirë kamerienë, e cila, si zakonisht, shërbehet nga mjediset ndërlidhëse, duke pasur funksionet e njohura të mbrojtjes pasive. Me interes është ruajtja e disa pikturave murore, me temat e njohura floreale, si dhe e një skene me temë nga jeta e përditshme.

Është një tjetër shembull nga më të arriturit e banesës gjirokastrite të variantit me një krah. Kjo banesë shquan për lidhjen e përsosur me truallin shkëmbor mbi të cilin ngrihet. Për të arritur këtë lidhje katete kanë zhvillime të pabarabarta dhe sipa blloqesh zhvillohen dy,tre dhe katërkatësh, pa cënuar njësinë kompozicionale të veprës.
Banesa ruan tre datime – 1831, 1865 dhe 1873. I pari lidhet me ndërtimin e banesës, viti 1865, me gjasë, me ritrajtimin apo përfundimin e dhomës së miqve. Ndërsa viti 1873 lidhet me mbylljen e çardakut.

Në dallim prej tipologjisë përgjithësisht të qartë të banesës gjirokastrite, kjo banesë paraqet një kompozim disi të veçantë.Ndërtesa përbëhet prej dy blloqesh, të ndërlidhur por disi të veçantë. Zhvillimi në lartësi, për shkak të truallit është dy dhe trekatësh. Ka shumë mundësi që dy blloqet të jenë ndërtuar në kohë të ndryshme. Shumë tregues të shtyjnë të mendosh se blloku jugor është më i9 vjetri dhe atij i përgjigjet datimi 1821, shënuar në portën e oborrit. Në dallim prej trajtimit tradicional të pamjes kryesore të banesës gjirokastrite, banesa Cico dallohet për transparencën e theksuar të katit përdhes, ku zotërojnë sistemet e harkadave, krahas çardakut në pjesën qendrore të katit të banuar. Trajtimi i brendshëm i mjediseve përsërit zgjidhjet e zakonshme në banesën gjirokastrite.

Ka qenë, pa dyshim, banesa më e zhvilluar dhe, njëherazi, më me vlera e Gjirokastrës. Themi ka qenë sepse, gjatë viteve 40 të shekullit të kaluar, ajo u dëmtua rëndë nga veprimet luftarake. Banesa emërtohej “saraj”, pra pallat dhe ndërtimi i saj ka qenë lidhur me veprimtarinë ndërtimore të Ali Pashë Tepelenës, në vitet 1813 – 1814.
Banesa shtrihet në pjesën qendrore të qytetit. Ajo ka dy oborre. Kompozimi është i variantit me një krah. Kjo banesë, e cila ende sot thirret me emrin “ sarajet e Nelo Kabilit”, është realizimi më i arritur i banesës gjirokastritre. Ajo është studiuar me kujdes, duke arritur në rikonstruksionin e saktë grafik të saj.

Sipas të dhënave gojore, kompozimit dhe trajtimit arkitektonik, kjo banesë duhet të jetë ndërtuar nga fundi i shekullit XVIII. Me kalimin e kohës ajo ka pësuar ndryshime dhe dëmtime të vlerave origjinale, por ato janë të dallueshme, duke lejuar arritjen në fazën e parë të ndërtimit, e cila tipologjikisht paraqet vlera të rëndësishme për ecurinë e banesës gjirokastrite në kohë.

Është një banesë me vlera të rëndësishme tipologjike, sepse i përket variantit të thjeshtë me dy krahë. Sipas vrojtimesh, banesa duhet të jetë ndërtuar nga fundi i shekullit XVIII. Megjithë ndryshimet që ka pësuar në kohë, mund të arrihet pa vështirësi, nga një vëzhgues i vëmendshëm, në fazën e parë të ndërtimit, e cila karakterizohet prej qartësisë kompozicionale, në përputhje me karakteristikat e banesës gjirokastrite.

Kjo banesë paraqet një zgjidhje disi të veçantë, gjithë duke ruajtur karakteristikat kompozicionale të banesës gjirokastrite. Megjithëse pjesërisht e rrënuar, forma fillestare e saj arrihet qartë. Sipas të dhënash të tërthorta banesa Beja duhet të jetë ndërtuar nga fillimi i shekullit XIX. Kjo banesë dykatëshe, për shkak të truallit të pjerrët, ka zhvillim të pabarabartë të dy kateve. Krahu verior shquhet për një zgjidhje të veçantë në pamjen e tij, duke u ngritur pjesa ballore e dhomës së miqve mbi një sistem harqesh, gjë që ia rrit vlerat arkitektonike pamjes kryesore.

Kjo banesë është ndërtuar në vitin 1825. Më vonë, rreth fundit të shekullit XIX, ajo ka pësuar një rindërtim, gjatë të cilit është mbyllur çardaku dhe janë përfunduar apo ritrajtuar disa mjedise. Banesa është dykatëshe, me përjashtim të një pjese me zhvillim trekatësh, e mundësuar nga trualli i pjerrët. Kompozimi është i qartë dhe i përket variantit me dy krahë.

Paraqet një rast të rrallë të ndërtimit të dy banesave të bashkëngjitura, të ndërtuara të tilla fillimisht. Mbi të dyja portat kryesore të të dyja njësive të banimit shënohen përkatësisht datat e ndërtimit – 1885 dhe 1887. Kompozimi i kësaj dysheje banesash është një zgjidhje disi e veçantë brenda kuadrit mjaft të njësuar të banesës gjirokastrite. Është një shembull që flet për evolucionin e banesës gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, si në formulimin e pamjes së jashtme ashtu edhe një interieret e saj, gjithë duke ruajtur tiparet thelbësore të këtij tipi banese.

Është një prej përfaqësueseve më tipike të banesës gjirokastrite, si për mishërimin e tipareve të sëj thekbësorë, ashtu edhe për arritjen e kulmeve në hapësirat që lejon ky tip banese me individualitet të spikatur në mbarë arealin ballkanikgjatë shekujve XVII – XIX.
Banesa, e cila ruhet në gjendje të mirë, është e variantit me dy krahë. Ajo ka një bërthamë qendrore ndërlidhëse, anash së cilës vendosen dy blloqe kryesore. Për sjkak të truallit të pjerrët banesa zhvillohet me katër kate në krahun verior dhe me tre kate në krahun jugor. Kati përdhes dhe ai mbi të në krahun verior janë të pabanuar dhe kanë funksionet e sterës ( depo uji ), të mjedisit për depozita dhe të mjedisit për ruajtjen e rezervave ushqimore. Kati i parë shërben për banim për familjen në stinët e ftohta. Ai ka lartësi të vogël dhe pak dritare. Çdo dhome nuk i mungojnë pajisjet sanitare, oxhaku dhe kompleksi musandër – mafil. Kati i dytë ka në qendër çardakun e gjerë dhe mjediset anash. Ai i shërbente familjes gjatë stinëve të ngrohta dhe është më i lartë se kati dimëror. Në këtë kat ndodhet dhoma e miqve, me hapësirë të gjerë, e ndriçuar nga shumë dritare, e zbukuruar me piktura murore dhe me trajtim të pasur dekorativ të mbarë elementëve të saj, si tavanë, dollapë muri, kompleksi musandër – mafil etj. Në të dy katet e fundit të banuar janë ngritur, përbri murit fundor, edhe dy mjedise gatimi, për t`u shërbyer, përkatësisht, hapësirave dimërore e verore të banesës.

Është një prej realizimeve më të shquara të banesës gjirokastrite, që ruan thuajse të paprekur gjendjen origjinale. Kjo banesë është ndërtuar në vitin 1823. Është e variantit me dy krahë.Kompozimi zhvillohet rreth bërthamës qendrore ndërlidhëse, e cila paraprihet nga një strukturë me qemerë të shkallëzuar, që mban rampën e shkallëve, për t`u kurorëzuar në katin e sipërm me çardakun e gjerë, duke theksuar kështu qendrën e kompozimit. Mjediset ruajnë mirë gjendjen origjinale. Ndër ta shquan dhoma e miqve, e ndarë në hapësirën e qoshkut në ballëdhe atë të dhomës. Tavani dekorativ si dhe trajtimet dekorative në mbarë elementët e mobilimit arkitektonik, i japin këtij mjedisi vlera të papërsëritshmë. Krahas hapjes në katin e banuar, në banesë janë zbatuar gjerësisht masat mbrojtëse, siç tregojnë frëngjitë e shumta për armë zjarri.

Është ndërtuar mbi një hapësirë zotëruese në qendër të qytetit. Banesa e Angonatëve, ndër më të mëdhatë e Gjirokastrës së shekujve XVIII – XIX, është ndërtuar për dy familje, me kompozim të qartë simetrik. Përbri saj, në pjesën ballore ka një ndërtim ndihmës i cili lidhet përsosmërisht me banesën, duke formuar një tërësi me vlera arkitektonike madhore, që zotëron pjesën qendrore të Pazarit,
Banesa e Angonatëve është ndërtuar në vitin 1881. Në rrafshin kompozicional banesa ruan skemën tradicionale të banesës gjirokastrite, duke qenë bashkim i dy banesave të variantit me një krah. Ky shembull i datuar saktë dëshmon se gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX në banesën gjirokastrite thjeshtësoshet ndjeshëm trajtimi i interierit prej mobilimit arkitektonik, krahas rritjes së ndjeshme të kujdesit për përpunimin e pamjes së jashtme.

Është një nga banesat e rralla për dy vëllezër, me kompozim simetrik, e cila duket se është ndërtuar rreth viteve 1870 – 1880. Mbarë kompozimi të kujton variantin me dy krahë.Trualli i pjerrët mbi të cilin ngrihet bashkësia e banesave ka kushtëzuar zhvillimin e pabarabartë të kateve, të cilët zgjerohen që prej katit përdhes në atë të dytin.Në fazën e parë të ndërtimit, në katin e sipërm banesa ka pasur të ndërtuar çardakun e hapur, me dy qoshqe anash. Më vonë ky çardak ëshë mbyllur, madje në dy faza ndërtimi.

Kjo banesë paraqet interes të veçantë sepse, duke qenë e datuar në vitin 1902, lejon të ndiqet evolucioni i ndërtimit të banesës gjirokastrite deri në fillimet e shekullit XX, kur ajo pushon së ndërtuari. Në planin kompozicional banesa është e variantit të thjeshtë me dy krahë, me tre kate. Ashtu si tradicionalisht kati përdhes është i pabanuar, ndërsa dy të tjerët janë të banuar. Kompozimi në përgjithësi ndjek traditën, ndërsa trajtimi arkitektonik i brendshëm shfaq risi, në brendësi drejt thjeshtëzimit ndërsa në pamjen e jashtme drejt pasurimit me elementë të rinj. Kështu, në pamjen kryesore të banesës ndeshim daljet në formë erkeri, përdorimin e gjerë të façaturave të drurit, madje edhe një mansardë, e cila kulmon kompozimin.

__________________
Copyright © 2002 |anonymous| Design Studio! All rights reserved. *Francezet jane xheloz per te dashurat e tyre, e asnjehere per grate e tyre.Casanova

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2003 11:28
anonymous nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė anonymous Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me anonymous (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė anonymous't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: anonymous Shto anonymous nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto anonymous nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Post

