kontinenti
Blujtes
Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934
|
Zoterinj!
Anetari me nickname ''Te rroje partia'' sipas meje nuk eshte hic gabim.
Vertet tema ketu eshte per flamurin dhe, ndoshta une po dal pak nga tema, por ne fjalet e me poshteme qe i kam bere me te zeza, ai ka plotesisht te drejte.
pellazgët ndodheshin në tre kontinentet në ato kohë kur nuk ekzistonin greko romakët
Pse ka te drejte?
Gjithmone i jam referuar emrave apo fjaleve, te cilat jane nje busull jo e pa rendesishme ne analizen e antikitetit, mund te them se jane pika me e rendesishme qe ka imunitetin kundra fallsifikimit historik.
Egzistenca e pellazgeve tej Europes, faktohet nga vete emrat e ''gjerave'' te medha.
Edhe diku tjeter kam bere nje postim ne lidhje me oqeanin Atlatik.
Se pari vete termi oqean qe e perdor sot e gjithe bota (apo gjuhet Europiane) eshte nje emer shqip.
Lind pyetja; Kush ishin ata qe e formuan si fjale?
Formimi i kesaj fjale eshte kryekeput shprehes i vete asaj mase ujore qe sot e quajme oqean .
Keta njerez ''misterioze'' c'pune kishin qe kete mase ujore ta formulonin me tre fjale shqipe?
Perse me fjale shqipe?
Kete mase ujore stergjigande, ata i vune nje emer te sakte. Kjo do te thote se ata e dinin se cfar madhesie ka kjo mase ujore.
Do te thote tjeter se, ata e kishin kaluar kete mase ujore dhe e njihnin shume mire.
Por, zyrtarisht, kalimi i nje oqeani, ne e dime se eshte bere ne kohet e vona me Ferdinand Magelanin.
Fjala oqean ka egzistuar dhe me pare, apo nje dite me pare se te udhetonte Magelani.
Atehere, pse nuk u kujtua kush te bente pyetjen; Cdo te thote oqean ?
Perderisa askush ''nuk e kishte kaluar'' pyetja do te ishte me se normale.
Oqean = uk ke an (nuk ke anë) Nga e dinin qe nuk paska ane apo qe qenka shume i madh?
Perseri kemi pyetje te tjera per kete fjale, por le te ndalojme tek emri tjeter, tek Atlantiku, nga ku e nisi dhe udhetimin e tij Ferdinand Magelani.
Kete emer kush e ka vene?
Kjo mase ujore e kishte emrin perpara udhetimit te Magelanit.
Magelani ishte ai qe pagezoi oqeanin tjeter i cili nuk i beri dallge dhe e quajti I Qete
Shume perflitet per Atlantiden e zhdukur.
Nga vjen ky emer?
Emrin e vertete te atij ishulli ne kurre nuk do ta dime.
Atlandita, ky nuk eshte emri i tij i vertete.
Kjo gje, ndoshta shkon per shtat edhe per kohen e cila sic tha dhe miku i ri ne forum, ajo matej sipas ngjarjeve te medha.
Valle e rastit eshte qe po ajo kohe, herojte e saj i ka quajtur sipas vetive apo cilesive trupore qe kishin. I ka quajtur sipas ndodhive qe pesuan ne jete? E kam fjalen per herojte homerike, te cileve ne kurre nuk do t'u a dime emrat e vertete. Emri i vertete eshte ai me te cilin te therret nena.
Ata kane emra sipas cilesive apo ndodhive ne jete.
Po ashtu, edhe Atlandita, apo dhe vete emri i oqeanit, pra Atlantik, eshte nje emer i vone, ne kuptimin se kete emer e ka marre pasi ndodhi katastrofa finale me ishullin e superzhvilluar te mbi quajtur Atlandita.
Ata qe e kaluan kete mase ujrore, te cilet erdhen nga perendimi e pagezuan sipas ndodhise apo fatkeqesise qe paten.
Atlantik = at + lan + t'ik (atin lane dhe iken)
Po pse flitet aty per babain, (atin) ?
Sipas vete ndertimit te fjales, na del detyre te qendrojme tem menyra e ndertimit po te kesaj fjale dhe prej ketej, kuptojme se; fatkeqesia qe ndodhi, nuk qe e me nje hershme si nje bombe atomike, por natyrisht dhe jo e ngadalte.
Sipas ndertimit te fjales, del se; cdo gje dukej qarte ne fatkeqesine perballe dhe nuk kishin pike dyshimi qe ishulli po zhdukej. Del tjeter se;nje pale njerez, te rinjte, me te fuqishmit, arriten te hypnin neper anijet e tyre, burra e gra te reja, ndoshta te aprovuar dhe nga vete eterit e tyre, ashtu sic ben cdo baba edhe sot qe sakrifikohet per hir te bijve.
''Ikni shpetoni ju''
Fjala atlantik deshmon nxitim, vrapim, largese te pa pritur.
Valle a eshte e rastit qe foljen tek fjala atlantik e kemi ne veten e trete shumes? E kemi; lan (lanë - me lënë)
Kjo tregon panikun masiv te popullit. Sepse nuk ishte nje e dy qe lane etrit, por nje shumice njerzish te tmerruar nga ajo qe po shikonin, fundosjen e ishullit.
Valle a eshte e rastit qe fjalen etnik - ethnik etj. e ka e gjithe Europa.
Greket qe gjoja quhen te lashte, kete fjale e kane ethniki , puro shqipe zoterinj. Etnos thone greket per kombin. Puro shqipe zoterinj.
Etnik = sipas kuptimit te sotem eshte, i vjeter, i zoti i tokes etj. por vetem ne shqip egziston fjala ne shumes etërit dhe qe ketu kuptohet lehte se fjala etnik do te thote; prej babait, prej atit, pra jam me rrenje ketu, i lindur ketu, sepse ketu ka qene dhe babai (ati) im. Nuk jam i ardhur etj.
Pra fjala At = babai, eshte e vjeter sa vete njerezimi.
Por cudi...kjo fjale eshte vetem ne shqip, dhe vetem shqiptaret e thone edhe sot kete fjale.
Prej ketu dalim se; Atlantik apo Atlandita jane emra te shqipes (pellazgjishtes) e cila sot flitet ne nje territor te vogel ku mbahet emri i vone Shqiperi dhe Shqiptare.
Si perfudim, shtrirja pellazge e kesaj gjuhe qe ne kemi ruajtur deri sot, ka qene shume e madhe dhe nderkontinetale.
Por gjuhen nuk e flisnin pemet dhe malet, per rrjedhoje, edhe ata qe e flisnin kete gjuhe kane qene nderkontinetale.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|