NS-6
Mnemonic
Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
ne kerkim te vrasesit (4)
ne epoken e atehershme,protokollet standarte te ruajtjes se pjeseve te autopsise kerkonin qe ato te futeshin ne formaline dhe pastaj ne parafine.kjo gje beri qe puna per nxjerrjen e pjeseve te ishte shume me e ngaterruar sepse duhet te merreshin me nje xhel te tere per te nxjerre ato fragmente virusesh qe mund te ishin ne to.pas nje viti pa sukses ne vitin 1996 u arrit te gjehej kampioni i pare pozitiv me virusin;ishte nje cope mushkerie i nje ushtari et vdekur ne shtator 1918 ne fort jackson,karolina e jugut.nga ky kampion u arrit te identifikohej sekuence e nukleotideve te 5 gjeneve gripore qe ishin prezent ne fragmente te vogla.por per te thene me siguri qe keto ishin te virusit vdekjeprures te 1918 u vazhdua te kerkoheshin edhe me teper rezultate te tjera pozitive dhe ne vitin 1997 u gjet nje tjeter.kete rradhe personi kishte vdekur ne shtator 1918 ne camp upton,new york.ky rezultat i dyte lejoi te konfirmoheshin edhe sekuencat e para te gjetura,edhe pse mendohej se sasija e paket te indeve te ketyre autopsive mund te mos ishte i mjaftueshem per te formuar nje sekuence te plote te virusit.
por ne 1997,johan hultin,qe tani ishte nje patolog 73 vjec ne pencion,kishte lexuar rezultatet e para te kerkimeve dhe u be gati te rikthehej ne brevig mission,atje ku heren e pare kishte deshtuar,dhe te rinxirrte edhe nje here trupat e ushtareve te vdekur.46 vjet pas tentatives se pare,me autorizimin e keshillit te brevig mission-it,hultin mori disa copa autopsish te mushkerive te ngrira,te marra nga 4 trupa.ne nje nga keto kampione,i nje gruaje te panjohur,u gjet ARN-ja e virusit influencial qe ishte edhe celesi per te bere sekuencimin e gjithe gjenomes se virusit te vitit 1918.kohet e fundit i njejti grup kerkimi,bashke me kolege angleze, ka bere analiza edhe mbi kampione idesh te tjera nga viktima te spanjolles te dhena nga Royal London Hospital.nga analizat doli qe ishin te njejte me ato te gjetura ne kampionet e amerikes se veriut,gje qe tregonte shpejtesi ne perhapje te epidemise.
por cfare informacionesh mund te gjeheshin ne ato sekuenca nukleotidesh qe u gjeten dhe cfare mund te na tregonin per virusin e vitit 1918?atehere por te kuptuar me mire keto gjera i hidhet edhe nje here nje sy klases se viruseve te gripit.
te 3 format e reja qe kane dhene pandemi ne shekullin e fundit ishin te steriotipit A te viruseve te gripit.normalisht jane 3 forma kryesore:A,B dhe C.2 te fundit infektojne vetem njerezit por nuk kane dhene ndonjehere pandemi ndersa steriotipi A arrin te infektoje edhe shume kafshe ku ndermjet tyre pula,derra,kuaj,njerez dhe gjitare te tjere.zogjte e ujit dhe sidomos rosat,jane ato qe sherbejne si serbatore natyrale per te gjithe nenformat e steriotipit A (fjala serbator natyral tregon qe ne keto kafshe virusi kalon pjesen me te madhe te jetes dhe behet gati qe te infektoje.me pak fjale mund te themi qe jane si tipe vektoresh qe trasportojne virusin dhe ku pergatitet te nise nje infeksion me te gjere)virusi infekton zorret e zogjve por nuk jep shenja.keto forma te egra te virusit,mund te modifikohen me kohen si pasoje e shkembimit te materialit gjenetik me format e tjera,duke nderruar edhe virusin dhe duke bere te mundur edhe kalimin ne kafshe te tjera ose ndermjet gjitareve.
cikli jetesor dhe struktura e gjenomes se virusit te gripit tipi A lejon qe te shnderrohet dhe te shkembeje gjene te gjenomes se vet.gjenoma virale eshte e perbere nga 8 fragmente te ndara ARN-je qe mbeshtillen nga nje berthame dhjamore ku ka te vendosura edhe shume proteina.per tu shumefishuar virusi duhet te lidhet me nje qelize,te futet brenda,ku merr pushtetin e aparateve te enzimave te qelizes dhe fillon te prodhoje viruse te ri duke shume fishuar gjenomen e vet si dhe pjeset e berthames.duke qnee se gjate formimit te ARN mund te behen shume gabime qe nuk mund te korregjohen,ndodh qe te dalin edhe mutacione.pastaj eshte edhe mundesia qe 2 forma te ndryshme virale te infektojne te njejten qelize dhe ne kete menyre keto shkembejne materialet dhe formohen viruse te reja qe kane nje nderthurje te gjenomave te viruseve fillestare...vazhdon...
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|