Numizmatika ilire dhe historia e saj

Numizmatika ilire, Shkenca arkeologjike që studion monedhat antike dhe mesjetare, edhe pse jo shumë e njohur, ka formuar një terren të qartë të punës së saj në Shqipëri, përmes gërmimeve arkeologjike.
"Monedhat e para në tregun ilir, u futen rreth mesit të shek
të V-të p.e.s., krahas formimit të qyteteve të mirëfillta ilire,
dhe i takonin kolonive greke të Korinthit dhe Korkyrës, ndërsa
mbreti i parë ilir që preu monedhat e tij, ishte Monuni, i cili
sundoi në Dyrrah (Durrës) rreth viteve 290-270 p.e.s.", shprehen
sot specialistët. Qytetet e para me popullsi ilire që prenë
monedhat e tyre (edhe pse quheshin koloni greke), ishin kështu
Dyrrahu dhe Apolonia.
Në hyrje të Muzeut të ri Arkeologjik të Durrësit, qëndron
pas xhamit të një vitrine, thesari i Dyrrahut, i përbërë nga 4000
monedha të gjetura nën tokën ku kishte qënë më parë pazari i
vjetër i qytetit të Durrësit, që këtë vit feston 2627 vjetorin e
themelimit të tij. Mbishkrime dhe figura që u përkasin mbretërve
të ndryshëm, lexohen qartë në anët e këtyre monedhave.
Kjo do të thotë më shumë kureshti: tipi kryesor i monedhave
prej bronzi të zbuluara në Durrës, që janë edhe më të shumta në
numër, që nga gjysma e dytë e shek IV deri rreth vitit 30 p.e.s.,
mbeti ai me Herakliun në faqe dhe me armët e këtij heroi, si
topurja, harku dhe milli i shigjetave në shpinë, të shoqëruara me
legjenda të ndryshme.
"Ky fakt tregon edhe njëherë për rëndësinë dhe rolin e madh
që këto qytete kishin në fillim të shek. të V-të, pasi kishin
arritur një fuqizim ushtarak, politik, dhe sidomos tregtar dhe
ekonomik", shprehet arkeologu Neritan Ceka.
Por, koha e qarkullimit më të dendur monetar dhe e prerjeve
të shumta prej argjendi dhe bronxi, ishin shek. e III-I p.e.s.
Krahas Dyrrahut dhe Apollonisë, në këtë periudhë, hedhin në
qarkullim prerjet e tyre edhe qytetet e tjera ilire, si Amantia,
Bylis, Olympe, Skodra, Lisi etj. Arkeologët shqiptarë, krahas
atyre të huaj, që u morën me studimin dhe zbulimin e monedhave
ilire, në këto qytete, ishin Dh. Budina, F. Prendi, M. Korkuti
dhe sidomos H. Ceka, i cili përveç kumtesave të shumta, ka botuar
edhe një sërë artikujsh, vëllime dhe studime të ndryshme në
lidhje me numizmatikën ilire dhe atë ballkanike në përgjithësi.
Pas vitit 200, nga arkeologët dhe studiuesit, u vu re një
vecori e re në numizmatikën ilire... Në faqen e monedhave,
u shtuan shenja simbolike si bleta, kalliri i grurit, bashe
anijesh, etj. që në thelb ishin stema të familjeve të nëpunësve
të shtetit.
Në studimet e ndryshme që u bënë në lidhje me numizmatikën
ilire, historiografia shqiptare dhe ajo antike, kanë hedhur dritë
edhe për qëndrat e ndryshme ku ekzistonin punishte për prerjen e
këtyre monedhave. Përvec disa pikave të vecanta, si Lisi dhe
Amantia, qëndrat kryesore të prerjeve të monedhave, ishin Dyrrahu
dhe Apolonia.
Për arsye të cilat ende nuk janë të qarta, punishtja e
prerjeve të monedhave në Dyrrah, rreth v. 30 p.e.s., mbyllet.
Megjithatë, këtë fat nuk e pati Apolonia, e cila vazhdoi të
kishte punishten e saj ende për shumë kohë.
E veçanta e monedhave ilire, është se duke qenë prej bronxi,
qarkulluan kryesisht brenda territoreve të koinoneve që i prenë
ato. Megjithatë, në sajë të lidhjeve tregtare, fusha e përdorimit
të tyre u shtri në tregje më të largëta duke i kaluar kufijtë e
Ilirisë. Në përgjithësi, edhe pse jo shumë e njohur dhe
relativisht e re, shkenca e numizmatikës, vazhdon të ngelet një
element kyc për të ardhmen e arkeologjisë shqiptare.
Aktualisht, në shumë ekspedita arkeologjike që janë në
vazhdim, në Shqipëri po vazhdohet të studiohet ecuria e monedhave
ilire në periudha të ndryshme. Studiuesit dhe arkeologët,
shprehen optimistë dhe të kënaqur për rezultatet e numizmatikës,
e cila për një kohë të gjatë, do të jetë në qëndër të studimeve
shkencore mbi Ilirinë.

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Korrik 2003 15:29
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ENISS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ENISS't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ENISS Shto ENISS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ENISS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Arkeologjia

