Katilesha
.
Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Re: AKREPI
Citim: Po citoj ato që tha briseide
Data ne te cilen kam lindur ndan dy shenja,peshoren dhe akrepin :o Keshtu qe deri 14 s'dija c'shenje isha Nuk i besoj horoskopit( duhet thene) po vitet e fundit te gjitha gazetat ja japin akrepit ate date...Karakteristikat s'i di se si thashe nuk e lexoj shpesh(sigurisht duhet te jene njerez flori,inteligjent,te ndjeshem e me mend ne koke )...!!!!
.............
E di qe nuk e lexon horoskopin....po une e gjeta kete per Ty....lexoje se eshte interesante....Une njoh sh.akrepa dhe shume nga ato karakteristika i kane....
Karakteristikat e Akrepit
FEMRA-AKREP është plot pasion, e padefinuar, shpeshherë e çuditshme, mistike, ndonjëherë impulsive dhe sentimentale, por lucide dhe depërtuese; gruaja-shkorpion rëndom paraqet enigmë, madje edhe për atë që e njeh kaherë. Sharmi i saj çmend secilin që e ka pranë, por është rëndom e paprekshme, refuzuese, dhe njerëzit e nderojnë duke e kundruar si grua fatale. Të fascinon më tepër me magjinë e pashpjegueshme të saj, sesa me bukuri. Sakaq, nga shikimi i saj enigmatik, i errët, derdhet epshi që ofron aventurë fatale. Dëshiron të koketojë e të përvetësojë; thjesht të ta vërë lakun. Suksein në këtë plan e ka të garantuar kur këtë e dëshiron. Me të nuk duhet lozur, se ajo mashkullin e sos dhe e gjuan. Akrepi-femër kënaqet në përvetësim dhe koketim, në diskrecion dhe misteriozitet të caktuar, shpesh duke i munduar partnerët. I nevojitet partner i fuqishëm për ta mbajtur dhe për ta shpëtuar nga sadomazohizmi i saj i lindur. Oreksi i saj seksual është greminë, që duhet përmbushur.
FEMRA- AKREP është e mbyllur dhe enigmatike, idealiste dhe materialiste, në kufijtë e së mirës dhe të së keqes. I mbetet besnike qëllimit të vet, por me aktivitetin apo pasivitetin e vet ekstrem, më së pari e dëmton vetveten. Është e pajisur me plot kërkesa e hire. E padefinueshme. Shpesh e pakënaqur, shpesh i ndërron krevatët (është e prirur); lojërat dashurore nuk i adhuron gjithaq, sa ndërrimin e partnerëve. Ajo është dashnore që dëshiron të koketojë, pastaj me lehtësi e hedh partnerin. Vështirë e gjen partnerin e vërtetë. Përkundër tërheqshmërisë magjike që posedojnë, ato dijnë të jenë shpeshherë tejet të errëta, e mbajnë shumë mend të keqen, me predisponim për shumë bashkëshortësi. MARSI, planeti sundues i akrepave, iu jep energji të madhe, pasione, gjakim, andaj edhe akrepat janë shenjat më seksuale të Zodiakut.
Erotizmi është arma e saj më e mirë dhe më e ligë. Planeti që sundon mbi këtë shenjë, përpos MARSIT Zot i luftës dhe katasttrofës, që akrepat e mbush zjarr e pasion, është edhe PLUTONI princ i mjegullës dhe zot i të vdekurve, i cili sundon në mbretërinë e ferrit, dhe ky i bën ato agresive, të ashpra, posesive dhe në këtë periudhë ato janë në gjendje të bëjnë çdo gjë.
Kanë më tepër të fshehta se çdokush tjetër.
Tek ajo ka dashuri apo urrejtje, deri në fund.
Ndodhet në luftë të përhershme në mes trupit dhe shpirtit; ndaj ajo është herë më e zezë se djalli, herë më e bardhë se engjëlli.
TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Paganini, Dostojevski, Trocki, Kamy, I. Gandi, E.A. Po, R. Hadson, M. Crnjanski etj.
...........
- morra vetem pjesen qe flet per femrat se kishte me shumice per ju....:p
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|