Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Interneti dhe Shqipėria > Chati shqiptar.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Passionman
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/07/2006
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 38

Chati shqiptar.

Pershendetje antare te forumit !
Prej kohesh kam dashur te diskutoj me ju ne lidhje me dyfytyresine e chatit shqiptar.Pse e quaj dy fytyresi ?
Po ja , ne "main" nuk eshte kurre e mundur te diskutohet nje teme apo nje problem ne menyre te qyteteruar.Do te dale patjeter dikush qe do te perdore fjale banale apo me keq, sharje e kercenime nqs ajo qe ti perpiqesh te diskutosh aty, nuk eshte ne perputhje me te ashtuquajturen tradite, te krijuar nga pseudo elita e chatisteve qe duke njohur mire njeri tjetrin, i kane dhene ngjyrime te zymta dhe kane krijuar nje atmosfere hostile per cdo nuance jokonformiste ne chatin shqiptar.
Krejt e kunderta me ka rastisur ne "privat".
Aty kam gjetur nje mirekuptim me shume prej tyre.Gjuha e perdorur ne kete kanal ka qene gjithmone e zgjedhur dhe cuditerisht shume e pasur e me nje permbajtje qe tregon qarte nje nivel "high class" te bashkebiseduesve te mi virtuale.
Ju siguroj qe shpesh here jane te njejtat nick name ne dy qendrime te ndryshme te cilet me kujtojne lojen e mrekullueshme te artisteve tane te teatrit kombetar ne komedine "Pallati 176 ",ku burre e grua dalin ne dritare e therrasin tere edukate e miresjellje bijen e tyre qe pak me pare nuk i lane fjale te rende pa thene: - E..L..S..A..A..A..A !!!!!
C'eshte ky dualizim ?
Duke u nisur nga fakti qe ne nuk na njeh njeri sepse kemi pseudonim pas te cilit fshihemi une mendoj se do te perfitonim shume po qe se do te flisnim hapur per problemet tona qe nuk kane te mbaruar .....
Per fat te keq shpesh here une e kam ndjere veten si Robinson Kruzo .
Kam shkruar gjithe pasion per tema te ndryshme por kam pare vetem mesazhet e mija qe largoheshin si anijet e shpreses se castaway-it te shkrete e kam degjuar vetem ekon e zerit tim e fill pas tij perqeshjet e majmuneve neper palma te cilet nuk turperoheshin aspak nga lakuriqesia e prapanices se tyre ................

Modifikuar nga Passionman datė 10/07/2006 ora 01:58

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2006 01:51
Passionman nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Passionman Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Passionman (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Passionman't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Passionman Shto Passionman nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Passionman nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Wawwww, analize e bukur. Te jap te drejte Passionman. Madje ne dy drejtime. Nga njera ane shqiptaret kane nje ndarje ne karakter qe eshte paralele me ndarjen mes brezave, ose mes sjelljes kur eshte nje femer prezente dhe kur nuk eshte. Ose psh kane per borxh te shajne rende dike por kur i del personi perpara moderohen shume.

Nga ana tjeter jam dakort qe chati eshte ne nivele shume me te uleta nga sa mund te ishte. Tek e fundit chati eshte thjesht nje mundesi qe ofron zhvillimi teknologjik. Por varet si perdoret, mund te perdoret sic eshte sot, por mund edhe te perdoret ne nivele me serioze per tema te ndryshme. Fatkeqesia fillon (ose filloi) qysh kur tendenca ka sjelle nje dhome unike shume te madhe ne vend qe te kultivohen shume dhoma te vogla. Shperndarja e pushtetit virtual do hapte rrugen per te patur dhoma me interesante dhe do pakesonte abuzimin. Kete mendim kam patur prej vitesh por nuk ka qene e mundur te behet. Ca sepse kokat e chateve kane qejf gjithmone ta perqendrojne pushtetin dhe jo ta shperndajne (dhe kjo ben qe dhe konkurrenti te ndjeke numrin me shume sesa cilesine). Ca sepse krijimi i shume dhomave te vogla kerkon stabilitet dhe qetesi (pervec vullnetit te kokave te dhomes kryesore). Stabiliteti vjen kur nuk ka shume probleme teknike dhe kjo sot nuk realizohet kollaj. Madje dhe ata pak teknike te zote nuk preferojne chatin me shume dhoma por me nje dhome te madhe sepse duan ta mbajne nen kontroll.

Aresye tjeter pse chati eshte i tille eshte dhe mosha qe e frekuenton. Ne nje fare menyre chati ka mbetur si mjet i moshave te vogla dhe kjo psikologji pengon zhvillimin. Sidoqofte te gjithe duan te hyjne ne nje dhome me qindra persona qe mundesite e zgjedhjes te jene me te medha. Kjo dmth qe nuk eshte problem ekzistenca e dhomes se madhe ne  vetvete, por mungesa e alternativave te vogla me nga 5-20 persona, qe do influenconin edhe seriozitetin e dhomes kryesore.

Ca te them tjeter... Suksese ne seriozitetin me te cilin e shikon chatin. Sa me shume ta mendonin keshtu aq me shume persona te rritur e te pjekur te futeshin ne chat.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2006 07:48
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Passionman
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/07/2006
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 38

Thnx fajtori

Te faleminderit fajtori per komentet e tua lidhur me shkrimin tim.
Eshte e vertete ajo qe thua ti per pushtetin virtual.Nga menyra se si e trajton ti kete problem kuptoj qe je shume mire i informuar per problemet e chatit shqiptar.
Une per vete ndonese nuk jam i ri ne moshe ndjej kenaqesi kur chatoj .
Dikush mund te thote "c'dreqin kerkon pra qe futesh ketu ?"
Me pelqen lakuriqesia e shpirtit te njeriut.Nuk jam ketu per te flirtuar por per te kuptuar dicka nga mekanizmi i ngaterruar i funksionimit te shpirtit njerezor me te gjitha dimensionet e tij.
Nga ana teknike nuk e kam idene se cila do te ishte zgjidhja me e mire per mbarevajtjen e chatit shqiptar por ideja jote lidhur me ndarjet e dhomave ne menyre qe te rritet cilesia dhe perzgjedhja e te interesuarve me duket mjaft efikase.Gjynah qe nuk mund te realizohet per shkak te arsyes qe ti permend !!!
Faleminderit edhe nje here per komentet e tua.


The hardest thing in life to learn,which bridge to cross,which one to burn.

__________________
"The hardest thing in life to learn,which bridge to cross,which one to burn."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Korrik 2006 00:11
Passionman nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Passionman Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Passionman (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Passionman't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Passionman Shto Passionman nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Passionman nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:46 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Interneti dhe Shqipėria > Chati shqiptar.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.