Interesi për vlerat arkeologjike të Shqipërisë nis qysh në shek. XIX kur studjues të gjeografisë historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit të të dhënave
nga burimet antike.
Kështu është i pari që viziton Shqipërinë francezi Pouqueville (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grčce, comprenant la description ancienne et moderne de l'Epire, de l'Illyrie grecque etc. Paris 1820-21, v.5) Anglezi Martin Leake, nga shëtitja që bëri në Shqipërinë e Jugut deri në Apolloni, botoi një përshkrim të hollësishëm të rënojave të objekteve arkeologjike që i ranë në sy (W.M. Leake, Travels in northern Greece, London 1835, v. 4). Më vonë arkeologu francez L. Heuzey vizitoi Shqipërinë dhe në studimin e tij u ndal kryesisht mbi Durrësin e Apoloninë (L.Heuzey. H. Daument, Le mission archéologique de Macčdoine, Paris 1876). Në fillim të shek. XX vizitoi Apoloninë dhe rrethinat e Vlorës balkanologu C. Patsch. Ai është i pari që zbuloi qytetin e Amantias dhe më pas botoi një studim të hollësishëm mbi antikitetet që pa në Bylis, Klos, Berat etj. (C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904). Gjatë Luftës së parë botërore erdhën në Shqipëri arkeologët austriakë C. Praschniker e A. Schober të cilët filluan kërkimet nga veriu i Shqipërisë në drejtim të jugut dhe i kushtuan vëmendje edhe monumenteve e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Wien 1920).
Më 1924 një mision arkeologjik francez, nën drejtimin e Leon Rey, fillon gërmimet sistematike në Apoloni, të cilat vazhduan deri më 1938 dhe rezultatet u botuan në revistën Albania (L.Rey, Albanie, Revue d'archéologie, Paris 1925-1939, në 6 vëllime). Një mision tjetër arkeologjik italian më 1926 filloi gërmimet në qytetin antik të Foinikes dhe më vonë në Butrint. Në fillim misioni u drejtua nga L. Ugolini e më pas nga Markoni e Mustili (L. Ugolini, Albania antica, Roma 1927-1942, 3 vëll.); D. Mustili, La civilta preistorica dell'Albania, Roma 1940).
Pas Luftës së dytë botërore deri më 1990 kërkimet e studimet arkeologjike u bënë nga arkeologë shqiptarë. Më 1948 u krijua në Tiranë Muzeu Arkeologjik-Etnografik, më pas u krijua Sektori shkencor i kërkimeve arkeologjike, nga i cili më 1976 u formua Qendra e Studimeve Arkeologjike dhe më 1991 Instituti i Arkeologjisë. Gjatë këtyre viteve veç muzeut qendror arkeologjik dhe pavionit arkeologjik në Muzeun Historik Kombëtar, u ngritën edhe muze të profilit arkeologjik në Durrës, Apoloni, Butrint dhe Korçë, të cilët ruajnë objekte me vlera unikale.
Vitet 1991-1999 përbëjnë një etapë të re për arkeologjinë shqiptare, atë të bashkëpunimit me arkeologë të huaj. Janë realizuar ose vazhdojnë veprimtarinë projekti shqiptaro-grek në Butrint, projekti shqiptaro-amerikan në Shpellën e Konispolit (Sarandë) dhe në zonën Apoloni-Bylis, projekti shqiptaro-francez në Apoloni dhe në vendbanimin prehistorik të Sovjanit (Korçë) dhe projekti shqiptaro-anglez në Butrint. Gjatë vitit 2000 janë duke u hartuar edhe projekte të tjera për kërkime në Durrës, Bylis e qendra të tjera arkeologjike.
Rezultatet e kërkimeve, gërmimeve e studimeve arkeologjike, mëse njëqindvjeçare, të bëra në Shqipëri, mund t'i përmblidhnim në :
Në fushën e prehistorisë. Gjurmët më të hershme të banimit të territorit të Shqipërisë janë zbuluar në Xarë (Sarandë) dhe në Gajtan (Shkodër) të cilat i takojnë epokës së paleolitit (rreth 100.000 vjet më parë). Periudhës së paleolitit të vonë (30.000-10.000) vjet, i takojnë një numër më i madh vendbanimesh (Xarë, Konispol, Shën Marinë, Kryegjatë, Rrëzë Dajti, Gajtan etj) të cilat mbulojnë gjithë territorin e Shqipërisë së sotme.
Gjatë epokës së neolitit (7000-3000 p.e.s) territori i vendit tonë ka qenë shumë më i banuar, gjë që e dëshmojnë me dhjetra vendbanime të zbuluara, të cilat kanë qenë ngritur në fusha pjellore, në taraca lumore dhe në shpella. Banesat e tyre ishin kasolle të thjeshta të lyera dhe të shtruara me baltë. Në Dunavec e Maliq janë zbuluar banesa të ngritura mbi hunj (palafite) të cilat kërkonin një teknikë të lartë të ndërtimit të banesave. Por në jetën e banorëve neolitikë vend qendror zinte bujqësia dhe blegtoria si edhe përgatitja e prodhimi i enëve prej balte. Nga fundi i epokës neolitike mjeshtrat e punimit të poçarisë arrijnë të prodhojnë jo vetëm enë cilësore e me forma të shumëllojshme, por edhe me vlera artistike.
Vlerë të veçantë kanë disa enë të pikturuara të gjetura në Dunavec, Cakran e Maliq I të cilat janë të importuara nga kulturat e Diminit në Thesali (Greqi). Ato janë dëshmitë e para të këmbimit midis trevave të vendit tonë me qytetërimet më të përparuara të Europës Jug-Lindore të epokës neolitike.
Në fillim të epokës së metaleve (mijëvjeçari i tretë p.e.s.) në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik ndodhën ndryshime të rëndësishme si rezultat i dyndjes së popujve baritor, indoevropian, të ardhur nga lindja. Një shfaqie e re ishte kulti i varrimit në tuma (Pazhok të Elbasanit, Barçë të Korçës, Piskovë të Përmetit etj). Ky rit varrimi në tuma do të përdoret pa ndërprerje gjatë tërë epokës së bronzit dhe do të bëhet karakteristik për popullsinë ilire të epokës së hekurit.
Nga fundi i mijëvjeçarit të dytë dhe gjatë tërë gjysmës së parë të mijëvjeçarit të parë p.e.s., ilirët fillojnë dhe i vendosin vendbanimet e tyre në kodra të ngritura me pozicion dominues mbi zonën përreth, dhe gradualisht (i përforcojnë) i rrethojnë me mure të fuqishme (Gajtan-Shkodër, Tren-Korçë, Kalivo-Sarandë etj).
_
Në fushën e antikitetit
Deri në shek. VII p.e.s. trevat e ndryshme ilire kishin përparuar pothuajse me të njëjtin ritëm. Midis tyre dalloheshin disa krahina të veçanta si Fusha e Korçës, Mati, Glasinaci (në Bosnjë)etj, të cilat kishin arritur të krijonin një kulturë materiale me nivel më të lartë se të tjerat. Përfshirja e Ilirisë në lëvizjen e gjerë ekonomike-shoqërore mesdhetare, bëri që pas shek. VII p.e.s. të dalin në radhë të parë të zhvillimit trevat jugore ilire - Iliria e Jugut.
Faktor parësor u bënë marrëdhëniet e hershme me botën greke dhe veçanërisht procesi i urbanizimit u përshpejtua me themelimin e kolonive greke në brigjet e Ilirisë. Kështu kolonistë të ardhur nga Korkyra më 627 p.e.s. themeluan Dyrrahun dhe më 588 p.e.s. themeluan Apoloninë.
Rreth gjysmës së parë të shek. VI themelohet dhe Oriku. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se gjatë shek. VI-V Dyrrahu e Apolonia kthehen në qytete të mirëfillta, kurse gjatë shek. IV ato njohën një lulëzim të përgjithshëm që u shpreh me ndërtime monumentesh madhështore.
DYRRAHU ose Epidamni, qysh në shek. V p.e.s. kishte punishte të punimit të qeramikës, të metaleve, të pëlhurave e lëkurës, kantier për ndërtimin e anijeve etj. Dëshmi e zhvillimit të tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi që pret Dyrrahu, kurse për lulëzimin urbanistik të shek. IV p.e.s dëshmon mozaiku i një dyshemeje me gurë lumi, i ashtuquajturi Bukuroshja e Durrësit.
Në vitin 229 p.e.s. Dyrrahu kaloi në vartësi të Romës dhe më vonë u kthye në koloni romake. Në shek. I-III të e.s. përjeton një periudhë lulëzimi, u bë qendër dhe porti kryesor i brigjeve të Adriatikut lindor. Kësaj kohe i takon ndërtimi i amfiteatrit, i termave, bibliotekës, ujësjellësit etj.
Në shek. IV Dyrrahu bie ekonomikisht dhe tërmeti i vitit 345 e.s. e rënon edhe më tej duke e bërë të kthehet në një qendër të vogël tregtare. Pozita e tij gjeografike e bëri Dyrrahun që gjatë shek. V-VI e.s. ai të kthehet në një nga qytetet e rëndësishme të perandorisë bizantine. Në kohën e perandorit Anastas (me origjinë nga Durrësi) u ndërtuan shumë godina të reja, hipodromi dhe tre radhë muresh rrethues shumë të fuqishëm.
APOLONIA. Qytet antik ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera me të njëjtin emër të kohës antike. U ngrit mbi një kodër (me dy maja të larta 101 e 103m mbi nivelin e detit) me një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Aqos (Vjosë) lidhej me detin Adriatik. Në shekujt e parë të jetës, Apolonia mbante lidhje të ngushta me Korinthin dhe Korkyrën dhe luante rolin e ndërmjetësit në tregtinë e helenëve me ilirët. Në shek. V p.e.s. u bë qendër e zhvilluar ekonomike me punishte të shumta zejtare, zgjeroi marrëdhëniet me botën ilire si edhe me Atikën e më vonë edhe me Magna Grecian (Italinë e Jugut).
Lulëzimin më të madh qyteti e njohu në shek. IV-III p.e.s. Në këtë kohë qyteti u shtri në të gjithë faqen perëndimore të kodrës dhe u rrethua me një mur mbrojtës 4km të gjatë duke përfshirë një hapsirë të qytetit prej 138ha. Apolonia u ndërtua sipas një plani që mbështetej në sistemin ortogonal të Hipodamit; përshkohej nga rrugë të drejta, kryesore e dytësore, që kryqëzoheshin me njera-tjetrën duke kufizuar lagje të veçanta. Nga ndërtimet kryesore veç mureve rrethuese u ndërtua portiku i qendrës së qytetit (agorasë), teatri, një çezmë monumentale, gjimnazi etj. Shëtitorja e Apolonisë shquhet për planimetrinë e zhvilluar dhe arkitekturën solide. Ajo është me dy kalime dhe dy kate (70.2x10.50m). Muri i pasëm që ka një rol mbajtës është me 17 kamare obsidale, ku vendoseshin shtatoret, kolonada e brendshme dhe e jashtme e katit të parë formohej nga kolona tetëkëndore. Në shek. I-III të e.s. qyteti përjetoi një periudhë të dytë ndërtimesh intensive, si tempullin e Agonotetëve, odeonin, bibliotekën dhe një sërë vilash të zbukuruara me mozaikë. Apolonia në kohën e Augustit u shpall qytet i lirë dhe i paprekshëm dhe vazhdoi të mbetej një qendër e rëndësishme ekonomike e kulturore. Lulëzoi arkitektura dhe degë të tjera të artit, e sidomos skulptura. Ndaj me të drejtë Ciceroni e quajti "Magna urbs et gravis" (qytet i madh e hije rëndë).
Në shek. III-IV qyteti humbet rëndësinë e dikurshme dhe në fillimet e mesjetës Apolonia kthehet në një qendër peshkopale.
Marrëdhëniet e ndërsjellta të qyteteve koloni me interlandin ilir shpejtuan procesin e lindjes dhe zhvillimit të një tog qytetesh ilire. Gjatë shek. IV-II p.e.s. ngrihen qytete si Butrinti, Amantia, Bylisi, Foinike, Antigonea, Dimali, Lisi etj. Ato ishin vendosur mbi maja apo shpate kodrash, me horizont të gjerë shikimi dhe të rrethuara me mure me konstruksione solide me blloqe gurësh të skalitur me forma trapezoidale, poligonale e në një fazë më të zhvilluar me blloqe kuadratikë. Në shek. IV p.e.s. ato ishin kthyer në qendra zejtare e tregtare, kurse rreth mesit të shek. III p.e.s. qyteti ilir ishte formuar me tiparet themelore të një qyteti antik. Hapsira e brendëshme e qytetit ishte e organizuar sipas sistemit hipodamik ku agoraja në të cilën ishin vendosur godinat e karakterit politik e shoqëror, kulturor e religjoz (prytaneioni, teatri, shëtitorja, tempujt etj) formonin qendrën e qytetit të ndarë nga pjesa tjetër. Disa shembuj të këtyre ndërtimeve në qytetet ilire e dëshmojnë më së miri nivelin urbanistik të tyre.
BUTRINTI. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se në shek. VII-VI p.e.s. Butrinti ishte një qendër protourbane, kurse në shek. V p.e.s. arriti të marrë tiparet e plota të një qyteti. Në fund të shek. IV fillim i shek. III p.e.s. u ndërtua agoraja e qytetit, një portik (shëtitore), një tempull i vogël dhe teatri me 1500 vende i cili është ruajtur i plotë deri në ditët tona. Ai bashkë me ndërtimet e tjera pranë si tempullin e Asklepit, portikun, banjat etj, përbënin pjesën më të bukur të qytetit antik.
Në periudhën e vonë antike e mesjetës së hershme Butrinti përjetoi një periudhë lulëzimi. Kësaj kohe i takon ndërtimi i Baptisterit i cili është monumenti më i rëndësishëm i periudhës paleokristiane. Salla e pagëzimit në formë rrethore me diametër 13.50m është shtruar me mozaikë shumëngjyrësh, me motive nga bota shtazore e figura gjeometrike, të cilat kanë vlerë të veçantë artistike. Salla përshkohet nga dy rradhë kollonash granite mbi të cilat kanë qenë mbështetur qemerët e çatia.
ANTIGONEA. Qytet i themeluar në shek. III p.e.s. me një mur 4000m të gjatë, është ndërtuar me një sistem urbanistik të tipit hipodamik, me rrugë të drejta e të kryqëzuara që ndajnë qytetin në insula me gjerësi 200 këmbë dhe në ndarje të tjera më të vogla.
AMANTIA. Eshte e vendosur në faqen e një kodre të lartë dhe kishte të fortifikuar me një mur të gjatë 2200m, vetëm akropolin. Emri i qytetit për herë të parë përmendet në shek. IV p.e.s.. Në shek. III p.e.s. qyteti fuqizohet ekonomikisht dhe arrin të presë monedhat e veta. Këtë e dëshmojnë ndërtimi i tempullit të Afërditës, rrënojat e një teatri dhe veçanërisht ndërtimi i stadiumit, i cili është ruajtur i plotë deri në ditët tona. Stadiumi ka formën tipike të stadiumeve greke me dy krahët e gjata që kufizojnë pistën me gjatësi 184.8m dhe gjerësi 12.25m. Njëri krah i shkallares i ndërtuar me blloqe gurësh gëlqerorë ka 17 rradhë, kurse krahu tjetër ka 8 rradhë.
BYLISI. Një nga qytetet më të mëdha ilire u zhvillua në shek. IV p.e.s. si kryeqendër e fisit ilir të bylinëve. Ai kishte një sipërfaqe prej 30ha të rrethuar me mur të mbrojtur nga 7 hyrje e 7 kulla. Në shek. III p.e.s. qyteti u fuqizua ekonomikisht, kohë kur ndërtohet agoraja (qendra e qytetit) prej 4ha, ku ngrihet teatri me rreth 9000 vende, stadiumi, gjimnazi etj. Në shek. I e.s. Bylisi u kthye në koloni romake.
Në shek. IV të e.s. qyteti rrethohet me mure të fuqishme, dhe më pas në shek. V-VI u bë një qendër e rëndësishme peshkopale. Për këtë flet zbulimi i gjashtë bazilikave, dyshemetë e të cilave janë shtruar me mozaikë me motive paleokristiane të një cilësie të lartë.
ALBANOPOLI. Qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve, që përmendet për herë të parë në mesin e shek. II të e.s. nga Ptolemeu, i cili përcakton dhe kordinatat e shtrirjes së tij. Eshtë lokalizuar me rrënojat e qytetit ilir të Zgërdheshit (në afërsi të Krujës). Emri i qytetit dhe i fisit të albanëve që krijuan atë, u ruajt në mesjetë e deri në ditët tona duke i dhënë emrin gjithë trevës ku shtriheshin Ilirët e Jugut - Albania.
LISI. U formua si qytet nga fundi i shek. IV p.e.s. mbi bazën e një vendbanimi protourban. Në shek. III-II p.e.s. muret rrethuese e ndanin atë në tre pjesë, akropolin, qytetin e sipërm dhe qytetin e poshtëm që shtrihej buzë lumit Drin. Muret e qytetit janë të ruajtur shumë mirë me 12 portat dhe kullat e shumta që i japin një pamje madhështore qytetit. Lisi në kohën e Cezarit merr të drejta dhe ofiqe municipale dhe luan një rol aktiv në luftën civile midis Pompeut e Cezarit.
SELCA E POSHTME. Në kodrat e fshatit me të njëjtin emër, janë zbuluar rrënojat e një qyteti ilir të shek. IV-III p.e.s. Në shek. III bëhet qendër e krahinës ilire të Dasaretisë. Në këtë kohë gdhenden në shkëmb 4 varre monumentalë princëror, me një arkitekturë të stilit jonik. Në njërin varr është gjetur një inventar shumë i pasur me armë, enë bronzi e balte, zbukurime ari dhe një paftë metalike me skenë mitologjike luftimi.
Në qytetet koloni, Dyrrah, Apoloni si edhe në qytetet e tjera të Ilirisë së Jugut si në Butrint, Amantia, Bylis, Antigone etj., krahas degëve të ekonomisë u zhvillua e lulëzoi arti, i cili në fillim zhvillohet i lidhur me traditën e metropoleve (korinthase e korkyrase). Pas shek. V krahas vazhdimit të traditës, arti fiton veçori lokale. Vlera të veçanta artistike kanë punimet në qeramikë. Në shek. IV-III p.e.s. punishtet e Apolonisë e Dyrrahut prodhuan enë me figura të kuqe me tema mitologjike dhe nga jeta e përditëshme. Figurinat (terrakotat) e shumta me tema mitologjike e më pas edhe tema nga jeta e përditëshme, dallojnë për plastikën e realizimin artistik. Krahas terrakotave të shumta janë edhe figurinat prej bronzi, mjaft prej të cilave përbëjnë vepra arti
Gjatë shek. I-II e.s. në skulpturë përvetësohen tiparet e artit romak. Veçanërisht në skulpturë portreti ndjek realizmin tipik të kohës me një frymë të mbështetur në traditën. Qendra kryesore është Apolonia me portretet e magjistratëve, të Filozofit, të Bilias etj. Portrete cilësore të shek. I-II e.s. kanë dhënë Dyrrahu, Butroti, Foinike etj. Relievi bëhet skematik dhe lidhet me qëllimet praktike të zbukurimit të altareve, sarkofagëve, monumenteve arkitektonike etj.
Mozaiku si gjini e pikturës monumentale dekorative në kohën antike (greko-romake) dhe atë mesjetare të hershme njohu një lulëzim të dukshëm, sidomos në shekujt e parë të e.re. Duke përdorur gurë kubik të zinj ose shumëngjyrësh të vendosur në sfond të bardhë u arrit të realizoheshin figura të ndryshme gjeometrike dhe skena nga mitologjia detare. Shquhet mozaiku polikrom zbuluar në Apoloni, që paraqet Luftën e amazonëve.
Mozaiku si vepër e artit lulëzon edhe në shek. V-VI të e.s. realizuar në veprat e kultit paleobizantin, si në bazilika, kisha, pagëzimore, trikonka etj. Në dyshemetë e këtyre monumenteve figurat e mozaikut janë të shpërndara lirshëm në sipërfaqe dhe janë figura simetrike, kafshë në qetësi, pemë, fruta, bisqe hardhije, shpendë, peshq e motive të ndryshme ujore. Në radhën e këtyre realizimeve cilësor është mozaiku i Baptisterit të Butrintit, i trikonkës së bazilikës së Linit (Pogradec), mozaiku u bazilikës së Arapajt (Durrës) i bazilikave të Bylisit e shumë të tjera.
Në Shqipëri është ruajtur deri në ditët tona vetëm një mozaik parietal (i vendosur në mur), ai është mozaiku i kapelës së Durrësit, i ngritur brenda amfiteatrit të qytetit. Ai paraqet figura shënjtorësh dhe i përket periudhës së hershme bizantine.

Në fushën e mesjetës së hershme
_Të dhëna të mirëfillta për kulturën e hershme mesjetare vijnë nga gërmimet e para sistematike që u bënë gjatë viteve 60-70të, me zbulimin e varrezave të Komanit, të Buklit, të Shurdhahut, të Lezhës etj. Gradualisht gërmimet u shtrinë edhe në një varg kështjellash të antikitetit të vonë e mesjetës së hershme si në Varosh (Stelush), Shurdhah (Sardë), Lin, Pogradec, Berat, Kaninë, Butrint etj. Një pjesë e kështjellave janë vazhdim i qyteteve e qytezave të kohës antike, e një pjesë tjetër kala e kështjella të ngritura në përshtatje me kushtet e reja historike.
Gjatë shekujve të mesjetës së hershme shqiptare shek. VII-IX ka një braktisje të qyteteve për shkak të kthimit në ekonominë e mbyllur natyrore. Vetëm Durrësi ku u kufizua pushteti bizantin e ruajti karakterin e mirëfilltë qytetar. Gjithashtu edhe Butrinti, në jug, mbeti qendër e rëndësishme qytetare.
Një ringjallje e jetës qytetare vihet re pas shek. IX kur fillon qarkullimi i monedhave bizantine. Ndër qytetet e ringjallura mbi truallin e qyteteve ilire, në këtë periudhë janë Berati, Kanina, Lezha, ndërtimet fortifikuese (muret, portet e kullat) të tyre janë ruajtur deri në ditët tona.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2003 15:03
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Post

Bazilika e Sarandės,a mund tė ketė qenė sinagogė

Bashkëpunimi mes instituteve të arkeologjisë shqiptar dhe izraelit gjatë këtyre dy javëve ka për qëllim të hedhë dritë mbi të tjerë elementë të sinagogës hebreje të pranishëm të bazilikën e Sarandës

Ka startuar këto ditë projekti i përbashkët i Institutit të Arkeologjisë të Jerusalemit me homologun e vet shqiptar, në partneritet edhe me Institutin tonë të Monumenteve të Kulturës. Në objektin e tij është vënë bazilika e qytetit të Sarandës, e gërmuar shumë vite më parë. Këtë e bën të ditur drejtori i Institutit të Arkeologjisë prof.Muzafer Korkuti, i cili thotë se studimi i mëtejshëm i bazilikës, më në gjerësi dhe në komponentë të tjerë të saj, do të jenë detyra të projektit të nisur. Në vlerësimin e tij, bazilika, e ndodhur pranë sheshit të sotëm kryesor të qytetit, është e periudhës paleokristiane. Prania e dallueshme në të e elementëve të sinagogës (kishë e izraelitëve) ka çuar në bashkëpunimin mes Institutit të Arkeologjisë së Jerusalemit. Kanë qenë të pranishëm me fillimin e punimeve dy profesorë nga Izraeli Ehyd Netzer e Gideon Foerster dhe të një studenteje të tyre. Simbolet e fesë hebreje, të zbuluar në mozaikët e përdorur gjerësisht në sipërfaqen prej 700 m2 të bazilikës së Sarandës, do të jenë objekt krahasues.
Eksploruesi i parë i bazilikës në vitet 1977-1989, as.prof. Kosta Lako thotë se ndërtimi i saj është i shekullit të 6-të e.s. dhe i përket periudhës paleokristiane, por mendohet se në të ndërthuren edhe periudha të tjera pararendëse. Prania e një dyshemeje tjetër, sipas Lakos, e veshur me mozaik me motive gjeometrike lineare, por edhe shtazore e floreale, e provon këtë. Rivlerësimi që do t’i bëhet asaj dhe gjysmës tjetër të saj, të ndodhur nën rrugën që i kalon pranë kinoteatrit të sotëm, në bashkëpunim me profesorët izraelitë, do të çojë në saktësimet e nevojshme për të gjykuar edhe se çfarë ka qenë kjo bazilikë para se të ishte të ishte një objekt kulti.
Dr.Etleva Nallbani sqaron se me projektin dyjavor që ka nisur do të bëhen sondazhe në pika të veçanta të bazilikës dhe përfundimet e tyre do të shërbejnë si pikënisje për projektet e ardhshme.
Pjesë e projektit janë edhe punimet konservuese që kanë nisur të bëhen nga restauratori mozaicist Agron Islami në bazilikën e Sarandës. Me këto punime duket se u erdhi dita të hiqen prej andej edhe katër platformat masive publicitare të firmës “Fresh”, që qëndrojnë prej kohësh në këtë mjedis arkeologjik në qendër të qytetit dhe shumë pranë selisë së bashkisë së tij.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shtator 2003 17:40
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re durrazo.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 1003 herė.

Found in Durres,6th century

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2003 15:43
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Vėshtrim arkeologjik mbi qytetin e Krujės

Qyteti antik në Zgërdhesh
I- Pozicioni gjeografik i zonës ku shtrihet Zgërdheshi


Rrënojat e qytetit antik të Zgërdheshit gjenden në jug-perëndim të Krujës, pranë vendit të quajtur Halilaj. Një rrugë automobilistike fshati, që kthehet djathtas në gjysmën e rrugës FushëKrujë - Krujë, të çon pas pak minutash në rrëzë të rrënojave të Zgërdheshit. Faqja e kodrës në të cilën shtrihej qyteti, ka formën e një trekëndëshi dybrinjësh me kulmin nga lindja. Nga kjo anë qyteti lidhet me vargun e kodrave që zbresin nga mali i Krujës. Në veri, kodra kufizohet nga përroi i Çinarit, kurse në jug prej atij të Lanës. Të dy këta përrenj të vegjël kanë krijuar në këto anë pjerrësi dhe buzë të thepisura shkëmbore, të cilat formojnë një mbrojtje të mirë natyrore për një vendbanim të hershëm. Ndërsa drejt perëndimit kodra zbriste ëmbël duke përfunduar nga kjo anë me një terren të sheshtë. Kodra mbi të cilën u ngrit qyteti i Zgërdheshit kishte një pozitë dominuese mbi gjithë hapësirën që shtrihej para saj; ajo u përgjigjej në një farë mase kërkesave të mbrojtjes dhe kishte në vend gurin për nevojat e fortifikimit dhe ndërtimet e qytetit. Nga ana tjetër pika e zgjedhur ishte pranë rrugëve që përshkronin krahinën nga bregdeti në thellësi të vendit dhe nga jugu në veri e anasjelltas . Këta faktorë përcaktuan zgjedhjen e vendit, por edhe faktorët e karakterit gjeografik-ekonomik luajtën rol vendimtar në lindjen dhe zhvillimin e këtij qyteti antik.

2- Burimet antike dhe gërmimet arkeologjike të ndërmarra në të

Për herë të parë këtë pikë arkeologjike e ka vizituar J. G. Han në vitin 1854 dhe ai hodhi mendimin se te rrënojat e Zgërdheshit duhet të kërkohet Albanopoli i vjetër. Hipoteza e Hanit bazohet tek thënia e Ptolemeut, i cili në zonën midis Matit dhe Shkumbinit vendos Albanopolin . Këtë gjë ai e përmend tek vepra e tij e madhe “Geographia” (Gjeografia), që përbëhet kryesisht nga tabela, ku shënohen dhe përcaktohen pozitat e vendbanimeve të botës antike sipas gradave të gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike. Gjeografia e Ptolemeut ka qenë ilustruar edhe me harta. Në veprën e Ptolemeut citohen edhe shumë qytete dhe vendbanime të Ilirisë, Maqedonisë dhe të Epirit. Ndër to ka edhe emra të tillë që i hasim për herë të parë tek Ptolemeu, siç është edhe emri i fisit ilir Albanoi dhe i qytetit Albanopolis. Pozicioni gjeografik që jepet në të e lehtëson përcaktimin me afërsi se ku duhet lokalizur vendbanimi . Hipoteza e Hanit mbetet një hipotezë me shumë vlerë, sepse akoma nuk njohim një qendër tjetër më të madhe antike se sa Zgërdheshin në zonën e përmendur më sipër. Pastaj Zgërdheshin e vizitoi gjatë luftës së parë botërore edhe K. Prashniker, prej te cilit trashëgojmë një përshkrim të shkurtër dhe një plan-skicë. Në krahasim me dy autorët e përmendur, shënimet e arkeologut italian P. Sestieri nuk sollën ndonjë gjë të re. Nga arkeologët shqiptarë u ndërmorën dy ekspedita gërmimi në vitet 1969 dhe 1973 në qytetin antik të Zgërdheshit. Gërmimet u bënë nën drejtimin e prof. S. Islamit dhe në to morën pjesë restauratorë, topografë, studentë. Rezultatet historiko-arkeologjike të arritura prej tyre do ti përshkruaj më poshtë.

3- Përshkrimi i rrënojave antike të qytetit ilir të Zgërdheshit

Qyteti antik zinte një sipërfaqe rreth 10 ha. Nga të gjitha anët ai ishte i rrethuar nga mure të fuqishme, sidomos nga ana lindore e perëndimore që ishin më të kërcënuara nga rreziqet e jashtme. Muri rrethues i qytetit në anën perëndimore mbyllte bazën e trekëndëshit në pjesët skajore të dy lumenjve të përmendur më sipër. Prej ketij muri është ruajtur vetëm një trakt i gjatë rreth 90 m, në të janë të vendosura tri kulla katërkëndëshe në intervale të barabarta njëra prej tjetrës. Ky sistem kullash mendohet të jetë ndjekur në të gjithë gjatësinë e murit. Duke ndjekur skajin veri-perëndimor mund të shihen me ndërprerje gjurmët e murit që ngjitej përpjetë kodrës për të mbrojtur anën veriore të qytetit. Në këtë anë përdoret edhe një buzë shkëmbi e cila është kthyer në pjesë përbërëse e sistemit të mbrojtjes të qytetit. Edhe sot vërejmë buzë shkëmbit, blloqe të murit rrethues që lartësohej mbi të dhe gjurmë kullash katërkëndëshe, që e përforconin këtë mbrojtje. Mendohet se qyteti ka qenë i ndarë në tri pjesë si çdo qytet tjetër antik. Një mur i tërthortë ndante qytetin e sipërm, akropolin, nga qyteti i poshtëm. Muri është përforcuar nga një numër i konsiderueshëm kullash nga të cilat duken qartë tre. Ka të ngjarë që qyteti të ketë pasur edhe një mur mbrojtës të dytë të brendshëm, që kalonte nëpër vijën R-R’-D’-D. Kështu vihet re një ndarje e qytetit në tre pjesë dhe vija e përshkruar do të kufizonte qytetin e mesëm.

Duke u nisur nga këto të dhëna të pakta mund të thuhet se ky qytet është ndërtuar sipas modeleve të qyteteve bashkëkohore në Greqi, Maqedoni, Epir, në bazë të parimeve urbanistike të njohura që në kohën helenistike . Përveç ndarjeve të mëdha akropolit, qytetit te mesëm dhe të vogël në Zgërdhesh dallojmë edhe pjesën ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Në Zgërdhesh ky shesh ishte në këmbën e kodrës, në një taracë të krijuar buzë murit të jashtëm rrethues. Për tu përmendur janë edhe rrugët që lidhnin hyrjet kryesore ose të dyta të cilat e përshkronin qytetin në drejtime të ndryshme dhe lidhnin në mënyrë organike pjesët përbërëse të tij. Kështu, në Zgërdhesh njohim tri rrugë të tilla që lidhin qytetin e sipërm me të poshtmin; dy prej tyre kishin shkallë të gdhendura në shkëmb që lehtësonin ngjitjen atje ku terreni ishte i thyer.

Sipas një klasifikimi për qytetet antikë në vendin tonë duke u nisur nga vendosja e akropolit në planimetrinë e tij dallojmë 3 nëntipa qytetesh:

Nëntipin pa akropol

Nëntipin me akropol në mes

Nëntipin me akropol në anë

Duke parë me vëmendje dhe planimetrinë e qytetit themi që Zgërdheshi hyn në nëntipin e tretë . Deri tani njohim tri porta të qytetit. Njëra gjendet në anën jugperëndimore dhe shërbente si hyrje në akropol. Kjo është një portë e vogël me një korridor të harkuar dhe mbrohej nga një kullë e jashtme katërkëndëshe. Porta e dytë gjendet në anën veriore nën murin e brendshëm të akropolit. Në anën e majtë të saj ndërtuesit kanë shfrytëzuar si mur shkëmbin, kurse në anën e djathtë është ruajtur muri anësor dhe gjurmët e një kulle katërkëndëshe. Gjatë gërmimeve të ndërmarra këtu u gjend edhe njëri prej blloqeve të pragut me dy gropëza për fiksimin e kasave të portës. Kjo portë me korridorin 2.90 m. të gjerë dhe rreth 6 m. të gjatë, duhet të ketë qenë një nga portat e mëdha të qytetit. Porta e tretë gjendet në anën perëndimore. Kjo portë është e vogël me një korridor sa gjerësia e murit rrethues dhe është shtruar me rrasa guri. Nuk dihet akoma porta kryesore e qytetit, por ka të ngjarë që ajo të ketë qenë nga ana perëndimore, ndoshta aty ku sot gjenden shtëpi banimi. Këtë mendim që na e sugjeron konfiguracioni i terrenit na e përforcojnë edhe shkallët e gdhendura në shkëmb, të cilat me drejtimin e tyre të çojnë në hapësirën e përmendur . Brenda mureve rrethues qyteti është zhvilluar në përputhje me kushtet e terrenit. Meqë terreni ishte i pjerrët ai ishte sistemuar me anë tarracash për nevoja te ndërtimeve qytetare. Kështu një radhë muresh tarracimi kanë shërbyer për përshtatjen e këtij terreni të pjerrët nevojave të ndërtimeve publike e private të qytetit. Furnizimi me ujë të pijshëm mbështetej kryesisht në sterat dhe rezervuaret që ndërtoheshin brenda qytetit ose duke shfrytëzuar trashësinë e mureve rrethuese. Burime brenda territorit të rrethuar duket se nuk ka pasur, kështu furnizimi me ujë është bërë me anë të sterave.

Vendet më të dukshme janë përdorur për ndërtimin e godinave të rëndësishme shoqërore. Gjatë gërmimeve janë vënë re gjurmë muresh godinash. Gjetjet arkeologjike tregojnë nga ana tjetër se qyteti ka qenë shtrirë edhe jashtë mureve rrethuese. Në një kodër të vogël, nga ana jugore, që gjendet përtej përroit të Lanës, duken gjurmët e një godine ka shumë të ngjarë, të një tempulli. Duke gjurmuar murin rrethues dhe gjithë sistemin fortifikues të këtij qyteti, dallohen në të disa duar ndërtimi që i përgjigjen periudhave të ndryshme të veprimtarisë ndërtuese dhe të historisë së qytetit. Gjurmët më të hershme të ndërtimit i ndeshim në akropol. Këto janë më të dukshme në murin rrethues nga ana veriore e tij dhe gjithashtu në gjurmët e një kulle katërkëndëshe para murit lindor. Këto mure janë ndërtuar me blloqe të papunuar ose paksa te punuar. Tek kulla blloqet janë të papunuar, me forma të parregullta dhe ndonjëherë masivë. Përkundrazi, në disa trakte të tjera, vihet re një përpjekje për t’u dhënë blloqeve forma pak a shumë kuadratike. Vihet re edhe një tendencë për ti vendosur ata në radhë horizontale. Periudha e dytë e ndërtimit përfaqesohet mirë tek muri rrethues i anës perëndimore të sistemit fortifikues të qytetit. Ky mur i trashë 2.70 m. formohet nga dy parete dhe mbushja midis tyre. Si themel për të është përdorur shkëmbi jashtë murit, por ka dhe raste kur muri është vendosur mbi një shtresë çakëlli. Paretet janë të ndërtuara me blloqe kuadrate, të punuara me faqe të rrafshta dhe të skuadruara me kujdes. Blloqet janë të vendosura në rradhë horizontale me një përputhje të përsosur të fugaturave. Në disa raste vërejmë edhe blloqe të shkallëzuara. Kjo ndodh kur këto blloqe qëllojnë më të mëdha se gurët e tjerë të radhës së tyre ose kur janë përdorur në radhën e fundit në një terren të thyer. Këtu sistemi i shkallëzimit është përdorur për të kursyer materialin ose për të zgjidhur problemin e pjerrësisë së terrenit. Bërthama e murit është mbushur me gurë të mëdhenj e të vegjël të papunuar. Gjurmë të tjera të kësaj periudhe ndërtimi ndeshen gjatë gjithë vijës së murit rrethues. Më qartë këto duken tek muri i portës veriore. Te ky mur është ruajtur edhe një element konstruktiv shumë i rëndësishëm, blloqet transversale, që lidhin paretet me bërthamën e murit, element që nuk e vëmë re tek muri i anës perëndimore. Gjithashtu edhe një pjesë e madhe e kullave katërkëndëshe janë ndërtuar me këtë teknikë ndërtimi. Të gjitha këto të dhëna tregojnë se mbeturinat e tipit të murit të përshkruar zënë vendin më të rëndësishëm midis rrënojave të qytetit; duket se ato lidhen me një periudhë lulëzimi të ndërtimeve, gjatë së cilës u ndërmorën punime të mëdha fortifikimi dhe u ndërtuan godinat më të rëndësishme të qytetit . Periudha e tretë të ndërtimit konstatohet tek pjesa e murit perëndimor dhe tek kulla e tij. Duke ruajtur në përgjithësi zgjidhjet konstruktive të murit të mëparshëm dhe parimet e vjetra të sistemit të fortifikimit, ndërtuesit e këtij muri të ripërtëritur, e kanë veshur me elementë të reja stilistikë, që e dallojnë prej mureve të mëparshëm. Kështu, duke realizuar ndërtimin e tij përsëri me blloqe kuadrate, të vendosura në radhë horizontale, kësaj here ata i kanë punuar blloqet me faqe të gufmuara (rustika) dhe rrethuar anash me një shirit 7-8 cm të ngushtë. Sipërfaqja e gufmuar del mjaft në reliev dhe nuk paraqitet uniforme; ajo ka gropëzime dhe të dalura të theksuara të shkaktuara gjatë skalitjes. Ndryshe prej murit të periudhës së dytë, ku blloqet e pareteve janë punuar me të njëjtin kujdes, në ndërtimin e këtij muri blloqet e paretit të brendshëm janë lënë pothuajse të papunuar. Ndërtimi është i tipit kuadrat pseudo-isodomik në stilin rustika me shirit anësor. Ndërtimet e periudhës së tretë zënë në vetvete një vend të rëndësishëm në vëllimin e përgjithshëm të ndërtimeve të qytetit, por ato nuk mund të maten për nga cilësia dhe vëllimi me ndërtimet e periudhës së mëparshme. Këto ndërtime duket se janë bërë pas një dëmtimi të rëndë, që kanë pësuar muret rrethues të qytetit, duke prekur sidomos pikat më nevralgjike të sistemit mbrojtës: në qendër të murit perëndimor, mesa duket pranë portës kryesore dhe tek muri i brendshëm i akropolit. Një pjesë e murit lindor dhe një kullë e rrumbullakët e kësaj ane duket se ruan edhe gjurmët e një periudhe të katërt ndërtimi. Këtu blloqet janë më masivë, të punuar me trashë dhe me një lidhje më të keqe se pjesa tjetër e murit . Kështu muri lindor dhe kulla i takojnë dy periudhave të ndryshme ndërtimi.

Si përfundim, në qytet dallojmë katër duar të ndryshme ndërtimi:
të parën me blloqe të papunuara ose paksa të punuar, të dytën me blloqe kuadrate e faqe të rrafshët, të tretën me blloqe kuadrate, zbatuar në stilin rustika me shirit anësor dhe të katërtën me blloqe kuadrate masivë të punuara trashë, herë-herë të ripërdorur, dhe me lidhje të keqe. Për nga teknika e ndërtimit kemi muraturë me gurë të bashkuar në të thatë që ndahet në tre grupe kryesore: a) me gurë të thyer, b) me blloqe të latuar në vend dhe c) me blloqe të parapregatitur .

4- Qeramika ilire e zbuluar gjatë gërmimeve

Pas klasifikimit të mureve rrethuese dhe caktimit të një kronologjie relative lidhur me tipet e ndryshme të konstruksioneve që ndeshëm në Zgërdhesh, duke përdorur materialet arkeologjike të zbuluara në të do veçojmë disa etapa të rëndësishme të historisë së këtij qyteti. Të dhënat stratigrafike, që u përfituan gjatë gërmimeve në anën perëndimore të murit rrethues na ndihmojnë të japim një mendim më të bazuar rreth themelimit dhe historisë së këtij qyteti. Gërmimet vërtetuan këtu ekzistencën e tri shtresave kulturale: njërën që i referohet një vendbanimi të hershëm në këtë qendër, dhe dy të tjerat që lidhen me zhvillimin e mëtejshëm të vendbanimit, të transformimit në një qendër urbane dhe me periudhën e fundit të jetës së tij. Qeramika ilire përbën pjesën kryesore të shtresës së parë, e cila në përgjithësi është e varfër. Qeramika është e fërkuar dhe shumë e copëtuar, duket se është depozituar këtu pasi ka bërë një rrugë të gjatë duke u rrokullisur nga një pikë më e lartë. Atë mund ta ndajmë në dy grupe: grupin e parë e përbën qeramika e njohur ilire me ngjyrën e saj gri të errët apo të kuqërreme, punuar me dorë prej balte të ashpër e të përzier me kokrriza rëre. Ajo përfaqesohet në shtresë nga fragmente tasash e kupash me vegjat e tyre veshore ose në formë gjuhe. Grupin e dytë e formon një numër më i vogël fragmentesh, që dallojnë nga qeramika e përmendur më lart për baltën e imët ngjyrë gri të çelët, me të cilën janë punuar enët. Fragmente të kësaj qeramike janë vetëm disa buzë tasash; ato nuk flasin qartë edhe për teknikën e punimit, megjithëse duket që janë punuar me dorë. Në këtë shtresë u gjenden edhe dy copa metalesh, të cilat dëshmojnë për prezencën e ndonjë punishteje metalesh. Materialin e shtresës së parë mund ta datojmë si të periudhës së parë të hekurit. Ky mbetet një datim i përgjithshëm meqë materiali i kësaj shtrese është i varfër dhe përpjekja për një datim më të imët është i pamundur. Por përsëritja identike e formave të qeramikës së kësaj shtrese në shtresën pasuese, e lejon mbase edhe mundësinë e zbritjes së këtij datimi drejt shekujve të fundit (VI-V p.e.s) të periudhës së parë të hekurit. Midis kësaj shtrese arkeologjike dhe mureve të hershme që ndeshëm në akropol shohim një lidhje të drejtëpërdrejtë, që gjen përputhje edhe nga pikpamja kohore. Këto mure, të cilat nga pikpamja tipologjike na kujtojnë Gajtanin apo na paraqiten më të përparuara si në Lis II gjejnë mbështetje edhe në të dhënat statigrafike që na jep shtresa e parë e Zgërdheshit. Për nga hapësira mendohet që ky vendbanim i hershëm në Zgërdhesh të ketë zënë majën e kodrës, atë që më vonë do ta zërë akropoli i qytetit. Shtresa e dytë përmban materiale të kohës helenistike. Ajo veçohet prej shtresës së parë nga një shtresë e hollë çakëlli, që është formuar këtu nga mbeturinat e grumbulluara gjatë punimeve për ndërtimin e murit rrethues. Shtresa me materiale të kohës helenistike, që vjen mbi të, është rreth 20-30 cm dhe me përmbajtje të varfër. Duke shërbyer si shesh publik kjo pjesë e qytetit duket se është mbajtur e pastër, prandaj nuk janë krijuar depozitime të pasura. Si element datues për fillimin e saj na shërben qeramika apule e fundit të shekullit IV dhe fillimit të shekullit III p.e.s, të cilën e ndeshim menjëherë sa mbaron shtresa sterile e çakëllit . Jeta e qytetit na paraqitet me tërë larminë e saj në shtresën e tretë, që përmban material të përzier helenistiko-romak. Kjo shtresë është krijuar nga depozitimet e bëra në dy anët e murit rrethues dhe në mënyrë të veçantë nga ana e jashtme e tij. Duke parë me vëmendje objektet e kësaj shtrese mund të krijojmë një ide më të qartë për historinë e kësaj qendre. Me elementët e saj ajo përcakton më mirë fizionominë e shtresës së dytë, cakton si kufi të saj shekullin e II p.e.s dhe zbulon në mënyrë më të qartë faktin se në shekullin III-II p.e.s, qyteti ka jetuar periudhën e tij të lulëzimit. Këtë periudhë e karakterizon një veprimtari e gjerë ndërtuese dhe një jetë e gjallë dhe e pasur ekonomike-kulturale. Me fillimet e saj lidhen muret rrethuese të fazës së dytë të ndërtimit, të cilat pushtojnë gjithë hapësirën maksimale të përfshirë ndonjëherë nga qyteti brenda sistemit të fortifikimit të vet. Kësaj periudhe i përkasin edhe ndërtimet kryesore brenda qytetit. Mendohet se gjatë kësaj periudhe ndërtimet arkitekturore të qytetit i janë nënshtruar një ideje urbanistike. Në fushën e prodhimit kjo periudhë shënon përparime të dukshme, që e dallon krejtësisht qendrën e re të zmadhuar nga vendbanimi i fortifikuar i majës së kodrës. Mbeturinat e farkave, zgjyrave, të cilat janë gjetje të zakonshme në këtë shtresë, dëshmojnë qartë se punishte metalesh funksiononin në qytet. Zhvillim të madh mori edhe zejtaria e prodhimeve qeramike. Enët prej balte që dalin tani nga punishtet e qytetit janë të punuara me çarkun e poçarit, kurse sasia e atyre të punuara me dorë është tepër e kufizuar. Kalimi në teknikën e re të prodhimit të enëve u shoqërua me largimin nga format tradicionale dhe adaptimin e formave greke . Mendohet të kenë qenë të paktën tri punishte qeramike në qytet, kjo bëhet e mundur duke gjykuar nga vulat e gjetura mbi tjegulla. Punishtet prodhonin enë të shumta balte, duke filluar nga pitosat e amforat deri tek enët e luksit dhe të përdorimit të gjerë. Veçanti e tyre është se ato janë punuar me një baltë gri të çelët, që ndryshon nga balta ngjyrë okër e nuancave të ndryshme të enëve të importuara. Në enët e luksit dhe të tryezës së këtij grupi, brumi është pregatitur prej një balte të imët që jep prodhime me parete të holla dhe të një cilësie shumë të mirë. Një pjesë janë të mbuluara me vernik te zi të dobët që shkëputet lehtë; kurse shumica e tyre janë lyer me një lymë, që pas pjekjes i jep faqes së enës një ngjyrë të kuqe të çelët. Tek enët e mëdha, pitosa, amfora, kjo baltë është më e ashpër dhe e përzier me një sasi rëre. Midis këtyre prodhimeve bien në sy amforat me vegjë në trajtë kurrizore, që kanë në fund si vulë një palmetë. Këtu , në Zgërdhesh, kjo vulë përsëritet shumë herë dhe në një rast mbi palmetë kishte të shkruar gërmën A. Të gjitha këto enë të përmendura kanë ngjashmëri tipologjike me enët e përmendura në grupin e dytë të Xibrit . Përveç Xibrit, Gajtanit kjo qeramikë është vërtetuar edhe më në veri në tumat e Çinamakut (Kukës). Si pika më jugore të shtrirjes së saj janë Selca e Poshtme dhe Apollonia.

Interes të veçantë paraqet problemi i identifikimit të punishtes ku prodhohej kjo lloj qeramike. Nga prodhimet e importit ajo ndryshon krejtësisht, nuk përputhet as me prodhimet qeramike të Dyrrahut e Apollonisë dhe as me të ndonjë qendre tjetër në jug të Shkumbinit, kështu përjashtohet mundësia e një punishteje në këto zona. Ndërsa në veri pritej të ishte Lisi, por nga kërkimet që janë bërë në këtë pikë akoma nuk janë gjetur gjurmët e kësaj qeramike. Zgërdheshi është i vetmi që na jep përgjigje për këtë problem deri tani. Me baltën gri të çelur, që është grupi kryesor i qeramikës, në Zgërdhesh është punuar një pjesë e qeramikës ilire të shtresës së parë. Në shtresën e dytë kjo qeramikë paraqitet me prodhime të një cilësie të lartë dhe me format më të zhvilluara të kohës, duke zënë vendin më të rëndësishëm të gjetjeve. Ajo vihet re edhe në gjetjet e shtresës së tretë, por në mënyrë më të kufizuar. E kësaj shtrese është edhe një terrakotë e kohës së Antoninëve (fund shek.I - fillim shek.II të e.sonë). Në keto rrethana kemi arsye të mendojmë se Zgërdheshi, duke na dhënë elementë të zanafillës së kësaj qeramike dhe të vazhdimësisë së saj, mund të konsiderohet edhe si qendra e punishteve që prodhonin enët me baltën karakteristike ngjyrë gri, dhe amforat që mbajnë në vegjë vulën me palmetë. Por problemi nuk është se është zgjidhur me këtë arsyetim, nuk përjashtohet mundësia e ekzistencës së punishteve të tilla edhe në ndonjë qendër tjetër arkeologjike. Kjo shpjegohet edhe me rritjen e prodhimit zejtar në këtë kohë që i dha hov qarkullimit më të dendur të mallrave dhe zgjerimit te tregtisë. Prodhimet e zejtarisë së qyteteve ilire mbulojnë tani rrethin e tyre të ngushtë dhe lëvizin në drejtimet më të ndryshme për të ushqyer reciprokisht tregjet e njëri tjetrit. I tillë është edhe rasti i qeramikës me baltën karakteristike gri, e cila sipas të gjitha shenjave dilte nga punishtet e qytetit ilir në Zgërdhesh dhe arrinte nëpërmjet shkëmbimeve tregtare deri në viset e thella malore të veriut pirust e labeat . Siç e përmendëm më lart prodhimet qeramike të Zgërdheshit arrinin në veri deri ne Gajtan, Rosujë dhe Çinamak; në lindje në Xibër dhe Selcë e Poshtme, kurse në jug zbresin deri në Apolloni. Marrëdhëniet e botës ilire me Dyrrahun e Apolloninë bëhen më intesive në këtë periudhë. Megjithëse këto nuk janë më qendrat e vetme që furnizojnë tregun ilir, prapëseprapë vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm. Midis tyre duket se ka një ndarje të qartë të zonave të tregëtimit: ndërsa Dyrrahu e shtrinte veprimtarinë e tij kryesisht mbi krahinat në veri të lumit Shkumbin, nën influencën e Apollonisë hyjnë qytetet në jug të këtij lumi. Përmes këtyre dy qendrave përhapen gjerësisht në Iliri edhe prodhimet e qyteteve apule . Ndër prodhimet që vijnë në Zgërdhesh nga qendrat e tjera ilire nuk janë të rralla gjetjet që përfaqësojnë qeramikën e Dyrrahut dhe të Lisit. Ndërsa i pari përfaqesohet me enët e tavolinës, të stolisura me breza dhe të lyera me vernik te zi ose kafe, i dyti përfaqesohet me një tip amfore. Rrugët kryesore nëpër të cilat lëviznin mallrat dhe zhvillohej tregëtia ishin luginat e lumenjve. Më të përmendurat janë luginat e Drinit, Shkumbinit, Devollit, Osumit dhe Vjosës, të cilat formonin arteriet më të rëndësishme . Rrugë të tjera të dorës së dytë përshkonin grykat e ngushta dhe qafat e maleve për të lidhur krahinat me njëra tjetrën. Kështu asnjë krahinë e Ilirisë, përfshirë edhe Zgërdheshin, nuk është e izoluar në këtë kohë dhe jashtë ndikimit të marrëdhënieve tregtare me botën qytetare. Më e rëndësishmja është se në tregun e brendshëm mbizotërojnë prodhimet lokale, të cilat i kundërvihen me sukses si atyre që vijnë nga Dyrrahu e Apollonia, ashtu edhe atyre të importit që janë kryesisht sende luksi. Nga mallrat e importit që vinin në Zgërdhesh nëpërmjet Dyrrahut, mbizotërojnë prodhimet apule të fund shekullit IV dhe sidomos ato të shekullit III-II p.e.s, midis të cilave bien në sy enët që kanë të aplikuar figurat me reliev. Ndeshen edhe fragmente të enëve të Megarës, por duket se tregtia me bregun italik jugor kishte dëbuar nga Iliria gjithë konkurentët e tjerë. Nga ana tjetër gjurmët e shumta te zgjyrave tregojnë se qyteti i Zgërdheshit kishte edhe një numër të konsiderueshëm punishtesh të metaleve, të cilat farkëtonin veglat e punës dhe armët e qytetarëve. Një ekzemplar i një përkrenareje ilire gjetur rastësisht nga fshatarët në një tumë poshtë qytetit, ka të ngjarë të jetë gjithashtu prodhimi i një punishteje lokale. Përveç armëve dhe veglave të punës në to punoheshin stolitë dhe enët metalike që u nevojiteshin qytetarëve dhe banorëve të zonës përreth në jetën e tyre të përditshme. Gjetja me shumicë e këtyre sendeve dëshmon per karakterin intensiv të prodhimit zejtar dhe për konsumin e gjerë të këtyre mallrave. Në këtë shtresë kemi edhe material të bollshëm numizmatik. Pjesa dërrmuese janë prerje të Dyrrahut, kemi dy nga Apollonia, një nga Lisi, një nga Isa, një e Korkyrës së Zezë, dy maqedonase dhe tre të paidentifikuara, gjithsej 220 . Këto monedha tregojnë se vendin kryesor në marrëdhëniet ekonomike të qytetit e zinte Dyrrahu. Midis monedhave gjejmë të tilla me Herakli-armë, që Dyrrahu i hedh në qarkullim qysh nga gjysma e dytë e shekullit IV p.e.s dhe të tjera me Zeus-trekëmbësh dhe Helios-anije, që i përkasin shekujve III-II p.e.s. por Zgërdheshi gjithashtu kishte lidhje ekonomike edhe me qendra të tjera të rëndësishme si Lisi, Isa, Korkyra e Zezë, etj. Por gjatë kësaj periudhe, Zgërdheshi ka jetuar edhe çaste të rënda të historisë së vet. Muret e periudhës së tretë të ndërtimit me blloqe kuadrate të punuara në stilin rustika me shirit anësor, janë dëshmi e një shkatërrimi të rëndë që ka pësuar qyteti. Kjo mendohet të ketë ndodhur gjatë periudhës së luftrave iliro-romake. Këtu duhet të kemi parasysh luftën e parë dhe jo të fundit, ndryshe nuk mund të shpjegohet një veprimtari e tillë rindërtuese. Kjo periudhë e dytë e historisë së Zgërdheshit merr fund me pushtimin romak. Ndërsa materialet që lidhen me shtresën e tretë të kohës romake, në përgjithesi janë të varfëra. Në qeramikë shfaqen elementë të rinj të kohës dhe në tjegullat romake gjejmë një vulë të re MIM. Ajo që tërheq vëmendjen për këtë periudhë është përsëritja e qeramikës helenistike, megjithëse në një masë më të kufizuar. Serisë së prodhimeve qeramike, me baltën gri te çelët, i shtohen edhe terrakotat, bashkë me kallëpin për prodhimin e tyre. Interes të veçantë paraqesin tjegullat solene të tipit helenistik, që mbajnë në shpinë një shenjë në formë fjongoje të thelluar me gishta. Një ekzemplar i këtij lloji është gjetur i plotë, i shtruar në një varr të shekullit IV e.s, krahas tjegullave të tjera romake. Kjo tregon se këto tjegulla helenistike kanë vazhduar të prodhohen krahas atyre të tipit romak deri në kohet e vona antike. Përsa i përket qytetit në tërësi, gjatë kësaj periudhe, ai duket se humbet rëndësinë e tij të dikurshme. Nuk vërejmë më asnjë ndërtim të rëndësishëm dhe as ndonjë jetë ekonomike të gjallë. Gjetjet që u bënë në nekropolin buzë murit rrethues të anës perëndimore tregojnë se aty nga shekulli IV e.s, muret rrethues kanë humbur rëndësinë dhe funksionet e dikurshme, përderisa buzë tyre vendoset një varrezë. Për vendosjen e varrezës, arkitekturën e varreve dhe materialin arkeologjik të gjetur në të do flas më poshtë.

5- Nekropoli i Zgërdheshit

Gjatë fushatave të gërmimit në vitet ’69 dhe ’73 në qytetin ilir të Zgërdheshit u zbulua edhe një varrezë e vogël që i përkiste shekujve III-IV e.s. Varreza u zbulua bri faqes së brendshme të murit rrethues ku u gjurmua një sipërfaqe prej 72 m dhe numri i varreve arriti në dymbëdhjetë . Shumica e varreve të zbuluara në këtë nekropol ishin të ndërtuar me tjegulla. Varret me tjegulla na paraqiten në disa variante, nga të cilët më i rëndomti është ai ku si shtresë përdoren tjegulla solene, tek koka, këmbët dhe anash vendosen vertikalisht fragmente, ndërsa mbulesa përbëhej nga nga dy solene të vendosura në formë çatie. Të pakta ishin rastet kur kufoma vendosej në tokë ose vendoseshin mbi një shtresë çakëlli dhe mbuloheshin me fragmente ose tjegulla të plota. Nje variant të veçantë na paraqet një varr në formë arke. Si shtresë kanë shërbyer tjegulla solene, tek koka, këmbët dhe anash janë vendosur tjegulla në pozicion vertikal, ndërsa mbulesa është bërë me tjegulla solene të vendosura sheshas; tërthor skeletit dhe në anët e bashkimit të tyre janë mbivendosur kaliptere. Nuk ka pasur ndonjë rregull rigoroz në orientimin e varreve, megjithate mbizotëron orientimi lindje-perëndim me shmangie në drejtim të jugut dhe veriut. Përsa i përket ritit të varrimit dallojmë dy tipe kryesore, me vendosje trupi dhe me djegie. Në rastin e parë trupi vendoset në shpinë, me duar të kryqëzuara mbi bark ose të mbështetura në kofshë. Në dy varre pranë këmbëve të skeletit, është gjetur edhe një kafkë e dytë. Në ritin me djegie kufoma digjej mbi një turrë drush në vendin e varrimit dhe mbeturinat e djegies mbuloheshin me tjegulla te vendosura sheshas. Në një varr kufoma është djegur sëbashku me një enë, ndërsa një kanë balte e vendosur pas kryerjes së kësaj ceremonie është mbushur me një pjesë të hirit.

Gjetjet

Objekte zbukurimi. Objektet e zbukurimit të gjetura në nekropolin e Zgërdheshit janë kryesisht prej bronzi. Ato përbëhen nga fibula, rrathë, sumbulla, rruaza etj.

Fibulat. Midis stolive prej bronzi u gjetën edhe dy fibula në dy varre të ndryshme. Njëra prej tyre ruhet e plotë dhe është mjaft masive. Ajo ka nje gjatësi 13.5 cm dhe lartësi 3.5 cm. Trupi i fibulës përbëhet nga një pllakë bronzi e përkulur e cila, në pjesën e kokës zgjerohet në formë drejtëkëndëshi që del në të dy krahët e trupit në trajtën e shkronjës T; në pjesën e sipërme të saj është krijuar ulluku për vendosjen e boshtit të gjilpërës. Këmba e fibulës krijohet nga një pllakë në formë trapezoidale e cila, në pjesën e poshtme , përfundon me një ulluk për kapjen e gjilpërës. Trupi i fibulës zbukurohet me teknikën e gërvishtjes dhe shtypjes nga breza trekëndëshash dhe rrathësh te vendosur në drejtim gjatësor dhe tërthor, të ndarë midis tyre me vija paralele, nga rombe të përmasave të ndryshme. Ndërsa pjesa e poshtme e trupit të fibulës e cila ka formën e një trekëndëshi, zbukurohet nga vija dyshe që bashkohen në kulmin e këtij të fundit. Kjo fibul i përket një varianti të vonë të tipit “Aucissa”. Këto lloj fibulash janë përdorur në Panoni në periudhën e hershme perandorake, me një përhapje më të madhe në kohën e Flavëve. Në vendin tonë një fibulë e këtij tipi është gjendur në Apolloni me monedhën e Trajanit . Fibula e Zgërdheshit zë një vend ndërmjetës midis tyre dhe fibulave në formë kryqi me mbaresa në trajtë kokë qepe, duke përfaqesuar kështu ndoshta variantin më të vonë të tipit “Aucissa” që qe ndikuar shumë nga këto të fundit. Një fibul e ngjashme me të është zbuluar në krahinën e Matit dhe duke u bazuar tek materialet e tjera dhe monedhat datohet në gjysmën e dytë të shekullit IV e.s. Ajo ka të përbashkët me fibulën tonë, këmbën masive trapezoidale, daljen e theksuar katërkëndëshe, pjesën e kokës dhe dekoracionin. Duke u nisur nga këto faza evolucioni të tipit “Aucissa”, do ta datonim fibulën tonë në shekullin III, datim që mbështetet edhe nga materiale të tjera të nekropolit . Fibula tjetër e zbuluar në varret e Zgërdheshit i përket tipit në trajtë kryqi me mbaresa në formë kokë qepe. Fibula është prej bronzi, trupin e ka te përkulur fort, me seksion trekëndësh dhe pa dekoracione; në pjesën e sipërme përfundon me kokë ne trajtën e qepës, krahët e kryqit janë dekoruar me vija paralele në drejtim tërthor, me teknikën e gërvishtjes. Gjithashtu këmba e fibulës eshtë dekoruar me dy vija paralele që e përshkojnë në drejtim gjatësor me të njëjtën teknikë. Fibula ka një gjatësi të përgjithshme 5.5 cm. Fibula të këtij tipi janë zbuluar në vendin tonë si në Apolloni, gjithashtu këto fibula janë ruajtur si relike edhe në mesjetën e hershme. Fibula jonë paraqet një variant më të vonë nga ajo e gjetur në nekropolin e Apollonisë. Ajo ngjan më tepër me një fibul panone që datohet sipas monedhave në shekullin IV. Objekte të tjera zbukurimi prej bronzi i përkasin kryesisht një varrit të një gruaje.
Tokëza e gjetur në të përbëhet nga një pllakë e vetme metalike e punuar me derdhje. Në pjesën e poshtme ajo ka një prerje në formën e gërmës T, për vendosjen e rripit, ndërsa pjesa e lirë ka trajtë rrethore, në qendër ruhen gjurmët e një thumbi prej hekuri që shërbente me sa duket për fiksimin e rripit. Kjo tokëz ngjan me një të tillë të zbuluar në akropolin e Apollonisë e gjetur së bashku me monedhën e Julia Mameas (235) si dhe me dy tokëza që vijnë nga tuma e Burrelit ,të cilat datohen në gjysmën e dytë të shekullit IV. Në dallim nga këto dy të fundit, tokëza e Zgërdheshit dhe e Apollonise nuk janë të dekoruara.
Kopsa bronzi. U gjet vetëm nje kopsë bronzi e punuar me derdhje dhe përbëhet nga dy pllaka metalike të lidhura me një bosht me prerje rrethore. Bashkë me materialet e tjera të gjetura në varrin e përmendur më sipër datohet në shekullin III
Rrathe bronzi. Në nekropol u zbuluan gjithsej katër rrathë bronzi në dy varre të ndryshme. Rrathët janë të punuar me teknikën e derdhjes. Njëri nga rrathët ka formë mjaft të rregullt, me diametër 2.7 cm. Rrethi tjetër ka formë elipsi. Teli ka prerje rrethore dhe është zbukuruar në anën e jashtme me kanale gjatësore. Dy rrathët e gjetur në varrin tjetër kanë formë rrethore të çrregullta dhe seksione të deformuara të telit.
Rruaza. U zbulua vetëm një rruazë qelqi me diametër 10 mm e shpuar tejpërtej nga një kanal rrethor. Rruaza është punuar me faqe prizmatike. Qelqi ka ngjyrë të verdhë të tejdukshme.

Objekte hekuri. Objektet prej hekuri përbëhen nga tri thika dhe një sëpatë. Sëpata është e tipit me çekan. Në pjesën e sipërme ajo ka një linjë horizontale, në pjesën qëndrore ka një të dalë në trajtë paralelopipedi, të përshkruar nga një vrimë me seksion katërkëndësh për vendosjen e bishtit. Pjesa e pasme ka formën e një çekiçi që vjen duke u trashur në fund dhe përfundon me seksion katror. Ajo datohet nga fibula në trajtë kryqi në shekullin IV. Të tria thikat e zbuluara në këtë varrezë janë të tipeve të ndryshëm. Njëra përbëhet nga tehu dhe një bisht për mbajtjen e dorezës, i cili në pjesën fundore është rrahur për fiksimin e kësaj të fundit. Tehu nga ana e prefëses përfundon me një kubaturë të lehtë që theksohet kundrejt majës. Në pjesën e sipërme tehu ka linjë horizontale dhe pëson një përkulje të theksuar në anën e majës. Ajo datohet nga fibula e gjetur me të në shekullin IV. Thika tjetër ka tehun në formë shigjete të përkulur lehtë nga ana e prefëses, ndërsa në pjesën e sipërme përfundon në një bisht të hollë që futej në dorezën prej druri. Ajo datohet nga fibula që është gjetur pranë saj në shekullin III. Thika e tretë është gjetur jashtë varreve. Ajo ka një bisht të shkurtër në trajtë pllake që zgjerohet në pjesën e sipërme ku nuk ruhen gjurmë per mbërthimin e dorezës me përçina. Pjesa e tehut ka ngjashmëri me atë të thikës që përshkruam më siper. Nga gjetjet e tjera të varrezës datohet në shekullin III-IV .

Enë balte. Inventari i përgjithshëm i nekropolit përbëhet nga gjashtë enë të plota prej balte.

Tas balte. Ky tas i plotë u gjend brenda një varri. Ai ka buzë të mprehta të përkulura lehtë nga ana e brendshme dhe fund të lartë, të profiluar në formë unaze. Brumi pas pjekjes, kishte marrë një ngjyrë të kuqe tulle dhe sipërfaqe të ashpër. Njolla të zeza dhe gri vërtetojnë që brumi nuk ka qenë i paster, por me mbeturina bimësie.
Kupë balte e zbukuruar me figura në relief. Kupa ka trup cilindrik, buzë të drejta të trashuara lehtë në anën e jashtme, dhe këmbë të ulët në trajtë unazore. Figurat në relief zbukurojnë rreth e qark gjithë trupin e enës. Figurat në relief nuk janë të qarta. Brumi është i pastër dhe ka marrë nga pjekja ngjyrë okër të çelët. Kjo kupë ngjan së tepërmi si nga brumi, përmasat dhe dekoracioni me një kupë të zbuluar në nekropolin e dystë të Apollonisë, me materiale që datohen në fillim të shekullit III e.s .
Kanë balte. Në një varr u zbulua një kanë balte e plotë. Ajo ka një trup cilindrik, pak të përkulur nga brenda në pjesën qendrore, qafë të gjatë, grykë të ngushtë dhe një vegjë që bashkon buzën me shpatullat e enës. Buzët kanë seksion trekëndësh që projektohet në anën e jashtme, ndërsa fundi është profiluar në formë unazore me një pullë rrethore të dalë në relief në qendër. Ena është e pjekur mirë dhe brumi ka marrë ngjyrë të kuqe tulle. Brenda ajo ishte e mbushur me mbeturina djegie të skeletit.
Enë balte me grykë të gjerë. Një enë balte me grykë të gjerë u zbulua gjithashtu në varrin ku u gjend edhe kana. Ena ruhej e dëmtuar pasi ishte djegur bashkë me skeletin, por nga pjesët e ruajtura u arrit rikonstruksioni i saj. Ajo ka trajtën e një broke me qafë cilindrike, grykë te gjerë, buzë të shpërvjela lehtë në anën e jashtme dhe trup sferik. Një vegjë me seksion rrethor që është vazhdim i buzës e lidh këtë të fundit me trupin e enës. Fundi është paksa i lartë, i profiluar në trajtë unaze. Ena ka pasur ngjyrë okër të çelët, por është nxirë nga djegia. Sipërfaqen e jashtme e ka të lëmuar, ndërsa nga brenda dallohen qartë vijat e çarkut.
Enë balte me grykë të ngushtë. Një enë balte me grykë të ngushtë pa vegjë u zbulua në një varr tjetër, pjesa e buzëve nuk ruhej. Ena ka trup sferik, fund të gjerë të shtypur nga brenda në pjesën qendrore. Balta është e pastër dhe nga pjekja ka marrë ngjyrë okër të çelët. Ajo datohet nga fibula e gjetur në varr bashkë me të në shekullin IV e.s. Një enë tjetër e zbuluar ka formën e një katruveje, grykë të ngushtë në formë hinke që përfundon me buzë të drejta, bark të fryrë dhe fund të gjerë, të shtypur nga ana e brendshme në pjesën qendrore. Balta nga pjekja ka marrë një ngjyrë të kuqe tulle. Ajo ka ngjashmëri me enën që përshkruam më sipër, funde të tilla kanë qenë karakteristike për shekullin IV. Me përjashtim të këtyre dy enëve të fundit enët e tjera prej balte mund të datohen në shekullin e III të e.s, në të cilin datohen edhe një pjesë e objekteve të gjetura në nekropol, siç janë ena me figura në relief, dhe objektet e varrit të gjetura me të.

Qeramika e ndërtimit. Interes të veçantë duhet ti kushtojmë edhe qeramikës që përbënte ndërtimin e varreve. Ajo përfaqesohet kryesisht nga tjegulla solene dhe kaliptere të shekullit III-IV, rrallëherë ka qenë përdorur ndonjë tjegull e fragmentuar helenistike dhe vetëm një prej tyre është e plotë. Sidomos tjegullat që janë ruajtur të plota, paraqesin interes për faktin se i përkasin pak a shumë periudhës së varrimeve. Tjegullat solene kanë një gjerësi që shkon nga 37-42 cm dhe gjatësi 66-90 cm, trashësia e tjegullës është përgjithësisht 2 cm. Vetëm një tjegull ka trashësine 3 cm; ndërsa lartësia e kubaturës në të shumtën e rasteve është 5 cm. Brumi i tyre është i pjekur mirë dhe ka zakonisht ngjyrë të kuqe, të pakta janë tjegullat që kanë marrë nga pjekja ngjyrë okër të çelët. Profilet e tyre janë të ndryshme, ndërmjet tyre mund të dallojmë këto tipe kryesore:

Solene me buzë të drejta

Me buzë të përkulura në anën e jashtme në trajtë sqepi

Me buzë të profiluara në pjesën e brendshme

Me buzë të kthyer

Një tjegull e veçantë solene u gjet në një varr dhe shërbente si shtresë me profil karakteristik për periudhën helenistike. Duke gjykuar nga buzët e ngushta me prerje trekëndëshe, ajo i takon një tipi të vonë të kësaj periudhe. Tjegulla është punuar nga një brumë i pastër që mbas pjekjes ka marrë ngjyrë okër te çelët. Në pjesën e mbrapme të tjegullës është inicizuar, me anën e një kunji të drunjtë me dy maja, një shenjë që i afrohet numrit 8. Shenja të tilla, të bëra me gishta apo me ndonjë vegël tjetër, nuk ndeshen në qeramikën e ndërtimit të periudhës helenistike. Prandaj, në këtë rast, mund te kemi një vazhdim të traditës helenistike në prodhimin e tjegullave . Nga kalipteret janë ruajtur pak tjegulla të plota. Ndër këto dallojmë nga profili dy tipe me bark të shtrirë dhe me bark që përfundon në kulm me kënd. Po të gjykojmë nga disa fragmente të gjetura në varre të ndryshme, mund të themi se kalipteret kanë pasur një gjerësi nga 13-25 cm, lartësi 2-4 cm, trashësi 1.5-2 cm. Në një rast kalipteret janë vizatuar me gishta vija të valëzuara në pjesën e kurrizit, në drejtim gjatësor. Në nekropolin e Zgërdheshit u zbuluan edhe gjashtë monedha. Dy monedha romake që u gjetën ishin shumë të dëmtuara dhe të palexueshme. Katër monedhat e tjera i përkasin periudhës helenistike dhe janë prerje të Dyrrahut. Monedhat helenistike nuk lidhen me kohën e varrimit, ato janë gjetje nga qyteti antik i Zgërdheshit, të përdorura në varret e periudhës së vonë romake. Emrave të nëpunësve të shënuar në monedhat e zbuluara në Zgërdhesh u shtohet edhe një emër i ri: EOPTA/IOY/.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2003 17:03
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re kolosoem.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 807 herė.

Trashegimia Kulturore

Formula e pagezimit (1462) eshte dokumenti me i vjeter i shkrimit shqip qe njohim deri me sot. Ajo eshte nje fjali e shkurter shqip, ne mes te nje shkrimi latinisht, ne nje leter te kryepeshkopit te Durresit Pal Engjellit. Fjalia jep nje formule qe duhet ta perdornin familjet per te pagezuar femijet e tyre.Eshte gjetur ne bibliotekne Laurentiana te Milanos, nga historiani rumun Nikolla Jorgo dhe u botua prej tij ne vitin 1915.

Udhetare e studiues te huaj, duke filluar qe nga gjysma e pare e shekullit te XIX kane treguar interes dhe kane dhene informacione per monumentet arkeologjike te Shqiperise Ne tre dhjetevjecaret e pare te shek te XX, kerkimet u bene me te shpeshta dhe misionet e huaja arkeologjike austriake (K.Prashniker), franceze (L.Rei) dhe italiane (L.Ugolini) ndermoren kerkime arkeologjike ne Butrint dhe Apoloni.

Amfiteatri i Durresit, me i madhi dhe me i rendesishmi, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan, eshte ndertuar ne fillim te shek te I te e.s. Ai ka vlera te vecanta arkitekturore dhe artistike dhe mund te krahesohet me monumentet e kesaj periudhe te Pompeit dhe Kapuas ne Itali.Amfiteatri ka trajte elipsi me diameter 136 metra dhe lartesi rreth 20 m.

Shkallarja per shikuesit e veshur me pllaka te bardha merrte 15.20.000 veta, ndersa ne arene zhvilloheshin luftimet e gladiatoreve.

Apolonia eshte qyteti antik nder me te medhenjte ne pellgun e Adriatikut dhe me i permenduri nder 30 qytetet e tjera, me te njejtin emer, te kohes antike. Eshte themeluar rreth fillimit te shek te IV p.e.s. Germadhat e Apolonise jane zbuluar ne fillim te shek XIX. Gjurmet me te hershme arkeologjike jane disa objekte te kohes se hekurit, tipike te kulture ilire.

Nga shekujt e pare te jetes se qytetit ruhen disa mbeturina te murit mbrojtes dhe te nje tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshes me te adhuruar te apolonateve. Ne vitet 1824-1838, ne kete qytet, ka zhvilluar kerkime nje mision arkeologjik francez, ndersa vitet e fundit, nje mision i perbashket shqiptaro-francez.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2004 13:39
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re anthropomoric.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 767 herė.

Bazilika e Arapajt

Bazilika e Arapajt eshte nje bazilike paleokristiane e shek. VI, nje nga me te medhat e vendit, e zbuluar ne nje koder te fshatit Arapaj.Germimet e bera ne vitin 1983 deshmojne se ka qene nje ndertim monumental me permasa 60x28 m. Ka shume mundesi qe bazilika te jete kisha e Shen Mehillit, e permendur nga Ana Komnena ne luften bizantine kunder normaneve ne shek XI. Ne betejen e zhvilluar me 1081, rreth Durresit, mbrojtesit u strehuan brenda ne baziliken e fortifikuar, se ciles iu vu zjarri nga normanet.Poseidoni, figure bronxi me lartesi 30 cm, e cila paraqet perendine e detit, eshte deshmi e perhapjes se gjere te kultit te perendive ne trevat e brendshme te Epirit dhe Ilirise se Jugut te lidhura, kryesisht, me forcat e brendshme te tokes, termetet.Figura e Poseidonit, e zbuluar gjate germimeve arkeologjike te vitit 1966-1975 ne Antigone, prane Gjirokastres, paraqitet e zhveshur me doren e majte te ngritur, qe mban sfurkun tridhembesh me nje patere ne doren e djathte.Perendesha e Butrintit (Dea), koke mermeri burri ne nje shtat gruaje 2.5 m te larte, eshte zbuluar ne vitin 1928, gjate germimeve arkeologjike te misionit italian ne Butrint. Deshmohet se objekti, me vlera te rralla kulturore dhe historike, u grabit dhe u dergua ne Itali, i ligjeruar nga mbreti, Ahmet Zog, si dhurate. U rikthye ne vendin tone nga qeveria italiane ne vitin 1981. Gjendet i ekspozuar ne Muzeun Historik Kombetar.

Koka eshte origjinale i gjysmes se pare te shekullit IV p.e.r., i riperdorur mbi nje trup te punuar rreth shekullit te I te eres se re.Kisha e Ballshit e ndertuar ne fillim te shek VI e.s.,eshte nje kishe me vlera historike dhe arkitektonike. Emri i saj, me te cilen eshte njohur gjate periudhes se mesjetes ka qene peshkopata e Gllavinices.

Zbulimet arkeologjike deshmojne se mbishkrimi me i rendesishem ne kete kishe, eshte se ne shek e IX, mbreti i shtetit Bullgar, i cili pushtoi pjesen me te madhe te trevave te Ballkanit me ushtrine e tij, ka zhvilluar ketu ceremonine e kthimit te bullgareve nga pagane ne ortodokse. Eshte zbuluar rreth viteve 1978- 1979 dhe, se bashku me 30 bazilika paleokristiane qe jane zbuluar deri me sot ne vend, perbejne arsenalin e kesaj pasurie.Kisha e Shen Triadhes, ndodhet ne Manastirin e Ardenices, nje prej manastireve me origjinale te Shqiperise fushore.

Eshte zbuluar ne vitin 1988. Sipas burimeve historike, ne ne kete kishe eshte kryer riti i marteses se heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Per Kishen e Shen Triadhes ruhen te plota te gjitha fazat e evoluimit ndertimor. Faza me e vjeter e ndertimit te saj i takon shekullit te XIII-XIV.Kisha e Shen Merise ne Laboven e Kryqit ne Gjirokaster shek. XIII, perben nje ndertim te vecante nga pikpamja planimetrike e vellimore. Kisha eshte e tipit me salle qendrore, mbuluar me kupole mbi tambur. Ne lartesi, kisha ka ndertimin e tipit kryq i brendashkruar. Eshte e ndertuar me gure dhe tulla ne pjesen e poshtme dhe me tulla ne te sipermen te vendosura me forma nga me te ndryshmet si ne asnje kishe tjeter. Monumenti deshmon per lidhjet me arkitekturen e Kostandinopojes dhe i perket shkolles se Shqiperise se Jugut.Stela me emrin Lepida, eshte nje prej monumenteve me te rralla qe ruhen ne Muzeun Historik ne Tirane. Ajo eshte deshmi tipike e veshjes etnografike ilire e cila i takon shekullit te II te e.s. Stela (pllake guri ose mermeri me nje mbishkrim, e zbukuruar shpesh me figura ne reliev ne kujtim te nje te vdekuri, apo perendie), ka forme katerkendeshe, me nje fronton trekendesh siper, paraqet figuren e skulpturuar, ne nje reliev te thelle, te nje vajze te re gjysme profil e veshur me nje fustan te gjate, jelek te stilizuar me shirita ne supe. Eshte gjetur ne qytetin e Durresit pas Clirimit.Kosova njihet per pasurite e saj folklorike, baladat, eposin heroik, melodite dhe vallet popullore, te cilat jane pjese perberese te folklorit shqiptar. Kosova ndahet ne dy krahina te medha etnografike, Fushe Kosova dhe Rrafshi i Dugagjinit.Popullsia shqiptare e tyre ka te njejten te folur, te njejtat zakone dhe tradita me ate te popullsise shqiptare qe banon ne Shqiperine e Veriut, si vazhdim i drejteperdrejte i saj. Te dy krahinat, ndonese nuk kane ndryshime te thella ne kulturen materiale artistike, shoqerore dhe shpirterore, ruajne disa dallime te lehta.Keshtjella e Beratit. E ngritur ne nje koder 187 metra te larte, ne te majte te grykes se lumit Osum. Fillimisht, nje vendbanim protourban, ne shekullin e VII-V p.e.s, si nje pike strategjike e rendesishme, ai u shnderrua ne qytet keshtjelle me mure qe arrinin ne gjatesi deri ne 1.400 metra dhe me nje siperfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej ketij viti keshtjella e Beratit ka qene objekt i sulmeve te ndryshme dhe si rezultat permendet ne dokumenta historike te kohes me nje sere emrash. Me emrin e lashte Antipatrea permendet ne vitin 216 p.e.s. Nga romaket u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve).Keshtjella e Gjirokastres konsiderohet si nje nga keshtjellat me madheshtore ne Shqiperi. Njihet edhe me emrin kalaja e Argjirose. Germimet arkeologjike deshmojne gjurmet e para te ndertimeve te saj qe ne shekullin e VI. Etapa e pare e ndertimit te keshtjelles qe ishte dhe berthama e vete qytetit te Gjirokastres ka perfunduar ne gjysmen e dyte te shekullit te XIII, nderkohe qe me vitin 1336 permendet me emrin Argyrokastra.Muret e keshtjelles ndjekin vijen e crregullt te kodres mbi te cilen eshte ngritur. Ajo ka tre hyrje kryesore dhe nje te vogel.Mbrohej nga shtate kulla qe arrijne deri ne 30 metra lartesi dhe me salla te medha, qe kane frengji topash. Pothuajse gjysma e keshtjelles eshte e mbuluar me qemere dhe ka pasur mjaft mjedise e depo nentokesoreqe deshmojne se brenda garnizonit banohej edhe nga qytetaret ne periudha te caktuara.Keshtjella e Durresit, keshtjelle e mesjetes se hershme, u ndertua ne shek V-VI ne periudhen e Anastasit te I. Muret rreth 5.3 km kishin kater kulla pese kendeshe me nga tri kate dhe deri 18 metra te larte. Sipas pershkrimit te Ana Komninies ne shek e XI ishte, ne hyrjen kryesore ndodhej nje stauje e nje kaloresi prej bronzi.Keshtjella e Krujes eshte nje nga keshtjellat me te njohura ne Shqiperi. Kjo keshtjelle me trajte eliptike dhe me perimeter 804 m, ze nje siperfaqe prej 2.5 ha toke dhe eshte ngritur ne nje koder shkembore. Germimet arkeologjike te vitit 1978 deshmojne se kodra ka qene e banuar qe ne shek e III p.e.r. ndersa keshtjella eshte ngritur ne shek. V-VI e.r. Prane saj eshte zbulluar nje varreze e madhe e kultures arberore. Permendet me emrin e sotem ne shek e IX bashke me qytetin e Krujes si qender peshkopale. Ne shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit te Arbrit. Gjate periudhes se Skenderbeut u be kryfortesa e qendreses se shqiptareve kunder pushtimit osman.Keshtjella e Shkodres, eshte e ngritur mbi nje koder shkembore ne perendim te qytetit. Mbi faqet e pjerreta te kodres ngrihen muret rrethuese te cilat zene nje siperfaqe rreth 9 ha.Ne periudhen e lashte muret ishin te stilit poligonal, gjurme te te cilave ruhen edhe sot. Si qender e fortifikuar ilire permendet per here te pare gjate sundimit te mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan "vendi me i forte i labeateve". Keshtjella del me emrin Rozafa ne periudhen e mesjetes, gjate se ciles u pushtua here nga sllavet dhe here nga bizantinet. Brenda mureve te saj ruhen nje sere mjediesh si garnizone, depo, nje ndertese administrative etj. Gjendet edhe katedralja e Shen Stefanit, e ndertuar ne fund te XIII.Magistrati i Madh. Shtatore mermeri qe paraqet nje nenpunes te larte e zbuluar ne vitin 1959 ne Apoloni. Veshja e rende zyrtare, dhe veshtrimi i menduar theksojne castin e nje vendimi te rendesishem. Perdorimi i mjeteve shprehese per koken, si theksimi i flokeve dhe i mjekres, rendimi i qepallave mbi sy e vendosin portretin ne kuadrin e stilit te dinastise se antonineve gjate gjysmes se dyte te shekullit te II te e.r. Shtati, me lartesi 2 m, eshte ekspozuar ne Muzeun Historik.Arkeologjia shqiptare dhe historia e lashte e Shqiperise jane te nderthurura me njera-tjetren dhe plotesojne ate boshllek qe kane burimet e shkruara antike per territorin e vendit tone.Arkeologjia i ka dhene prioritet kerkimeve ne fushen e prehistorise ne fushen e qyteterimit antik dhe te hershem, te cilat kane cuar ne zbardhjen e mjaft problemeve. Nje nga problemet me kryesore, si ai i banoreve te tejlashte te Shqiperise, edhe pse eshte diskutuar mjaft nga gjuhetaret dhe studiuesit e shkencave te tjera qe ne fillim te ketij shekulli dhe pas Luftes se dyte boterore, ende nuk eshte ezauruar. Ka nje mendim te ri persa i takon ketij problemi se ka ekzistuar nje nenshtrese me e hershme parailire, e cila lidhet me elementin e vjeter indoevropian ose sic edhe quhet, paloindoevropian. Ketu ka rezultate vertet per t'u vleresuar. Neshpine te Apollonise dhe ne Dyrrah, qytete te cilat kane qene koloni, jane me dhjetera qytete ilire si Bylysi, Amantia, Nikraja, Timali, Antipatria, Lisi, etj. Tregues te tille si sistemi mbrojtes, vendi ku zhvillohet aktiviteti publik, qendra tregetare, politike, zejtare dhe ajo kultike, te cilat jane evidentuar ne disa qendra, deshmojne se atje ka lulezuar jeta qytetare. Keshtu ne shpine te Apollonise kemi evidentuar disa qytete qe kane teater si Bylysi, Klosi, apo Amantia me stadium.Te gjithe keta tregues flasin per qytete te mirfillta ilire.Historia e ilireve, e antikitetit te vone, e arberve te vonshem ka periudha te errta. Pas dyndjeve barbare ne shekullin e IV, ne pergjithesi ne Ballkan kjo periudhe eshte e erret dhe arkeologjia ka veshtiresi per ta evidentuar ate, pasi lidhet me mungesen e burimeve te shkruara. Me lulezimin e kultures biznatine, rreth shekullit te VI, ne te gjithe Ballkanin ka nje rigjallerim te kultures ne territorin tone. Ate qe ne e kemi quajtur kultura e Komanit, ne fakt eshte kulture arberore.Vendbanimi i kesaj kulture lidhet me kalane e Dalmaces dhe ne afersi te saj eshte varreza e Komanit ku nekropolet japin nje material me te gjalle dhe te plote. Studimi i nekropoleve ka dhe nje favor tjeter, pasi e ruan me me konservatorizem traditen dhe kulturen ashtu sic eshte edhe nje shenje respekti qe tregohet per te varrosurit, ndaj dhe arkeologet iu drejtohen varrezave per te gjetur nje material te plote. Prandaj dhe kultura e Komanit mori nje rendesi te vecante, e cila u shoqerua dhe me germime ne varrezat e Krujes dhe Lezhes.Hasan Ceka eshte nje nder themeluesit e arkeologjise shqiptare. Ai u mor me kerkimet numizmatike dhe numeron ne kabinetin e tij numizmatik rreth 20 mije monedha. Ne kete kabinet perfshihen monedhat qe nga antikiteti i botes greke, e cila e preu e para monedhen monetare, dhe u kembye me pas me qytetet koloni dhe deri tek monedhat qe prene vete shtetet ilire, si mbreti Gent, apo qyteti i Lisit.Shqiperia eshte anetare e Keshillit Nderkombetar te Monumenteve dhe Qendrave Historike (ICOMOS). Ne kete organizate ajo eshte pranuar ne vitin 1999. ICOMOS eshte nje organizate kulturore nderkombetare jo qeveritare e krijuar ne vitin 1965 ne Varshave, pas krijimit te Kartes se Venecias per konservimin dhe restaurimin e monumenteve dhe qendrave historike.Shqiperia eshte anetare edhe e Qendres Nderkombetare te Studimit dhe Restaurimit te Monumenteve te kultures ICCROM. Ne kete organizate vendi yne aderon qe prej vitit 1962.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2004 13:44
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:54 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Trashėgimia Kulturore: SHQIPĖRIA ARKEOLOGJIKE

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.